Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
9th March 2008, 23:35
Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
(nje leter e derguar nga nje vajze shqiptare ne nje redaksi)
Gjatë shumë kohëve këtu në Mbretërinë e Bashkuar më ka qëlluar të takoj me dhjetëra djem e vajza të moshave dhe niveleve arsimore të ndryshëm. Po shkruaj për të treguar një fenomen i cili takohet shpesh në komunitetin tonë.
Siç mund ta keni konstatuar edhe ju gjatë punës tuaj, vajzat shqiptare kanë ecur më shumë se meshkujt si në arsim ashtu edhe në postet apo profesionet që ato kanë. E çuditshmja është se meshkujt shqiptarë shumë shpesh nuk jane rehat në shoqërinë e këtyre vajzave dhe i akuzojnë ato për vajza “që shitkan mend dhe mbahen me të madhe”, apo vajza “që nuk mund të merren në konsideratë për të nderuar familje”. Këto shprehje i kam dëgjuar nga mikeshat e mia të cilat kanë pasur momente të vështira me partnerët e tyre mbasi kanë kaluar ndonjë mbrëmje me shoqërinë e vajzës. Me sa kam kuptuar gjatë këtyre mbrëmjeve ku shoqja ime ka qenë me partnerin ne fjalë janë bërë biseda apo janë hapur tema të cilat kërkojnë një farë kulture dhe ajo është ndjerë shumë keq kur partneri i saj ka thënë opinione të cilat ishin të pavenda. Kuptohet që mbas mbrëmjes ajo është munduar më shumë durim t’ia bëjë të qartë që ai nuk duhej të shprehej në atë mënyrë dhe kjo e ka bërë partnerin e saj të shpërthejë duke e akuzuar për femër e cila do t’i kontrollojë opinionet që shpreh. Këto momente kanë qenë të shpeshta mes çiftit dhe ajo ka arritur deri atje sa të mos i kërkojë më partnerit të saj që ta shoqërojë nëpër festa apo evenimente të ndryshme dhe kjo lloj sjellje ka bërë ftohjen e tyre.
Një rast tjetër që më duket e rëndësishme për ta treguar është edhe rasti kur meshkujt ndihen mirë afër një vajze e cila është profesioniste dhe që i bëhet krah atij gjatë ditëve, javëve apo viteve. Në momentet kur midis çiftit vendoset që të finalizohet lidhja djali tërhiqet, pasi familja e tij në Shqipëri nuk e pëlqen një vajzë e cila ka jetuar me vite larg prindërve të saj, pas nuk përputhet me kriteret e “vajzës për shtëpi” dhe reagimi i prindërve të djalit është i tipit “çfarë familje paska ajo që e ka lënë vetëm në Angli?” apo “ku e di ti se çfarë ka bërë ajo në Angli gjatë viteve që nuk ka qënë me ty?”. Mjafton kaq dhe djali fillon e spërdridhet me justifikimin që nuk mund t’ua thyej zemrën atyre të shtëpisë, pas prindërit i ka në moshë të thyer dhe nuk mund t’ua shpjegojë situatën. Sa fëmijë duhet të jetë një mashkull që të mos arrij t’i bëjë ballë një situate të tillë dhe të jetë i paaftë për të marrë vendime për veten?
Nga rastet më lart (ka edhe shumë të tjera) nuk është e vështirë të arrihet në konkluzionin që meshkujt (në këtë rast flas për meshkujt e komunitetit tonë) gjenden në një pozicion të vështirë përballë femrave të tilla. Arsyeja? Mendoj që ata ndihen inferiorë dhe nuk arrijnë të ecin me të njëjtin hap me partneret e tyre dhe preferojnë më mirë të reagojnë duke shpërthyer apo duke ndërprerë një relacion i cili u ka marrë vite dhe mund për t’u krijuar. A e shikoni të mundur që t’i shkundni këta meshkuj dhe t’u shpjegoni që kohët kanë ndryshuar dhe që ato vajza kanë derdhur djersë e mund për t’u bërë të zonjat në punët dhe profesionet e tyre?
Mendimi juaj eshte i mirepritur.

Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
9th March 2008, 23:43
Mendoj qe ka plot vajza te sukseshme,
por ne te njejten kohe dhe vajza qe kane kapercyer nga tre kater shkalle njeheresh dhe i kan hipur kalit perse mbrapthi.

- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
9th March 2008, 23:46
Siç mund ta keni konstatuar edhe ju gjatë punës tuaj, vajzat shqiptare kanë ecur më shumë se meshkujt si në arsim ashtu edhe në postet apo profesionet që ato kanë.
Besoj se ketu ajo vajza ka gabuar.Nuk ka statistika te tregojne qe vajzat kane ecur me perpara se meshkujt ne arsim apo kulture.
Mendoj se pozicioni i saj eshte disi i veshtire,por ketu une fajesoj vajzen sepse si me e zgjuar qe eshte nuk ka zgjedhur nje djale te nivelit te saj ta shoqeroje ne mbremje apo darka etj etj
Besoj se ketu ajo vajza ka gabuar.Nuk ka statistika te tregojne qe vajzat kane ecur me perpara se meshkujt ne arsim apo kulture.
Mendoj se pozicioni i saj eshte disi i veshtire,por ketu une fajesoj vajzen sepse si me e zgjuar qe eshte nuk ka zgjedhur nje djale te nivelit te saj ta shoqeroje ne mbremje apo darka etj etj
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
9th March 2008, 23:52
Nardi me lejo te them dicka: ne ditet e sotme femra po vazhdon me se shumti studimet e larta, por per kete nuk ju ve fal meshkujve qe s'jane ne shumice apsi atyre ju duhet te punojne per te mbajtur familjet e tyre, pasi atyre nuk ju mungon zgjuarsia. Por me duhet te bej nje konstatim: fatkeqsisht, nuk ka meshkuj me shkolle te larte!!! E them shkolle te larte ne kuptimin me te mire te fjales dhe per shkollen e vertete dhe jo kete te sotmen qe behet sa per te thene. Jane sh te rralle meshkujt qe vertet mesojne ne te larten. Atehere ku ta gjej ajo vajze nje te nivelit te saj, kur shumica e meshkujve jashte shtetit kane shkuar per pune?
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
9th March 2008, 23:55
Jam dakort me mendimin tuaj MARY.MARY shkruajti:Nardi me lejo te them dicka: ne ditet e sotme femra po vazhdon me se shumti studimet e larta, por per kete nuk ju ve fal meshkujve qe s'jane ne shumice apsi atyre ju duhet te punojne per te mbajtur familjet e tyre, pasi atyre nuk ju mungon zgjuarsia. Por me duhet te bej nje konstatim: fatkeqsisht, nuk ka meshkuj me shkolle te larte!!! E them shkolle te larte ne kuptimin me te mire te fjales dhe per shkollen e vertete dhe jo kete te sotmen qe behet sa per te thene. Jane sh te rralle meshkujt qe vertet mesojne ne te larten. Atehere ku ta gjej ajo vajze nje te nivelit te saj, kur shumica e meshkujve jashte shtetit kane shkuar per pune?
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
9th March 2008, 23:59
Mendoj se inxhinjerite kane me shume meshkuj se sa femra.
Ne kohen time femra me shume kishte filoqyli.ne qofte se nuk e di se ke quanim ne filoqyl do tjua shpjegoj(Gjuhe,letersi,gjuhe e huaj)
Inxhinjeria,matematika,fizika,kimia,gjeologjia,dominonin meshkujt
Te te them te drejten tani nuk e di gjendjen,por mesa kam lexuar shkolla ka marre fund.Kam lexuar qe provimet merren me para dhe me maredhenie seksuale

- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
5th March 2016, 08:52
Meshkujt duan grun sa per punet e shpis jo per tkorrur sukses ne jet
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
13th March 2016, 21:47
Gjithmone bej kujdes me ate cfare degjon per nje femer.
Thashethemet ose vijne nga nje mashkull qe nuk mund ta kete ate, ose nga nje femer qe nuk mund te krahasohet me te!
| Marilyn Monroe |

- virusiAnëtar i Suksesshëm
- Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
13th March 2016, 23:32
si e gjete blackBlack shkruajti:Meshkujt duan grun sa per punet e shpis jo per tkorrur sukses ne jet
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
13th March 2016, 23:35
Mos pergjithesoni,ka edhe te till qe e duan gruan te sukseseshme....virusi shkruajti:si e gjete blackBlack shkruajti:Meshkujt duan grun sa per punet e shpis jo per tkorrur sukses ne jet
- virusiAnëtar i Suksesshëm
- Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
13th March 2016, 23:36
ne shqiperi jo po te flasim per burraepanjohura shkruajti:Mos pergjithesoni,ka edhe te till qe e duan gruan te sukseseshme....virusi shkruajti:si e gjete blackBlack shkruajti:Meshkujt duan grun sa per punet e shpis jo per tkorrur sukses ne jet
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt
14th March 2016, 21:33
un them na xhugulisin pak jo na irritojne haha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi