Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Nënat dhe vajzat e lirisë Empty Nënat dhe vajzat e lirisë

3rd June 2008, 15:05
Nënat dhe vajzat e lirisë


Në historinë tonë për liri, ne kemi shumë gra dhe vajza si simbole të lirisë. Kështu, Teuta, Bubulina, Mamica Kastrioti, Miro Tërbaçi, Nora e Hotit, Tringa e Grudës, Nora e Kelmendit, Shote Galica, Maro Mokra, Nënë Pashakua, Musine Kokalari, Margarita Tutulani dhe sa e sa të tjera heroina dhe dëshmore të lirisë. 25 gra dhe vajza janë shpallur si Heroina të Popullit, të rëna në periudha të ndryshme pas shpalljes së Pavarësisë, por veçanërisht gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur heroizmi mbarë popullor mori përpjestime të mëdha kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Atëherë luftës së popullit tonë i dha optimizëm dhe vrull luftarak edhe lidhja me Koalicionin e Madh Antifashist Botëror Anglo-Sovjeto-Amerikan. Është rasti që të përmendim ato 25 gra dhe vajza, që janë dekoruar me titullin më të lartë si Heroina të Popullit: Shote Galica, Sado Koshena, Qerriba Derri, Margarita Tutulani, Shejnaze Juka, Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Nimete Progonati, Inajete Dumi, Zonja Çurre, Mine Peza, Liri Gero, Prenda Tarazhi, Marta Tarazhi, Fato Berberi, Ganimet Terbeshi, Ylbere Bylykbashi, Hibe Palikuqi, Qybra Sokoli, Mrike Lokja, Dila Marku, Emine Bahja, Shkurte Cara, Floresha Myteveli, Pinellopi Pirro.


Nga këto 25 Heroina të Popullit rron vetëm zonja Emine Bahja. Ndërsa ditët e fundit edhe Musine Kokalarit iu dha titulli më i lartë Nderi i Kombit.


Disa nga këto heroina fashistët dhe nazistët i varën në litar. Heroizmi i nënave dhe vajzave shqiptare që luftuan për liri, duke llogaritur popullsinë tonë as dy milion banorë, është tejet impresionues. 6ooo gra dhe vajza u rreshtuan në formacioinet partizane, çka do të thotë se në çdo 10 partizanë në Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, një ishte shoqe. Disa duke patur edhe detyra komanduese në kompani dhe batalione, shprehën edhe aftësi të mëdha luftarake. Edhe numëri i të rënave dëshmore është shumë i madh, 249 që janë verifikuar me saktësi dhe të evidentuara në një regjistër të veçantë të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ dhe dëshmorëve të tjerë të Atdheut.


Është tepër e vështirë që sot të përshkruash ato motive që i bënin vajzat të luftonin si djemtë dhe burrat. Por gjithçka përmblidhet në një motiv të vetëm: ideali i lirisë.


Vajza partizane që hodhi mbi trup vellon e lirisë, është një dëshmore e quajtur Anife Kiça nga Tërbaçi i Vlorës. E vogël ishte, 17 vjeç, por shumë e zonja, duke luftuar donte t'u ngjante të dy vëllezërve partizanë. Të gjithë ata që e njohën Anifenë në luftë, e quajnë atë si një vajzë të jashtëzakonshme. Ajo nuk u bë nuse, nuk e hodhi vellon mbi fytyrë, por shkrimtarja Natasha Lusha, që ka shkruar një monografi të admirueshme për të, thotë se Anifeja hodhi mbi trup vellon e lirisë. Një figurë e goditur për një dëshmore 17 vjeçare. Po ka shumë thënie të bukura për këtë trime. Ata që kanë skalitur gurët e lapidarit të dëshmorëve në Tërbaç, kanë shkruar edhe një epitaf për të: "Tërbaç, Brataj e Smokthinë/ Gjashtë, Sarandë e Delvinë/Anife, moj heroinë/E dhe jetën për lirinë".


Për trimërinë dhe guximin e Anifesë kanë shkruar shumë bashkëluftëtarë të saj. I vëllai, Kadri Kiçaj, edhe ky një trim i rrallë, i ka kushtuar një elegji të prekshme. Nuk i ka shpëtuar portreti i saj as frymëzimit të shkrimtarëve Resul Bedo dhe Sevo Tarifa. Mbase mjafton të përmendim një vlerësim të ish komandantit të Brigadës 14 Sulmuese Partizane ku ishte luftëtare Anifeja. Komandanti Gjon Banushi në një kujtim të tij shkruan: "Anifeja kur pa se po binin shokët njëri pas tjetrit në fushën e betejës, nuk mundi ta duronte këtë situatë të rëndë dhe me automatikun e saj sulet drejt nazistëve, shkrep të gjithë karikatorin e automatikut duke lënë mjaft nazistë të vrarë. Por më në fund nazistët e goditën për vdekje Anifenë dhe ajo ra dëshmore e Atdheut."


Ashtu e plagosur luftoi edhe në Kosovë.


Nekie Roshi nga Kavaja ka shkruar diçka në ditarin e saj nga koha e luftës, ku edhe u plagos dhe mbeti invalide. Ideali i lirisë, që i kishte pushtuar zemrën kurrësesi nuk mund ta largonte nga fronti i luftimeve edhe pse ishte plagosur rëndë. Ja si e përshkruan ajo situatën luftarake: "Në përleshje me nazistët unë u plagosa në kofshën e majtë në Zallher. Predhën ma hoqën shokët me thikë primitive dhe mjekime të çastit. Nga Zallheri marshuam në drejtim të Dibrës. Kaluam Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhë ku për pak desh u mbyta. Më shpëtoi partizani trim Adnan Qatipi. Mbasi kaluam Drinin e Zi kaluam në Kukës -Tropojë. Në të dalë të kufirit në Junik ramë në luftime me nazistët. Atje na u vranë ca shokë, midis të tjerëve Heroina e Popullit Ylbere Bylykbashi. Nga Juniku marshuam në Kosovë, Sanxhak, Maqedoni, Resnjë dhe u kthyem përsëri në Kosovë. Në Shqipëri u kthyem më 1945. Parakaluam si fitimtarë se ishte festa e Ushtrisë."


Për liri gratë dhe vajzat shqiptare shpalosin një nga faqet më të lavdishme të historisë së popullit tonë liridashës.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi