Basha: Do vazhdoj të jem ministër
29th December 2007, 17:24
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha do të vazhdojë të ushtrojë detyrën në krye të dikasterit që ai drejton. Në përgjigje të kërkesës së opozitës për dhënien e dorëheqjes pas zhveshjes nga imuniteti, Basha tha se kjo çështje nuk do të ketë asnjë ndikim në punën e tij. "Motivi dhe historia e kësaj çështjeje kanë qenë të njohura kohë më përpara, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët e njohin Shqipërinë prej shumë kohësh dhe, në këtë kuadër, nuk do të ketë asnjë ndikim as në përkushtimin tim dhe as në axhendën time diplomatike",- tha Basha. I pyetur nëse mendonte se hetimet për rrugën Durrës-Kukës do të ngadalësonin punimet, ministri i Jashtëm theksoi se, "nuk besoj se do të kenë ndonjë efekt. Siç u shpreha dhe dje, asgjë nuk mund të ndalojë më punimet në rrugën Durrës-Kukës". Lulëzim Basha u zhvesh nga imuniteti dy ditë më parë nga Kuvendi, me një numër të konsiderueshëm votash. Ai u votua kundër heqjes së imunitetit vetëm nga demokristianët dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Basha: Do vazhdoj të jem ministër
14th January 2008, 01:16
flas per veten time mua me pelqen basha dhe mendoj ky do te dal shum i paster per rrugen kukes durres .aj do ta vazhdoj detyren dhe do ti lejoj me duar te lira te behen hetimet rreth tije ,mendoj se ka kuptue edhe demokracin edhe drejtesin ,
- virusiAnëtar i Suksesshëm
- Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Re: Basha: Do vazhdoj të jem ministër
17th March 2008, 01:02
Dhe keshtu u harrua ceshtja Basha sic jane harruar te gjitha ceshtjet e politikaneve tane.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi