Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Standardi “Basha” shkallmon opozitën, LSI premton 84 votat, Empty Standardi “Basha” shkallmon opozitën, LSI premton 84 votat,

29th December 2007, 03:50
Vendimi për heqjen e imunitetit të ministrit Lulzim Basha për të favorizuar hetimet e mëtejshme për akuzat e lëshuara ndaj Rrugës Shqiptare Durrës-Prishtinë është shoqëruar me premtimin solemn të deputetëve të LSI për të votuar në fillim të 2008 nismën për pranimin e çdo kërkese për heqje imuniteti për korrupsion, që do të vijë nga prokuroria. Edhe disa deputetë socialistë kanë shprehur mirëkuptim, por edvinistët ndihen më të rrezikuarit nga ndonjë hetim i kryeprokurores Ina Rama


Kuvendi vendosi dje të heqë imunitetin e deputetit Lulzim Basha, pas kërkesës nga ana e prokurorisë për procedim penal. Gjatë votimit të fshehtë, me me 107 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenime heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha. Në këtë mënyrë, Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha. Raporti Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u lexua në seancën parlamentare nga anëtari i këtij Këshilli, deputeti Ilir Bano. Sipas këtij raporti, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është një nga objektivat më strategjikë të qeverisë Shqiptare, me një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë. Procedurat e ndjekura kanë qenë tërësisht ligjore dhe transparente. “Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm për autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha, ndonëse është dërguar mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës, nuk respekton nenin 76, pika 1 të Kushtetutës si dhe nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, pasi nuk i drejtohet Kryetares së Kuvendit. Kërkesa nuk ishte shoqëruar me dokumentacionin provues, duke mos respektuar nenin 118 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa e paraqitur nuk ka të dhëna, prova apo indicie që provojnë ekzistencën e elementëve të ndonjë vepre penale. Ajo nuk justifikon dhënien e autorizimit për procedim penal për deputetin Lulzim Basha, ish-ministër i Transporteve. Provat apo indiciet janë të domosdoshme edhe në rastin kur kërkohet fillimi i procedimit penal ndaj çdo personi, me ose pa imunitet”, thuhet në raport. Sipas raportit, vullneti politik i përfaqësuesve të maxhorancës parlamentare është shprehur qartësisht dhe publikisht në favor të kufizimit dhe heqjes së imunitetit të çdo zyrtari të shtetit shqiptar, kundrejt ndjekjes penale duke paraqitur edhe një projektligj në Kuvend me një qëllim të tillë. Rekomandimi i Këshillit, drejtuar seancës plenare është konkluzion përfundimtar dhe logjik i analizës të të gjithë rezultateve të shqyrtimit të kërkesës, dokumenteve shoqëruese dhe informacionit të administruar nga Këshilli. Në mbledhjen e fundit të Këshillit, Kryetarja e tij shpërndau materialet e shumëfishuara anëtarëve të këshillit, i njoftoi ata lidhur me një shkresë të deputetit Lulzim Basha “kërkesë për ballafaqim”, drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, dërguar për dijeni edhe Kuvendit të Shqipërisë si dhe njohu anëtarët e Këshillit me hapat proceduralë të shqyrtimit të kërkesës, të parashikuara në nenin 118 të Rregullores së Kuvendit. Ndërkohë deputeti Lulzim Basha dha argumentet e tij ligjorë lidhur me kërkesën, duke e konsideruar atë si politike dhe të pambështetur në fakte dhe prova, pa bazë ligjore dhe se ato po përdoren për qëllim të axhendës personale të Prokurorit të Përgjithshëm, z. Theodhori Sollaku.
Vullneti politik i përfaqësuesve të maxhorancës parlamentare është shprehur qartësisht dhe publikisht në favor të kufizimit dhe heqjes së imunitetit të çdo zyrtari të shtetit shqiptar, kundrejt ndjekjes penale duke paraqitur edhe një projektligj në Kuvend me një qëllim të tillë. Nisur nga përmbajtja e këtij raporti dhe konkluzionet e arritura, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin gjykon që, pavarësisht se kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm ka mangësi të mëdha ligjore në formën e saj, është e pambështetur në fakte, indicie apo të dhëna për të justifikuar ekzistencën e ndonjë vepre penale apo heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha, duke rikonfirmuar qëndrimin politik të maxhorancës për kufizimin e heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, qëndrimin publik të deputetit Lulzim Basha për t’u ballafaquar e hetuar pa asnjë kufizim nga çdo institucion duke përfshirë edhe atë të Prokurorisë së Republikës, për të penguar çdo lloj insinuate apo përbalteje të këtij projekti madhor të Qeverisë Shqiptare, mbështetur në nenin 118, pika 3 e Rregullores së Kuvendit, i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë të votojë pro dhënies së autorizimit për ndjekje penale ndaj deputetit Lulzim Basha. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i rekomandon Kuvendit që të adoptojë të njëjtin standard sa herë që do të vijë nga Prokurori i Përgjithshëm një kërkesë për autorizim për ndjekje penale ndaj një deputeti për vepra penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës”.
Projektligji për kufizimin e imunitetit, panik tek deputetët socialistë për dosjet korruptive që ende flenë në prokurori/Partia Socialiste është kthyer në identitetin e saj, duke mbrojtur korrupsionin galopant dhe shpërdorimin e pamatë të detyrës. Dhe dje PS ka arritur momentin kulmor duke iu rikthyer metodës së krijimit të situatave politike konfliktuoze dhe kundërshtimit të vendimeve që edhe vetë ka votuar e ka rënë dakord. Duke iu referuar vendimit të Këshillit të Imuniteteve, Rregullores dhe Mandateve për vendosjen e një standardi të ri përse u takon akuzave dhe kërkesave nga ana e prokurorisë, për t’i hequr imunitetin çdo deputeti që do të kërkohet procedim penal, PS ka dhënë mbështetjen e saj gjatë mbledhjes së Këshillit, për ta kaluar në Kuvend dhe miratuar këtë standard njëkohësisht me heqjen e imunitetit të deputetit Basha. Ndërkaq, duke iu trembur vendosjes së këtij standardi, deputetët e PS-së, kundërshtuan dhe e përfshinë Kuvendin në debate të ashpra për mosmiratimin e tij gjatë seancës së djeshme, megjithëse votimi për heqjen e imunitetit të deputetit Basha u bë dje. Në këtë drejtim, fobia majtiste për të luftuar çdo standard që do të miratohet në Kuvend dhe që ka të bëjë me procedimet penale përballë akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre, i trembet në njëfarë mënyre përballjes me drejtësinë, për faktin e vetëm se gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste dhe në prani të korrupsionit galopant, mund të dërgojë përballë trupit gjykues ndonjë nga funksionarët e lartë të kësaj partie. Sigurisht kur bëhet fjalë për cështje të luftës kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, i trembet dhe vetë kryetari aktual i PS, ndonëse nuk gëzon imunitetin e deputetit, ai gjithsesi mund ta shohë veten në organin e akzuës rreth gjithçkaje të sajuar dhe baltosur përse i takon rrugës Durrës-Kukës. Kësisoj thagma e Edvinit për të sajuar e për të hedhur tymnaja dhe duke përdorur për interesa partiake një cështje me interes kombëtar, do të zbardhet me fillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përgjegjësi kryesor i kësaj situate aspak normale për vetë natyrën e cështjes, do ti duhet të japë llogari të hollësishme në ambientet e organit të akuzës. Në seancën parlamentare të ditës së djeshme, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, deputetët socialistë janë ngritur në këmbë në sallën e parlamentit dhe i janë drejtuar foltores, menjëherë pasi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka paraqitur raportin e Këshillit të Imuniteteve, Rregullores dhe Mandateve. Deputetët socialistë kundërshtuan një nga pikat e këtij raporti, që ka të bëjë me vendosjen e një standardi për të gjitha rastet e ngjashme kur deputetët akuzohen për korrupsion. Në mbledhjen e fundit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u miratua vendimi i këtij komisioni, i cili përmban dy pjesë: heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha, por dhe vendosjen e këtij standardi për heqjen e imunitetit të çdo deputeti, pas çdo kërkese për korrupsion që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm”. Sipas znj. Topalli procedurat që do të ndiqen në këto raste do të jenë në përputhje me nenin 118 të rregullores së Kuvendit, në të cilin parashikohet heqja e imunitetit të deputetit. Por deputetët e PS kanë kërkuar që Kuvendi të votojë vetëm për heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha dhe jo për vendosjen e standardit të ri. Situata e krijuar në sallën e Kuvendit, si rezultat i ngritjes në këmbë të deputetëve socialistë dhe qëndrimi i tyre në foltoren e parlamentit, bëri që seanca parlamentare të ndërpritej. Në përfundim të seancës plenare, në një prononcim për mediat, deputeti Lulzim Basha, njëkohësisht ministër i Jashtëm, shprehu edhe njëherë vullnetin e tij personal përsa i takon imunitetit. “Për këtë pjesë marr përgjegjësitë e mia”, tha zoti Basha.
Moderacioni i LSI - Brokaj: Mbështesim nismën e shumicës për heqjen e imunitetit për korrupsion/Mes debateve në Kuvend për vendosjen e standardit të ri për t’i hequr imunitetin çdo deputeti pas çdo kërkese për kallëzim penal që vjen nga prokuroria, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga Partia Socialiste ka deklaruar dje se do të mbështesë nismën për heqjen e imunitetit të çdo deputeti pëballë akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nënkryetari i LSI-së, deputeti, Sabit Brokaj deklaroi dje në seancë plenare, se “ne kemi shprehur dhe i qëndrojmë idesë lidhur me konceptin e heqjes së imunitetit për korrupsionin, në rastin konkret, gjithmonë e më tepër, në përputhje me rregulloren”. Gjatë diskutimeve për heqjen e imunitetit të deputetit Basha, Brokaj propozoi që “të mbyllim votimin dhe procedurën konkrete dhe në përputhje me procedurat që kërkohen për kufizimin e imunitetit, le ta diskutojmë dhe votat tona i keni”. Ndërsa, Kryeministri Sali Berisha, duke marrë fjalën në Kuvend, përshëndeti deklaratën e zotit Brokaj në lidhje me kufizimin e imunitetit, ndërsa theksoi se “jam plotësisht dakort me propozimin e Brokajt”. “Komisioni i Venecias është shprehur hapur për kufizimin e imunitetit me 84 vota. Do të kërkoja mbështetjen tuaj, zotimin tuaj, që ne të shqyrtojmë ligjin dhe ta miratojmë atë me 84 vota. Nëse LSI zotohet të votojë këtë ligj organik me 3/5, çështja zgjidhet shumë shpejt”, tha Berisha. Më tej, Kreu i qeverisë vuri në dukje se “kam njoftur opinion publik se çdo kërkesë e prokurorisë për këtë mazhorancë do të respektohet pa asnjë kusht, pa asnjë koment”. Në lidhje me kërkesat e ndërkombëtarëve për kufizimin e imunitetit, Berisha përmendi një raport të vitit 2004 të Departamentit të anti-korrupsionit të Këshillit të Europës, i cili kërkonte kufizimin e imuniteteve”, si dhe raportin e Komisionit Europian të vitit 2007 në lidhje me këtë çështje.

28-12-2007
Gazeta 55
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi