Korrupsioni, shenja e Berishës
29th December 2007, 17:31
Në dimrin e tretë të rikthimit të Sali Berishës si udhëheqës i vendit, shumica e shqiptarëve shprehen se ndjehen shumë më të varfër dhe më të pashpresë se përpara vitit 2005. I ardhur në pushtet, në emër të ndëshkimit me "tolerancë 0" të korrupsionit zyrtar, z.Berisha e ka humbur për të dytën herë shansin që i ka dhënë vota një herë në 22 mars 1992 dhe, për të dytën herë, në 3 korrik 2005 dhe qeveria e tij defacto ka rënë. Programi qeverisës katërvjeçar ka mbetur në letër dhe premtimet e bëra nuk do të realizohen kurrë edhe sikur Kryeministri të rikthente frazën bombastike të 100-ditëshit të parë qeverisës, se "ato do të jenë ditët më intensive të jetës sime".
Z.Berisha, ka lindur në 15 Tetor, nën shenjën e Peshores, por prej hyrjes në politikë shenja "zodiakale" e tij ka qenë korrupsioni. Me anë të korrupsionit politik ai bleu përkrahjen e të parës parti opozitare duke mbetur në krye të saj, realisht, prej shkurtit 1991. Për pesë vjet, sa ishte President i vendit, Shqipëria u kthye në një vend rentier që nuk prodhoi asgjë veç piramidave mashtruese dhe pushteti i tij u shkërmoq nga revolta popullore e marsit 1997. Për tetë vite në opozitë, ai u mundua të rimerrte pushtetin disa herë me forcë, në mungesë të një alternative dhe një programi real qeverisës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, votuesit e lodhur me korrupsionin folklorik të F.Nanos votuan për ndryshimin që ish-presidenti premtoi. Por shumë gjëra kanë ndryshuar për më keq, aq sa në raportin më të fundit të Transparency International, Shqipëria ishte vendi i tretë më i korruptuar në botë, një njollë që nxin mbarë shoqërinë shqiptare. E tregojnë vetë shifrat e korrupsionit. Zyra e Antikorrupsionit në qeveri rrihte gjoksin dy ditë më parë se kishte pritur vetëm për vitin 2007, 13 mijë letra denoncuese të qytetarëve shqiptarë për korrupsionin masiv në administratën zyrtare, por ka edhe disa dhjetëra-mijëra telefonata. Këshilltarët e Kryeministrit e motivojnë këtë numër kaq të madh të denoncimeve për korrupsion, me guximin që iu është çliruar qytetarëve për të denoncuar korrupsionin shtetëror, kur në fakt për çdo denoncim ruhet anonimati, ashtu siç garantohej edhe gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Nano. Si për ironi të shifrave, zyrtarisht, ish-kryeministri në fjalë merrte nga qytetaret jo më shumë se 3 mijë letra në vit.
Një ish-ministër i rëndësishëm i sfilitur financiarisht nga reformat ndëshkuese që administrata fiskale ka ndërmarrë ndaj bizneseve, thotë se ndryshimi mes qeverisjes së Nanos dhe Berishës, është mënyra se si ata e kanalizojnë rrjetin korruptiv. I pari, kishte ushqyer teorinë e shpërndarjes së të ardhurave nga ekonomia e zezë, duke zvogëluar rrethin e të pakënaqurve, ndërsa i dyti e ka centralizuar atë, duke i ndarë paratë e pista vetëm në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin dhe familjarët.
Gjatë mandatit të tretë si kryeministër, z.Nano nuk ngurroi të fuste në burg disa prej zyrtarëve të lartë të qeverisjes. Kjo nuk e shpëtoi nga damkosja, por peshkaqenët e korrupsionit, jetuan të qetë dhe sot i kanë shtuar miliardat e tyre nën qeverisjen e djathtë. Z.Berisha ka shpënë pas hekurave ca më shumë zyrtarë, por sërish duke kursyer peshkaqenët e korrupsionit. Mbrojtja politike që iu bë disa muaj me radhë, por veçanërisht dy ditët e fundit ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, për abuzimet e faktuara nga prokurorët me rrugën Durrës-Kukës-Morinë, ishte tregues se Kryeministri nuk e lejon drejtësinë që t'i afrohet klanit të vet familjaro-partiak. Ndonëse shumica e deputetëve të djathtë votuan për t'i hequr imunitetin z.Basha, ekziston shqetësimi real se prokuroria nuk do të ketë guximin profesional ta çojë deri në fund hetimin për abuzimet në veprën më të madhe infrastrukturore në vend, sepse deputeti pa imunitet, është si shumë zyrtarë të tjerë të lartë, mik i familjes dhe i imunizuar ndaj antikorrupsionit.

- DesperadosFillestar
- Regjistruar : 15/01/2008
Postime : 27
Points : 1
Reputacioni : 1
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
18th January 2008, 14:13
Berisha eshte fatkeqesia e ketij kombi.Po si mund ti besohet fjaleve te nje pesoni qe ka ba lufte civile ne vendin e vet,atij qe ka thy embargon e naftes me Serbine,atij qe ka vra sa e sa shqiptare,atij qe antaresoi shqiperine ne Lidhjen Islamike,atij qe u ka dhene pasaporta shqiptare terroristave qe jane ne listat e Departamentit te Shteti Amerikan.Sic duket Berish e ka kuptu politiken ashtu si te gjithe politikanet shqiptare,ndoshta edhe me mir.E ka kuptu ''politika arti i mashtrimit''.
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
22nd February 2008, 21:23
Desperados shkruajti:Berisha eshte fatkeqesia e ketij kombi.Po si mund ti besohet fjaleve te nje pesoni qe ka ba lufte civile ne vendin e vet,atij qe ka thy embargon e naftes me Serbine,atij qe ka vra sa e sa shqiptare,atij qe antaresoi shqiperine ne Lidhjen Islamike,atij qe u ka dhene pasaporta shqiptare terroristave qe jane ne listat e Departamentit te Shteti Amerikan.Sic duket Berish e ka kuptu politiken ashtu si te gjithe politikanet shqiptare,ndoshta edhe me mir.E ka kuptu ''politika arti i mashtrimit''.
perderisa anetari qe shkroi keta rreshta i mungon forumit tone,mendoj se rreth temes mund te bisedojme edhe ne te tjeret..
Une nuk pajtohem dot me mendimin e tij kur ai thot se Berisha eshte fatkeqesia e ketij kombi!!!, te kunderten e them une duke i pasur parasysh disa perparime te cilat i beri kjo qeveri ne shume lemi te jetes dhe besoj se Shqiperia po ec drejt NATO-s dhe BE me hapa shume te sigurt, e gjithe kjo po ndodh tani perderisa qeveria e mehershme nuk ishte e perqafuar nga shume instanca nderkombetare!
jepni mendimet tuaja...
me respekt nga Albini
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
22nd February 2008, 21:35
spo mund te thom as gje per berishen ,sepse se dua fare si poltikan ,eshte nji kali me plot kuptimin e fjales ,kurr deri sa te vdes aj smund te mesoj senc te poltikes ,keshtu shpresoj se rrethin e ka te mire ,se sa per berishen kishim mbarue kaher ne vitin 1997,qe stregoj zotsin qe i duhet nji poltikani ,keshtu ne nji kondtekste ,mund te thom kemi njerze te mire e te denje .
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
22nd February 2008, 21:38
hahahahhh
moj anaa, a e din ti se ma teper per kete pavaresi ka merita berisha se sa Agim Ceku apo se fundi thaqi!
une smund te behem buk-permyst, e di se nuk e njef mire politiken Berisha, minister i Shendetsise dot' ishte ma mire te ishte por e di vetem një, se Berisha eshte shqiptar, flet shqip, mendon shqip dhe kjo e dallon nga paraardhesit e tij!
Une e cmoj si atdhetar dhe atdhedashes shume te madh.
moj anaa, a e din ti se ma teper per kete pavaresi ka merita berisha se sa Agim Ceku apo se fundi thaqi!
une smund te behem buk-permyst, e di se nuk e njef mire politiken Berisha, minister i Shendetsise dot' ishte ma mire te ishte por e di vetem një, se Berisha eshte shqiptar, flet shqip, mendon shqip dhe kjo e dallon nga paraardhesit e tij!
Une e cmoj si atdhetar dhe atdhedashes shume te madh.
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
22nd February 2008, 21:42
kohet e fundit te gjithe kan ber per kosoven jo vetem berisha ,ka qen oblogim per ta ngritur zerin ,per kosoven edhe majko edhe basha edhe topi te gjithe edhe qytetaret e thjeshte jo vetem poltikanet ,kan tregue gaduishmeri per qeshtjen e kosoves edhe kjo u tregue ne daten 17 shkurte
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
22nd February 2008, 21:45
prandaj une e tham se me teper per kosoven bene shiptaret e shqiperise se sa vet ne anaa, por mbi te gjitha une nuk jam buk-permbysur Anaa!
megjithekete kisha dashur ti ndegjoj -lexooj komentet e shqiptareve nga nena shqiperi, ata e njohin me mire Anaa!
megjithekete kisha dashur ti ndegjoj -lexooj komentet e shqiptareve nga nena shqiperi, ata e njohin me mire Anaa!
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 17:38
Mendoj se shqiperia qe pas ndryshimit te sistemit(qe nuk eshte fare merite e S Berishes,sic pretendojne disa)do te kishte ecur shume me perpara sikur ne skenen politike te mos kishte figura si Sali Berisha apo Fatos Nano (sidomos si ai i pari)
Edhe per pavaresine e Kosoves ai nuk ka luajtur asnje rol dhe nuk ka asnje merite.
Meritat i takojne vetem Rugoves dhe vetem atij(Si politikan) dhe atyre qe derdhen gjakun e tyre per atdhe
Sikur Kosova te priste nga S.Berisha ajo do te kishte edhe 100 vjete te tjera roberi dhe jo vetem aq
Edhe per pavaresine e Kosoves ai nuk ka luajtur asnje rol dhe nuk ka asnje merite.
Meritat i takojne vetem Rugoves dhe vetem atij(Si politikan) dhe atyre qe derdhen gjakun e tyre per atdhe
Sikur Kosova te priste nga S.Berisha ajo do te kishte edhe 100 vjete te tjera roberi dhe jo vetem aq
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 18:11
Nardlushnja,
Rugova ka merita te jashtzakonshme por une meritat e Sali Berishes qe beri ne arenen nderkombetare per Kosoven nuk mund t'ia mohoi dot.
Ai e don Kosoven shpirterisht me tere qenien e tij, kete e ka deshmuar!
Sejcili ka mendimet e veta dhe une i respektoj te sejsilit qofshin por une i kam njeashtu te miat dhe Sali Berishen e shoh si njeri qe pas demokracise ne shqiperi askush tjeter s'ka bere me shume se ai per kombin e tij.
Rugova ka merita te jashtzakonshme por une meritat e Sali Berishes qe beri ne arenen nderkombetare per Kosoven nuk mund t'ia mohoi dot.
Ai e don Kosoven shpirterisht me tere qenien e tij, kete e ka deshmuar!
Sejcili ka mendimet e veta dhe une i respektoj te sejsilit qofshin por une i kam njeashtu te miat dhe Sali Berishen e shoh si njeri qe pas demokracise ne shqiperi askush tjeter s'ka bere me shume se ai per kombin e tij.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 18:28
Albini
Mendimet e tua jane te respektuara,por sic shkruani edhe ju secili ka mendimet e veta.
Qe kur Safet Zhulali,minister i mbrojtjes te qeverise Berisha hapi dyert e rep. ushtarake ndau armet ne popull,Shqiperia hapi nje faqe te zeze ne historine e saj.Qe kur Sali Berisha lejoj piramidad dhe deklaronte se ato ishin te ndershme,Shqiperia u kthye edhe 50 vjete te tjera mbrapa.
Me 17 shkurt kur e gjithe bota kishte syte tek Kosova,dhe ishin sekondat e fundit,dhe kosova shpallej Republike,Sali Berisha gjeti momentin te bente deklarata ne televizion duke u hequr te drejten shume shqiptareve te shihnin ate qe vite te tere prisnin te shikonin
Nje te mire ka Sali Berisha-Eshte nje doktor i mire(Ne qofte se nuk ka harruar edhe ate zanat)
Mendimet e tua jane te respektuara,por sic shkruani edhe ju secili ka mendimet e veta.
Qe kur Safet Zhulali,minister i mbrojtjes te qeverise Berisha hapi dyert e rep. ushtarake ndau armet ne popull,Shqiperia hapi nje faqe te zeze ne historine e saj.Qe kur Sali Berisha lejoj piramidad dhe deklaronte se ato ishin te ndershme,Shqiperia u kthye edhe 50 vjete te tjera mbrapa.
Me 17 shkurt kur e gjithe bota kishte syte tek Kosova,dhe ishin sekondat e fundit,dhe kosova shpallej Republike,Sali Berisha gjeti momentin te bente deklarata ne televizion duke u hequr te drejten shume shqiptareve te shihnin ate qe vite te tere prisnin te shikonin
Nje te mire ka Sali Berisha-Eshte nje doktor i mire(Ne qofte se nuk ka harruar edhe ate zanat)
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 18:49
I nderuari Nardlushnja!
PO te ishte vertet realitet kjo qe ju e thoni, a mund te me tregoni pse vallë pas ksaj ngjarje tragjike qe e la shqiperine 50 vite prapa "SALI BERISHA", populli perseri e zgjodhi Salinë apo thjesht ia besoj voten partise se tij!
Sejcili sheh ne kandin e vet por une prap kam vertetur se Saliut edhe pse ndodhen ngjarjet e atehershme ne shqiperi, populli serish i besoi ne zgjedhjet e fundit duke me bindur edhe mua si banor jo i Shqiperise(por ne rrjedhë perhere me cdo ngjarje me rendesi) se lojërat i bene te tjeret vetem e vetem t'i provojne karrikat sa te nxehta aq edhe te shtrenjta!
Nese populli i ndegjon edhe sot prrallat dhe gjepurat e E.Braqes ...etj, neser persritet e 97-ta vetem e vetem per ta rrezuar Sali Berishen nga pushteti!!!
te pershendes Nardi
PO te ishte vertet realitet kjo qe ju e thoni, a mund te me tregoni pse vallë pas ksaj ngjarje tragjike qe e la shqiperine 50 vite prapa "SALI BERISHA", populli perseri e zgjodhi Salinë apo thjesht ia besoj voten partise se tij!
Sejcili sheh ne kandin e vet por une prap kam vertetur se Saliut edhe pse ndodhen ngjarjet e atehershme ne shqiperi, populli serish i besoi ne zgjedhjet e fundit duke me bindur edhe mua si banor jo i Shqiperise(por ne rrjedhë perhere me cdo ngjarje me rendesi) se lojërat i bene te tjeret vetem e vetem t'i provojne karrikat sa te nxehta aq edhe te shtrenjta!
Nese populli i ndegjon edhe sot prrallat dhe gjepurat e E.Braqes ...etj, neser persritet e 97-ta vetem e vetem per ta rrezuar Sali Berishen nga pushteti!!!
te pershendes Nardi
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 19:02
Vota e popullit nuk diskutohet,por respektohet.
Populli nuk harron,por midis dy te keqijave zgjedh ate qe eshte pak me e vogel.
Kush tha qe F. Nano eshte me i mire? Vota per Saliun ishte denim per Nanon
Shqiperia do te ece perpara vetem kur te zhduken njehere e pergjithmon nga skena politike Berisha, Nano dhe ciraket e tyre.
Populli nuk harron,por midis dy te keqijave zgjedh ate qe eshte pak me e vogel.
Kush tha qe F. Nano eshte me i mire? Vota per Saliun ishte denim per Nanon
Shqiperia do te ece perpara vetem kur te zhduken njehere e pergjithmon nga skena politike Berisha, Nano dhe ciraket e tyre.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 19:04
PO te ishte vertet realitet kjo qe ju e thoni(cituar nga Albini)
Fatkeqsisht eshte nje realitet qe nuk mund te fshihet apo te mohoet
Fatkeqsisht eshte nje realitet qe nuk mund te fshihet apo te mohoet
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 19:26
korrupcioni eshte nji plag e madh ne ter vendet e ballkanit qe kjo plag don nji kirurk te mire qe ta operoj ,dhe as nuk eshte nano dhe as berisha ,sa per berishen qe e katandisi ne vitin 97 vendin ketu dihet se ishin me qindra axhentura te huja qe donin nji kunderevulucion te ndodh qe vemendja qe ishte tek kosova te terhiqej ne shqiperi kjo ishte axhentura greke me filoserrbin ,keshtu do te thoja me ne fund per te shkue shqiperija me pasurin e vet qe ka dhe me relievin qe ka duhet njiher e pergjithmon te dalin nga skena poltike berisha dhe nano qe te dyte ,nuk e quej berishen mafioze si nanon por berishen e quej nji budalla qe nuk din me shum .
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 19:35
do te kisha cekur ketu si do qe eshte berisha shqiperija po hyn ne nato si dhe shum shpejt edhe ne Eu keshtu berisha ka ber per kombin tone ,edhe nji mos te harroj te ceku te gjithe jan te lindur dhe te rritur ne faren e komunizmit ,dhe eshte per te ardhur keq qe ende nuk kan nji unitet poltik dhe nuk kan gjejn gjuhen e perbashket qe ta luftojn korrupcionin por e kan ber trasen kryesore ku zhvillohet krimi ,berisha nuk ka ber ndonji kapital ne monako apo ,greqi siq beri derri nano ,dhe sod veq leshon nga nji kunje edhe iken .
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 19:47
te lumte anna, me kaq mjaftoj per sot
ika ne mesime
deri neser
mire u lexofshim
ika ne mesime
deri neser
mire u lexofshim
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
4th March 2008, 20:18
besoj korrupcioni eshte i perbashket deri sa bashk aprovojn ligjin edhe te legjislacionit edhe kezekutivin keshtu qe shteti nuk eshte vetem prej nji personi ,por prej shum ministrave dhe parlamentarve dhe ter marrin fajin e ketij lloji te keq perdorimit dhe menagjimit te qeveritare ,dhet te mirren masa dhe te ndeshkohen dhe ligji te jet per te gjithe jo vetem per nji kushdo cofet dhe cfar do cofte duhet te vehet me fakte para faktiti te akuzave .
- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Re: Korrupsioni, shenja e Berishës
5th March 2008, 18:10
Mire thua ana shteti eshte i perbere nga ministra po kur keta ministra jane kuklla ne dore te saliut si i bahet?. Shteti dhe populli shqiptar jane ne kthetrat e krimineleve dhe njerzeve qe nuk i duan shqiptaret dhe sali berisha e ka vertetuar ket gja.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi