A MUND TË VAZHDOJË COPËZIMI I BALLKANIT?
12th March 2008, 12:06
A MUND TË VAZHDOJË COPËZIMI I BALLKANIT?
TIM JUDAH*
Një debat interesant po bëhet nëpër kafenetë e Kosovës. Tema ka lidhje me gjashtë yjet e flamurit të ri të vendit. Zyrtarisht ata supozohet se përfaqësojnë gjashtë grupet e këtushme etnike. Por disa dyshojnë se në fakt ata përfaqësojnë gjashtë rajonet ku jetojnë shqiptarët dhe prej të cilave nacionalistëve ekstremë do t’u pëlqente të ndërtonin një Shqipëri të Madhe. Këta gjashtë rajone janë: Kosova, Shqipëria, pjesa perëndimore e IRJ të Maqedonisë, një pjesë e Malit të Zi, Lugina e Preshevës në jug të Serbisë dhe pjesë të veriut të Greqisë.
Ndoshta e vërteta është se kur zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë parë versionin origjinal të flamurit – me dymbëdhjetë yje, si flamuri evropian – ata kanë kërkuar një ndryshim të tij. Dhe kështu kosovarët krejt rastësisht e pjesëtuan numrin me dy. Pas kësaj, ngrihet çështja: a është pavarësia e Kosovës fundi i dezintegrimit të Jugosllavisë së vjetër apo ai mund të vazhdojë?
Përzierja etnike
Disa rajone të vijnë menjëherë në mëndje. Pikë së pari janë rajonet e serbëve të Kosovës, sidomos veriu, i cili tashmë është de fakto pjesë e Serbisë dhe vatra e më shumë se 40 mijë njerëzve. Disa shqiptarë të Kosovës nuk do t’i vinin rëndësi nëse Kosova e veriut do t’i lëshohej Serbisë, por vetëm nëse Serbia do ta shkëmbente atë me zona në jug të Serbisë, përfshirë Luginën e Preshevës ku jetojnë nja 60 mijë shqiptarë etnikë. Megjithatë, Serbia gjithmonë e ka hedhur poshtë këtë ide, pjesërisht sepse lidhja e saj rrugore dhe hekurudhore veri-jug kalon nëpër atë zonë.
Një territor shumë më domethënës, i banuar nga shqiptarë etnikë dhe që është ngjitur me to, është pjesa perëndimore e IRJ Maqedonisë, një hark toke i cili kufizohet me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Një e katërta e popullsisë së IRJ të Maqedonisë, prej dy milionësh, janë shqiptarë etnikë dhe ata kanë lidhje të ngushta me Kosovën. Ish-Republika Jugosllave, e cila e quan veten thjesht Maqedoni, është angazhuar në një grindje të gjatë për shkak të emrit të saj me Greqinë, e cila ka një provincë veriore të quajtur Maqedoni.
Në verilindje të Kosovës ndodhet Sanxhaku, një zonë e ndarë midis Serbisë dhe Malit të Zi dhe e cila ka një popullsi sllave myslimane të konsiderueshme me lidhje tradicionale të ngushta ndaj Bosnjës fqinje. Në pjesën serbe të Sanxhakut, myslimanët përbëjnë një shumicë të lehtë, por ata janë në pakicë në pjesën malazeze.
A është ndalur dezintegrimi?
Vetë Bosnja përbëhet nga dy entitete: njëra serbe e quajtur Republika Srpska (RS) dhe tjetra Federata Kroato – Boshnjake (myslimane boshnjake). Shpesh udhëheqësit serbo-boshnjakë kanë thënë se ata do të kërkojnë të drejtën për t’u ndarë nëse Kosova bëhet e pavarur.
Në vetë Serbinë, i vetmi minoritet i konsiderueshëm – përveç Romëve, të cilët janë të shpërndarë gjithandej – janë hungarezët etnikë, të cilët jetojnë në Vojvodinë, në veri, dhe nganjëherë ngrenë çështjen e autonomisë për rajonin e tyre. Vlerësohet se janë nja 290 mijë prej tyre por si e tërë, Vojvodina, e cila ka njëfarë autonomie të vetën, është një zonë me shumicë serbe dhe kështu ka shumë pak të ngjarë, siç kanë parashikuar disa, që të kërkojnë ndonjëherë pavarësinë e tyre.
Në fakt, pavarësisht frikës së shumëkujt, mundet që të paktën për të ardhmen e parashikueshme procesi i dezintegrimit është ndalur.
Vetë Serbia mundet të jetë duke shkuar drejt një periudhe izolimi meqë oferta e saj për integrim evropian, tani për tani, ka ngecur.
Kështu, udhëheqësit e RS-së – të cilët përherë janë të gatshëm të përdorin çështjen e Kosovës në betejat e tyre kundër përpjekjeve për ta kthyer Bosnjën në një shtet më të centralizuar – po të lëmë mënjanë retorikën e tyre, mundet gjithashtu të mos bëjnë asgjë. Shumë serbë mendojnë se pavarësimi i Kosovës tregon se tashmë kufijtë e Ballkanit kanë ndryshuar. Ata mund të llogarisin se mirëqenia e votuesve të tyre – pra edhe mbështetja e tyre – arrihet më mirë duke qenë brenda Bosnjës se sa të inkuadruar në një Serbi të izoluar, në të cilën ata, si udhëheqës, nuk do të hynin më në hesap.
Po kështu në Maqedoni, udhëheqësit shqiptarë e kanë angazhuar veten ndaj shtetit, duke besuar se interesat e popullit të tyre shërbehen më mirë duke lëvizur sa më shpejt që të jetë e mundur drejt Bashkimit Evropian dhe gjithashtu duke mos rrezikuar konflikte të reja ballkanike thjesht për t’iu bashkuar Kosovës. Përveç kësaj, shumë shqiptarë etnikë jetojnë brenda dhe rreth kryeqytetit, Shkupit dhe vetëm ideja e ndarjes së qytetit në mënyrë të pashmangshme të sjell kujtimet e tmerrshme të rrethimit të Sarajevës, kryeqytetit boshnjak, midis 1992-shit dhe 1995-s.
Kurrë mos thuaj kurrë
Ndërkohë në Luginën e Preshevës, të cilën shqiptarët etnikë e quajnë “Kosova Lindore”, duket se tani për tani njerëzit janë pajtuar me idenë e të jetuarit në Serbi, pavarësisht nëse iu pëlqen kjo gjë apo jo. Megjithatë, shumë veta atje gjithashtu besojnë se nëse ndarja de fakto e Kosovës në zona serbe dhe shqiptare, sidomos në veri, disi do të legjitimohej ndonjëherë, atëherë do të ishte e pakonceptueshme për ta të mbeteshin në Serbi.
Ndërsa për rajone të tjera – Sanxhakun dhe pjesë hungareze të Vojvodinës – nuk ka shanse që t’u ndryshohet statusi, natyrisht, vetëm nëse të gjithë kufijtë ballkanikë disi do të rishikoheshin, diçka të cilën (gati) askush nuk dëshiron ta bëjë.
Shumë serbë mendojnë se pavarësimi i Kosovës tregon se tashmë kufijtë e Ballkanit kanë ndryshuar, sepse Kosova teknikisht ishte pjesë e Serbisë. Megjithatë, Kosova po njihet brenda kufijve që ka pasur jo thjesht si pjesë e një province serbe, por gjithashtu si një entitet me të drejtat e saja brenda Jugosllavisë së vjetër. Shqiptarët e Kosovës thonë se ata nuk ishin një republikë me të drejtë shkëputjeje, si Kroacia apo Sllovenia, vetëm sepse kur u shpall në 1974-n Kushtetuta e fundit jugosllave, ajo ishte pjesa e vetme e atij shteti për të cilin nuk do t’i shkonte mendja kujt se do të shkëputej ndonjëherë. Dhe kjo është një arsye se përse kurrë nuk duhet thënë kurrë në politikë. Vetëm sepse diçka tani është e papërfytyrueshme dhe e padëshirueshme, nuk do të thotë se ajo nuk mund të ndodhë.

- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: A MUND TË VAZHDOJË COPËZIMI I BALLKANIT?
12th March 2008, 14:34
Nuk do te kete ndryshim kufijsh
Kosova fitoi pavaresine e vet sepse ne kurriz te saj fuqite e medhe kishin lozur ne menyre te padrejte,dhe me vone duke pare diskriminimin dhe gjakun e derdhur ,i vune gishtin kokes(dhe jo te gjithe)
Pavaresia e kosoves nuk do te thote bashkim me shqiperine.Ne tani jemi nje komb me dy shtete.(dhe nuk jemi te vetmit ne bote)
Duke bere keto diskutime te mos bjeme pre e politikes serbe dhe asaj greke qe nuk na duan te miren.
Vetem Evropa e Bashkuar do te bashkoje te gjithe trevat shqiptare me plote kuptimin e fjales.Kjo do te vije ne rruge diplomatike dhe varet nga politikanet tane.
Ata duhet te tregojne pjekuri , te lene menjane zenkat e percarjet dhe futin shqiperine ne integrimin evropian dhe te mos mendojne se si te vjedhin me shume

12th March 2008, 20:17
Pentagoni ka parashikue se mund te vij deri te ndryshimi i kufive ne ballkan pra kjo ka nje d.m.th-nje .
Re: A MUND TË VAZHDOJË COPËZIMI I BALLKANIT?
12th March 2008, 20:29
Flitet per marveshje te fshehta mes qeverive te ballkanit dhe per ndryshim te kufijve aktual
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: A MUND TË VAZHDOJË COPËZIMI I BALLKANIT?
12th March 2008, 20:31
Une jam i mendimit se vetem nje lufte ballkanike do te vinte si pasoje e ndonje ndryshimi kufijsh ne keto momente
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: A MUND TË VAZHDOJË COPËZIMI I BALLKANIT?
15th March 2008, 16:41
THONË:UJI FLENË ARMIQËT NUK FLEJNË
Toka e Kosovës është e larë me gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të kombit,vetëm për të mos bërë një jetë të përbashkët me pushtuesin gjarpër.Jugosllavija e dergjur ka jetuar në kurrizin eshqiptarëve,deri sa pushtuesi vazhdonte dialogun me ne mes dajakut,ne durim-pushtuesi dhunë.Por ajoJugosllavi e dergjur ka vdekur ditën kur filluan krismat e UÇK-së,në malet tona.Në Kosovë dielli lind nga malet dhe rrezet e tij janë dëshmorët.PasÇlirimit kur ndërkombëtarët u futën në Kosovë,ka pasur disa marrëveshje pa praninë shqiptare,por jo pa fajin e tyre,rreth Kosovës Lindore,e cila është Kosovë,por padrejtësisht u hodh nën tutellën serbe,dhe shqiptarët atje u viktimizuan padrejtësisht,qka gjdo shqiptarë duhet të ndjejnë një dhimbje për ta.Marrëveshje të tillë kanë pasur edhe me Maqedoninë,e cila tani nuk pranon të njeh shtetin e Kosovës,nga se duhet të ndajë kufijtë,që dikush i kish ofruar 2500 hektar tokë Kosove!!....Askush nuk mund të thotë se Kosova fitoj kufinjët e vet me pavarësimin e saj,por Kosova duhet të i kenë të garantuar ata kufij me të cilët u njoh e pavarur,për këtë përgjegjës janë sa shqiptarët aq edhe ndërkombëtarët.Ndarja e pjesës veriore të Mitrovicës nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë,vetëm kjo mund të ndodhë nëse dikush nga shqiptarët mund të fus gisht tradhëtie,për të cilën nuk ka vend për të besuar.

- Copëzimi i kalvarit në një diagramë ngjyrore Përsiatje për librin “ Kalvari i diagramës “
- JEHONA E MASAKRËS SË MANASTIRIT NË KËNGËT POPULLORE TE POPUJT E BALLKANIT
- "JEHONA E MASAKRËS SË MANASTIRIT NË KËNGËT POPULLORE TE POPUJT E BALLKANIT"nga Dr. Bexhet Asani
- A MUND T' KETË DASHURI PA SEX!???
- Nga krijuesit tane
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi