Copëzimi i kalvarit në një diagramë ngjyrore Përsiatje për librin “ Kalvari i diagramës “
13th February 2016, 09:43
Nexhmije Hasani
“KALVARI I DIAGRAMES”
Libri është përgatitur në kujdesin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Botimet Barleti” Tiranë, 2015
Copëzimi i kalvarit në një diagramë ngjyrore
Përsiatje për librin “ Kalvari i diagramës “ i autores
nga Kristaq F. Shabani
Çelje e një portali
Një zanafillë kreative e shfaqur, e cila ecën në një rrugë të bukur, interesante me kthesa e kundërkthesa, me ecje të lirshme dhe stërkëmbtha, me të përpjeta dhe të tatëpjeta, ku shpërthejnë ndjesitë dhe vinë të valta, të zjarrta, të hidhura, vrastare ndodhitë jetësore, në tablo marramendëse dhe marrarendëse, të mbërthejnë me ankthe të bukur e të çuditshëm, duke të detyruar të përshkosh një rrugëtim të begatë leximi.
Kur ndodhitë, gjasitë, janë të gjallta, të larmishme, mbushur plot me intrigim të madh paraqitës, me kundërti, me paralelizma dhe ngjarje në dallesa dyplanshe, me dramacitet apo të ndërthurura, kur narratori, narratorja realizon, nëpërmjet formave paraqitëse, një ndërthurje plot nerv, lëng limfatik, i cili lëviz autoritar në dejet e konturit libror, detyrimish, duke krijuar në mjedis plot pazazhe, s’ke si të mos tundohesh, s’ke si të mos zhdërvjelltësohesh, s’ke si të mos mbash qëndrim ndaj së bukurës, ndaj vitales, ndaj lindjes së një vepre diagramore, ku kalvari i dhimbjeve, vuajtjeve, të papriturave, honeve, vdekjeve, vrastarizmit, dhunimit jetësor, çekuilibrimit, maskaradës së genocidit, keqësisë, dallimit, gishtit të cunguar, mospeshimit, inbalancimit, poshtërimit, abstraktimit veprimor, lënies në harresë, djallëzimit, poshtërimit njerëzor, ikjes së papritur, marrjes së “statusit” jetim, shfaqet në gjithë të ashquajturin e tij model gjenial.
Kalvari
Në start të këtij kalvari niset kryeprotagonistja, Era, (e përzgjedhur me këtë emër shumë simbolik përcaktues i sistemit shoqëror të instaluar dhe me vrulltarinë dhe me aftësinë e saj, kjo Erë tranpolinon në një sistem tjetër ndryshe), e cila, në rrëfenjat e saj jetësore lidhëson personazhe veprues, që veprojnë në një kohë të të caktuar, në një korsi, e cila nuk është e sheshtë dhe e njëtrajtshme, as e dypolëzuar jug - veri, as plus - minus, as nisje e përcaktuar, as mbërritje, por kthesa e rikthime, pol i ftohtë dhe i ngrohtë, ngrohtë - ftohtë, akull, borë, shi, diell, mëngjes, natë, ditë, agim, errësirë, dritë. Çelësi kodifikues luan rol dhe për çkodifikimin kërkohet hedhja e inteligjentes në front...
Diagrama
Një lëvizje e kurbuar, elipsoidale, e lakuar, ku realizohen dhe diagramohen, pa kuaticion të rregullt lartësish ndodhitë, të cilat vendosen në vendet e tyre, por të diagramuara, sipas forcës, shpejtësisë së veprimit, shpejtësisë së ndodhjes së ngjarjes. Rol në këtë pasqyrim luan shkrimtarja, e cila, pa dualizuar asnjëherë protagonisten , ka sensin e saj të ndërhyrjes dhe të ndihmesës...
Kjo diagramë shfaqet hera – herës e diagramuar në lëvizje para, por shpesh herë diagrama është e lëvizëshme, rikthehet dhe bën një rrugë të ndryshme nga rruga e përshkruar më parë, pasi dhe vetë ngjarjet janë të tilla të ndërlidhura, por ndodh edhe befasia e fshehtësisë, pa treguar kurfarë rruge të përshkruar, duke qenë tejet abstrakte. Nëpërmjet studimit analitik të kësaj diagrame narrative arrin në përfundimin se, përmbajtja e këtij libri është një kalvar vërtet sinjifikativ, ku e reja ndeshet me të vjetrën, ku mentaliteti shfaqet i tepërt i konturuar, ku procese jetësore kanë fillesa dhimbjesh dhe përfundim po dhimbës, duke proceduar sipas logjikës negative. Në këtë kalvar vepron edhe pozitiviteti me synim, për të dalë nga kthetrat e mprehta të kalvarit, sikundërse është dalja nga “lëvozhga –mit” e kryepersonazhes dhe vajzës së saj. Në fund diagrama dhe vetë ndryshon katërcipërisht rregullat e saj...
Personazhet e veprës
Krahas Erës, këtu shfaqen të rrëfyera, apo të ilustruara, me veprim aktrimi në marrëdhënie me personazhet e tjera si Naneja, e cila sjell në teatrin e veprimit Gjyshin, një burrë të zgjuar; nëna e kujtuar në mjegull, babai i stresuar, motra, gjyshi nga ana e nënës, Nuja, dajua, vëllai, motrat në martesën e dytë të babait, i dashuri i kthyer në bashkëshort, mjekët, infermieret, “pronari” manjat , drejtori, por dhe personazhe abstrakte si: hija, xhindet, ëngjëjt, djalli e tjerë. Të gjithë këta personazhe të ndërthuruar realisht dhe abstrakisht, interpretojnë, në këtë vepër, sipas rolit të tyre në sfond, në vertikalitet, horizontalitet dhe në klimën e ashpër të ngjarjeve..., ky kryepersonazhja e ardhur nga një realitet i hidhur, ndryshon faqen jetësore të saj dhe të vajzës së vet, duke ndryshuar katërcipërisht rrjedhat jetësore.
Narracioni dhe gjuha , frazeologjia
Një nga pikat më të fortat të këtij libri është aftësia rrëfyese, ku kryerolin e luan vetë Era, e cila di të tregojë ndodhitë me forcë logjike, di të reagojë, të përqëndrohet, të organizojë dialogimin, të nxjerrë përfundime, të nxisë, të shtyjë, t’u dalë para të papriturave, madje të marrë masa për të eliminuar pasajot e ardhura nga shkaqe të diktuara nga rrjedha jetësore...
Duhet theksuar se një meritë e veçantë në përdorimin efikas të gjuhës së shkruar dhe të folur, ku jepet një shembull, në kahje të fuqishme pozitiviteti: ruajtja e gjuhës së mëmës në vend të huaj, sikundërse është Anglia, e cila për Erën dhe vajzën e saj, Ani Gashi, shndërrohet në vend të dashur, të dytë . Fraza të qarta, të lidhura dhe ecje në logjizëm frazor, në figurim dhe përdorim të simboleve, duke i dhënë muzikalitet narrativitetit. Një paraqitje e tillë është një shembull dinamik dhe frymëzues kreativ.
Mesazhet
Si çdo vepër, edhe vepra “Kalvari i diagramës” i autores Nexhmije Hasani, është e përmbushur me mesazhe, që lexuesi ushqehet gjatë leximit të këtij libri dhe përjeton çaste të kaluara dhe në jetën e tij.
Përveç mesazhe , të cilat dalin gjatë rrjedhave të rrëfimit inteligjent, ka dhe mesazhe, të cilat duhet të zbulohen, apo të çkodifikohen në këtë “partiturë “ , ku notat melodiojnë me një melodi të ëmbël.
Hapësira rrokëse
Libri “Kalvari i Diagramës” rrok ngjarje , të cilat zhvillohen në dy vende Shqipëri dhe Angli dhe kjo shton kuriozitetin e lexuesve. Në këtë drejtim hidhet dritë në njohjen e qyteteve, zhvillimin e ekonomisë si dhe mentalitetin modern anglez, progresin social dhe ekonomik të këtij vendi elitar. Me dashje ose padashje lexuesi bën krahasimin, i cili i nxit progresin dhe dëshirën e mirë për progres.
Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
Gjirokastër, Albania tetor 2015
Re: Copëzimi i kalvarit në një diagramë ngjyrore Përsiatje për librin “ Kalvari i diagramës “
31st March 2016, 19:18
Prend BUZHALA:
ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE
(Nexhmije Hasani: “KALVARI I DIAGRAMËS”, roman, “Botimet Barleti”, Tiranë, 2015)
Një filozofi e vuajtjes dhe një ligjërim i vuajtjes, të përcjell që nga faqja e parë e romanit e deri te fjalia e tij e fundit. Në të vërtetë, ky roman, është një sagë e dhembshme familjare për fatin e Erës, e cila përjeton gjatë gjithë jetës së saj vdekjet e njëpasnjëshme në familjen e saj: vdekjen e nënës, e cila i vdes, duke e lindur fëmijën, vëllanë e Erës; vdekja e prindit, babait të tij, të gjyshërve, drama e një dashurie, që e lë shtatzënë dhe të vetmuar në jetë... Përjeton dy eksode, të parin nga Çamëria gjatë Luftës së dytë Botërore, i cili ishte një dëbim i dhunshëm i përcjellë me masakra, shpëton duke u vendosur në Tiranë dhe të dytin pas viteve '90, kur hemorragjia shqiptare e eksodit kishte përfshirë Shqipërinë. Ajo arrin, më në fund, ta rimëkëmbë jetën, pas kaq vuajtjesh, eksodesh, stërmundimesh.
1. Shtresimet e shumësisë së diskurseve tekstore
Me pak fjalë, kështu duket fabula e romanit. Mirëpo, vepra është e strukturuar në disa plane që i japin profilin modern të prozës: në ndërthurjen e përjetimit të kohëve, në atë të personazheve-bartës të rrëfimit, të zërit autorial dhe të bartëses së zhvillimit të ngjarjeve, si dhe në planin e ndërthurjes së tipave të rrëfimit, ku metarrëfimi ndërkëmbehet me rrëfimin kryesor, teksti narrativ plekset me atë refleksiv, kurse rrjedha suksesive e ngjarjeve këmbehet me pjesë të bukura lirike, me lirika të mirëfillta e me dendurinë e thënies tekstore.
Kësisoj, romani ndahet në tri pjesë, e që dalin si tri punkte të kohëhapësirës së kësaj sage familjare, kurse kapitujt, e shënjuar me tituj metaforikë e kronologjikë, modifikohen me sukses në shtresime e shumësi të diskurseve tekstore. Ambientet dhe kohët, kësisoj, kanë dhe ndjeshmërinë e tyre. Kur e paraqet në mënyrë sintetike, me pak fjalë, dëbimin nga vendlindja çame, aty përshkrimet janë municioze, jepen pamje të ankthshme e gjithë makth të masakrave, keqtrajtimeve dhe përjetimeve të rënda. Kur e jep jetën e shtegtimeve të eksodit, na ngjallen me pak peneleta përshkrimesh fati i secilit shqiloatr që ik nëpër tela gjemborë, nëpër dete e nëpër stacione të eksodit social. Kur e përshkruan Athinë, apo kur e jep mënyrën e e jetesës në Londër, apo Shefild, atëherë edhe kjo ndjeshmëri fiton pjesë të veçantë kuptimore-jetësore, apo e përjetimeve të gjendjeve ekstatike të fluturimeve shpirtërore. Mirëpo, përshkrimet e situatave të vuajtjeve jepen shpesh në trajtën interogative, për të sugjeruar nivelet e epërme të kuptimit të tekstit. Prandaj, romanin, si një fill i kuq, e përshkojnë shtresat e tekstit lirik, për të sugjeruar përmasa të reja përjetimesh.
Në vepër vepron dhe zëri autorial, do të thoshim, si personazh ideografik i autores, e cila gjendet në rolin e dëgjimit, shënimit dhe zbërthimit të vuajtjes së kryepersonazhes së Erës. Është një jetë e endur me vuajtje e pasione, me dashuri e dhimbje, që nga fillimi. Ambientet jetësore karakterizohen nga varfëria, nga socialiteti i rëndë i jetës dhe zgjidhja e këtij problemi, e socialitetit të tillë të vuajtjes, edhe te ky roman, këndvështrohet si mundësi e zgjidhjes së problemeve të ekzistencës, dhe, më në fund, edhe si zgjidhje e problemeve kombëtare.
Ndërthurjet ideo-tematike, të tilla, që mbarështron romani, janë tema të amshueshme metafizike, të cilat jepen në kërkim të zbërthimit të enigmës së fatit njerëzor dhe të artit letrar përgjithësisht. Ja se si zëri narrativ i autores mediton që në fillim të veprës:
“ Rastësisht u njoha me Erën dhe, as që mund ta besoja, se ajo do të epiqendërzohej nga unë, në veprën time; do të ishte kryeprotagoniste e saj, një kryeprotagoniste, e cila do të më tërhiqte vëmendjen me historinë e jetës, një histori, sa reale, aq dhe e dhimbshme. Që në kontaktin e parë e vështroja me një tejdhimbje. Në mendjen time kalonte vetëtimthi një zinxhir pyetjesh: “Si mund t’i ndodhnin këto ngjarje brenda një jete? Si mund të vepronin kaq fuqimisht dhe ajo t’i kishte përballuar? Ku e kishte gjetur gjithë atë forcë dhe i kishte përballuar? (Ishte një mur i lartë dhimbjesh të njëpasnjëjta!”).
Kompleksiteti a ndërloqësia i e temave të përpunuara dhe motive refleksive, dëshmon për prirjen e autores, porse ajo nuk u reshtet as prirjes tjetër të saj, sikundër është njohja e botës intime të femrës, pikërisht për faktin pse bota femërore e personazheve e mbipopullon këtë roman.
Poetika e romanit vetëkomentohet së shumë pjesë të tij.
Kësisoj, kur thamë që romani karakterizohet me dendësinë e ngjeshurinë e ngjarjeve, me kondensimin e e tyre nëpër stacione të shumta jete; këtë poetikë më së miri e shqiptonteksti vetëkomentues i romanit, nëpërmes diagramit dhe kurbës, lakores së ngjarjeve që lëvizin lirshëm nëpër kohë e hapësira dhe lidhjet midis këtyre përjetimeve:
“Si e kam përfytyruar kurbën? Si e kam përfytyruar diagramën jetësore?... Kam pasur vështirësi në konceptin gjeometrik, por tani ia thith kuptimin. Jeta ka kurbat e saj të padiktueshme, të cilat diktohen, kur shpalosen njëra pas tjetrës gëzimet dhe hidhërimet, dhimbjet dhe vuajtjet në ngjyrimin e tyre të bukur dhe të çmendur ...”
Procedimi i përfytyrimit të romanit si kurbë ngjarjesh dhe si diagramë jetësore, i gjejmë edhe përgjigjet në trajtë të diskursit komentues dhe të autokomenteve, e që na shfaqet një si autopoetikë e veprës.
2. Etimoni i dhimbjes:
nga vuajtja fizike e shpirtërore, deri te ajo metafizike
Përvoja e vdekjeve është dhe përvojë e vuajtjeve jetësore, dhe ku përgjatë gjithë romanit shtrohet pyetja therëse biblike, posi te vuajtjet e Jobit biblik: përse vuan njeriu i drejtë? Përse vuajnë qeniet e pafajshme? Porse kjo filozofi e vuajtjes nuk është edhe filozofi e urrejtjes. Të vuajturit e kanë ndërgjegjen e tyre: më në fund, e dinë përse ndodh kështu; e dinë përse heqi keq. Dhe përgjigja nuk është ajo që kërkohet të jepet me përdëllimet sentimentale për dhimbjen, po përmes mesazhit të fortë jetësor, rrënjëzimeve të ekzistencës së kapur fort për truallin shpirtëror të qëndresës e mbijetesës kundruall vuajtjes e përjetimeve makabre. Skenat e vuajtjeve dhe të pësimeve, jepen me tone poetike e lirike, kurse rrëfimi dendësohet maksimalisht. Aty ku vijnë tekstet lirike, personazhi shndërrohet në Folës lirik, ku vijnë vajtimet elegjiake të fatit të rëndë jetësor.
Mundimet tantaliane; dhe mu në zemrën e vajtimit të tillë elegjiak, Era e gjen forcën dhe të keqen e shndërron në të mirë, në dashuri për jetën, kur tashmë zë të ligjërojë një shpirt prej humanisteje. Ajo klithjen gjëmimtare e shndërron në lutje, kurse vuajtjen në akt dashurie njerëzore. Vuajtja rrëfehet e këndohet si një refren i gjatë i fateve tragjike. Posi në Librin e Shenjtë, vuajtja heq velin e absurdit dhe e mvesh atë të misterit. Vetëm ai që e ka përvojën aq të rëndë në shoqëri me Vuajtjen, vetëm ai di të merret vesh me të, ta kuptojë thellësisht, të rrëfejë, të vallëzojë e të këndojë së bashku me të; sepse vetëm nëpërmes vuajtjes lind dashuria e vërtetë...
Motivet më të spikatura, sikundër janë vdekja dhe vuajtja, në korrelacionet e të cilave duhet të kërkohet kryesisht edhe përjetimi estetik i veprës, dhe assesi një pasqyrim mekanik i kaosit jetësor. Madje, tragjikja jetësore e protagonistes, Erës, e zgjidh konfliktin e saj jetësor, me realizimin e ëndrrave jetësore të vajzës së saj të re, Anit.
Në këtë sagë vuajtjesh e kalvaresh jetësore, më së shumti e pësojnë fëmijët. Dhe përjetimet e vuajtjet e tyre, të rritur pa prindër, nëpër eksode e travaja jetësore, janë fakte që më së miri e tregoj në të keqen e armiqve)eksodet, Lufta e Dytë Botërore, gjenocidet). Kësisoj, jeta i ka martirët e saj dhe heronjtë e saj të heshtur.
E kanë thënë poetistët e moçëm që nga Aristoteli e këndej: letërsinë e mirë e kanë lindur, ndër të tjera, pezmi e vuajtja. Autorja gërsheton tipin e rrëfimit passio (si rrëfim fiunskional i shpërndërrimit të tensionit jetësor në një tension rrëfimor ekzistencial, një ngjarje e jetuar shpërndërrohet në ngjarje tërheqëse të përjetuar). Do të thotë që vuajtja i jep kuptim jetës nëpërmes rrëfimit. Madje, rrëfimit si katarzë shpirtërore:
“Ky rrëfim, tashmë, i dukej sikur kuronte dhimbjet, sikur po kryente një kurim shpirti! Kur tregonte ndjente dhe reflektimin tim, dallonte si ngjarjet e saj të shumta “bombardonin” shpirtin tim, i cili
shfaqte shenjat e reagimit... Po e filloj këtë rrëfenjë, ashtu me ndjenjë shpirti, duke shprehur e zbuluar gjthçka timen me çiltërsi... E di mirë se ju do të ndjeni ndjesinë e dhimbjes dhe në shpirtin Tuaj...”
Vuajtja e dhimbja nuk janë vetëm fizike a shpirtërore. Ato marrin dhe kuptim metafizik, kur meditojnë për vuajtjen e vdekjen në jetës, që e përcjell njeriun si verbëri fati. Dhe etimoni i kësaj vuajtjeje metafizike, shndërrohet që në fillim në simbol i përgjithshëm, nëpërmes teksteve meta-narrative e procedimit auto-komentues të veprës:
“Shpalosja e jetës sime me një rrëfenjë të brendshme ngre statujën e këtij kalvari. Bota ime shpirtërore e copëtuar në qendër dhe në skaje. M’u këputën që në fillesë të jetës dy protagonistët, të cilët më sollën në jetë mua dhe dy fëmijët e tjerë, motrën dhe vëllain.”
Nga ana tjetër, passio dhe narratio kundërveprojnë dhe bashkëpunojnë: do të thotë passio (reflektimi, ndërdija, ëndërrimi) dhe narracioni, i japin e i marrin njëri-tjetrit. Aty bëhet krejt e afërt njajo prekje e brendshme e qenies së fshehtë estetike të artit, ajo frymë ndërkomunikuese e së bukurës. Romani merr vlerë të mirëfilltë polifonike, me përthyerje të poetikës postmoderne. Krijuesja arrin të depërtojë në hapësirat ontike e ekzistencialiste të estetikës.
24 janar 2016

- "Kur intuita arrin kuota finale…{"Përsiatje për librin “Nëna të suksesshme” …. Nga Prof. Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, estet, studiues
- “Unë urdhrat i marr nga zemra”.... përsiatje për poetin e talentuar, zënjohur, Petro Dudi(Kavalieri) nga Prof. Kristaq F. Shabani
- POEZIA EROTIKE BASHKËKOHORE "14 petale ngjyrore" nga Kristaq F. Shabani Albania
- Ekzistenca, thellimi në njohje dhe logjika kundërvepruese, këndvështrim analitik Fjala kumt për librin e Naxhije Doçit “KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB
- "Tipikja në një filllesë poetike premtuese" përsiatje për vëllimin"VRULLOJNË BISQET" I AUTORES BUKURI BUÇPAPAJ
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi