Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Leku, "Ismail Qemali" del nga qarkullimi Empty Leku, "Ismail Qemali" del nga qarkullimi

13th March 2008, 17:02
Leku, "Ismail Qemali" del nga qarkullimi

E Enjte, 13 Mars 2008


Kartemonedhat e prerjeve 100 leke dhe 200 leke, vetem ato qe jane me imazhin e Ismail Qemalit, brenda vitit 2008 dalin nga qarkullimi. Lajmi u njoftua dje nga Banka Qendrore. Shkak sipas tyre eshte bere amortizimi i tepert i kesaj prerje. Freskimi i parase eshte nje prej roleve kryesore te Bankes se Shqiperise. Po kete autoriteti qendrore Bankar pret te prezantoje ne treg kartemonedhen e re, 2 mije lekeshe. Hedhja ne qarkullim e kartemonedhes 2 mije lekeshe i pergjigjet nevojave gjithnje e ne rritje te ekonomise. Kjo eshte karakteristike e ekonomive ne zhvillim, shpjegojne ekspertet. Kur ekonomia dhe mireqenia e pergjithshme rritet, me te njejtat ritme rritet edhe nevoja per te perdorur prerje te medha te parase. Deri me tani prerja me e madhe e ketij soji per monedhen vendase eshte 5000 lekeshi dhe me pas 1000 lekeshi, nderkohe qe prezantimi i 2000 lekeshit do te jete nje tregues nje tjeter alternative perdorimi.

Banka e Shqiperise eshte hartuesja e planit te emetimeve te kartemonedhave e monedhave kombetare shqiptare, duke siguruar keshtu furnizimin e rregullt dhe plotesimin e kerkesave te ekonomise shqiptare me para. Ajo harton politiken e terheqjes nga qarkullimi te kartemonedhave dhe te monedhave qe ka emetuar, kundrejt shkembimit me kartemonedha e monedha te emetimeve te reja. Ajo sekuestron e konfiskon kartemonedhat dhe monedhat e falsifikuara.

Nga ana tjeter hyrja ne qarkullim e nje sere prerjesh te reja ka nxitur shume grupe kriminale dhe te tjere qe te adoptojne teknologjine e falsifikimit. Raste ka mjaft, dhe ne keto 15 vitet e fundit. Por kartemonedha qe kane rene ne rrjeten e dizenjuesve falsifikatore eshte prerja 1000 leke. E kenaqshme ne vlere dhe jo shume ne shenjester te perdoruesve, 10 mije lekeshi eshte parajsa e laboratoreve shqiptare.

Per te shmangur mundesite per falsifikim, burimet ne Banken e Shqiperise thone se historikisht kartemonedhat, sidomos ato me vlera te medha, jane prodhuar jashte. Ne kohen e Zogut u prodhuan ne Itali ne kujdesin e Bankes Qendrore italiane dhe me pas gjate periudhes se komunizmit, kartemonedhat u prodhuan ne Kine dhe Jugosllavi. Pas viteve 1990, kartemonedhat sistematikisht prodhohen ne vendet e Perendimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi