Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Sali Shijaku, nje 75-vjetor ne shtepi Empty Sali Shijaku, nje 75-vjetor ne shtepi

13th March 2008, 17:22
Sali Shijaku, nje 75-vjetor ne shtepi

E Enjte, 13 Mars 2008


Fjalepake e sa ka mundur i ka qendruar larg kamerave e bliceve te aparateve fotografike. Mirepo, ne kete 75-vjetor lindjeje, u dorezua! Festa e ditelindjes se piktorit Sali Shijaku nuk u zhvendos ne asnje prej ambienteve luksoze qe s'i mungojne Tiranes, por ne kalldremet e shtepise se tij qindravjecare, e cila ruhet me fanatizem. Aty, ne shtepine e vjeter tiranase, eshte oaza, ku mbreterojne pikturat qe mbajne firmen e Shijakut nder vite. Nese e pyet piktorin si i vjen ky 75-vjetor, ajo cka peshperit duke marre pak ngrohtesi nga oxhaku, qe ka pas shpine, eshte se ndjen shume gezim qe kjo dite e gjen mes miqve, kolegeve dhe te afermve te tij. Urime per jete sa me te gjate nga te pranishmit, ndersa piktori mundohej te ishte me te gjithe ata qe e nderuan ne kete dite te gezueshme per te. Teksa rrefente per momentet e punes se tij nder dekada, cekte caste delikate kur shkonte edhe 48 ore pa dale nga studioja. Kohet ndryshojne, mirepo "zakonet e vjetra nuk harrohen, tregon Shijaku. Ka dite edhe tani qe ndodh ta gdhij ne studio". Me shprehine e nje tiranasi te vjeter, piktori nuk le menjane as batutat, kur rrefen pak nga jeta e tij me bashkeshorten, e cila perhere ka ditur t'i qendroje ne krah dhe ta kuptoje artistin, dhe pse e veshtire eshte ta kuptosh nje artist. Tablote e tij jane te shperndara ngado, e nje pjese e mire hijeshojne muret e shtepise se tij, e cila eshte monument kulture. Nje galeri qe kushdo do e kishte zili, tablo qe per vitet te tera qendrojne te varura ne muret e shtepise e te tjera qe hera-heres i shtohen koleksionit te tij. Game temash qe gjejne zgjidhje ne forma te ndryshme jane ato qe e karakterizojne gjithe krijimtarine e Sali Shijakut, ndaj edhe tablote e tij perpos arkivit te tij personal dhe fondit te Galerise Kombetare te Arteve gjenden dhe ne nje sere fondesh te tjera, qofte koleksionistesh privat, por edhe ne muze neper bote. A. Ymeri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi