Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:31
Mbrapsht!

Dy veta nga Kosova, kishin shkuar mysafir në Zvicër tek një mik i tyre. Ata, nuk ishin parë kohë të gjatë, pasi që u çmallën mes vete, ngrënë e pinë e t’ia krisën çiftelisë deri në mëngjes! Dikur nga mëngjesi, ata ia këputen gjumë. Mirëpo nga ora 6 e mëngjesit, u zgjuan banorët Zviceran, gra e burra për të shkuar në punë, kurse fëmijët e tyre në shkollë. Filloi rrapëllima e përgatitja për fillimin e asaj dite. Mysafirët nga Kosova i trazoi kjo zhurmë dhe ua nxori gjumin. Njëri nga mysafirët ca me nerva, doli të dera dhe më një gjysmë gjermanishte të çalë e me mimikë, po ju thotë atyre:

- A nuk e shihni ju se ne jemi duke fjetur?!...

Zvicerani, po e shikon atë me habi, dhe po i thotë:

- Zotëri; ne këtu në Zvicër sipas rregullave tona, tërë ditën këndojmë e punojmë, kurse natën flemë e pushojmë rehat!...

- Në krahasim me ne atje në Kosovë, këtu në Zvicër qenka krejt mbrapsht!- po i thotë ai shokut të vete!... (Ngucakeqi)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:32
Cilat janë ndryshimet?

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, për dallim nga të tjerat, do të ketë ndryshime të rrënjësishme- po i thotë bashkëbiseduesit të vetë Arbeni! Në fakt, që të dy ishin të pranishëm në një fushatë zgjedhore. Na thuaj pra: cilat janë këto ndryshime rrënjësore?- ia priti bashkëbiseduesi. Po si, ka ndryshime si jo. Bie fjala shumë nga subjektet politike, tanimë ish deputetet që i kanë përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës i kanë kthyer në Kuvendet Komunale, kurse ish kryetarët e Kuvendeve Komunale i kanë dërguar në kandidim për në Parlamentin e Kosovës! Ky është pra ndryshimi, një mandat deputet dhe një mandat tjetër kryetar komune! (Ngucakeqi)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:32
As mos dysho!


Tek po bisedoja me një shokë në telefon në lidhje me fitoren e PDK-së, dhe të koalicionit të mundshëm që do të pasoi, unë po e uroja atë duke i thënë se: Të besojmë se Kryeministri Thaçi, do të jetë i gjithë fuqishëm, duke pasur plotfuqishmërinë që në rast se ndonjë nga ministrat e ri korruptohet, ai do të mund ta largonte menjëherë nga Qeveria e tij!

As mos dysho për këtë – ma ktheu bashkëbiseduesi. Thaçi i ka shkarkuar pa qenë as në Qeveri e as Kryeministër e lërë me tani!... (Ngucakeqi)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:32
Si humben?!


Pasi që rezultati i zgjedhjeve, tani më mori formën përfundimtare dhe zyrtarisht u proklamua fitorja bindëse e PDK-së, shumë nga subjektet politike që pësuan fiasko në këto zgjedhje, filluan të bisedojnë kokë me kokë, duke e shtruar pyetjen më të zakonshme: si ndodhi që humbëm në këto zgjedhje?!...

Fare e lehtë është që ta kuptoni shkakun humbjes suaj- u përgjigj një plak i urtë, që kishte rastisur të ishte i pranishëm në një ndeje me ta. E si humbëm pra?- na trego ti plak, pasi që qenke kaq i mençur!- iu hakërruan ata

Krejt e lehtë është me e ditur: humbet se më në fund ju pa populli!- ua ktheu plaku (Ngucakeqi)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:33
Ju kthye kurorës së parë!


Një grua e martuar, pasi që kishte përfituar shumë materialisht nga burri i saj, pas një kohe kishte filluar që ta tradhtonte atë. Pra, ajo kishte filluar ta shkeli kurorën e martesës?! Pas një kohe bashkëshorti i saj e divorcoi (ndau). Dhe secili në rrugën e vet. Kaloi bukur kohë e gjatë dhe fisnikja e bëri rrush e kumbulla tërë pasurinë që kishte përfituar nga kurora e parë. Një ditë ajo u mendua dhe u rikthye të kurora e parë e po i thotë: Po kthena natyrshëm te kurora e parë, me betimin se nuk do të ju tradhtoj më kurrë se kam pshurrë në të e kam mbetur pa as një lek e madje edhe pa ushkur!

- Ja paska ba, tamam si Bukoshi- ia priti një plak!... (Ngucakeqi)

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:33
Të arriturat e fundit të Ministrisë së Arsimit?!

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, zoti Agim Veliu, tani gati në fund të mandatit të tij shënoi edhe një të “arritur” të madhe, pas shumë “arritjeve” tjera që nuk mbahet mend gati as në kohën e Millosheviqit! Besoi se as në shtetet e rajonit e mos të flasim më për shtetet e bashkësisë evropiane të cilët për nga arsimi e shkenca janë shumë ”mbrapa“ nesh!

Zoti Agim Veliu, në saje të strategjisë së tij, pa dyshim me ndihmën e pakursyer e shumë profesionale të ShPK-së, arriti që akademik Rexhep Qoses të ia ndaloj hyrjen në Institutin Albanologjik!...

Thanë se Policia e Kosovës (me urdhër të ministrit në fjalë), ishin të armatosur deri në dhëmbë për ta mposhtur akademikun e nderuar 70-të vjeçar!... Këtë primitivizëm të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës, besoj se populli ynë nuk duhet ta harrojë kurrë, ja kush i prinë arsimit dhe shkencës në Kosovë- idiotizmi nuk ka brirë! (Ngucakeqi)

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:34
Simbolet

Duket se statusi i Kosovës po zhagitet mu për mungesë të simboleve shtetërore. Simbolet janë shenja të identitetit, mu si yjet në galaksi.

Edhe politikanët tanë të urtë kanë alarmuar këtë boshësi.

Sipas pakos së Ahtisarit, simbolet e Principatës së Kosovës duhet të jenë multietnike, universale, pra të të gjithëve dhe të askujt.

Tani shumë piktorë tanë iu kanë rrekur disenjimit.

Dikush e ka marrë hartën e Kosovës, dikush yjet e dikush ia ka hequr një kokë shqiponjës.

Dihet se shumë figura të shtazëve, shpendëve e bimëve tashmë janë simbole kombëtare.

Përse ky indentifikim i njerëzve me botën animale?

Ato toteme u bënë simbole për cilësitë e tyre magjike mbrojtëse.

Simboli i shqiponjës dykrenore nuk është thjesht një simbiozë e dy shqiponjave binjake.

Shqiponja e Pirros ishte me një kokë, ndërsa e Konstandinit të Madh me dy kokë simbolizonte Perandorinë Romake.

Më pas këtë simbol e përvetësuan Kisha ortodokse dhe sllavët, por në fushë të bardhë.

Shqiponja jonë dykrenore është e larë në gjak.

Figura origjinale e shqiponjës dykrenore ndodhet në kërcellin e fierit.

Kokat e shqiponjës duken më shumë si koka gjarpërinjsh, ndërsa flatrat si gjethet e fierit.

Gjarpri ishte simbol antik i mbrojtjes, për shkak të helmit të tij.

Tek ilirët ishte totem i pikturuar në gurë, qeramikë, stoli etj.

Edhe në etnografinë shqiptare figura e gjarprit haset kudo.

Gjarpri i shtëpisë quhet vitore, që sjell fat e mbarësi.

Nëse shqiponja dykrenore nuk bëka të valëzojë në flamurin e Principatës së Dardanisë, atëherë gjarpri mund ta zëvendësojë bukur atë.

Jo gjarpri kutullaç, por ai me kokë përpjetë.

Njëmend gjarpri është i ftohtë akull, por tmerrues për armikun.

Gjarpri është simbol ktonik, ndërsa shqiponja uranik.

Simboli i gjarprit shpreh bukur identitetin tonë politik, jo pse jemi vend i gjarpërinjve, po pse kokat e liderëve tanë iu përngjajnë shumë atyre: hollakë, dredharakë e grindavecë.

Po ashtu, në stemën e Kosovës nuk mund të qëndrojë Qeni i Sharrit, sepse është i sojit të ujkut që ha dhentë dhe turret tmerrshëm. Nëse patjetër kërkohet i atillë, atëherë ai duhet të jetë qen melez.

As dardha nuk mund të qëndrojë në stemë, sepse mund ta hanë shpejt njerëzit dhe mbetet shteti pa simbole. Pastaj dardha ka bisht!

Njëmend Dardania antike ishte përplot dardha të egra, gorrica.

E si mund të jetë dardha e egër simbol i qytetërimit?!

Stemën e Kosovës do ta hijeshonte portreti i Mbretit dardan ose shalli i tij. Edhe gurët kristalorë do të shkëlqenin bukur!

Himn i Kosovës nuk bën assesi kënga Kur ra kushtrimi... , sepse e prish paqen politike.

Himn mund të bëhet vetëm kënga solemne e Rauf Dhomit: Paqe, paqe, Evropë, Europë!

( Mahitet ARKADIA)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:34
Identiteti

Ditën e Flamurit Mbreti dardan na përgëzoi me një mrekulli të re.

Në Teatrin Kombëtar shpalosi flamurin e Dardanisë.

Tashmë jeni mësuar me këtë flamur. Vetë e kam qëndisur e ujdisur! - tha gjithë buzagaz.

Turma jashtë u çmerit:

More, ky qenka hakubet, kukuvriq lakuriq!

Shiheni si ia paska lidhur shallin për mjedisi!

Gjoksin e paska me kryq !

A fluturon shqiponja në rreth ore, a noton nëpër det?!

Në krye paska sërish yllin, medet!

Dikush shpërtheu me ironi:

Më mirë do të rrinte shalli flamur!

Jo, jo ia priti tjetri: dardha me bisht!

Mrekullia e dytë ishte himni i ri Kur ka ra kushtrimi...

Këtë e kemi zgjedhur për himn kombëtar-shtetëror të Dardanisë- shtoi Mbreti dardan.

Hëm! As ky himn nuk bën, është kundër paqes. Më mirë do të jehonte Bien tupanet në Dardani.

Kështu Mbreti dardan sfidonte Vlorën me identitetin e ri.

Sheshi Skënderbej sfidonte cirkun në teatër.

Hadi Shehu, si Plaku i Vlorës, i binte daulles për Shqipërinë.

Mbreti dardan me Rauf Dhomin i binin defit për Dardaninë!

Turma çmeritej: More ky Mbreti dardan është ndër lule!

Ne po këqyrim si të bëhemi bashkë, e ky si të bëhet mbret me identitet!

Mbreti dardan vetëm qeshte:

Çdo shtet kërkon identitet. Më mirë i pari në katund se i dyti kurrkund!

Kjo mizeria jonë pagane ende nuk e di se Dardania ishte provincë romake. ( Mahitet ARKADIA)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:34
Topi

Statusi i Kosovës është bërë si top futbolli në ndeshjet ndërkombëtare.

Herë hidhet në njërën portë, herë në tjetrën. Herë fryhet, herë shfryhet.

Statusit iu kanë zgjatur veshët sa të gomarit.

Gomari pëllet e pëcet në vapë.

Topi rrokulliset e rrokulliset. Topi është i rrumbullakët.

Kush do t’ia fusë gol, gol, gol! ( Mahitet ARKADIA)

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:35
Bamiri

Më në fund, pasi grindjet e pushkët nuk bënë punë, Topi u zgjodh president i Shqipërisë edhe me vota të së majtës. Ky ishte gjest i vullnetit të mirë për pozitën.

Socialistët e Edi Ramës qitën tym e mjegull në vapën tropikale politike.

Kopili Nano ua lagu keq atyre.

Auuuuu politika!

Po, pse të hidhërohen aq shumë në lojërat politike?

President më të mirë nuk mund të gjente dot Shqipëria.

Bamiri ishte më i miri. Bamir i popullit dhe top i patundshëm.

Jo top futbolli, por top me gjyle që mban ekuilibrin e pushtetit.

Këtë verdikt nuk e luan as topi.

Topi hyri në portën e majtë.

Gol, gol! – bërtiti Berisha.

Tash Sala ka shtrirë krahët në gjithë pushtetin dhe mund të bëhet lirisht autokrat i djathtë.

Viva demokrtatia! ( Mahitet ARKADIA)

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:35
Oratoria

Oratoria është mjet i fuqishëm politik për t’ua lëkundur mendjen njerëzve. Dy oratorë si Ciceroni i ka sot Kosova. Kur flet Skënder Hyseni, dridhet Llapi e Lepeteni! Tash Skënda po ngrit një tribunë gjashtëkatëshe për të mbajtur fjalime në Velani.

Skënder Hyseni lum ne që të kemi!

Kur ligjëron Baci Kolë na mbërthen vaji politik me lotët çurg.

O baci Kolë, thuej bacit Thaç le ta thurë tharkun me thupra thane se na ranë thitë!- thërret turma e lebetitur. ( Mahitet ARKADIA)

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:35
Shumëkush po lypë!


Një djalë i ri që solli lopët nga fusha, sa erdhi në shtëpi po i thotë gjyshes së vet:

Mori gjyshe, tërë ditën lopa nuk ka kullotur, por i ka hipur tjetrës lopë në shpinë?!

Eh, po lypka me u ethur mor biri i gjyshes- ia ktheu ajo.

E reja e saj e cila ishte lodhur nga punët e shumta të shtëpisë, po i thotë djalit të saj:

E mor biri im, mor çobani i nënës: Shumëkush në ketë shtëpi po lypë ethur: Së pari

babai yt që gjithë ditën e ditës rri në çajtore të qytetit e nuk prek punë me dorë! Pastaj gjyshi yt (vjehrri i im), që tërë ditën rri pranë zjarrit e më thotë nga dhjetë herë brenda ditës: “Nuse ama një gacë ta ndezi cigaren!” Më pas gjyshja jote (vjehrra ime) e cila tani më ka kaluar të shtatëdhjetat e kërkon që t’i lyej flokët me kanë për çdo javë! Më pastaj edhe Qeveria jonë e cila po na gënjen që tetë vite me radhë se po bëhet Kosova e pavarur, jo atë vit e jo këtë vit! E krejt në fund duhet ethur edhe lopa- ia ktheu ajo e lodhur e krejt e revoltuar, birit të saj!... (Ngucakeqi)

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:36
Te Doktori?!


Një ditë mbrapa, pasi që Presidenti i SHBA-ve, zoti Gjorgj Bush vizitoi Shqipërinë, Doktor Berisha i thirri në një vizitë urgjente në Kukës, Kryetarin dhe Kryeministrin e Kosovës zotërinjtë Sejdiun dhe Çekun?! Opozita me ta mësuar këtë lajm, menjëherë i vrenjti hundët dhe si zakonisht filloi loja e gjuajtjes me “kunja!”...

- Mos u merakosni- ia ktheu njëri nga këshilltarët e opozitës: Doktori nuk pranon më shumë se nga dy të sëmurë në ditë për vizitë, të shpresojmë se në terminin tjetër Doktori do të ftojë dy të tjerë- kuptohet nëse doktori vet më parë do të jetë mirë nga shëndeti?!... (Ngucakeqi)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:36
Mos harxho!


Fehmiu e mori në telefon një shokun e vet, të cilin kishte vite që nuk e kishte thirrur. Ata po bisedonin për shtatë palë qejfe, dikur, pasi që Fehmiu u zgjatë bukur si shumë në telefon, ky shoku i tij, duke dashur që ta kursente, po i thotë: Mjaftë më Fehmi, mos u harxho se ka mbi gjysmë ore që je duke biseduar me mua dhe të kushtojnë shpenzimet e telefonit!

Jo, jo e kam pa pagesë- ia ktheu Fehmiu?!

Si pa pagesë- po e pyet ai?!

Jam nga telefoni i një shokut tim- ia ktheu Fehmiu!

Ëhëëë- ia priti ai, për sy të ballit ma mori mendja se një e mirë ka ndodhë, ngase ka mbi 4 vjet që ti Fehmi nga telefoni yt nuk ma ke bërë xërrrr......... (Ngucakeqi)
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:37
VIZITA E ZYRTARIT TË LARTË NË KOSOVË

Shkruan: Beqir Elshani

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian shkoi për të vizituar Kosovën. Në pritje kishin dalë Kryeministri i Kosovës me Kryetarin e Kosovës, kryekuvendarin dhe ministrat e Qeverisë së tij.Të gjithë bashkë e pritën mysafirin e lartë. Kryeministri e shoqëron dhe e prezanton zyrtarin e lartë para zyrtarëve të Kosovës.

- Ky është kryeplaku i kompromisit të Kosovës, - tha kryeministri për kryetarin e Kosovës.

- Kjo është zëdhënësja e mjerimit dhe vuajtjes së popullit, - tha për zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës.

- Ky është kryetari i shurdhmemecëve, - tha për kryetarin e Kuvendit.

- Ky është ministri i hajdutëve, - tha për ministrin e financave.

- Ky është ministri i territ, - tha për ministrin e energjetikës.

- Ky është ministri i vagabondëve, - tha për ministrin e kulturës.

- Ky është ministri i analfabetëve, - tha për ministrin e arsimit.

- Ky është ministri i infektimit, - tha për ministrin e shëndetësisë.

- Ky është ministri i dhunës dhe shtypjes së brendshme, - tha për ministrin e punëve të brendshme.

-Ky është ministri i korrupcionit,-tha për ministrinë e industrisë dhe tregtisë

- Ky është ministri i padrejtësisë, - tha për ministrin e drejtësisë.

- Vetëm ministri i të verbërëve mungon (është fjala për ministrin e bujqësisë). Ai është i shqetësuar, sepse rezervat e ushqimit në depo janë prishur. Zoti zyrtar, ndonëse ministri është i verbër, hundën e ka të hollë dhe shpejt e merr vesh, kur prishet ushqimi. Deshi të varë veten, por e shpëtoi ministri i padrejtësisë, - kështu e informoi kryeministri zyrtarin e lartë të BE-së.

- Sa budalla, të marrë më qafë veten për një vagon ushqim, - tha zyrtari i lartë.

- Ministri i bujqësisë nuk ka faj… Faj ka populli që nuk blen ushqim, prandaj ushqimi po prishet në depo, - deklaroi njëri nga ministrat e pranishëm.

- Po, demonstruesit në rrugë, çka po lypin? Mbase ata janë kundër vizitës sime në Kosovë?! - pyeti zyrtari i lartë i BE-së, kur pa demonstruesit e Lëvizjes Vetëvendosje me pankarta duke brohoritur “VETËVENDOSJE!

- He, he…! Ata po lypin vetëvendosje, diçka që bie në kundërshtim me Unmik-un, - tregoi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës.

- Sa për Unmik-un nuk ka problem, por duhet pyetur Serbinë. Nëse Serbia lejon vetëvendosjen e popullit shqiptar, padyshim që Unmik-u e mirëpret, - tha mysafiri zyrtar.

Ndërkohë të gjithë ministrat buzëqeshën në shenjë nderimi.

 
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:37
Beqir Elshani - anekdota

LLUMI I KAFESË

- Çka po sheh në llumin e kafesë? - pyeti një grua shoqen e saj që po shikonte në filxhan.

- Po shoh një pako! - u përgjigj shoqja duke vështruar në filxhan.

- Është e madhe apo e vogël? - vazhdoi të pyes e para.

- E madhe është, mirëpo dora është e zezë! - tregoi e dyta

- Kuku, boll, se e di kush është! - tha me shqetësim e para.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:38
…LUMJA MOJ E ENJTE!

- E hanë, e martë, lumja moj e enjte! - brohoriti prej gëzimit një studente.

- Urime, po shkon nuse, apo?! - e përgëzoi shoqja e saj.

- Jo, po vjen pavarësia… - tha me gëzim studentja.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:38
RRUGA “VETËVENDOSJE”

- Pse po shpërngulesh prej rrugës “Vetëvendosje”? - e pyeti njëri fqinjin, kur e pa duke bartur plaçkat me kamion.

- Sepse kjo rrugë është me gropa, e pashtruar, pa dritë elektrike dhe vazhdimisht ka policë, - u përgjigj fqinji, duke i lënë lamtumirën.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:39
ZGJEDHIMI I FOLJES

- Agim, si bëhet zgjedhimi i foljes në kohën e tashme të mënyrës dëftore: veta e tretë, numri njëjës? - pyeti arsimtari i gjuhës nxënësin.

- Qeveria po fle, parlamenti po krihet, ministria po shthuret, populli po dridhet…

- Shumë bukur, Agim! - miratoi arsimtari i gjuhës shqipe.
Anonymous
Musafir
Vizitor

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

23rd March 2008, 04:39
GJYSHI NË SPITAL

Në spital është shtrirë një plak i sëmurë dhe mbahet me infuzion. Pranë plakut qëndrojnë mjeku dhe të afërmit familjar, ndërkohë vjen edhe nipi.

- Çohu gjysh, do të bëjmë kryetar shteti! - tha nipi, duke ia larguar infuzionin prej trupit.

Për çudi, gjyshi u ngrit dhe iku prej spitalit. Mjeku dhe të afërmit e plakut mbetën gojëhapur.
Sponsored content

H U M O R  me Sali Berishën dhe të djathtën e tij Empty Re: H U M O R me Sali Berishën dhe të djathtën e tij

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi