Thellohet bilanci tragjik, 10 të vdekur, 7 të zhdukur
17th March 2008, 11:02
Thellohet bilanci tragjik, 10 të vdekur, 7 të zhdukur
Aty ku njerëzit e shkrumbuar prehen nën rrënojat e shpërthimit
Njëzetenëntë orë pas shpërthimit të fuqishëm atomik, pa përmbajtje nukleare, janë shuar, por me vete kanë marrë jetën e dhjetë personave dhe zhdukjen e shtatë të tjerëve. Flakët kanë shuar një fshat të tërë. E tashmë, çdo gjë është kthyer në një gërmadhë të stërmadhe muresh, pemësh e predhash, mes të cilës ka vetëm forca ushtrie dhe policore. Ata kërkojnë trupa të pajetë, ndërsa një pakicë banorësh kanë mundur të depërtojnë deri në thellësi, pavarësisht se zona është e ndaluar. Ata kërkojnë pak gjëra që mund të kenë mbetur nga kjo katastrofë. Nga mëngjesi i djeshëm, tymi shihej nga larg, që nga autostrada, e cila të çon në Durrës, ndërsa një varg ushtarësh e policësh shkonin drejt vatrës së shpërthimit. Rruga e bllokuar të detyron të marrësh anën e malit të fshatit Gërdec, qëkur lë pas qytetin e Vorës. Sapo kalon shinat e trenit, i cili dje nuk ka funksionuar nga frika e ndonjë shpërthimi tjetër, shikon dy a tre predha, të cilat kanë "vizituar" zonën, si për të treguar se sa e fuqishme ishte forca e tyre goditëse, pavarësisht se punëtorët e çmontimit të tyre, njerëz të thjeshtë, hallexhinj, të varfër, nuk e dinin këtë rrezik. Më pas je në hyrje të fshatit, ku panorama të lë shijen e një lufte të sapopërfunduar. Predhat dhe forca goditëse kanë thyer xhama, kanë shembur mure, e kanë rrënuar shtëpi. Rruga është e gjatë për të shkuar në këmbë deri në fabrikën e çmontimit të municioneve, por jo aq larg sa duhet për rrezikun e saj. Ana e malit, përbri fshatit, është tharë e gjitha, ndërkohë që me kalimin e kohës afrohesh pranë vendit të tragjedisë, pranë vatrës së shpërthimit, pranë fabrikës së vdekjes... Teksa pret të shikosh një mal, një fabrikë të ngritur e një fshat me banesa private, aty gjen vetëm një gërmadhë, e cila vazhdon të nxjerrë tym pa pushim. I gjithë fshati është rrënuar. Predhat e rrezikshme janë shpërndarë në të gjitha anët, ndërsa forcat e grupit të emergjencës mundohen t‘i evidentojnë ato dhe të shmangin rrezikun që vazhdon të jetë i pranishëm. Që në mëngjes herët, trupat xheniere arrijnë të gjejnë trupin e një gruaje. Ajo është pothuajse plotësisht e shkrumbuar. Rryma e nxehtë i ka djegur rrobat, lëkurën... Pak më vonë gjendet edhe trupi i një burri. Ai ka të veshura disa rroba policie. Është punonjësi i policisë private, i cili ruante fabrikën. Edhe ai ka vdekur. Vdekja ka mbizotëruar në të gjithë zonën, ndërsa kërkimet vazhdojnë për viktima të tjera. E kështu, policia gjen të mbijetuar, të vdekur e predha të paplasura. Shikon më tej, ku ndodhet një grumbull me beton. Një i moshuar tregon se ka qenë banesa e nipit të tij. Por, tashmë vetëm banesë nuk mund të jetë. "Është djegur dhe është rrënuar gjithçka. Veç njerëzve, janë dëmtuar gjithë të ardhurat ekonomike. Kanë ngordhur edhe bagëtitë", rrëfen Hyseni, i cili tregon me dorë disa lopë të ngordhura që kanë mbetur në disa gropa, të cilat janë shkaktuar nga shpërthimet. Ndërsa një banor, i cili ka hyrë fshehurazi në fshat dhe që ushtria kërkon ta nxjerrë nga kjo zonë, rrëfen se ka ardhur për të mbledhur disa plaçka. "Kam ardhur të marr rrobat, se kemi mbetur zhveshur. Rrobat që kishim na i dogjën flakët, teksa po arratiseshim. Ky është një cunam dhe jo një shpërthim. Kush do të ma kthejë jetën që kisha ndërtuar gjithë këto vite. Çfarë kishim bërë ne që të dënohemi në këtë mënyrë", shprehet i pikëlluar dhe pa shpresë banori, i cili merret në makinë të blinduar dhe niset jashtë zonës së fatkeqësisë, duke lënë pas një mal të kthyer në lëndinë, një fabrikë të zhdukur, një fshat të fshirë nga faqja e dheut... Por, pasditen e djeshme, njerëzit kanë filluar të marrin frymë më lirisht. Flakët janë shuar, por zona nuk banohet më. Flakët janë shuar bashkë me jetën e dhjetë personave, të cilët punonin pa siguri, me pak para, por për të mbajtur familjen gjallë, duke dhuruar jetën e tyre.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi