Shqiptarët, jo vetëm pa qeveri, por dhe pa opozitë
17th March 2008, 11:24
Ngjela: Shqiptarët, jo vetëm pa qeveri, por dhe pa opozitë
Letër publike Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi: Këtë e tregoi tragjedia e Gërdecit
Spartak Ngjela
Tragjedia e Gërdecit është pa dyshim një ngjarje e rëndë, por që ishte e pritur për këdo që e ka ditur se cila është qeveria që po i drejton shqiptarët. Një qeveri e papërgjegjshme, jo profesionale, me një Kryeministër krejt të paaftë dhe agresiv; i paditur, që ka shtënë në dorë pushtetin dhe po drejton përditë me ndoca ministra të paaftë dhe tërësisht kukulla. Gërdeci ishte rrjedhojë e korrupsionit në nivele të larta të qeverisë aktuale.
Por shqiptarët sot e panë se janë të tradhtuar edhe nga opozita, në Shqipëri nuk ka më opozitë dhe nuk ka si të ndodhte ndryshe, kur liderët opozitarë janë që të gjithë të kapur me afera korruptive kur kanë qenë në pushtet.
Megjithatë, çështja ngrihet kështu: Ç‘duhet të bëjnë shqiptarët? Njëherë për njëherë, mendoj se ka ende një pikë ku mund të shpresohet për drejtësi dhe për të gjetur të vërtetën. Ky është Presidenti i Republikës.
Presidenti i Republikës
Presidenti Topi duhet të jetë i vetëdijshëm se kjo që ndodhi nuk është një ngjarje e rastit. Koha do ta tregojë se tragjedia e Gërdecit nuk është një rast i shkëputur. Unë si deputet, në lidhje me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, i drejtohem publikisht Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, me këto pyetje:
Si qëndron e vërteta me shitjen e armëve në Shqipëri dhe a janë të vërtetë zërat që qarkullojnë dhe thonë se qeveria aktuale është përfshirë në një shitje të pakontrolluar armësh?
Cila është e vërteta në lidhje me çmontimin e armëve, dhe a ka ndonjë lidhje korruptive midis kompanisë shqiptare që merret me çmontimin e predhave, me nivelet e larta të politikës së sotme.
Si shpjegohet që një qeveri nuk është në gjendje të kuptojë se një fabrikë për çmontimin e armëve nuk mund të ngrihet pranë një qendre banimi?
A ka pasur dijeni qeveria shqiptare se çmontimi i armëve po bëhej në një qendër banimi, si ajo e Gërdecit?
Si është e vërteta në lidhje me punësimin në fabrikën e çmontimit, a ishin profesionistë personat e punësuar?
A mos ndoshta punëtorët janë zgjedhur jashtë profesionit në lidhje me pagën e ulët dhe siguracionet? A e di qeveria shqiptare këtë fakt?
Nëse vërtet kemi një përfshirje të qeverisë shqiptare në shitje armësh, a mund të ketë lidhje midis fabrikës së çmontimit dhe tregtisë së armëve, nëse kjo është e vërtetë?
Nëse shteti shqiptar po shet armë, a ka kontabilitet të saktë midis sasisë së çmontuar dhe sasisë së shitur; apo ka ndonjë spekulim midis shpërdorimit të këtyre dy llojeve të kontabilitetit?
Z. President!
Kjo është ndër ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, e cila renditet bashkë me ngjarjet e vitit 1997 dhe atë të 9 janarit të vitit 2004. Edhe në vitin 1997 depot e armëve bënë kërdinë kundrejt jetës së shqiptarëve, por edhe sot është thuajse e njëjta gjendje. Dhe, është sërish Sali Berisha ai që po e drejton Shqipërinë në mënyrë personale si më 1997. E gjithë kjo nuk mund të quhet më rastësi, prandaj si kryetar shteti keni përgjegjësi historike, në zbardhjen e kësaj të vërtete. Për këtë arsye, duke i konsideruar të rëndësishme pyetjet e mësipërme, për të cilat vetëm ju i keni kompetencat ligjore për t‘i zbardhur, Ju drejtova me këtë letër publike për të bërë detyrën time përpara kohës dhe shoqërisë sime, deputet i së cilës jam në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1997.

Re: Shqiptarët, jo vetëm pa qeveri, por dhe pa opozitë
17th March 2008, 11:31
Mire qe paskemi nje deputet realist....
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi