Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Ndricim Xhepa: Roli im i ri, trajner ciklistesh Empty Ndricim Xhepa: Roli im i ri, trajner ciklistesh

17th March 2008, 11:40
Ndricim Xhepa: Roli im i ri, trajner ciklistesh

Pak dite kane shkuar nga premiera e "Daja Vanja" ne skenen e Teatrit Kombetar. Aktori Ndricim Xhepa ishte nje prej personazheve kyc. Pas Shkupit e Tiranes, fundjava tjeter do ta gjeje ate bashke me trupen e aktoreve te shfaqjes se Cehovit ne skenen e Prishtines. Jo pak u perkedhel kjo shfaqje ne Tirane, pati edhe ndonje kritike, per shformimin e Cehovit nga regjisori maqedonas, Slobodan Unkovski. Por Xhepa rrefen: "Kenaqesia e pare eshte e Cehovit dhe e dyta e padiskutueshme ishte prezenca e Slobodan Unkovski, qe eshte nje nga pikat e larta te regjisures maqedonase". Xhepa, aq sa i teatrit dhe i kinemase, pohon se ajo qe i mungon me se shumti skenes shqiptare, jane regjisoret. Ne kinematografi ka nje realitet tjeter, sipas tij, pasi regjisoret e filmit shqiptar kane nje plus te madh, mund te jene ne kontakt me prodhimet e medha boterore e te shohin shkolla te ndryshme. Ja dhe filmi me i fundit shqiptar qe do te interpretoje Ndricim Xhepa, "Lindje, perendim, lindje", per te dyten here me regjisorin Gjergj Xhuvani, pas "I dashur armik"

"Daja Vanja" u "perkedhel" jo pak ne premieres e Tiranes, pas asaj te Shkupit. Si jeni ndjere gjate ketij bashkeveprimi dhe shfaqjeje ne skene
?

Bashkepunime te tilla sjellin vec te mira, pasi pastrojne kufij gjuhesore qe ne kemi, te karakterit ndoshta edhe psikologjik, te perceptimit te fenomeneve ne baze te trevave. Shkembimet e vlerave autoriale dhe regjisoriale jane teper te mira. E me gjithe keto vlera, per mua nuk eshte ndonje "surprize" e madhe, pasi kam punuar qe 13 vjet me pare me nje regjisor maqedonas, por ka pas edhe me vone dhe kjo eshte nje vazhdimesi e mire per mua. Ajo qe eshte kryesore per mua, eshte qe isha ne Shkup per te qene te "Daja Vanja". Kenaqesia e pare eshte e Cehovit dhe e dyta e padiskutueshme ishte prezenca e Slobodan Unkovski qe eshte nje nga pikat e larta te regjisures maqedonase.

Mos ishte ky nje mesim per regjisuren shqiptare... Themi se s'kemi shfaqje te mira jo rralle, kjo per mungese te regjisoreve?

Eshte pak e veshtire ta pranoje kjo game regjisoresh qe ne kemi, pasi kemi regjisore qe punojne, qe hedhin instinktet e tyre pozitive artistike, ambiciet e nervat artistike ne skene, por duhet te jemi jo mohues, por pohues per aq sa jemi vertet. Regjisura tregon fytyren e teatrit, ka aktore e aktore, individe te afte qe mund t'i gjesh kudo, por fakti qe universin e nje premiere teatri, koka e shfaqjes eshte regjisori. Kjo kuptohet nga te gjithe, pavaresisht ne c'permasa ekzekutohet te ne. Duhet te fillojme te pranojme se ato shfaqje qe vihen ne teatrin shqiptar, absolutisht e them me shume dashamiresi se jane vetem venie ne skene. Regjisure te mirefillte kemi, por ne perqindje te vogla, dhe kjo s'do te thote aspak se po fyej punen e kolegeve te mi ne keto momente. Pjesa derrmuese e premierave qe sheh spektatori, kritika, gazetaria, shkojne tek te vlerat aktoriale te njerit apo tjetrit aktor dhe pjesa tjeter mbetet ne hije. Ndaj edhe ne Shkup isha me kenaqesine e pranise se nje regjisori, te cilin e dija fare mire se cfare perfaqeson.

Cdo aktor "preket" nga komentet apo kritikat qe vijne pas shfaqjeve. Ne kemi kritike?

Ti ma adreson kete pyetje, pasi mund te kesh edhe nje shkak. Pasi dikush nen lekuren e kritikut pati edhe alogjizmin, pa zgjuarsine qe e beri kete. Une e vleresoj kete shfaqje, pasi me qetesine me olimpike, nga nje mori te aftesh, dashamiresish dhe jo, xhelozesh dhe smirezinjsh, fshehtas dhe direkt jane dhene opinione nga me te mrekullueshmet jo vetem per figuren time, por shfaqjes se Slobodan Unkovskit. Them shyqyr qe kemi njerez qe kritikojne nje shfaqje, por nuk e prisja ne kete vershim opinionesh pozitive, duke u krahasuar edhe me venien me te pare, para 2 vjetesh. Dhe diferenca eshte e dukshme. Atehere personi qe merr rolin e kritikut, o eshte i nxitur per te shkruar keshtu. Ai duhet te ishte i pari qe duhet te analizonte, aspak te lavderonte. Thellesisht dhe profesionalisht duhej ta bente. Pavaresisht se une hyj tek aktore qe vleresohem, s'kam pse e gjykoj ne aspektin individual kete gje, e them se me vjen teper keq kur gjykon ne menyre te tille per shfaqjen ne pergjithesi.

Jeni tip i veshtire per te pranuar role, pse?

Percaktimi me behet si "i veshtire", por nuk them se jam i tille. Jam vetem ne kerkim per te marre role qe jane prane psiko-fizikes sime, dhe kjo game nuk eshte e vogel. Ka personazhe qe s'me shkojne e s'kam pse t'i pranoj, ka momente krijimi premieres, ka regjisor me te cilin s'me perputhet shija dhe ideja. S'desha ta bej ne Tirane Astrovin dhe e bera ne Shkup, po ate rol. Ne kete drejtim refuzoj! Por nuk bej as tjetren, qe nuk marr nje rol per te marre vetem para. Pasi s'ka aktor ne bote qe te mund te krijoje shume role ne vit. Nuk kam egoizem te shfrenuar qe te marr aq role sa me ofrohen. Jam vete i logjikshem ne ato qe marr dhe jo i veshtire.

Ndryshe nga teatri, per filmin kemi me shume regjisore?

Ndryshe nga filmi, regjisura e teatrit u ngushtua ne pak individe, per shkak te perndjekjeve qe u be per ata emra qe spikaten. Por edhe pse shkolla e regjise se teatrit nuk shtrihet gjate ne vite. Po filmi ka edhe nje plus te madh. Syri i krijuesit eshte me ne kontakt me kinemane boterore sesa teatri. Ka shume leksione regjisoriale qe mund te marre. Ndersa teatri ka deficenca ne kete drejtim se te shohesh teater, do te thote te qarkullosh neper festivale.

Keni ne dore nje skenar te Gjergj Xhuvanit "Lindje, Perendim, Lindje". C'do jete roli juaj ne kete film?


Jam ne pozicionin e nje figure interesante, te kendshme, ate te trajnerit te ekipit te ciklisteve. Aty perdor nje tricikel! Do te jete nje figure, qe sic e kemi trajtuar me regjisorin, ka si linje kryesore pasionin qe i mban te lidhur ata si ekip. Ka linje personale, e cila eshte e pashmangshme, por edhe me burokracine e shtetit. E per shkak te ketij filmi po me duhet te rinovoj edhe patenten, jo per film te kuptohemi. Pasi tani, para xhirimeve me duhet qe te bej prova per te mesuar mire rolin.

Sa te rendesishem jane partneret, sugjeroni shpesh?

Po, pa modesti, mund te them se s'kam kursyer ne asnje moment sugjerimet dhe nuk jam i pavemendshem. Me duket nevoje e brendshme, qe te propozoj emra, djem e vajza te reja, per t'i dhene ndihmese me ane te sugjerimeve. Keto kane qene te shpeshta. Me duket mire kjo gje, pasi gjenerata e re duhet te jene, aty ku eshte vlera. Sa per partneret, cili eshte ai aktor qe nuk do te kete partner te mire ne skene dhe aty ku me duket se nuk e shoh nje aktor nen petkun e nje personazhi, e them hapur.



Aktori i veshtire i pranimit te roleve

"Refuzon" jo pak role pergjate nje viti, kryesisht ne teater. Ndaj edhe percaktohet si aktori i veshtire. E megjithate, Ndricim Xhepa pohon se, "percaktimi me behet si "i veshtire", por nuk them se jam i tille. Jam vetem ne kerkim per te marre role qe jane prane psiko-fizikes sime, dhe kjo game nuk eshte e vogel". Tregon se s'ka se si te pranoje role qe si shkojne per shtat. Shpesh refuzon role edhe per shkak te mos perputhjes se ideve me ato te regjisorit. "S'desha ta luaj ne Tirane Astrovin, e bera ne Shkup", shprehet ai. "Nuk kam egoizem te shfrenuar qe te marr aq role sa me ofrohen. Jam vete i logjikshem ne ato qe marr dhe jo i veshtire", perfundon Xhepa.



Role ne filma

I dashur armik - (2004)

Porta Eva - (1999)

Dasma e Sakos - (1998)

Perdhunuesit - (1995)

Loin des barbares - (1994)

Plumbi prej plasteline - (1994)

Pas fasades - (1992)

Enigma - (1991)

Une e dua Eren - (1991)

Kthimi i Ushtrise se Vdekur - (1989)

Flutura ne kabinen time - (1988)

Treni niset me shtate pa pese - (1988)

Hije qe mbeten pas- (1985)

Te mos heshtesh - (1985)

Duaje emrin tend - (1984) etj
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Ndricim Xhepa: Roli im i ri, trajner ciklistesh Empty Re: Ndricim Xhepa: Roli im i ri, trajner ciklistesh

17th March 2008, 13:09
Me pelqen shume te filmi "Une e dua Eren" si dhe tek filmi "Hije qe mbeten pas" dhe ne filma te tjere. Duhet te them qe eshte nje aktor i mire dhe me talent edhe pse seshte nje nga aktoret e mi te preferuar shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi