Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, dashuria, besimi. Ajo ka aromë lulesh dhe ndriçim yjësor”. Nga Nexhmije H Empty “Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, dashuria, besimi. Ajo ka aromë lulesh dhe ndriçim yjësor”. Nga Nexhmije H

19th April 2017, 23:38
“Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, dashuria, besimi.
Ajo ka aromë lulesh dhe ndriçim yjësor”.
Nga Nexhmije Hasani, shkrimtare Angli



Në këndvështrimin psikologjik, fjala paqe nuk do të kishte sens, nëse vlera e saj nuk do të mbillet e të kultivohej në “tokë” paqësore. Ne mund të ligjerojmë gjatë gjithë kohës, duke folur e brohoritur për paqe, po a mjafton kjo për t’u ndjerë në paqe? Unë paqen e konsideroj oksigjen dhe pa oksigjen, as një lule a frut nuk mund të rritet. Po ç’mund të shprehemi për bronket e njeriut? A mund të ketë jetë pa oksigjen? Ne jemi fruti i pemës që rritim dhe, nëse e rrisim në toke pjellore, marrim fruta të paqta. Por, nëse i sillemi rrotull pemës, duke planifikuar intriga, është një vërdallisje e humbur dhe kjo i humb dritën e diellit pemës dhe e than deri në rrënjë.Deri kur do të vazhdojë të vërtitet njeriu kundër njeriut, duke krijuar klane të pabesa dhe me të ashtquajturin besim i lartësuar, veprojnë në mënyra antivlerësuese kundër ligjeve të shenjta hyjnore. Njeriu, si qenia më speciale e krijuesit, duhet të jetë imituesi i së mirës, por në fakt ndodh e kundërta. Ka tendencë të fuqishme të përqasi më shpejt ligjin ndëshkues, se sa atë paqësor. Dita fillon me dritë dhe ne luftojmë ta errësojmë, duke ia rrëmbyer dritën. Cmira, xhelozia, egoizmi, vetkënaqësia, te gjitha këto na zhveshin nga lëkura e njeriut dhe na veshin petkun djallëzor. Të gjithë ne gjykojmë njëri - tjetrin dhe duke u pozicionuar në rolin e gjykatësit, shndërrohemi në bashkëpuntorë me të ligun. Ngrihemi kundër një terroristi apo një politikani, duke dashur t’i hedhim në zjarre. Brohorasim për atdhetarizëm duke dashur shtetin fqinj ta shohim të rrënuar. Arsyet mund të jenë të pafundme, për t’u ndjerë të indinjuar përballë padrejtësive, po a na bën ky veprim paqësor? Jo, kurrë! Nëse do të flisnim për paqe kombëtare, ajo fillon nga vetja. Perëndia krijoi gjithësinë për ta lulëzuar, hulumtuar dhe jo për ta shkatërruar. Nëse ne të gjithë respektojmë këtë mrekulli, duke mos qenë pjesë e së keqes, e luftës, e politikës, me siguri këto rryma s’do të kishin jetëgjatësi. Oksigjeni do të ishte i mjaftueshëm për të frymuar dhe “uni” ynë do të ishte në paqe me veten.
Një ditë, një fëmijë më pyeti: “Çfarë është Paqja?” Dhe unë iu përgjigja: “Paqja është një dritare e hapur, e cila lejon të hyjë drita e diellit, dashuria, besimi. Ajo ka aromë lulesh dhe ndriçim yjësor”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi