Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:37
Me gjithë presionet e mëdha , populli ynë të gjitha këto trysni i përballoi me dinjitet duke i dhënë një mesazh të qartë e të prerë pushtuesit jugosllav se: Ne, nuk e durojmë më jetën e robit! Kjo ishte koha kur sakrificat më sublime që do të pasonin për Kosovën filluan të gatuheshin në zemrën dhe mendjet e atdhetarëve më të mirë shqiptarë, shqiptarët ishin zgjuar, ata nuk po flinin më!

Kjo rrugë e gjatë, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugë e shtruar me lule, por ishte rrugë e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratë kërkon, finalizimin e vet. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificat e shqiptarëve për lirinë e vet, veç bërjes së shtetit të lirë dhe sovrane të Kosovës, me të gjithë ata që dëshirojnë të ndjehen të lirë e të jetojnë këtu në tokën e Kosovës. Obligim i detyrueshëm kombëtar, morale, material, kulturor, shpirtëror e ligjësorë, duhet që domosdoshmërish të na përcjell brenga jonë e përhershme dhe përkujdesja jonë sistematike për të gjithë shqiptarët që prapë “fati” i la të ndarë nga trungu i vet!...

Elita politike në Kosovën e përgjakur të asaj pranvere, ishte zënë në befasi, zgjuar e trembur nga gjumi i rëndë që po bënte në shtratin e butë me pupla të ish atij pushteti. Ajo, nuk ishte e gatshme që të rreshtohej drejt. Në fakt, as që priste kush një rreshtim të tillë, ngase ishte e palogjikshme që nga ajo shtresë vasalesh të presësh diçka atdhetare. Pushtuesi kishte përgatitur këtë shtresë me vite, e kishte avancuar e parfymosur me erën marramendëse të pushtetit dhe të fryteve të tij, që nga punësimi, makinat, banesat, shkollimi e deri tek të bërit e ligjit. Një hafije për dy shkronjat “ K. R”, që do të thoshte “ Kosova Republikë!” , të denonconte dhe fare lehtë mund të dënoheshe me 2 e 3 vite burg! Madje, disa gjakprishur shqiptarë të asaj elite, shkuan aq larg, sa që për ta bindur pushtuesin për përkushtimin dhe besnikërinë e tyre ndaj tij, hoqën dorë edhe nga përkatësia e tyre kombëtare, duke u deklaruar me përkatësi kombëtare jugosllave siç ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu, Kolë Shiroka, Azem Vllasi etj.

Këtë klasë politike e shfrytëzoi maksimalisht pushteti titist, deri sa një ditë e hodhi për tokë si një leckë të ndyrë. Ata vazhdimisht i ranë po të njëjtës melodi, që nga akuzat kundër popullit të vet si: irredentist, ballist, nacionalist, vrimë e miut, diferencime, lëçitje e shkuan aq larg sa që preken edhe në simbolin tonë kombëtar! Pra, qëndrimi i kësaj elite me kohë kishte kaluar edhe në urrejtje të papërmbajtshme dhe tejet hakmarrëse kundër bijve të popullit të vet! Kjo bazë e urrejtjes e mbështetur nga yshtjet e politikës së Beogradit zyrtar, elitën shqiptare të asaj kohe e kishte bindur që të lehte pa ndërprerë kundër interesave të popullit të vet. Qentë po lehnin, por karvani po ecte, vërtetë ngadalë, por sigurt!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:37
Në veten e parë



- Më 26 mars, u ngjita shtyllës ndriçuese të elektrikut të rrugës (diku pranë radio Prishtinës), dhe hoqa flamurin e Jugosllavisë, duke e përbaltur e përplasur atë për tokë. Sinan Hasani, më vonë në një libër të tij, kishte shkruar se: “Një student me një shpejtësi majmuni u ngjit shtyllës së metaltë përpjetë, dhe përdhosi flamurin e Jugosllavisë!” ... Në fakt, ai kishte të drejtë ngase mua më duhej një shpejtësi e tillë, për të hequr shumë flamuj të Jugosllavisë titiste, të cilët i kishin vu majmunët e shumtë si Sinan Hasani me shokë, mu në zemër të Kosovës! Ç’është e vërteta, unë e përbalta flamurin e pushtuesit jugosllav, atë flamur të cilin më vonë e vrau me pushkët e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës- bijtë më të mirë të popullit tanë liridashës.



- Demonstratat e vitit 1981, populli ynë i përkrahu fuqishëm e pa u hamendur. Në mesin e studentëve vërshuan si lumi; nxënës, punëtorë, qytetarë, vajza, gra, të rinj e të moshuar- që të gjithë! Vlen të ceket, dhe nuk guxon të anashkalohet:Të gjitha dyert e qytetarëve atdhedashës të Prishtinës; qëndruan hapur për demonstruesit ditën dhe natën! Ata na pritën me bukë e kripë e zemër, na strehuan, na i lidhën plagët, nga e ngrohën shpirtin, na dhanë kurajën dhe mbështetjen, prandaj edhe sot i puthi me respekt duart e të gjitha atyre nënave që na dhanë bukën e ngrohtë e na i lidhën plagët e njoma. Ta paçim borxh Prishtinë!



- Punëtorë të shumtë të furrave e të shitoreve, po shpërndanin bukë, pijë e ushqime të tjera, për demonstruesit. Sot për atë kohë, më lejoni të ju them: Ju lumtë o bijtë e atdheut, dëshmuat dashurinë dhe përkushtimin për atdheun dhe për bijtë tuaj!



- Punëtorë të shumtë nga organizata të shumta punuese si: “Ramiz Sadiku”etj. me helmeta në kokë u futën në gjirin e demonstruesve. Ata sollën me vete së bashku me përkrahjen morale për ne edhe mjete tjera barrikade si: kamionë, ekskavatorë, rrafshues, buldozerë etj. Demonstruesit u bënë të pakalueshëm. Këta punëtorë u solidarizuan me bijtë e vet, duke dashur që të vdesin pranë dhe përkrah nesh! Mos e harroni këtë kategori që sot është si mos më keq!



- Punëtorët e shëndetësisë, po shpërndanin fasha, medikamente, vaksina e gjithë çka ishte në mundësinë e tyre për shpëtimin dhe aftësimin e demonstruesve. E madhja Sahadete Mekuli i kishte pritur demonstruesit e plagosur në spital me fjalët më të bukura, dhe më të guximshme si: ME FAT PLAGËT O TRIMAT E KOSOVËS ! Mos e harroni këtë akt atdhetarie, Shëndetësi e Kosovës, mos shkelni mbi betimin e Hipokrates sonë Sahadete!



- Me 2 prill, mbi fakultetin Ekonomik, nga një tank i ish ushtrisë jugosllave shtiu në turmën e demonstruesve. Shtiu armata e quajtur APJ! Nga breshëria e plumbave, u këput për dhe Besa Ahmeti- nxënëse. Plagët ia lidhëm me këmishën e trupit të Fejzë Veliut nga Polaci i Drenicës dhe e futëm në një makinë “Reno 4”. Mbaj mend se në momentin kur Besa ishte mes jetës a vdekjes, tek po i thoshte një shoqes së vet: “Mos trego në shtëpi për plagosjen time, mos u trego prindërve, thuaju se Besa është me demonstruesit!”... dhe vërtetë emri i Besës ishte kudo me ne, është edhe sot. Mos harroni gjakun e derdhur për liri rrugëve të Prishtinës, dhe Besën e Betimin e dhënë për liri të Kosovës!



- Një grua që kishte në dorë një litër qumësht, të cilën e kishte blerë diku në treg për fëmijët e sajë, na e zgjati atë qumësht, duke na thënë: “Merreni, po ua jap këta qumësht, ashtu sikur fëmijëve të mi!”

Mos e harroni qumështin e nënave të cilat na e dhanë për këto ditë, jo për të shkelur mbi gjakun e derdhur rrëke për liri, se pastaj detyrohen e na thonë : “ Haram ju qoftë gjiri i nënës!”...



- Në demonstratën e prillit ishte vra edhe i riu Xhelal Maliqi, punëtor i Televizionit të Prishtinës. Edhe një lule e këputur në mesin e shumë luleve- Dëshmor të Kombit. Me disa shokë shkuam atje që të përkuleshim për të fundit herë para trupit të tij. Si sot... në një oborr të vogël... nën një pemë të madhe që kishte qenë aty, një djalë i ri si një lis shtrirë në një arkivol të vjetër, shtrirë e me sy të hapur!... Ata sy, edhe sot të hapur qëndrojnë?! Qindra Dëshmorë të Kosovës nuk po i mbyllin dot sytë. Mos harroni, ata sy duan që Kosovën ta shohin të lirë e të bashkuar, dhe vetëm të lirë e të bashkuar!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:38
- Me dy prill, nga shtëpia e Dalibashiqëve (atje afër mensës së studentëve), diku rreth orës 11 paradite, ishte shtënë me armë zjarri. Dalibashiqët kishin plagosur një demonstrues për vdekje. Në orën 4 pasdite, kur policia u ngjit lart në atë lagje, prapë njëri nga Dalibashiqët doli me pushkë M 48- të, në dorë dhe diku 10-15 metra mbi shtëpinë e tij, qëlloi një demonstrues i cili atë moment ishte duke manovruar me një kamion për të bërë barrikadë në rrugë. Nga një largësi prej 200 metrash më lartë, mbrapa një trafo-je të rrymës, këtë ngjarje e kemi parë me sytë tanë tre veta: unë - Mehmet Bislimi nga Prekazi, Ismet (Milazim) Kabashi nga Polaci dhe Ilaz Kolovica nga Prishtina! Nuk kam njohuri, nëse këta dy demonstrues të qëlluar me pushkë nga qytetari Dalibashiq, kanë vdekur, apo kanë shpëtuar me plagë të rënda në trup? Atë botë, Dalibashiqët për këtë krim u dënuan vetëm me nga 30 ditë burg kundërvajtës!!! As kjo nuk duhet harruar!..



- Në Kosovë gjatë demonstratave të marsit dhe prillit të vitit 1981, milicia dhe ushtria jugosllave, vrau 11 demonstrues dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Burgosi mbi 2500 të rinj kryesisht studentë, përjashtoi nga shkollat, Universiteti, fabrikat, dhe institucionet tjera, diferencoi, lëçiti me mijëra shqiptarë. Shumë nga të burgosuri i mbyten edhe në burgjet serbe si Fazli Graiqevci, Xhemaili Berishen, Zija Shemsiun, Abedin Balen, Ibrahim Krasniqin, Ibrahim Kastratin e dhjetëra të tjerë. Vizitoni varret e tyre me respekt në mënyrë që t’i kujtojmë flijimet e tyre për një Kosovë të lirë!



- Milicia e Jugosllavisë, në mesin e tyre edhe shumë milicë shqiptarë, me 26 mars, diku pas orës 16 u vërsulën rreth konvikteve të studentëve, përdorën një dhunë të paparë deri në përmasat e një çmendurie, shfryer shtazërisht e më plotë urrejtje mbi rinin studentore. Nuk më hiqet nga sytë flamuri në duart e një vajzë të re, së cilës më shumë se katër milicë nuk po mundnin të ia hiqnin flamurin nga duart- Shqiponjës trime të Kosovës! Mos harroni se askund në botë nuk ndodh, që simbolet nacionale të përdhosen e përshtatën për hir të minoritarëve që në Kosovë përbëjnë jo më shumë se rreth 5 %!



- Shteti shqiptar, pra Shqipëria socialiste e Enver Hoxhës, ishte i vetmi shtet në rajon dhe Evropë që demonstratat e vitit 1981 i përkrahi moralisht e shpirtërisht, pa rezervë e fuqishëm, duke i vlerësuar kërkesat tona si të drejta. Shqipëria, njëkohësisht ishte i vetmi shtet që dënoi dhunën dhe represaliet që ish aparati shtypës jugosllave i zbatoi kundër demonstruesve duarthatë shqiptarë të Kosovës të cilët po kërkonin të drejtat dhe lirinë e vet. As këtë nuk duhet ta harrojmë!



- Në maj të po atij viti Tahir e Nebih Meha, si dikur Oso Kuka, u dogjën në kullën e tyre të barotit! Ata me këtë rast i treguan pushtuesit jugosllav se shqiptarët një ditë do të detyrohen të mbrohen edhe me armë. Tahiri atë vit vrau me pushkën e lirisë forcat e dhunshme të pushtuesit, vrau namin e tyre edhe për më keq hodhi për tokë “mitin” mbi njësitet speciale të ish UDB-së. Mos harroni krismën e pushkës së lirisë të Tahir e Nabih Mehës. Ishte lajmëtarja e parë e pushkëve të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

19th March 2008, 20:38
E tërë një histori luftërash e vuajtjesh për liri, sigurisht që nuk i ka rrënjët cekët. Ato rrënjë janë të thella, dhe datojnë që kur erdhi pushtuesi në tokat tona, prandaj rrënjët e lirisë nuk dukën mbi tokë që t’i shkuli pushtuesi kur të dojë. Jo, ato bulojnë çdo pranverë, bulojnë nga shtytja që i jep fuqi gjaku i derdhur për liri. Historia jonë nuk është histori romantike me të vërshuara e me të shkëputura, kjo është histori që i ka futur tmerrin pushtuesit serb. Kjo histori ka kaluar për tehun e shpatës së Gjergj Kastriotit, për mes kështjellës së barotit të Luanit të Janinës, për mes kullës së Oso Kukë Vraninës, për mes litarit të Idriz Seferit e gjoksit të Mic Sokolit e shtatit të Jakup Ferrit, për mes diplomacisë së Abdylit, Hasanit,Currit e Qemalit, për mes kobures së Boletinit, për mes së tehut të sëpatës së Ahmet Prekazit e mitralozit të Adem Jasharit.



Kjo është një histori e tërë, që nuk e zhbëri as Sulltani i Turqisë, as Krajli i Serbisë, as Cari i Mosokovit e as shpifjet e Perandorit! Brezi i demonstrueseve të vitit 1981, përfundimisht shembi themelet e ish Jugosllavisë pushtuese. Pushkët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur fuqishëm nga populli ynë, bënë gërmadhë kalanë gjakatare të quajtur Serbi. Mos të harrojmë edhe këtë: Çmimin e lirisë, deri sot populli shqiptarë e ka paguar shumëfish!
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

21st March 2008, 19:13
Biligona pergezime per kete teme kaq te mire:Demostratat e mars-prillit 1981 kanë lëkundur themelet e ish-Jugosllavisë.Ato i kanë organizuar studentët,i ka mbështetur rinia dhe klasa punëtore dhe u shëndruan në gjithëpopullore.S´ka dyshim se i organizuan bijët dhe bijat më të mira të popullit,u sakrifikuan për to në burgje e jetë.Mjerisht shumë shqipfoles i kanë dënuar,i kanë etiketuar pjesëmarrësit e tyre me termin më të rënd deri në kanibal,i kanë diferencuar dhe larguar nga puna.Shumë pjesëmarrës të demostratave të vitit 1981,e kanë organizuar edheUÇK-në,me një fjalë pa demostratat e vitit 1981,Lufta për çlirimdhe Pavarësia e Kosovës do të ishin edhe shumë të vonuara.Demostratat e 1981 kanë rolin e vet të veqantë,por duhet të kenë një vend ndriques në historinë tonë kombëtare.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

21st March 2008, 19:21
biligoa ke sjell disa shkrime ketu per ket dite ,dite e cila eshte dhe mbete ne histori edhe ne kujtime te atyre qe ishin pjesmarres aktiv me 1 dhe dy prill eshte dita e prillit ku i tundi temelt jugosllavis eshte po kjo dite qe gjoj ne shpartallimin e jugosllavis dhe te serrbis ,ne si shqipatre e filluam dhe na lbyllem e ja zvogluem kufijet serbis keshtu historia jone eshte e mbushur me viktima dhe me heroi por edhe e kurorzare me pavarsin e kosoves qe per gjithemon cizmja e shakut me nuk do te dal te thoj ne rruge ndal .apo te kontrroj shqiptarin .
Sponsored content

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981? - Faqe 2 Empty Re: Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi