Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë Empty DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë

10th January 2008, 23:21
Nga: Gjergj Nikprelaj

Autonomia e Shqipërisë, si kusht paraprak për arritjen e pavarësisë kombëtare, kishte hyrë ne gjakun e çdo rilindasi dhe çdo patrioti shqiptar. Për fat te keq, parimi "Ballkani - popujve te Ballkanit", shpallur nga aktoret e skenes politike te atehershme, popullit shqiptar i mohohej edhe pse ishte një nga popujt me te vjetër ne Ballkan. Shqiptarët kishin te njëjtat aspirata kombëtare qe i kishin realizuar popujt e tjerë te Ballkanit pak kohe me pare. Por, Fuqite e Medha te kohës nuk donin shtet shqiptar ne Ballkan!

Historianet, publicistet dhe biografet e Dedes pohojne se ai filloi qysh ne moshe shumë te re të merrej me veprimtari publike, politiko-shoqërore ne vendlindjen e vet ne Traboin ne Hot dhe me gjerë. Ai bashkëpunonte me Çun Mulen, Marash Uçin dhe me shumë hoten dhe malesore tjerë. Si vojvoda i Traboinit, sipas rregullave kanunore, atij i takonte vendi i dytë ne fisin e Hotit, pas bajraktarit qe ishte nga vellazeria e Çun Mulajve.

Dede Gjo Luli, i pari ne kushtrim për mbrojtjen e trojeve

Dede Gjo Luli "1840-1915) ishte i pari ne kuvend, ne kushtrim te luftës për mbrojtjen e trojeve tona. I pari mbeti edhe ne zemrat e popullit tonë, Malesise ne veçanti dhe Shqipërisë ne përgjithësi. A ishte edukuar me ndjenjen e e dashurisë për lii "ne shkollën e tradites popullore" ku kishin mësuar malesoret qe te jenë gjithmonë te gatshëm për te flijuar edhe jetën e vet për lirin e Atdheut, siç veproi ky kolos i mbrojtjes se Atdheut qe doli nga gjiri i popullit dhe gjithë familja e tij kreshnike e cila u flijua për atdhe. Deda u poq bashke me hallet e popullit, ndërsa dita-ditës i ndihmonte dhe keshillonte bashkevendasit dhe bashkeatdhetaret e vet. Shumë here i perfaqesonte edhe para autoriteteve osmane ne Shkodër dhe gjetiu. Ishte i mencur dhe largpamës, shumë i guximshem, orator i njohur siç e quante poeti ynë i madh Gjergj Fishta "Kuvendar"! Për te patur me te qartë figuren dhe kohën ne te cilën lindi, jetoi, luftoi Dede Gjo Luli i Hotit, duhet të kemi parasysh rrethanat historike, mjedisin shoqeroro-ekonomik dhe politik. Mjerisht, gjatë kohës se sundimit te Perandorise Osmane, Malesia ishte pjesa me e prapambetur e Shqipërisë, ashtu mbeti edhe deri me sot. Dede Gjo Luli dhe luftetaret e tij nuk trembeshin nga askush edhe pse Shqipëria ishte e pushtuar dhe rrethuar nga armiqtë shekullore, fjala është jo për popujt, por për estabilshmentet ballkanike qe gjithmonë enderronin te aneksonin tokat shqiptare.

I respektueshem nga mjedisi si askush tjetër

Dede Gjo Lulin e njohu dhe e respektoi mjedisi si askënd tjetër ne kohën e tij. Ishte burrë ne ze, fjala e tij kishte peshe shumë te madhe ne te tërë Malesine. Ishte nder figurat me te mëdha qe pati Malesia ne kohën e tij. Ai udhehoqi kryengritjen legjendare te Malesise, ngriti flamurin shqiptar te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Bratile te Deçiqit, me 6 prill 1911, pas katerqind e tridhjete e dy vjet dominimi te Perandorise Osmane, pasi shtatë trimat e Kojes e hodhen pertoke flamurin me gjysmehene dhe rane deshmore. Mprehtesia e Dedes dhe talenti i artit ushtarak shkelqen ne mënyrë te veçante ne Luften e Malesise. Ne nentedhjete vjetorin e vrasjes se heroit te popullit Dede Gjo Lulit, populli ynë ne teresi dhe Malesia e tij ne veçanti perkulet plot respekt për vepren e kryetrimit, kryengritësit të madh qe tërë jetën e kaloi me pushke ne dorë kundër sunduesve të huaj, dhe me fjale te urta dhe te zjarrta ne shumë kuvende u perpoq ta mbronte dhe ta nxirrte nga errësira shekullore Atdheun tonë. Dede Gjo Luli i Traboinit te Hotit me luftaret e tij u radhit krahas figurave te Rilindjes sone Kombëtare dhe Levizjes se armatosur antiosmane, prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku u ndegjua zëri i tij për çlirimin kombëtar dhe deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb.


Dedë Gjo' Luli

Kur rreziku i copetimit ishte mëse real

Pas luftës ruso-turke "1877-1878) dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit "1878-1881), si ngjarjes madhore te rilindjes kombëtare dhe konfrontimit luftarak ne Ballkan ne mes te Malit te Zi dhe Serbise me ushtrine e Perandorise Osmane "1876-1881) ndryshoi harta politike e Evropes, gjë qe, ne mes tjerash ndikoi shumë edhe ne disfavor te çështjes shqiptare. Ne gjysmen e dytë te shekullit XIX, rreziku i copetimit te tokave shqiptare ishte i madh dhe mëse real. Fuqit e Medha evropiane filluan për interesat e veta pazarlleqet me tokat shqiptare, nën sovranitetin e "Perandorise se sëmurë" siç quhej ne atë kohe ky shtet, i cili u ndau tokat tona shteteve fqinje. Atdhetari dhe intelektuali i shquar i diaspores sone nga Bukureshti, Kristo Dako, shkruante ne librin e tij "Liga e Prizrenit", se "Paqja e Shen Stefanit për turqit ishte një nderim, për ne shqiptarët ishte një helm vdekjeje".

Tryeza diplomatike për aprovimin e Traktatit me 3 mars 1878 ne Shen Stefan, ne mes te Perandorise Osmane dhe Rusise perfundoi me kushtet qe kjo e fundit ia diktoi Portes se lartë, si fitimtare e luftës e cila synonte te realizonte planet e vjetra ekspansioniste dhe pansllaviste për dominimin e vet ne Gadishullit Ballkanik. Ajo donte te formonte Bullgarine e madhe ose "guberne" ruse ne Ballkan dhe te zgjeronte Serbine e Malin e Zi. Rusia cariste dhe diplomacia e saj u nguten dhe harruan interesat e fuqive tjera te mëdha evropiane dhe jo vetëm interesat e shqiptareve.

Vendimet e Shen Stefanit u anuluan nga Fuqite e Medha, u vendos njezeri rishikimi i tyre ne Kongresin e Berlinit qe filloi punimet me 13 qershor, zgjati deri me 13 korrik te vitit 1878. Siç dihet Traktati paraprak i Shen Stefanit, veçanërisht prekte interesat e Austro-Hungarise i nderpritej udha e daljes ne Selanik. Po ashtu protestoi edhe diplomacia britanike. Anglia shqetesohej në lidhje me problemin e sigurimit te Dardaneleve dhe bregdetit Egje. Popullit shqiptar nuk iu dha asnjë e drejtë. Kongresi siç do të shohim, nuk u dha përgjigjje memorandumeve, vendimeve dhe protestave te shumta qe u derguan nga populli shqiptar dhe mbeti i shurdher dhe i verber sepse as qe dëshironte te degjonte për fatin e popullit tonë. As Memorandumi i njohur i Shkodrës, për te cilin iu dha autorizimin kryeministrit britanik lordit Bikonsvelld "Beaconsfield) me 13 qershor qe ne Kongresin e Berlinit te mbroje interesat e popullit shqiptar, por nuk pati dobi. Fuqite e Medha te Evropes se atehershme, siç e kemi konstatuar me pare, ishin për ruajtjen e statusit quo-se ne Ballkan dhe kundra kryengritjeve te shqiptareve qe mbronin copetimin e trojeve etnike dhe historike. Kongresi ne fjale veproi edhe me keq se ai i Shen Stefanit. I ndau tokat shqiptare duke i dhënë Malit te Zi krahinen e Kucit "Trieshin, Kojen, Fudnat dhe Rahojen).

Si u kembyen trojet?

Abasadori italian, konti Korti "Corti), propozoi qe në vend te Plaves dhe Gucise, Malit te Zi t'i jepen Hoti e Gruda, gjoja se popullsia katolike nuk do ta refuzonte Kuroren e krishtere te Malit te Zi, për çka rane ne dakord palet e interesuara, gjë qe u kundershtua rreptesisht nga popullsia e këtyre dy Maleve dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit -Dega e Shkodrës. Fuqite e Medha ne këtë rast kerkuan qe sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, Malit te Zi Porta e Larte t'i dorezonte Ulqinin. Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit "Dega e Shkodrës) tentoi ta mbronte edhe Ulqinin, bashke me popullsine vendase te cilën e kryesonin Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Sali Hyla, etj., te cilët heroikisht luftuan kundra ushtrise osmane te cilën e komandonte gjenerali turk Dervish Pasha, pasi i theu forcat mbrojtese vullnetare ne malin e Mozhures, këtu u vendos fati i Ulqinit. Flota ndërkombëtare e komanduar nga admirali anglez Sejmur, pa nderprerje bënte presion luftarak për dorezimin e Ulqinit. Me 26 nentor 1880, gjenerali turk porsa theu mbrojtjen popullore te këtij qyteti, i dorezoi Ulqinin Malit te Zi. Pas kongresit te Berlinit, Gruda, Hoti dhe Kelmendi u bene zona kufitare. Malesia e Mbishkodres u nda midis dy shteteve. Këto troje ishin pjesë e Vilajetit te Shkodrës, kurse ne pikëpamje etnografike i takonin Malesise se Madhe. Tashti, Perandorise Osmane "Shqipërisë) iu shkeputen trojet shqiptare: Trieshi, Koja, dhe Fudnat "një pjesë e banoreve ishin me kombesi shqiptare). Serbia fitoi dhurate me anën e spastrimit etnik dhe aneksimit me 1878: Pirotin, Prokuplen, Toplicen "Sanxhakun e Nishit) dhe pjeset te Kosoves Veilindore. Me mijëra shqiptare u shperngulen me dhunë edhe si muhaxhire u vendosen ne Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu ne territorin ku shtrihej Perandoria Osmane. Komiteti i Shkodrës duhet te gjente rrugedalje për buke e pune, për te siguruar ekzitencen e mijëra te zhvendosurve, nga Trieshi, Koja, Fudnat dhe pjesa e Grudes.

Lidhja e Prizrenit, ngjarje e rëndësishme

Ne historinë re te popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me 10 qershor 1878 tri ditë para Kongresit te Berlinit, perben ngjarjen me te rëndësishme ne historin e re te popullit tonë. Ajo ishte organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare, me një platformë e program gjithekombetar. Ajo kishte, siç dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat e veta ushtrake. Një rol të madh ka luajtur Dega e Lidhjes për Shkodren, ne mbojtjen e trojeve shqiptare. Me pëlqimin e popullit, Malesia dhe Mirëdita patën dymedhjete përfaqësues, Shkodra dy dhe Podgorica një, ne Kuvendin e themelimit te Lidhjes, edhe pse këta mberriten me vonë, me 30 qershor. Fakt është se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojne pikëpamje të ndryshme dhe kontradiktore varesisht se kush merret me te dhe me çfarë qëllimi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatusura anti-osmane me 1909-1912 te Levizjes Kombëtare, si shtyllat kryesore te pavarësisë se popullit tonë, deri me sot, ne historiografine sllavo-greke te Ballkanit, janë pare me dioptri te metodes kuazishkencore tradicionale me nencmime malicioze, insinuata, me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane për qëllimet e veta.

Veprimtaria politike e Dede Gjo Lulit mbetet e njohur

Veprimtaria patriotike, si u tha, edhe trimëria atdhetare e Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij gjatë Luftes se Miletit për mbrojtjen e teresise tokësore etnike shqiptare është pak a shumë e njohur dhe mbetet gjithmonë ne kujtesen dhe analet historike te popullit. Kujtoj këtu protestat e krereve te maleve: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, dhe krahines se Kucit "Trieshit, Kojes e Fudnave) drejtuar Fuqive te Medha kundër përpjekjeve për dhenien Malit te Zi, qoftë edhe një pellembe te tokes se tyre. Ata deklaronin si do të shohim, se ishin te vendosur, te mbronin me lufte trojet e veta deri ne vdekje. Vala e protestave u perhap si flaka ne të gjitha trojet shqiptare. Perfaqesuesit e popullit ju drejtuan ditë e nate Kongresit te Berlinit dhe Fuqive te Medha. Të gjitha këto protesta, memorandume, vendime i kishte nenshkruar edhe Dede Gjo Luli i Hotit. Këta burra kreshnike, me pushke ne dorë mbrojten trojet e veta nga ushtria malazeze.

Dokumenti i parë u nenshkrua ne 21 shtator 1879

Dokumenti i parë u nenshkrua me 21 shtator 1879, ne Shkodër, nga gjithë paria e Hotit dhe Grudes me Dede Gjo Lulin ne krye, Bajraktari i Rapshes Ahmeti, Nikolle Miraku, Ujke Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet Dino, Mustafe Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal Marku "Ismail Marku), Nike Ujke Preci, Pjeter Nika, Ismail Martini bajraktari i parë Grudes, Baca Kurti, Shaban Smaku, Dede Miraku, Dush Prela, Sokol Baci, Haxhi Gashi, Halil Qafa "nga Gruda), Tafil Kurti bajraktar i Grudes, Shul "Sul?) Uci, Zeke Alia dhe Beqir Osmani. Të gjithë janë te shënuar si "koxhabash" perpos bajraktareve. Kreret e Hotit, Kelmendit, Kastratit dhe Grudes i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez ne Shkodër, Lipihut, dhe protestonin kundër gatishmerise se Qeverisë Osmane për t'ia dorezuar këto krahina me dhunë Malit te Zi

Protesten ne fjale e nenshkruan: Dede Gjo Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikolle Mirashi. Të gjithë janë shënuar "krye". Nga Kelmendi: Kacel Turku bajraktar, Pal Deda, Nike Leke Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dode Preci bajraktar, Gile Vuksani "krye" dhe Prele Tome Nikolla. Të gjithë këta burra ishin anetare te deges se Lidhjes për Shkodren, përveç Gile Vuksanit qe ishte nga Kastrati dhe ishte përfaqësues ne Mbledhjen Komitetit Kombëtar ne Prizren.

Paria e Hotit ishin drejtuar, po ashtu konsulli austro-hungarez ne Shkodër me 12 mars 1880 dhe rreptesisht protestonin kundër vendimeve te Qeverisë Osmane për t'i dorezuar tokat e tyre Malit te Zi. Ndërsa nga Tuzi, me 16 Korrik 1880, kreret e Hotit shprehen vendosmerine e vet për zmbrapsjen e sulmeve malazeze dhe për te fituar pavarësinë e Shqipërisë, ndonëse Fuqite e Medha nuk dhanë asnjë ndihmë. Deklaraten e kishin nenshkruar: Met Cuni - bajraktar "vula). Kreret: Nikolle Mirashi "vula), Mat Gjuka - shenjë me kryq, Stak Breci - shenjë me kryq, Dede Gjo Luli - shenjë me kryq, Marash Uci, Gjel Marku, Leke Shabi, Leke Prela, Gjelosh Marku, Mark Deda, Elez Daka, Leke Marashi, Leke Alija, Leke Gjoni dhe Marash Gjeka. Për mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes nga Komisioni ad hoc i deges për Shkodër u formua Shtabi Ushtarak te cilin e kryesonte koloneli i karrieres Hodo Sokoli, ndihmes i tij Preke Bibe Doda, nga Shkodra anetare ishin: Selim Coba, Filip Ceka, Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti, Dede Gjo Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda, Ismail Martini dhe Baca Kurti. Kelmendin e perfaqesonin Nike Leke Pepa dhe Nike Gila, kurse Kastratin, Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi i ushtrise vullnetare e drejtonte luftën mbrojtese, dhe se shpejti kur u larguan forcat osmane nga pozicionet e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Deges se Lidhjes për Shkodren, para se t'i pushtonte ushtria malazeze.

Lufta u ndez ne tërë gjatesine e frontit. Ditën e pare me 22 prill 1880 palet ne konflikt u ndeshen ne Ure te Zharnices. Forcat e Hotit e Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmin e armikut. Pasi humben disa ushtare, radhet malazeze u terhoqen ne drejtim te Podgorices. Po e njëjta gjë ndodhi edhe ne pjesen e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, tentuan te pushtonin pozicionet e ushtrise shqiptare, por pa sukses. Qendresa ne frontin e Hotit dhe te Grudes zgjati pa ndryshuar disa muaj. Fitorja e kësaj ushtrie ne prill për mbrojtjen e këtyre dy maleve ishte shembull i lartë heroizmi te forcave mbrojtese. Kjo beteje është e njohur si Beteja e Zharnices.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë Empty Re: DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë

10th January 2008, 23:23
Dedë Gjo' Luli me djalin e tij Kolën

Tentativa për pushtimin e Hotit e Grudes dështoi

Ne fillim te luftës, Shtabi i Deges për Shkodren numeronte katër mijë ushtare, kurse me vonë u grubulluan nëntë mijë vullnetare nga të gjitha viset e Shqipërisë. Sipas disa dokumenteve historike, Mali i Zi kishte angazhuar dymbedhjete mijë ushtare, me pajisjet luftarake me moderne te kohës. Tentativa e Malit te Zi për te pushtuar Hotin e Gruden dështoi. Shtabi ushtarak me seli ishte ne Tuz, forcat ushtarake mbulonin territorin e këtyre dy Maleve, njekohesisht u formua edhe pushteti civil lokal, kujdesej për pajisjen e popullit, e ushtrise, me ushqim, arme dhe municion. Njekohesisht ishte formuar edhe e ashtuquajtura "Qeveria e Tuzit" qe kujdesej për funksionin ekonomik-politik, gjendjen civile, ushtarake përmes te keshillave te veta qe ishin i vetmi organ ne pushtet ne këtë kohe.

Shtohet pyetja në lidhje me fatin historik te krahines se Kucit, (Trieshit, Kojes, Rahose dhe Fudnave) gjatë Krizes Lindore.

Siç dihet, Serbia dhe Mali i Zi i shpallen lufte Perandorise Osmane me 30 qershor te vitit 1876. Ne fillim te kësaj lufte, pjesa me e madhe e luftetareve rezerviste nga këto treva "700 veta) te kryesuar nga disa krere te këtyre fiseve kaluan ne anën e ushtrise malazeze ne fillim te gushtit 1876.

Mali i Zi i aneksoi këto troje ne fillim te shperthimit te Krizes Lindore, një pjesë e banoreve te këtyre trojeve ju bashkangjiten Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ardhjen-aneksimin malazez e perjetuan si pushtim klasik, e jo "bashkim vëllazëror dhe çlirim" si thonin eproret ushtarake te Malit te Zi. Paria qe i mbeti besnike Malit te Zi nga këto troje, shpejt fitoi poste të ndryshme civile dhe ushtarake nga okupuesit.

Ne kujtimet e veta nga kjo lufte, komandanti i frontit ne këto anë, Ilija Pllamenac, duket se i kishte harruar këto ngjarje dhe aspak nuk i cekte. Atij i kujtohej mirë se ne betejen e madhe te Fudnave me 14 gusht 1876, kishin "marrë pjesë 200 malesore katolike nga Trieshi" ne anën e Malit te Zi ku ishte mbyllur fati i këtij fronti dhe ushtrise perandorake te cilën e komandonte Mahmut Pasha, sipas burimeve sllave, gjoja se kishte humbur me shumë se 6000 ushtare?

Po ashtu vojvoda Mark Milani, ne punimin e tij voluminoz "Fisi i Kuçit" vepron ne te njëjtën mënyrë "hesht) edhe pse komandonte ne këtë sektor te frontit. Por për rezistencen luftarake ne breg te Cemit qe bënin malesoret kanë shkruar "Srspske novine" te Beogradit, burimet diplomatike te Frances dhe Fuqive te Medha evropiane, si dhe autori i kësaj kumtese e shumë te tjerë.

Mali i Zi llogariste se ne anën e tij ne këtë lufte do të kalonin: Hoti, Gruda dhe Kastrati, por këto fise me këmbëngulje refuzuan këtë kërkesë, kur pane se viktima e pare u be krahina shqiptare e Kucit. Ne vitet 1876-1877 u paraqit politika dyfytyreshe e Malit te Zi, edhe pse një vit me pare Knjaz Nikolla i kishte thënë Preng Doçit te Mirdites, se gjoja, se nuk kishin kurrefare pretendimesh territoriale ndaj tokave shqiptare. Njekohesisht pasi dështoi kryengritja e Mirdites kundër ushtrise osmane, "bashkepunimi" me Malin e Zi u pasivizua dhe u shkeput me në fund. Po citojme edhe një proteste energjike nga krahina e Kuçit "Trieshi, Koja, Fudnat dhe Rahoja) kundër aneksimit nga Mali i Zi te këtyre fiseve te cilin e kishin nenshkruar: Rame Hysa "Qetkaj), nga Fudnat, Hasan Nika "Gjeloshaj) nga Trieshi dhe Gege Ivani "?) me 4 prill 1880 ne Shkodër. Burimi i kësaj proteste gjendet ne Arkivin e Malit te Zi ""Ministria e Puneve te Jashtme).

Çfare mendonin ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise?

Ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise, te cilët i percillnin këto ngjarje ne vilajetet shqiptare me vëmendje te madhe, vleresonin se ne një lufte ne të ardhmën, Kosova me Manastirin mund te mobilizonin njeqind mijë ushtare te armatosur. Shkodra vete mblidhte tetë deri dhjetë mijë ushtare "bashke me emigrantet e Trieshit), qe do të thoshte me shumë ushtri se sa kishte Mali i Zi ne atë kohe, shkruante Xhafer Belegu ne librin e tij. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj me 1939". Nga konstatimi i këtij autori, mund te konkludohet se fuqia ushtarake e këtyre trevave kishte bërë një rezistence te madhe kundër pushtuesit me 1876 -1877. Pas thyerjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne pranvere te itit 1881, ne Malesine e Mbishkodres filluan trazirat ne mes te malesoreve dhe pushtetit turk, i cili vazhdimisht terrorizonte popullsine shqiptare pa ndonjë arsye. Fiset e Malesise ishin te brengosura, për shkak te kontakteve sekrete midis pushtetareve turq me Malin e Zi. Pala osmane tentonte qe në rast revolte "kryengritje), t'ua ndalonin malesoreve kalimin dhe strehimin ne Mal te Zi.

Për shkak te gjendjes te mjerueshme dhe te padurueshme, Malesia nuk pati rrugedalje tjetër po thirri Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 dhe vendosi një zëri te formonte te ashtuquajturen

"Lidhja e Vogel" e cila do të kundershtonte Porten e Larte dhe politikën dyfytyreshe te Cetines, me arme ne dorë. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore për nenshtrimin dhe çarmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjën Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne këtë konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, këtyre u erdhi në ndihmë Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kërkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne të ardhmën, Porta e Larte do t'i respektonte privilegjet e dhëna me mote "autonomine fisnore dhe fetare, te drejtën e mbajtjes se armeve).

Ne këtë kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shumë e acaruar. Ne periudhën e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shumë sy dy vite te shoku i luftës, Qerim Binaku, "ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise), te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malësi, disa kohe jetoi ilegalisht nëpër shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise. Dr. Pal Doçi ne librin e tij "Dede Gjo Luli" citon: "frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise "se Shodres - V.I.) se shumë i nderuami Dede Gjo' Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shumë te vështira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij është e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kanë mbulue nji cope. Të ndimohet se është ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne këto male".

Ne këtë periudhe tragjike, Porta e Larte për shkak te percaktimit demokratik dhe atdhetar ne lufte për liri kishte akuzuar 12 krere nga Malesia ne Gjykaten Ushtarake "Divan Harebit), ku ishin denuar me syrgjyn "internim) te perjetshem, pasi i kishin ftuar paraprakisht ne Shkodër, gjoja në lidhje me një marrëveshje për "ruajtjen e kufirit"!? Kështu i futi ne kurth dhe mbeten ne Diar-Beqir "Dinari Bekir) te Kurdistanit, por jo vepra e mesazhi i tyre qe mbetet pergjithmone ne kujtesen dhe faqet e historisë se popullit shqiptar ne përgjithësi dhe Malesise ne veçanti. Pas shumë vjeteve u kthye i gjallë nga internimi vetëm Ujke Dushi Kalaj nga Gruda.

Ne këtë vështrim, fjala është për aktivitetin e hershem te atdhetarit Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij qe ishte shumedimensional dhe i frytshem ne çdo lami. Ne burimet historike te kohës është konstatuar se Lidhjen Shqiptare te Pejes, qe e kryesonte patrioti i mirenjohur Haxhi Zeka, e perkrahu pa rezerve dhe Vilajeti i Shkodrës "Kuvendi i Shkodrës), qe veproi nga mesi i shkurtit deri ne fillim te marsit te vitit 1899, u perfaqesua, ne mes tjerash, dhe nga krahu autonomist me Dede Gjo Lulin ne krye.

Dede Gjo Luli, nji nga figurat me te ndritura, pas vdekjes mori përmasa te merituara kombëtare gjithnjë e me te mëdha ne historinë, publicistiken dhe artin figurativ shqiptar te autoreve si: Gjergj Fishta, Risto Siliqi, Hile Mosi Sterio Spasse, Sander Gera, Paloke Traboini, Pal Doçi, Ismail Kadare e shumë te tjerë.

Autori i këtij shkrimi perkujtimor dhe librit "Kryengritja e Malesise", është ne dijeni se deri tani nuk është hartuar ndonjë bibliografi shteruese për Dede Gjo Lulin e as për Kryengritjen e Malesise, te cilën ai e udhehoqi.

Marrredheniet e reja miqesore ndermjet malesoreve dhe Kral Nikolles, paraqesin një paradoks, kur merren ne konsideratë konfliktet e ashpra kufitare ndermjet Malit te Zi dhe fiseve shqiptare te Veriut "ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), me rastin e vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit, për dhenien e Plaves dhe Gucise, perkatesisht Hotit dhe Grudes si zëvendësim Malit te Zi.

Shqiptarët, sidomos malesoret, heren e pare ne një numer kaq të madh konfrontohen drejteperdrejt me ushtrine malazeze. Ne te kaluaren ata kanë luftuar kundër Malit te Zi për mbrojtjen e trojeve te veta shumë here por ne kuader te ushtrise perandorake, si qytetare te Turqise. Ne kohën e kryengritjeve shqiptare 1910 e 1911 "konflikti ushtarak mes shqiptareve dhe xhonturqeve), qeveria e Malit te Zi, emigranteve shqiptare nga Vilajeti i Shkodrës dhe Kosoves qe kaluan ne Mal te Zi, u hapi dyert e shtetit te vet. Dihet pse! Me pretendime teritoriale ndaj Malesise dhe Shkodrës.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë Empty Re: DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë

10th January 2008, 23:25
Ne vjeshte te vitit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike, Krajl Nikolla ne Proklematen e tij, qe i shpalli lufte Tuqise për çlirim kombëtar, i ftoi edhe "vellezerit shqiptare" nga Malesia, qe dy vite me radhe si thoshte ai derdhnin gjakun e vet për liri, te bashkohen me malazezet ne luftën e perbashket përfundimtare. Ai u premtoi malesoreve se po sa te çlirohet Tuzi dhe Malesia do të valvitet flamuri shqiptar ne këto troje. Por siç dihet historikisht ai i tradhtoi, në vend te flamurit tonë valeviti flamuri i Malit te Zi. Me këtë rast, malesoret ne përgjithësi u ftohen dhe i kthyen shpinen Malit te Zi. Siç dihet, Ismail Qemali ne kujtimet e veta pohon, se atë e kishte ftuar Nikolla i Malit te Zi ne gusht te vitit 1912, ne Cetine për t'u marrë vesh lidhur me "mënyrat dhe kohën e rreshtimit te shqiptareve përkrah aleateve ballkanike"! Siç u pa me vonë, ata kishin te vetmin qëllim, te pushtonin tokat shqiptare...

Kohet e fundit, ne raste të ndryshme, shpeshherë dëgjohet se gjoja malesoret ishin ne anën e Malit te Zi ne Luften Ballkanike, por e vërteta është se ata luftonin për çlirimin e popullit te vet dhe jo për llogarite e Malit te Zi. Dëshmia me e madhe është lufta e trojeve shqiptare, Hotit e Grudes për t'u bashkuar me shtetin ame kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1912/13, me vendimet e veta te padrejta ia dha Gruden dhe gjysmen e Hotit Malit te Zi. Ushtria malazeze ne baze te vendimeve te lartpermendura pushtoi territorin e këtyre dy fiseve me 6 prill 1913. Ne atë kohe nga vatrat e veta shekullore u shperngulen mëse 560 familje nga këto troje dhe u vendosen ne afersi te Shkodrës, ku formuan lagjet e veta Hotin e Ri dhe Gruden e Re. Atje gjenden edhe sot e kësaj ditë. Malesia e Mbishkodres tentoi edhe ne vitet 1919/1920 me lufte te pergjakshme qe te shkepuste trojet e aneksuara shqiptare nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, trashegimtare e Malit te Zi, qe humbi sovranitetin "shtetesine) erkohesisht me vendimin jolegjitim te Kuvendit te Podgorices në fund te vitit 1918. E vërtetë është vetëm se, "fanatizmi fetar dhe politika terroriste xhonturke gjatë sundimit të tyre, bene qe te krijohet një afersi e madhe e malesoreve me Malin e Zi". Sidomos gjatë Kryengritjes se Malesise te vitit 1911. Por jo, ne dem te shtetit ame.

Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: " Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe dëshmojnë edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historinë tonë kombëtare".
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë Empty Re: DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë

10th January 2008, 23:25
DEDË GJO' LULI - Pushkë e ngrehur për Shqipërinë

Nga: Dalip Greca

Ded Gjo Luli, shkru ka letër,
t'parit Shkodrës o ia ka çu,
Se Shqipnia nuk don tjetër,
veç don vedin me e sundu...

vargje të këngës popullore.

Vrasja e Gjelosh Lulit
Persekutimi i familjes së Bajraktarit të Hotit
Masakrimi i Marash Vatës
Lekë Vojvoda i Dukagjinit

Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail bëj Vlorës, i cili e kishte përcjellë Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera,- pse i batë aq nderime këtij katundari malëcor?, ai i qe pergjigjur:

Dedë Gjo' Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë.

Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën 75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësëve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit.

Për të kuptuar përmasat e figurës së Dedë Gjo' Lulit, për të prekur simbolin e mburojës kombëtare, mjafton të sjellim për lexuesit vargjet e shkruara më 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë është ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap është gjallë!

Falë trimërisë së malësorëve, fqinjët ishin zmbrapsur nga trojet tona përmes pushkëve që mbaheshin në krah. Dedë Gjo' Luli me djemtë e Hotit e kishin ngritë Flamurin e Skënderbeut, shumë më herët se sa në Vlorë. Madje në fund të marsit - fillim të prillit, ai gatit për ta shpalos për të dytën herë mbi Deçiç. Palokë Traboini, që më 1911 kishte sjellë tre flamujë prej Vjene; njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit. Në librin "Lufta për çlirim kombëtar" të P. Pepos, kjo ngjarje është përcjellë me emocion: "Ditën e dielë, më 6 prill 1912 u mblodh popull i madh të kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhën t'tet, Dedë Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky është flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë me dy krena". Të gjithë ndenjën pa za. Mandej u ba një batare pushkësh e ushtuen malet për rreth. Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë ndër Hot..."

Ndërsa mësuesi, poeti dhe luftëtari i lirisë, Palok Traboini, çastin e sjelljes së flamurit e ka perjetësuar në vargje:

Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.

Dedë Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm pse lindja e djalit u përcoll me batare pushkësh) por prova e parë trimërisë së tij përcaktohet pjesëmarrja në betejen, që u zhvillua në ndihmë të Oso Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U shkrumbëzua dhe la pas këngën - epope të trimave, këngë që mbajti gjallë jo vetëm emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në ështëën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe. Ndër luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë Vraninës, binin në sy shumë hotianë dhe malsorë të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë Gjo' Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P.Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emër prijësit të ardhshëm të maleve. Ai lufoi si titan kundër malazezëve dhe emrin do t’ia përmendinin për shumë kohë ndër ato anë. Trimi kishte treguar zotësi, urtësi dhe shkathtësi në luftën ballë për ballë me armikun. Dhe që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme lufte, malësorët thërrisnin: hej të lumtë pushka, Dedë Gjo' Luli! Ku kërciste pushka për "komb" e "Shqipni" në krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulëve. Në të gjithë malësinë e Shqipërisë së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë, prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet. Edhe në Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i ardhshëm Dedë Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtë bërë aq i njohur, por pushka i ishte ndjerë. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës, ishte më shumë se një shkollë për rrugën e vështirë nëpër të cilën do të ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës. Pas Kuvendit ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të trojeve kombëtare. Vihet në vijën e parë të frontit kundër malazezëve, të cilët kërkonin të zaptonin e shkëpusnin copa nga trungu i memëdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetëm në krye të luftimeve, por edhe përkrah lëvizjeve diplomatike të kohës. Ishte mes atyre që u kërkonin konsujve europiane në Shkodër, të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e të parëve të tyre. Në letrat që malësorët i drejtonin konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: "...Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtësi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme..." Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është drejtuar konsujve në Shkodër. "Na dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi kryenaltë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi vendose me derdhë pikën e fundit të gjakut tonë para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë..." Por dukej se Evropën nuk e linin këmborët e fqinjëve tanë, që të dëgjonte zilet e shqiptarëve. Pazarllëqet ishin bërë me kohë. Sidoqoftë shqiptarët pushkët i mbanin ngrehur, gishtin në çark. Deda ishte si gjithmonë në krye të luftëtarëve. Ai dha një kontribut të çmuar për mirëkuptimin e prijësve shqiptarë, mes të cilëve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistët kanë shkruar se ai u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinë e fitores së munguar, ndërsa malsorët shkruan një faqe tjetër të ndritur në historint e Shqipërisë. Dedë Gjo' Luli kishte kaluar me sukses një provë tjetër. Pas thyerjes së Lidhjes, shumë luftëtarë nuk i ulën armët.

Valiu i Shkodrës nuk i ndërpreu përpjekjet e tij për të futur nën sundim me ligjet e Turqisë malësorët. Përveç dëshmive dhe kronikave të përcjella, nga shtypi i kohës, përsëri na vjen në ndihmë Palokë Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep përmasat e figurës shumë popullore, Dedë Gjo Luli:

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'

……………………………………

Dedë Gjo Luli trim dai,
q* s'i lè shoqi n'Malsi
bashkë me fise ban davi:
"Unë i herë, thom sa për veti,
armët e brezit nuk i hjeki...

Dhe kështu ndodhi. Ai mbeti tërë jetën me pushkën krahut. Ashtu siç luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si një ndër figurat kyç të kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundër malezezëve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtër i rrallë i shfrytëzimit të terrenit që e njihte me pëllëmbë dhe asnjëhere nuk u korit përballë armikut.

Në këngët e popullit është gdhëndur si një hero legjendar, që mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili në krye të katër divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali që qe shprehur se Ballkani ishte i vogël për me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej i poshtëëruar nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur me ca pushkë të vjetra, të cilët vërtetëë e humbën në fillim orientimin, se viheshin për herë të parë përballë mitralozëve që përdornin turqit, por shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej me turp. Të njëjtën sfidë do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashës.

E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është një shembull i papërsëritur atdhetarie. Një familje gati e shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për bëmat në ëmër të Atdheut. Kur do të binte i pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që më 6 prill 1911 kishte hedhe për tokë flamurin me gjysëm hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e zermës prej dhimbjës. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në betejen e 29 gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedës, për të mos e lënduar, i thanë:

Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë dhembjen.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915. Djali tjetër, krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola, do të jepte shpirt tre vjet pas të atit, me 1918, i helmuar. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta, por dhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata, Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën e dëshmorëve për Atdheun të këtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Mitingu i përmortshëm i përcjellë nga i shtypi i kohës ishte i jashtëzakonshëm.

Shkodra nderonte ata që gjakun nuk e kishin sakrifikuar për Atdhe. Në gazetën "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. Cool përcillen fjalët e Gjok' Lulit: ”Të falem nderës, moj Shkodër... Por ma tepër të falen nderës edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini këto punë e pasha këto eshtna që kena përpara edhe sa mashkuj, që të kenë pesëqind shtëpi në Hot kanë me dekë për Shqipni!”

Ndërsa deputetët shkodranë nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari në nderimet që Shkodra po i kushton kujtimit të Dedë Gjo' Lulit, tue krye detyrën e mirënjohtësisë ndaj Fatosit të Pavdekshëm që nga ma të parët ngrehi flamurin e lirisë se Atdheut mbi krepat e përgjakun të Malcisë së Madhe. Si përfaqësues të Shkodrës lutemi na zevëndësoni në ceremoni." Ceremoninë e përshëndetën edhe shumë shkodranë që jetonin në Tiranë.

Në një telegram të tyre shkruhej: "Ditën kur Shkodra kryen detyrën ndaj Dedë Gjo' Lulit, që gjithë jetën ja kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjak lirinë, zemrat tona rrahin përnjëherë me ato të bashkëqytetaseve tanë të bashkuem në vorrin e nderimit për Fatosin e Malëcisë së Madhe." Edhe ky telegram është i botuar në gazetën "Ora e Maleve".

Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti Dedë Gjo' Luli", që do t'i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..."


Shtëpia Muze e Dedë Gjo' Lulit

Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: "Gëzohem që u muar inisiativa për t'i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: "Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike... që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare" (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhënd në histori përjetësisht. Fundi i tij ka mbetur sfidë atyre që i morën jetën. Një rapsod mirditor e ka fiksuar në vargje fundin e kreshnikut të maleve:

Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se ç’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni...

Jemi në mars, fillimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila çoi në Pavarësinë e Shqipërisë. Përkrah trimave e shumë martirëvë të asaj kryengritjë nderohet dhe emri i prijësit, Ded Gjo’ Luli.


Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë Empty Re: DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë

15th January 2008, 17:06
Ju përgëzoj për këtë punë të madhe që keni bërë rreth ndritëjessë figurës së madhe kombëtare Dedë Gjo Luli
Sponsored content

DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë Empty Re: DEDË GJO' LULI - Burrë i Shqipërisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi