- FlladAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
8th May 2008, 01:10
Duke u nisur nga pozitat aktuale te zhvillimit si e mendoni ju te ardhmen e Shqiperise?
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
8th May 2008, 01:12
Me politiken e sotme nuk shoh ndonje prespektive ne shqiperi.
- FlladAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
8th May 2008, 01:14
Marre nga gazeta ‘Shekulli’
Zhvillimi dhe mirë-menaxhimi i ekonomisë është, në thelb, shqetësimi i çdo qeverie normale. Në fund të fundit, një politikë qeverisëse apo një politikë, në përgjithësi, është e suksesshme, kur dhe ekonomia në vetvete, ecuria e saj është e tillë. Vendin e një politike abstrakte, ideologjike apo klasore, në botën e sotme globale, pavarësisht shformimeve të ndryshme apo abuzimeve pushtetore, e ka zënë sot politika ekonomike. Madje, ekonomia është dhe mbetet thelbi, pikënisja e vlerësimi, baza dhe rezultati, përcaktimi i çdo politike, i vetë një qeverisje të mirë apo të keqe. Si e tillë ekonomia dhe menaxhimi i saj, piketat apo orientimet kryesore të zhvillimit ekonomik nuk mund të "ngjyrosen" nga flamujt partiakë. Ato duhet të jenë në funksion të qytetarëve (si konsumatorë mallrash e shërbimesh) dhe të mirëqenies së tyre. Prandaj dhe programet ekonomike e pikat kyçe të tyre duhet të jenë një rrjedhojë e debateve dhe analizave të gjithanshme, rezultate të një vendimmarrje sa më të gjerë, me pjesëmarrjen e pozitës dhe të opozitës.
Fatkeqësisht, tek ne, në politikën shqiptare, veçanërisht në atë qeverisëse vazhdon të mbizotërojë një koncept i kundërt. Ai, në mjaft aspekte, është një pasqyrë e një trashëgimie të kaluar, bile shumë më anakronike se ajo komuniste. Në pak fjalë sinteza e këtij koncepti primitiv është që "politika e përcakton ekonominë"(!), madje më keq, që "individi me pushtet të përqendruar politik e orienton dhe e komandon ekonominë"(!). Për të çdo alternativë tjetër është e papranueshme, një "mohim mohimi"...
Këtu duhet ta ketë bazën dhe mungesa e përfaqësimit të institucioneve shtetërore apo e specialistëve të ekonomisë të kampit qeverisës në panelin e parë mbi ekonominë, me temë "Zhvillimi dhe mirë-menaxhimi i ekonomisë shqiptare", të organizuar disa ditë më parë nga një fondacion me orientim të majtë, së bashku me ekspertë, analistë të pavarur. përfaqësues të shoqërisë civile apo ekspertë të institucioneve ndërkombëtare, që asistojnë Shqipërinë në zhvillimin ekonomik, përfaqësues të fakulteteve ekonomike si të Universitetit të Tiranës, ashtu dhe të universiteteve private, përfaqësues të komunitetit të biznesit të madh e të vogël etj. Panele ekonomike u organizuan në ditët në vazhdim edhe nga struktura të tjera shtetërore apo të shoqërisë civile; u raportua në Kuvend nga Banka e Shqipërisë, u organizua dhe një ballafaqim i Kryeministrit me analistë të medias, etj. Dhe, në fakt, na ekspozohen dy pozicione. Njëri euforist i "stilit kryeministror", ku çdo gjë shkon vaj, me përjashtim të disa "shqetësimeve të vogla"(!) në rrafshin global me çmimet e drithërave e të karburanteve, por që zerohen përkundrejt sukseseve shqiptare (!) në reforma e ekonomi; dhe nga ana tjetër, një vështrim realist e kritik, me preokupimin e përgjegjshëm për të reduktuar e shpëtuar aq sa mund të reduktohet e shpëtohet...
***
Ndër shqetësimet kryesore të specialistëve realistë, është dhe fakti që ekonomia shqiptare ndodhet në prag stranjacioni, me potencial të lartë për t'iu afruar fazën së një recensioni të rrezikshëm. Deficiti tregtar mjaft i lartë dhe gjithnjë në rritje (që ka kapur vlerën e 2.3 miliardë eurove), deficiti buxhetor i rritur me gati dy herë në buxhetin e vitit 2008, problematika e mprehtë në llogarinë rrjedhëse, rritja galopante e çmimeve të mallrave të konsumit (sidomos ushqimore) dhe e shërbimeve apo inflacioni përtej kufijve të pranuar janë disa nga treguesit që flasin jo pak në këtë drejtim. Po aq shqetësuese mund të rezultojë dhe një rritje tjetër e çmimit të energjisë, që dhe në kushtet e sotme është shumë më i lartë nga kostoja reale, pavarësisht importeve të konsiderueshme një vit më parë. Duhet shtuar këtu dhe dështimi i luftës kundër korrupsionit, mungesa e vizionit dhe harmonizimi i strategjive afatgjata, diletantizmi e kaotizmi në reforma, mungesa e maturimit në hartimin e legjislacionit të ri, etj.
Me të drejtë, një nga specialistët me zë të ekonomisë dhe të politikës monetare ka nënvizuar në mënyrë sintetike se: "Progresi ekonomik i Shqipërisë mbetet i brishtë e mjaft larg standardeve që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shfaq një rrezik relativisht të lartë të prishjes së tij". Dhe për arritjen në këtë përfundim ai, ndër të tjera, konsideron pikërisht ato elementë të prekur pak më sipër dhe konkretisht: PBB për frymë, edhe pse në rritje, akoma në nivele nga më të ulëtat në Europë; papunësinë në nivele mbi dyshifrore; treguesin e deficitit mbi normën e kërkuar për integrim në BE dhe për me tepër, me një parashikim për dyfishim në 2008; deficitin e lartë tregtar në përkeqësim; krizën energjetike, me cikle te shpeshta përsëritëse dhe pa ndonjë perspektivë për zgjidhje të shpejtë; informalitetin dhe korrupsionin në nivele të frikshme, etj.

8th May 2008, 01:18
Nga ana tjetër, biznesi shikohet vetëm si "një instrument për të realizuar të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe jo si motori i vërtetë i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit". Miratimi i ligjit të gjobave, ligji i ri i procedurave tatimore që do të hyj së shpejti në fuqi, aplikimi ndaj biznesit i çmimeve të referencës, pagave të referencës, fitimeve të referencës, etj., kanë prekur rëndë elementin e besimit të ndërsjellë. Me iniciativat e pakonsultuara me grupet e interesit dhe pa konsensusin e opozitës nuk po bëhet gjë tjetër veçse po përkeqësohet klima e biznesit dhe e investimeve. Si të tilla, ato po zbehin përfundimisht iniciativat pro biznes të qeverisë, duke dëshmuar qartazi se këto politika, në fakt, nuk kanë si qëllim inkurajimin e investimeve dhe të sipërmarrjes private, por rritjen e mundësisë së administratës tatimore për të ushtruar me tepër presion ndaj biznesit privat, me qëllimin e vetëm shtimin e të ardhurave buxhetore. Por kjo lloj politike ekonomike nuk mund të jetë afatgjatë! Ajo mund ta rrisë "korrjen monetare" për 1-2 vitet e para, por pastaj prodhon ngërç, bllokim e ngurtësim ekonomik, deri recesionin. Sipas një specialisti tjetër të pavarur, këto janë arsye të mjaftueshme që të ushqejnë sot në Shqipëri krijimin e një fryme paniku dhe pasigurie në bizneset private, përballë qëndrimeve jo pozitive të administratës shtetërore. Aq më keq kur nëpërmjet kësaj sjelljeje, biznesi shihet "si kundërshtar dhe jo si një resurs i çmuar, pa të cilin ekonomia dhe shoqëria jonë nuk mund të ecin përpara dhe të zhvillohen"...
Një shqetësim i tillë ndeshet me të drejtë dhe në raportin e Bankës Botërore, lidhur me kushtet e të bërit biznes ("Doing bussiness 2008"), ku Shqipëria renditet në vendin e 136-të në listën prej 178 vendesh, duke mbetur pas të gjitha vendeve të rajonit tonë. Po ashtu, pavarësisht nga disa përpjekje apo nisma (më shpesh të pastudiuara) si ajo e Shqipërisë 1 Euro, e krijimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, e Taksës së Sheshte, etj., niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta mbetet nga më të ulëtit në rajon.
Pra, pa vazhduar më tej, ekzistojnë mjaft ngërçe serioze ekonomike që kanë prodhuar dhe po gjenerojnë shqetësime reale politike e qytetare. Debatet serioze, pa eufori pozitare apo pa nxirrje absolute opozitare, janë më se të nevojshme. Madje, këtu duhet të ishte përqendruar dhe vëmendja parlamentare, dhe jo në "lojën" e panevojshme, deri të rrezikshme, me amendamente kushtetuese!
***
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të OKB-së, Pascal Lamy, "ekonomia botërore po kalon një periudhë të pasigurt dhe preokupante". Madje ai, duke vënë gishtin në plagën aktuale, thekson dhe ndikimin negativ që po ushtrojnë "presionet proteksioniste në rritje", që po vihen re sidomos për drithërat apo mallrat ushqimore me këtë origjinë. Për këto të fundit, konstatohen dy muajt e fundit dhe rritje të reja çmimesh, duke kërcënuar me jetën shtresat e varfra në shume vende të botës...
***
Në këto kushte tepër të përkeqësuara globale, të rrish indiferent apo të "përplasësh duart", apo të gënjesh veten dhe të tjerët se gjithçka po shkon mirë në Shqipëri është më shumë se iluzion, madje një qëndrim i rrezikshëm e antikombëtar. Ndërsa, pozicionimi apatik dhe heshtja, apo ai "për ta thënë sa për ta thënë e për të qenë brenda", nuk mund të shpëtojë askënd nga përgjegjësia politike e qytetare, sepse një përkeqësim në vazhdimësi i situatës aktuale do të përbënte faktikisht hapjen e pashmangshme të gropës gërdeciane ekonomike-financiare! Shkundja e fortë, zgjimi e debatimi, veprimi urgjent dhe vendimmarrja sa më serioze janë mëse të domosdoshme! Përndryshe mund të jetë vonë, tepër vonë. Madje, duke u vonuar më tej, dhe "ilaçi" i rotacionit politik mund të ketë efekt minimal.
Rolit i elitës intelektuale në përgjithësi dhe asaj politike veçanërisht, konsiderohet si një nga treguesit thelbësorë të sistemit demokratik të formuar. Problemi i vlerësimit të saj në politikën tonë ende nuk është i qartë në pikëpamje institucionale. Ai, sipas mendimit tim, është problem social sepse me vlerat e “elitës” që drejton politikisht vendin tonë, është e lidhur jeta politike, ekonomike, sociale, prosperiteti demokratik i saj. Këtë rol e “koncentron teorikisht” në fjalët e veta socio-psikologu Vilfredo Pareto, i cili ka thënë se “qytetërimi përparon prej gjenialitetit të elitës që lartëson masën, e edukon duke e udhëhequr”. Duke parë realitetin, nivelin, kulturën, përgjegjësinë personale dhe kolegjiale të “elitës politike” shqiptare në këto 17 vjet, duket se ai nuk është më problem i thjeshtë nominal, që “qarkullon brenda” politikës.
Nëse do të analizojmë situatën e partive politike shqiptare, të paktën të atyre që janë kryesore, që kanë peshë elektorale dhe janë alternativa të qeverisjes së vendit, do të vëmë re se në to, ka më shumë vlerësim për njerëz të zakonshëm, kryesisht militantë. Kjo kategori “militanto-politike”, është “salduar” pas partive dhe spekulon prej vitesh me “mekanizmin e deformuar” të votimeve. Një pjesë prej tyre, pa qenë as në elitën politike, intelektuale apo profesionale kanë siguruar megjithatë poste politike dhe qeveritare, duke sfiduar dhe mbajtur larg elitat e vërteta.
Çështjet e politikës, problemet e shumta me të cilat ajo përballet, roli udhëheqës që duhet të luajë si “lokomotive”, që do të përshpejtojë procesin e integrimit evropian të vendit tonë, nuk mund të plotësohen kur radhët e saj janë të mbushur me të tillë njerëz. Problemet e politikës moderne nuk janë çështje që mund të perceptohen saktë, të zgjidhen nga njerëz që mendojnë se politika bëhet me një “tufë sloganesh”, të përsëritura si papagall dhe nga ana tjetër, le të vazhdojmë të “bëjmë lekë”.
Situata politiko-ekonomike ne vend krahasuar me Kriteret e Kopenhagenit
Ne se i behet nje analize situates aktuale politike dhe social-ekonomike te Shqiperise e po t’i krahasosh treguesit tane te cdo fushe me kriteret e Kopenhagenit, rezulton se Shqiperia ne stadin aktual eshte shume larg plotesimit te ketyre kritereve. Ka akoma sfida tё shumta qё duhen kapёrcyer si: zhvillimi i njё mire-qeverisjeje, pёrforcimi i demokracisё dhe sigurimi i zgjedhjeve tё lira dhe tё ndershme, forcimi i shtetit ligjor, zhvillimi i shoqёrisё civile, mbrojtja dhe respektimi i tё drejtave tё njeriut, intensifikimi i luftёs kundёr krimit tё organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Tё tjera sfida tё rёndёsishme pёrfshijnё pёrmirёsimin e administratёs publike dhe strukturave tё tjera qё kanё lidhje me implementimin e MSA-sё, si dhe sigurimin e pёrafrimit tё legjislacionit tё BE-sё. Ne lidhje me kriterin e dyte te Kopenhagenit, ndonёse indikatorёt makro-ekonomikё janё tё kёnaqshёm, ekonomia reale ёshtё nё krizё, pёr faktin qё kjo rritje vjen kryesisht nga remitancat (parate e emigranteve) dhe pastrimi i parave, ekonomia “gri” zё njё pёrqindje tё lartё tё GDP-sё, buxheti varet nё masё tё madhe nga financimet e jashtme, sektori privat ёshtё i dobёt, ngarkesa fiskale ёshtё e lartё dhe niveli i FDI-sё i ulёt. Problemet sociale jane gjithashtu te mprehta, si polarizim i madh dhe pabarazi tё theksuara, varfёri e madhe dhe papunёsi e lartё, rënie e nivelit të sistemit arsimor dhe shёndetёsor, emigracion i lartё, urbanizim i pakontrolluar dhe probleme tё rёnda mjedisore (pa u ndalur ketu tek uji e dritat – akoma probleme kronike te pazgjidhura ne nje vend europian ne shekullin e 21te!).

8th May 2008, 01:21
As une nuk pres ndonje permiresim...Jemi shume prapa dhe po vazhduam keshtu...
S'mbaj mend ne cilin artikull lexova qe Shqiperia renditej e 7 persa i perket shkalles se rrezikshmerise per investimet e huaja.I vetmi vend ne paqe kaq i rrezikshem!!!
Seriozisht po mendoj te studioj jashte.
S'mbaj mend ne cilin artikull lexova qe Shqiperia renditej e 7 persa i perket shkalles se rrezikshmerise per investimet e huaja.I vetmi vend ne paqe kaq i rrezikshem!!!
Seriozisht po mendoj te studioj jashte.
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
8th May 2008, 16:49
THjesht e shikoj gri te ardhmen e Shqiperise!!!
- virusiAnëtar i Suksesshëm
- Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
8th May 2008, 20:19
dhe une ne gri po te zbardhur e shikoj te ardhmen
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
17th May 2008, 02:01
nuk mund te mbesi e ardhemja e shqiperis ne gri apo ne zi ,jemi ne kohen etranzicionit ende ,me hyrjen ne nato duhet gjerat te ecin perpara ,per arsyje se shqiprija duhet te hyj ne evropen e bashkuar te mbeshtillet po me ate flamuer qe ka evropa ,keshtu qe nuk ka rruge tjeter pa ber zhvillimin dhe standartin jetsore .
- albxAnëtar aktiv
- Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
21st May 2008, 22:55
Duhet duhet po as 1gja spo bahet
- AlboAnëtar aktiv
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
25th January 2016, 20:48
Te zymte e shoh, perderisa te mos votohet me per te keqen me te vogel nuk do ket ndryshim.
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
31st March 2016, 08:28
Me te varfer e te mbushur me njerez me te korruptuar e me egoist nga sa jan mbushur sot
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
31st March 2016, 12:45
drit ne tunel duket ama deri sa te shkojme tek tuneli eshte cik larg
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
31st March 2016, 14:28
Me shume pak ndryshime per te mire....
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
1st April 2016, 21:13
si 97
- ergitaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
2nd April 2016, 23:05
Uria dhe egoja nuk njohin tituj,percaktime,limite...Fatkeqesisht ligesia ka kaluar tek konceptet relative dhe ai kufiri qe e ndan te miren nga e keqja eshte shume,po shume i brishte...
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Si e mendoni te ardhmen e Shqiperise?
4th April 2016, 11:12
e ardhme e larget
- C'fare mendoni per te ardhmen e kesaj bote ...
- Nëse këta janë studentët “ekselentë”, mjerë Shqipëria për të ardhmen e saj! – Koment
- “ Unë do të vijoj dhe në të ardhmen të rrok e të trajtoj tema të rëndësishme , për të dhënë kontributin tim kreativ në të mirë të shoqërisë shqi
- Historia e Shqipërisë !
- Cfare mendoni per shprehjen?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi