Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net
07032008
24 orët e modeles shqiptare, Emina Çunmulaj
24 orët e modeles shqiptare, Emina Çunmulaj 12041010
Hotel, çast, truk: Një ditë me një profesioniste të javës së modës. Çfarë kemi zbuluar? Kush është e bukur dhe do të sfilojë, gjen gjithmonë punë.
Tufa me llak, drita, duar që lëvizin në mënyrë frenetike. Në bufe, askush. Nuk mund të besohet. Por sfilata gati po fillon. Madje edhe me vonesat e zakonshme. Edhe pse jashtë është errësirë, drejtoresha me syzet e diellit mbërriti, e pritur nga dashamirësia e turnit. Ndërkohë një skuadër e tërë punon me Eminën: i prekin flokët, e trukojnë. Ajo do të pijë një cigare, por nuk mundet. Kështu lexon "Blackberry". Dërgon e-mail, buzëqesh. Asiston pasive në shndërrimin e saj. Si "motrat" e tjera modele: një përqendrim bukurie që të shkakton "dridhje", që po të ishin të pranishëm sizmografët do të mund të regjistronin ndonjë gradë Richter. Por mbase lëvizja dridhëse i dedikohet turmës: 72 persona në rreth 50 metra katrorë. E parë nga poshtë, kryqëzimi i këmbëve kujton "Betejën e San Romanos" të Paolo Uçello. "Lufta e sfilatave", e quante Camilla Cederna. Ushtri fotografësh me zoom të zinj dhe objektiv të fortë. Trupa gazetarësh ekzibicionistë gati të luftojnë për një vend me ndriçim. Stilistët gjeneralë nuk e çojnë fare ndër mend se mund ta humbasin betejën, të kryejnë një sfilatë të dështuar.

Në fund ato, trupat e vërteta speciale: modelet, si Emina Çunmulaj, pak a shumë 24 vjeçe, malazeze në Nju Jork, që ne na ra shorti ta ndjekim për një ditë. Për të treguar oraret, zakonet, manitë, veset, privilegjet e një veshëseje sfilatash, "Një jetë modeleje". Por le ta lëmë sfilatën dhe kthehemi në mëngjes në hotel: pak si yje-lukse, në qendër të Milanos. Kush është vajza që në 8:30 hap sytë në pritje të zhytet në dushin me avull, dhe menjëherë të thith cigaren e mëngjesit? Një nga TOP vajzat e momentit, bën pjesë së skuadrën e agjencisë "Elite", ka një eksperiencë të tërë sfilatash dhe reklamash me vlerë. Koordinatat e saj? 1,80 (gjatësia), dhe 83-60-90. Ka lindur në Miçigan në një familje me origjinë shqiptare, nga 5 deri në 16 vjeçe ka jetuar në Malin e Zi. "Në një fshat të vogël: 200 njerëz, lopët dhe delet ishin më shumë. Megjithatë një vend magjik. Megjithatë sot ende mendoj për këtë vend kur jam e bllokuar në trafikun metropolitan". Pikërisht duke u nisur nga ai fshat Emina mbërriti në finale të një konkursi për modele në ish-Jugosllavi.

Nga aty, në zbritje: më parë kthimi në SHBA, moda dhe më pas xhiro rreth botës. "Sot Nju Jorku është qyteti im. Banoj në East-Village, pjesa më rock'-n'roll e qytetit. Më pëlqen sepse zgjohem e qetë, zbres poshtë shtëpisë dhe aty ka gjithmonë një njeri që luan në kitarë, apo të ftojnë për kafe". Sot qetësia është luks. Një dush dhe një mëngjes i shpejtë.


Në revistat e famshme
Iu deshën 17 vjet shqiptarëve për të pasur një supermodele që do t'i prezantonte në fushën mbarëkombëtare të modës. Edhe pse ka pasur vajza të tjera, të cilat kanë njohur sukses jashtë vendit, asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me Eminën. Ajo është e para modele me origjinë shqiptare, që ka arritur të dalë në kopertinat e ikonave të modës si "Vogue" dhe "Marie Claire" dhe po e para që ka sfiluar për pothuajse, të gjithë stilistët më të njohur të momentit si D&G, Cavalli, Valentino, Vera Wang, Ferreti, Jean-Paul Gaultier, Marc Jacobs, YSL, Oscar de la Renta, Stella Mçartney, Alexander McQueen etj. Fotot e saj janë kudo dhe e vetmja arsye që ndoshta i ka shpëtuar syrit, është sepse si një kameleon, pamja e Eminës ndryshon nga fotoja në foto deri në detaje. Diku ajo shfaqet e ëmbël dhe engjëllore, diku një zonjë e klasit të lartë, e diku tjetër një "femme fatale" me një vështrim intimidues. Por sot për sot është një nga modelet më të paguara.
Share this post on:reddit

Komentet

No Comment.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi