Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

25th March 2008, 21:27
25.03.2008: ~ Sombolika Antike e Shtetit Dardan ~



Nga Qazim Rrushaj


Megjithëse kjo pjesë e tokës shqiptare duhej patjetërsisht të integrohet; t'i bashkohet pjesës tjetër - Shqipërisë. Rrethanat po bëjnë punët e veta, çka ua pamundëson shqiptarëve "vetëvendosjen", por u imponohet, u diktohet që marrëzisht, shqiptarët në fillimin e këtij shekulli, duhej që të përpjestojnë fatin e tyre, të ndarë nga trungu, të zhveshur ashtu siç do t'u pëlqente fqinjëve tanë. Pra, rrethanat diktojnë ndryshe, prandaj duhet të kemi kujdesë, që së paku "shtetit të ri" t'i japim një emën, që do të jetë më afër realitetit. Pavarësia tashmë u shpallë; dhe ai shtet duhej të kishte së paku një emën, që e ka pasë emnin parahistorik e ashtuquajtura Perandoria e Gardhanisë; emën sinonim që kam nderin t’a propozoj. Ia kam propozuar Kryetarit të Kosovës, zotit Sejdiu, një vit më parë.

Gjatë hulumtimeve të historisë së shenjtë shqiptare, kam pasë rast që ta gjej edhe emnin shqiptar ndër mbishkrime, apo shkrimet e vjetra të parahistorisë së hershme. Kam deshifruar emna gjeografik, toponime, që thjeshtësisht mund të kuptohen “shqip”!
Anonymous
Musafir
Vizitor

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty Re: EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

25th March 2008, 21:28
S'dëshirova të merrem me një filozofi abstrakte, të paqartë, por me një albanologji të kthjellët, që trojet tona, dhe troje që sot nuk jeton shqiptari, kanë mbetur si sihariq në të folmen, që janë shënuar po n'atë të folme, që sot me kënaqësi e flet dhe e shkruan shqiptari i ndritur. Agimi i qytetënisë filloi me Gjuhën e Shqipeve; agimi i njerëzisë dëshmoi vetëm me kulturën, artin dhe trimëninë e shqipeve; me Jetën e Shqipeve!

Fjala Dardani do të thotë “Gardhathurni; Gardhanjarij: Ndeja e ndërtuesve të qyteteve, vendbanimeve të lashta të njeriut të parë në Ballkanin bashkëkohor. Dhe emni Dardani [Gardhathurni] fillon nga Deti Kaspik me Detin e Zi – Karpatet dhe të gjithë Ballkaninë përfshirë Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, ish Jugosllavinë, Hungarinë deri diku Austrinë, Greqinë, Shqipërinë me trojet mbetur jashta saj. Në përgjithësi është quajtur “Thrakë”, dhe kjo “thrakë” e ka kuptimin “thurka–nërtujka–ndërtojka gardhe [qytete]. Kurrë se ka humbur emnin, pos që është stërkequr, duke humbur kuptimin e saj origjinal edhe me shqipen tonë të ndritëshme, bashkëkohore. E marrin edhe emnin “turki – thurki; thurka” që sot është një emën që ka kuptimin e saj kombëtar dhe shtetëror të Turqisë, ndonëse “turqit – thurkit” gjoja kanë ardhë me këtë emën nga Mongolia , është një bllofë. Historikisht, në Azinë e Vogël lindore e më vonë perëndimore është themeluar shteti i parë me kuptimin e fjalës në botë, që nga viti 2000 p.e.sonë, e quajtur (Hitia) në realitet i gjithë rajoni Kaukazian dhe Mesobotania është quajtur Dardania – Gardhania – Thurakia – Thrakia, që kanë poseduar flamurin, stemën dhe shqypen dykrenore. Dhe këto ishin parardhësit tonë, dhe jo mongolët, të cilët u dukën shumë vonë në historinë e rajonit Mesobotami, Azinë e Vogël dhe gjetkë; së paku kështu e spjegojnë historianët bashkëkohorë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty Re: EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

25th March 2008, 21:28
Sa për fjalën "Kosovë", gjuhëtarë e historianë janë përpjekur që të ketë qenë një term sllave. Kosova mban një emën thjesht shqip; emnin e një peme. Kosova ka qenë dhe është vend i pemishteve, prandaj ka marrë këtë emën. Kosovë, do të thotë "kajsi-kajsia", një pemë me frute, dhe prej asaj veç përdoret për nevoja ushqimore, natyrisht që prodhohet një lloj alkooli - "raki-a". Dardani-a, që është komentuar edhe nga historianë të huaj dhe shqiptarë; zgjidhja: dardha nejë - ndeja e dardhave. Në Kosovën apo Kajsinë bashkëkohore, kemi edhe shumë krahina të tjera, me të njëjtën rëndësi, që disa përkrahen nga sllavë, dhe mendojnë se ato pjesë apo krahina do të kenë paraardhjen (origjinën) sllave. Nuk është e vërtetë, sepse etimologjia e fjalës do të jetë kryekëput shqip. Shembull, Metohi-a, nuk e ka kuptimin sllavisht. Kur serbët janë shtruar në këtë territor, emnin Metohi, e gjetën aty; edhe kishat kanë qenë të kurdisura nga popullata, që kishte jetuar pikërisht po n'atë vend mijëra vjetë para tyre. Nga Shqiptarët dhe të tjerë, Metohia njihet si "vend i kishave", por me një emën aq të vjetër, që vetëm korrespondon me ligjet e fonologjisë apo zanit të fjalës së gjuhës së shqipeve. Meto: Mato (Madhe) dhe Hia: Hyja e Madhe. Hyjë, apo hyjnore, është shprehje e pastër shqipe. Hyja, Hyjnorja, Mato (madhja) Hyja e Madhe, që sot serbët krenohen, që mos ata kanë qenë themeluesit e matohysë. Kemi shembuj konkretë, që pasardhësit e Konstandinit, të cilët ishin konvertuar në të krishterë, kanë ndërtuar shumë "hyje", sidomos njihet një Kishë e Madhe në afërsi të Nishit; për fat të keq u dogjë deri në themel para disa vjetëve. Shqipet, nuk jetuan vetëm në qarkun e ngushtë të Kosovës, por edhe më gjerë, siç tham më sipër; që historikisht njihet mirë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty Re: EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

25th March 2008, 21:29
Rrafshi i Dukagjinit (Doka Dukagjin: Zoti Gjin (Zoti i Gjindjes), që atë botë jetonte rreth atyre trojeve shqiptare. Rrafshi i Zotit Gjinaj, i asaj gjinije (gjindje), popull. Gjatë kohëve historike, fjala shqipe disi është korruptuar, por kini në dije se "duka-doka" në lashtësi quhej "zot", dukej se Mesjeta ka ndikuar mprapshtë në terminologjisë shqipe. Më vonë, përmenden si shtete Zeta dhe Rashka. Zeta, ka të bëjë me emnin "Zotaj" - Kryezoti i asaj krahine apo vendi. Ndërsa, Serbët, gjoja kanë formuar ndonjë shtet të tyre, si Rashka, që kuptohet Rrafsha-Rrafshi. Besoj se ajo krahinë ka egzistuar që në lashtësi, përpara se të vendosen fiset sllave; ata emnin Zetë dhe Rrafshë (Rrashkë) as që e kanë ndërruar, por e kanë korruptuar, sepse s'kanë mundur që ta shqiptojnë siç e shqiptojnë shqiptarët. Pastaj, Dokla [Dukla], emni i lashtë i Malit të Zi. Ai emën ka egzistuar para ardhjes së sllavëve. Dokla – Zot Ylli. I gjithë Mali i Zi, ka qenë me origjinë shqiptare; emnat dhe mbiemnat e tyre janë fjeshtë shqip edhe në ditët tona.

Asimilimi u bë tek malazezt vetëm në gjuhë; prandaj ajo u nda nga Serbia . Tashmë, vijmë tek tema, për t'u fokusuar rreth emnit "Gardhania [Dardania]!!! Këtu, është një ndryshim i madh, midis fjalës "dardani" dhe "gardhani". Dardani, që kuptohet me "dardhë" dhe "nejë - ndejë"; ndërsa fjala "Gardhania" do të ketë një kuptim më të gjërë. Fjala "garth-gardh" është origjinalja, që më vonë është adaptuar nga gjuhët e lindura europiane dhe aziatike. Këtë emën e mban Gjorgjia, nga gardh; gjermanisht "garten"; sllavët huazuar nga gjermanishtja e korruptuar, në sllavishte të korruptuar në "grad", që do të kuptohet "qytet". Kështuqë, lindi fjala e lashtë, në fillim "gardh", u latinizue në "getae", gjermanizue në "garten" dhe sllavizue në "grad". Emni "Gardhani - Gardhathurania" që është korruptuar në Dardani; ka humbur vetëm germën "G" shndërruar vetëm në "D", e ka kuptimin e lashtë, sepse Gardhania fillon si vend gjeografik qysh në vjetarët parahistorik, që nga Mesobotania, Kaukazet, Deti i Zi, Azia e Vogël, deri në Detin Adriatik. Kështuqë, jetonte një komb, që gjuhë të popullit, njerëzisë, përdorte gjuhën e shqipeve.

Tani, të mirëkuptohemi, se në këtë artikull nuk mund të spjegohet cdo gjë, por ato më të ndjeshmet.
Anonymous
Musafir
Vizitor

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty Re: EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

25th March 2008, 21:29
Gardhania, ndryshe do të kuptohet edhe "Gardhmbyllnia - Gardhthurnia", që quheshin "Portat Dardane - Mbyllja, Myllja Dardane ose Mbyllja e Gardheve, Gjerdheve ose Mbyllja e Portave të Mëdha", që përmendet gjatë Luftës së Trojës.

Në historinë e lashtë, Shypet – Shqypet tona kanë jetuar në disa pjesë të kontinentit; dhe aty ku vendoseshin - vendin e quajshin: Shype Neja (Neja, ndeja e Shypesë); që për fat, edhe me shumë të drejtë, sot quhet shteti shqiptar: Shypeneja - Shqype rreja - Shqypja rrija apo Shqypenia - Shqyperia; Shqypenjeria. Pra atje ku rrinë, jeton “njeriu shqype”, atje ku nejshin, ndejshin shqypet; atje ku ndriçonte njeriu i Shqypes. Ky do të jetë një rast historik, që Kosova, si emën kaq i përgjakshëm në historinë e saj njëqind - vjeçare, kaq mjerane, duhej harruar nga kujtesa e fisit shqiptar, njëherë e përgjithmonë, ndërkohë është një termë që ka sjellë kaq telashe në historinë e saj kaq nevralgjike.

Sa për "flamurin", do të jetë i përshtatshëm edhe me flamurin e z. Rugova, ku me atë fushë të kaltërt, që një ditë do të ketë rast të dalë në det, që ky det për fat është "det shqiptar" me shqiponjën dykrenore; që në të ardhshmen s'do të derdhë gjak për lirinë e saj, në hapsirën që rronë. E sa për "stemën", do t'u sugjeroja atë të Perandorisë së Madhe Hittite – Gardhathurane - Që simbolizon bashkimin tokësor dhe atnor të Shqiptarëve.

Sa për himnin, mund ta merrni atë të Shqipërisë Politike. Gëzuar Gardhani!
Anonymous
Musafir
Vizitor

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty Re: EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

25th March 2008, 21:30
Tashmë, Kosova është e pavarur, e nderuar nga Europa dhe nga bota e qytetëruar. Por qysh ngjau, ndërsa kryeministri dhe kryetari i Kosovës, pas shpalljes formale të pavarësisë, shpalosën flamurin e ri shtetënor të Shtetit të Kosovës; rrëmbimthi më shkuan sytë drejt ekranit, ku nuk u besova syve të mij. Turr e vrap hap kompjuterin, i njëjti befasim “flamur me gjashtë yjë”! Përnjëherë, më shkoj mendja larg, tek 13 Kolonitë e para të Amerikës veriore. Zot, Kosova sot po i ngjanë Federatës Amerikane të dikurshme. Por, ajo ishte Amerikë, që ishte popullzuar me njerëz të gjithë botës, ndërsa në Kosovë, pakicat janë ardhacak ose pushtues. Të gjitha pakicat, që nuk numrojnë më shumë se 6 përqind, janë shpallur kombësi, me të drejta të barabarta përmbrenda kushtetutës, dhe të gjithë janë “kosovarë të barabartë”; emni shqiptar është shlyer njëherë e përgjithmonë; emni shqiptar s’do të egzistojë në Kosovë, por vetëm “kosovar”!

Merrni me mend, austriakët apo guxojnë që t’a quajnë veten gjerman – janë dënuar për jetë!

A duhet që shqiptarët të lejnë anësh emnin e tyre stërgjyshnor, dhe të thirren “Kajsi” – kajsianë apo kajsiarë; të shlyjnë emnin e tyre historik, që është një emën aq i përsosur dhe dinjitos, që nuk e posedon asnjë komb tjetër në botë.

Shtypi shqiptar, gati për çdo ditë, i jep rëndësi emnit “kosovar” duke e lënë anësh (asgjësuar) emnin shqiptar. Shpesh herë që e ndjek me vëmendje edhe për Shqiaptarët e Maqedonisë, duke i quajtur edhe maqedon etj.

Ndërsa Dardania–Garthurnia në lashtësi është një emën shtetënor që e kanë përpjestuar disa fise të një origjine dhe të një karakteri.

Troç, kur flamuri i ashtuquajtur “shtetënor” u ngritë, për momentin m’u dukë se Kosova si shtet i ri, po fundosej në greminë, si tabut [arkivol], që bie në varr, dhe i vdekuri kurrë për të mos u çuar.

Tashmë, pakicat u bënë kombe, dhe në Kosovë jetojn gjashtë kombësi, “që do të jetojnë së bashku deri në amshim.

Sot u ringjallën në Kosovë gjashtë Yje!!!

Vallë, emni Shqiptar dhe Shqypni – Shqipëri, tashmë duhej zëvendësuar në “kosovarë” për të kënaq lakmitë sërbo - greke, se emën “shqiptar” kurrë s’ka egzistuar ndonjëherë në historinë botërore!

25.03.2008 / SHQIPËRIA SOT
Sponsored content

EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM Empty Re: EMNI SHQIPTAR DHE SHQIPËRI TË PAZAVENDËSUESHËM

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi