Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

25th February 2014, 23:46
Fjalët që era m’i përcjell…


Fjalë që bëhen jetë,
Që bëhen s’di se si…
Bëhen pluhur yjesh,
Që bëhen shi,
bëhen kujtime
që bëhen poezi…!

Dhe ndodh që arrin hijeshia e heshtjes
midis nesh papritur…
Hijeshi e mjegullt dhe e thellë,
Si dielli në det, perëndimit duke zbritur.

Ne heshtim
Si të përkundur
nga fjalët tona të munguara
Pjesëmarrës
Në të njëjtën heshtje,
Nën retë e bardha anonime
Që shëtisin si të cunguara
Dhe na mjegullojnë trurin
Pa zë, pa fund, pa anë…
Pasi pasqyrojnë heshtjen
dhe pritjen
në sytë tanë…

Nëse na ndodh
Që do duhet të largohemi
nga njëri – tjetri për pak,
Me siguri do ta bëjmë në një ditë shiu
Që askush të mos arrijë të dallojë lotin
që fytyrën lag…
Ose në një ditë të mjegullt dimri
Që askush të mos arrijë dot
të dallojë zbehtësinë
që vjen ashtu si kot...

Jo, s’e dija se ekzistonte dikush në botë
Për të cilin do kisha kaq shumë dëshirë
T’i ndjeja frymëmarrjen
Murmuritjen e ëmbël dhe të heshtur
Nuk e dija se dikush do më emociononte
Aq shumë
Sa të dëgjoj erën
duke kujtuar fjalët që më thotë.

Era shkon e vjen si fjalët e tij
Pak të pasigurta
dhe plot dashuri.
Era sjell e përcjell fjalët tona të brishta,
Fjalët tona të munguara
Dhe i vesh me buzëqeshjet që lindin
Në momentet që jemi bashkë
Si tinguj këngësh të pakëndura.

Era ndodh që të jetë më inteligjente se ne
Se me shpoti bën lojra të mrekullueshme
Me mendimet e mia të trazuara…
elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

25th February 2014, 23:47
Harresa dhe subkoshienca


Do mrekulloheshe apo do heshtje përlotur,
Do habiteshe vërtet edhe ti…?
Situatë e çuditshme ku dhe ti si unë
Do mbeteshe shtangur e di….

Të them se habitem me veten tani
Kur shoh se si kujtmi yt
I zverdhur, si një foto pa cilësi,
Ngre kryet si i nemitur

Nga përgjumja e përjetshme
Ku, nuk e di se ç’forca të panjohura,
Të padukshme, të ethshme
Mes harresës sime e kanë zhytur.

Nuk kam dëshirë të të kujtoj aspak.
Nuk dua as të dëgjoj ëndrrave fjalët e tua
Në netët pa hënë, pa gjurmë, pa cak…
Vërtet nuk dua, jo, nuk dua…

Por ja, ajo dinakja e madhe, e heshtur
Delikatja , herkuliania trime
Si mikeshë besnike të ka mbetur:
E pagjuma subkoshienca ime!

Ajo bën që të rrëzohet qoftë edhe për një çast
Pushteti magjik i harrimit
Dhe minutat e rënda që vijnë pastaj
Të të blatohen, si të denuar në gijotina flijimi...
elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

25th February 2014, 23:48
Naim Frasherit


Këndo të lutem përsëri
se vargu yt është një këngë plot melodi…
Me penë në dorë përsëri
Një varg, një këngë për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!


Më thuaj vallë ata sy
Mes atij zjarri si mund të shuhen, nuk e di?
Ndoshta krijojnë një konstelacion të ri…
Dhe bijtë e tu ende asgjë nuk dinë
Nëse ndrin prapë për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!


Një varg, një shenjë më dërgo
Që veç një herë të ndjej si digjeshe në to…
Prapë Diell për Vendin Tënd Ti zgjo!
Një Diell të Ri për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!
elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

25th February 2014, 23:48
Mësuesve të mi


Në njërin skaj të trurit, padukshëm diku
Mes gjithë valëve të jetës, aty qëndroni ju.

Si një dosje e mbyllur në një sirtar kujtimesh
Në rrjedhat e momenteve, ju jeni pikëtakime.

Mësimet nuk qenë thjesht siç thotë teoria…
Falë jush tinguj pervoje – mendimeve të mia.

Ju falem se gjithë orët më sollët vetëm dhjeta,
Por më shumë për përvojën si duhet nisur jeta.

Vërtet kish dhembshuri, leksione të arrira,
Por kishte edhe cmirë, inate dhe mërira.

Pa kish edhe urrejtje, si e ardhmja e prerë në mes…
Kish nga ata që falnin një notë për interes.

Ju falem për të gjitha, mësuesit e mi
Natyra njerëzore – përvojë e gjallë tani.

Pa ju dhe ato probleme do merrja jetën lehtë,
Nuk do kuptoja dot se lufta është e shenjtë.

Se kurrë nuk është asgjë siç thotë një teori
Më shfaqët jetën – xhungël, mësuesit e mi…!
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

28th February 2014, 15:03
Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.

################################

Fjala
Në krahë të përkund, të vret, të ngre prapë,
një fjalë e ngrohtë, e egër a kallp.

Një fjalë hipokrite kthen qiellin në gri,
një fjalë mjeshtërore të vesh me magji.

Një fjalë s’është gjithshka, shpesh s’të mjafton,
sa herë e vërteta në të nuk qëndron.

Por zemra. e veshur me mjegull stuhish.
për fjalën e ëmbël ka mall sigurisht.

######################################

Ëngjëj dhe djaj


Ditët tona nisa të mbledh një nga një
pas fatit të verbër, mes shtegut harraq.
M’u dukën vërtet aq pak sa s’ka më,
sa nisa t’i kthej në minuta sakaq.

Për hir të një gafe të Zotit a Djallit
u njohëm kaq vonë, kishim ikur kaq larg.
Më mirë mos ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenë zënë, kur s’kish vend përqark.

E sado të këndshme a joshëse, për tmerr,
të jenë çastet tona kur vrapin ndalojnë,
tik-taku i ditës që vjen e i merr
tregon kërcënueshëm ku duhet të shkojmë.
Kokëulur po ndjej se Toka s’ka vend.
Çdo skutë është plot “miq” e plot dreqër “shenjtorë”.
Veç Qielli rri hapur për ne anë e kënd,
për ne heretikët a “djajtë” ëngjëllorë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

28th February 2014, 15:04
Fjalët e fundit të tij

Fjalët e tua më kumbojnë si jehonë:

“…Nuk më bëhet vonë që po vdes,

Armët e mia do të vazhdojnë të qëllojnë…..”

Ndjej një brengë në zemër,

që kohën nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalët e tua janë vetë forca:

“…..E di që keni ardhur për të më vrarë..

Qëlloni frikacakë,

Ju po vrisni vetëm një burrë.”

##################################

Mëshira

Në një moment të vetëm
ishe i gatshëm të shkatërroje një jetë njeriu.
Ti person indiferent, zemërzi, meskin, i pabesë.

Çdo ditë pështyve në fytyrë jetën,
duke shkatërruar atë të tjerëve,
pa mëshirë.

Në fakt nuk pate mëshirë për veten tënde,
me këtë që i shkaktove…
Çdo ditë!

Jeta jote tani është një zgavër e mjerë…
Falënderoj Zotin, që ti nuk e njeh,
atë që më bën të aftë të provoj mëshirë
për ata që janë si ti.

#######################################

Babait tim

Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
Çdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua...
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

28th February 2014, 15:05
Gjyshes time


Ishte seç na ishte në një kohë...!
Kështu i nisje përrallat, gjyshja ime
dhe unë me ëndje zhytesha në to
e rendja bashkë me ty nëpër rrëfime.

Ti më tregoje, e ëmbla gjyshja ime,
plot historira trimash atdhetarë…
Me magjepsje me kenget dhe shkrimet…,
pastaj për çesmat që pikonin ar…

E mengadalë, plot përkëdheli,
dorën e plakur më vije mbi kokë.
Unë qeshja, siç qeshin fëmijët
dhe të puthja në të bardhat flokë.

Edhe sot, prapë fjalën tënde dua,
ngrohtësinë e zemrës, sytë e tu…
Je në shpirtin tim, gjithmonë me mua,
megjithë boshin që mbeti këtu…

###################################

Sytë e mi të skuqur

Sytë e mi janë skuqur,
si arenat e përflakura nga gjaku i demave
në mbrëmjet e toreadorëve në Spanjë...

Sytë e mi janë tharë,
si barku i një gruaje
të paaftë të gjenerojë akoma jetën...
Sytë e mi,
që kanë derdhur të gjithë lotët e botës,
mbushur me trishtimin e gjithë popujve.

Për të derdhur të gjithë këta lot,
kërkuan borxh fijet e argjendta, me të cilat janë varur yjet
në qiellin e trishtuar të 9 tetorit.

Përreth meje shumë sy të tjerë,
të mbetur jetimë nga imazhi yt, si një Krisht i ri,
imazh i bukur, si ai i një ëngjëlli...

Sy të mbetur jetimë,
si fëmijët e një nëne të vdekur në moshë të re,
ende në kërkim të dashurisë që ndriçon jetën...

Sytë e mi të inatosur dhe prerës si thika
ndaj atyre që të bëjnë keq, duke të kërkuar..
Duke të kërkuar ... në të gjitha jetët...

######################################

Deshën..

Ra, por asgjë përfundimtare s’mund të jetë
(ndjehen hapat e kthimit, që andej nga shkoi).
Ai është i lartë, i përjetshëm, i mermertë,
edhe pse vdekja e egër deshi ta errësojë.

Ai ishte larg ndërsa e lidhnin atje
dhe kur e lidhnin larg ai vinte këtu.
Ndërsa e murosnin bëhej ujë, rridhte tek ne.
Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte për ju.

Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kërkuan,
por emër pagëzimi, në zemrat e gjithë botës u bë.
Të plagosur, të munduar, të çarmatosur e pushkatuan,
kujtuan se fituan, por gjithë bota u ngrit për të.

Deshën të ishte vetëm, nga të gjithë i harruar,
por ai ringjallet në çdo brez, tek të gjithë ne.
E besuan të përhumbur, por ai me armë në duar
na jep shpresë, na jep forcë, për një pranverë të re.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

28th February 2014, 15:05
Zërat e mesnatës


Larguar mesnatës, vonë, në errësirë,
Zërat e gjithë ditës treten, avullohen.
Nëpër ëndërrime, sytë pa mbyllur mirë
Fillon zhurmë e heshtjes, me ritme që shtohen…

Ngecur nëpër mendje, si në kurthe ujqish,
Ulërima, klithje, pushtetarë cinikë…
Pse më zhurmërojnë në heshtjen e gjumit…!
Unë as dhe e zgjuar s’dua politikë.

Unë as në mesditë s’do doja t’i shihja
Si i pinë gjakun popullit të ngratë.
Po duket, tinëzisht, pas shpine, si hija
Rrëshkasin mendimeve, zhurmojnë në mesnatë.

Në gjumin mundimshëm, pikon një e shtënë
Në prita gjakmarrjesh - një makabër zë
Vogëlush jetëprerë, pa shkollë, i ngujuar,
Në ankth, me kthetrat gjakpirëse mbi të.

Dhunshëm nëpër ëndrra çirren dhe të tjerë,
Betohen për idhuj, sekte, perëndira.
Nën flamujt e feve, harrojnë të mjerët
Se feja e shqiptarit është veç Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zëra kordagrisur
Duan të rudhosin ty vetë, Vendi Im.
Të të shtojnë thinjat, të rrëmbejnë zemrën
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.
“S’mundeni – përdridhen – s’ju duhet Shqipëria!
- Jo nuk bëhet jetë! Mos! Fëmijët atje…?!!!”
Eh të mjerët ju! Skllevër te komshia.
Por Shqipërinë të lumtur mund ta bëjmë veç ne.

Gjithë zërat e ferrit që zgjasin gjymtyrët
Ta plakin, ta vrasin, ta bëjnë të vdesë
Veç ne mund t’i shuajmë, veç nesh askush tjetër,
veç bijtë bëjnë që Nëna krenare të mbesë.
Sponsored content

Poezi nga Eva Sotiri - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Eva Sotiri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi