Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Shqiptarët, trafik me skafe greke Empty Shqiptarët, trafik me skafe greke

18th October 2008, 00:01
Shqiptarët, trafik me skafe greke


Rojat bregdetare helene zbulojnë 32 klandestinë në Korfuz. Arrestohen dy persona

Rojet bregdetare greke në ishullin e Korfuzit janë vënë në alarm nga frika e rinisjes së trafikut të klandestinëve nëpërmjet ngushticës që lidh këtë ishull me brigjet shqiptare. Alarmi është vënë pasi në orët e para të mëngjesit të së martës u sekuestrua prej agjentëve një skaf, i cili sapo kishte zbarkuar 32 klandestinë në brigjet veriperëndimore të Korfuzit, pikërisht në vendin e quajtur Paleokastrica.


Sipas rojës bregdetare greke, skafi mund ta ketë pasur si pikënisje brigjet shqiptare në Borsh ose Himarë dhe destinacioni i tij të kenë qenë brigjet italiane. Kjo pistë është më e besueshmja për policinë, pasi në bordin e skafit u gjetën sasi të mëdha karburanti që... mjaftonin për të mbërritur në Itali dhe për të bërë një pjesë të mirë të rrugës së kthimit. Ndërkohë, asnjë lloj itinerari tjetër nuk mund të kalonte pa u vënë re prej radarëve të shumtë që operojnë hapësirën bregdetare helene. Çështja konsiderohet si tepër e rëndësishme, ndaj hetimet i kanë marrë në dorë agjentët e policisë, në bashkëpunim me ekspertët e rojës bregdetare. Deri tani janë vënë në pranga dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të hetimeve. Mësohet se ata janë të huaj, por nuk jepen detaje mbi shtetësinë dhe identitetin e tyre. Prej verifikimit të serisë së skafit, ai rezulton të jetë me flamur grek, por pronari e ka deklaruar me defekt dhe të nxjerrë jashtë përdorimit, ndaj ka dorëzuar edhe dokumentet e regjistrimit. Ai do të pyetet prej hetuesve lidhur me përdorimin e skafit të tij. 32 klandestinët janë nga vendet e Afrikës Veriore dhe Afganistani. Ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme. Policia tha se ata kanë vështirësi në komunikim me agjentët dhe nuk dinë asnjë fjalë greqisht, çka forcon pistën e transitit të tyre nëpërmjet Shqipërisë.

Nëpërmjet shenjave, ata u kanë thënë agjentëve se kishin paguar nga 3 mijë dollarë për transportimin në Itali. Vlen të përmendet që askush prej tyre nuk kishte dijeni se cili ishte vendi i nisjes dhe as ku ndodheshin në momentin që u kapën prej rojës bregdetare. Policia dyshon se ata janë transportuar me kamion nëpërmjet kufirit turk dhe nëpërmjet Greqisë ose Maqedonisë kanë hyrë në Shqipëri. Nga këtu do të dërgoheshin në Evropën Perëndimore. Ndoshta kjo do të jetë edhe linja e re e kalimit të klandestinëve në të ardhme, pasi policia greke po bllokon linjat e transitit të tyre nëpërmjet territorit të saj. Burime pranë rojës bregdetare greke thanë se ditët e fundit ka pasur lëvizje të mjeteve të shpejta lundruese në brigjet shqiptare, pikërisht në zonën midis Lukovës dhe Himarës, por nuk jepen detaje më të hollësishme për këto lëvizje. Gjithsesi, policia greke mendon se trafikantët vazhdojnë trafikun e klandestinëve me Italinë, por gomonet dhe skafet e tyre transportojnë vetëm lëndë narkotike dhe klandestinë jo shqiptarë, nga frika e dekonspirimit të veprimtarisë së tyre. Madje, mjetet e përdorura mbajnë flamur të huaj, për t‘u mos u ndaluar të qarkullojnë, si pasojë e memorandumit të skafeve në Shqipëri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi