Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

"Media greke nxit racizmin antishqiptar" Empty "Media greke nxit racizmin antishqiptar"

28th September 2008, 19:56
"Media greke nxit racizmin antishqiptar"

E Diele, 28 Shtator 2008


ATHINE - Televizionet dhe gazetat greke kontribuojne ne ruajtjen e racizmit kunder mijera imigranteve shqiptare qe jetojne ne vend, sipas nje kerkimi shkencor te bere publik dje nga agjencia franceze e lajmeve AFP qe citon te perditshmen e Athines, "Kathimerini". Studimi i i bere nga nje kerkues i Universitetit te Athines dhe i botuar nga e perditshmja "Kathimerini", thekson se mbulimi mediatik i ngjarjeve per sa u perket shqiptareve, qofte ne fushen politike apo ngjarje te kronikes, nxjerr shpesh ne pah anen negative te ketij komuniteti.

Analiza eshte bere per 60 emisione lajmesh ne radio apo televizion te transmetuara nga kater kanalet me te medha - NET (shteteror) dhe ato kombetare private, Mega, Antenna dhe Star. Studimi i referohet edicioneve informative te periudhes nga marsi 2007 deri ne mars 2008 dhe tregon se 12 per qind e mbulimit per shqiptaret ka konotacion negativ dhe 2,5 per qind pozitiv.

Nje e katerta e 540 shkrimeve te botuara ne gazetat "Kathimerini" (qendra e djathte), "Ta Nea" (qendra e majte) dhe "Avgi" (e majta radikale), kane gjithashtu ngjyrime negative.

Organizata jofitimprurese dhe shoqata imigrantesh kane denoncuar disa here radhazi ksenofobine e grekeve dhe armiqesine kunder shqiptareve, qe perbejne dy te tretat e popullates emigrante ne Greqi. Vitin e kaluar Ministria greke e Mbrojtjes denoncoi nje video ku tregoheshin ushtare greke qe kendonin kenge antishqiptare, pasi transmetimi i saj ngjalli nje vale protestash te Tiranes.

Nderkohe rastet e dhunes greke ndaj shqiptareve ne vendin fqinje, jane denoncuar here pas here. Shume qytetare qe jane detyruar te jetojne perkohesisht ne Greqi kane treguar se jane bere objekt dhune kryesisht nga policia vendase dhe efektiva ushtarake, ndersa nuk kane munguar edhe raste te dhunes nga qytetare greke, ne forme racizmi. Disa nga keto raste dhune jane denoncuar dhe tek autoritetet shqiptare te drejtesise, kur emigrantet jane riatdhesuar ne Shqiperi. Por prokuroria dhe policia shqiptare ka pohuar se nuk mund te hetoje ngjarje qe nuk i perkasin juridiksionit territorial shqiptar.

AFP
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

"Media greke nxit racizmin antishqiptar" Empty Re: "Media greke nxit racizmin antishqiptar"

29th September 2008, 17:52
pershendetje Albx

Po eshte e vertete qe rracizmi ne greqi eshte ne shkallen me te larte .Ne qe jetojme ne greqi e ndjejme ne kurrizin tone.
Djemte e mi qe studjone ne shkollat greke ,shpesh here me pyesin
-Baba cdo te thote koloalbane?
-ku e degjove kete fjale?-pyes une
- keshtu me thirri.......

FJala koloalbane perkthehet shqiptari i mu..t i dicka tjeter e perafert

E sjell kete shembull per te theksuar qe rracizmi grek egziston qe ne vez.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi