Faqja 3 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
22nd January 2008, 16:44
ZHGËNJIME
Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.
Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.
Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në gërmadhat e Ballkanit.
Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.
Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.
Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në gërmadhat e Ballkanit.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
22nd January 2008, 16:49
LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri
Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodres
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.
Më kot babai fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.
Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda e këtij shekulli.
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri
Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodres
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.
Më kot babai fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.
Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda e këtij shekulli.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
22nd January 2008, 16:57
VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja
pyjeve të gjelbëruara.
Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.
Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja
pyjeve të gjelbëruara.
Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.
Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
22nd January 2008, 16:59
NDARJA
Grumbuj kujtimesh
rrjedhin nëpër mote
Prej zemrës time
deri te zemra jote.
Grumbuj kujtimesh
rrjedhin nëpër mote
Prej zemrës time
deri te zemra jote.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
22nd January 2008, 17:07
RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.
Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata
As buka s´pat shije
as uji i kroit
pa i prekur nëna ime.
Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.
Dhe vazhdoj rrugën
dhe s´di kush më shtyn
e në Itakën time sárrij kurrë.
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.
Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata
As buka s´pat shije
as uji i kroit
pa i prekur nëna ime.
Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.
Dhe vazhdoj rrugën
dhe s´di kush më shtyn
e në Itakën time sárrij kurrë.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
22nd January 2008, 17:12
EL DORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
kur bënë vapë tropikale.
Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.
Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.
El Dorado është
ëndrra jonë shekullore.
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
kur bënë vapë tropikale.
Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.
Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.
El Dorado është
ëndrra jonë shekullore.
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Shaban Cakolli
23rd January 2008, 01:16
pershendetje shaban cakolli,
parasegjithash respekt ne vargjet qe i shkruan,
respekt per palodhshmerine tuaj
vetem suksese te metejme dhe shume shendet nga miku juaj.
dardana qerdhe trimash ishte perherë
asaj atdhetaret i bën shumë nderë,
flaka janarit flakë ndër shkrepa
sjell deshmorin Kadri Zeka.
dardana ishte votër trimerie
ajo u rrit ne ndjenjë atdhedashurie,
Ajo lindi te madhin Metush Krasniqin
qe nderoj shqiptarine, dardanen e fisin
Ajo solli deshmoret
qe kurr nuk mungoj fjala
hogoshtasin e madh
Atdhetarin Rexhep Mala.
Pasojne muajt tjerë me radhë
Luftetaret e UCK ne front te parë
Muaji i prillit lule gjaku
bie deshmor Isa Kastrati
Avdi Xhaqku, Musli Imeri
Dardanes po iu shtohet nderi
Selver Kryeziu e Besnik Maroca si luan
deshmorë qe i njef mbarë Kosova nanë.
Dardanë - rubrikë poezie në forum
rrespekt Shaban Cakollit shumë
t'dhuroi rreze djelli e shumë energji
te dhuroi dritë me këto poezi. shendet dhe respekte
parasegjithash respekt ne vargjet qe i shkruan,
respekt per palodhshmerine tuaj
vetem suksese te metejme dhe shume shendet nga miku juaj.
dardana qerdhe trimash ishte perherë
asaj atdhetaret i bën shumë nderë,
flaka janarit flakë ndër shkrepa
sjell deshmorin Kadri Zeka.
dardana ishte votër trimerie
ajo u rrit ne ndjenjë atdhedashurie,
Ajo lindi te madhin Metush Krasniqin
qe nderoj shqiptarine, dardanen e fisin
Ajo solli deshmoret
qe kurr nuk mungoj fjala
hogoshtasin e madh
Atdhetarin Rexhep Mala.
Pasojne muajt tjerë me radhë
Luftetaret e UCK ne front te parë
Muaji i prillit lule gjaku
bie deshmor Isa Kastrati
Avdi Xhaqku, Musli Imeri
Dardanes po iu shtohet nderi
Selver Kryeziu e Besnik Maroca si luan
deshmorë qe i njef mbarë Kosova nanë.
Dardanë - rubrikë poezie në forum
rrespekt Shaban Cakollit shumë
t'dhuroi rreze djelli e shumë energji
te dhuroi dritë me këto poezi. shendet dhe respekte
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
23rd January 2008, 10:01
Përshëndetje Albini,flm shumë për ngrohtësinë e fjalëve tua,por ju nuk duhet asesi të mungoni në këtë rubrikë të poezisë,këtë e kam ndjerë gjatë leximit të disashkrimeve tuaja.
flm,shëndet dhe gjithë të mirat.
flm,shëndet dhe gjithë të mirat.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
25th January 2008, 15:11
KËNGË NË DARDANË
Metush Krasniqit
Në Dajkofc
e në Dardanë
anëembanë
këndohet një këngë.
Këndon bilbili
majë lisit
për një legjendë
që lindi fisi.
Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për shqiponjën e Krasniqes
në qiellin e kuq të Kosovës.
Metush Krasniqit
Në Dajkofc
e në Dardanë
anëembanë
këndohet një këngë.
Këndon bilbili
majë lisit
për një legjendë
që lindi fisi.
Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për shqiponjën e Krasniqes
në qiellin e kuq të Kosovës.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
25th January 2008, 15:20
VIZIONARIT
Ibrahim Rugovës
Jeta
hije e vogël
për ëndrrën tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për të dal
në një moshë tjetër.
Erdhi dita
të mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
dukepritur të vish ti
me një fanar
ardhmërie në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.
Ibrahim Rugovës
Jeta
hije e vogël
për ëndrrën tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për të dal
në një moshë tjetër.
Erdhi dita
të mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
dukepritur të vish ti
me një fanar
ardhmërie në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
27th January 2008, 16:34
NËNË MOJ NËNË
Kur u ndava nga ti,
o nënë
qava natën e tërë
se kisha mall
për një fjalë tënden.
Kur mi këndoje ninullat
o nënë
në gjoksin tënd
fluturoja në qiell
Me ty për dore
hapëroja nëpër oborre
dhe sot
më ka marrë malli
të më marrish përdore
o nënë.
Rrudhat e pleqërisë
sa të hijeshme i kishe
si vija të dritës së yjeve në qiell
sa më kamarrë malli
për një bukë nga dora jote
o nënë
për një bukë misri
me shije fëmijërie
si zgavër lisi
zemra më është bërë
ke era fsheh borën
për flokët e mia.
Edhe zogjët e malit
nëse më thërrasin
ti lot mos lësho
qëndro dhe më prit
se do të kthehem një ditë.
Kur u ndava nga ti,
o nënë
qava natën e tërë
se kisha mall
për një fjalë tënden.
Kur mi këndoje ninullat
o nënë
në gjoksin tënd
fluturoja në qiell
Me ty për dore
hapëroja nëpër oborre
dhe sot
më ka marrë malli
të më marrish përdore
o nënë.
Rrudhat e pleqërisë
sa të hijeshme i kishe
si vija të dritës së yjeve në qiell
sa më kamarrë malli
për një bukë nga dora jote
o nënë
për një bukë misri
me shije fëmijërie
si zgavër lisi
zemra më është bërë
ke era fsheh borën
për flokët e mia.
Edhe zogjët e malit
nëse më thërrasin
ti lot mos lësho
qëndro dhe më prit
se do të kthehem një ditë.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
27th January 2008, 16:47
KUR DOLA PREJ SHTËPISË
Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë
Si qen i tërbuar
lehte uria e skamnorit
në dheun e huaj
Erdhi koha për t´u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit.
Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli.
Një vaj i pa dukshëm
ma dridhi buzën
dhe s´mund të them
asnjë fjalë nga malli.
Jetë e nemur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot
vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezaveqë po vijnë.
Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë
Si qen i tërbuar
lehte uria e skamnorit
në dheun e huaj
Erdhi koha për t´u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit.
Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli.
Një vaj i pa dukshëm
ma dridhi buzën
dhe s´mund të them
asnjë fjalë nga malli.
Jetë e nemur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot
vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezaveqë po vijnë.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
27th January 2008, 16:53
MALLI PËR KROIN E FSHATIT
Ngjiten vashat shpatit
për te kroi i fshatit
të buta si delet
kur i hijeshojnë belet
dhe ngjesin kurdelet.
Qafat me rruzare
n´kostume shqiptare
qëndisur me rreze
i hedhin mbi breze
Rrjedh kroi i fshatit
ujë te poshtë
nga fushat
për të joshur gocat
për të çmendur çunat.
Tani më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.
Ngjiten vashat shpatit
për te kroi i fshatit
të buta si delet
kur i hijeshojnë belet
dhe ngjesin kurdelet.
Qafat me rruzare
n´kostume shqiptare
qëndisur me rreze
i hedhin mbi breze
Rrjedh kroi i fshatit
ujë te poshtë
nga fushat
për të joshur gocat
për të çmendur çunat.
Tani më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 16:25
SA TË DUA KOSOVË
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha shqiponjë
në çerdhe tjetër sísha hy.
Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre ishapërplasur
shpirtin tim për të ushqyar.
Foleja ime
larg mendje mos më qit
në çerdhën tënde
mungon zogu yt
nuk të harroj
po të përbehem
më ndriqo shtegun
që të mund të kthehem.
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha shqiponjë
në çerdhe tjetër sísha hy.
Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre ishapërplasur
shpirtin tim për të ushqyar.
Foleja ime
larg mendje mos më qit
në çerdhën tënde
mungon zogu yt
nuk të harroj
po të përbehem
më ndriqo shtegun
që të mund të kthehem.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 16:32
LULJA QAN PËR LULEN
Unë dhe nëna
ishim krijues
unë poet
nëna piktore
unë me laps e letër
nëna me punëdore.
Na pëlqenin lulet
edhe tërë natyra
i stolisja me metafora
i stoliste me ngjyra.
Sot unë jetoj këtu
ajo jeton atje
lulja qan për lulen
unë qaj për të dyja.
Unë dhe nëna
ishim krijues
unë poet
nëna piktore
unë me laps e letër
nëna me punëdore.
Na pëlqenin lulet
edhe tërë natyra
i stolisja me metafora
i stoliste me ngjyra.
Sot unë jetoj këtu
ajo jeton atje
lulja qan për lulen
unë qaj për të dyja.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 16:37
FJALA
Herë është flori
herë marrëzi.
Fjala pa mend
Askund s´ka vend
Fjala-mençuri
diell në çdo shtëpi.
Herë është flori
herë marrëzi.
Fjala pa mend
Askund s´ka vend
Fjala-mençuri
diell në çdo shtëpi.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 16:41
NË BRENDI
Këtej gjithë zjarrë
andej gjithë akull
Unë në mes i përgjakur.
Akulli më ngrinë
zjarri më djeg
unë varrin ndërmjet
në mes të dyjave
qëndroj nuk strukem
synoj të arrijë triumfin.
Këtej gjithë zjarrë
andej gjithë akull
Unë në mes i përgjakur.
Akulli më ngrinë
zjarri më djeg
unë varrin ndërmjet
në mes të dyjave
qëndroj nuk strukem
synoj të arrijë triumfin.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 16:45
DOZË PAGJUMËSIE
Me net të tëra
nuk bëjë gjumë
endem
nëpër dhomë
bëj qarkore
për qdo natë
dhomën e mërgimit
e bëjë Fushë Kosove!
Me net të tëra
nuk bëjë gjumë
endem
nëpër dhomë
bëj qarkore
për qdo natë
dhomën e mërgimit
e bëjë Fushë Kosove!
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 16:50
MESAZH
Pini ujë të ftohët Kosove
në Krojet e Lirisë
Mos lëni,të ju shpëtojnë
prej dore
Vitet e Rinisë.
Mos lakmoni dyer të fatit
Metropoleve të mëdha
jashta dheut të shqiptarëve
për ne fat nuk ka.
Pini ujë të ftohët Kosove
në Krojet e Lirisë
Mos lëni,të ju shpëtojnë
prej dore
Vitet e Rinisë.
Mos lakmoni dyer të fatit
Metropoleve të mëdha
jashta dheut të shqiptarëve
për ne fat nuk ka.
- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Shaban Cakolli
28th January 2008, 17:03
JETË NË ËNDËRR
Ndërrim vitesh
ndërrojnë stinë
ecën qarkojnë
e koha më rri ngrirë.
U ndryshk rinia ime
nëpër kujtime
bien gjethet
është vjeshtë
shtegtarët më qojnë peshë
Sot data është 21
Mbahu Rini
As në zemër
as në shpirt
nuk ndjej dritë
E tmershme kjo natë terri
mbi te qarkojnë rrathë ferri
Vallë,mos rrethojnë
qenjen time
sa trishtime!
Mbi rininë time
pikën kujtime
Tik-tak,tika-tak,
pika kujtimesh
kujtime me gjak
i harrnoj me fashë
túa ndaloj gjakin
përditë më plakin.
Nën qiellin e huaj
kujtimet i bluaj
Një ëndërr e ftohët
po mi ngatërron kohët
Ah,kobzeza ëndërr
sa shumë më shtrëngon
Më ka lënë kujtesa
nuk e di kur fillon,e kur mbaron!...
Ndërrim vitesh
ndërrojnë stinë
ecën qarkojnë
e koha më rri ngrirë.
U ndryshk rinia ime
nëpër kujtime
bien gjethet
është vjeshtë
shtegtarët më qojnë peshë
Sot data është 21
Mbahu Rini
As në zemër
as në shpirt
nuk ndjej dritë
E tmershme kjo natë terri
mbi te qarkojnë rrathë ferri
Vallë,mos rrethojnë
qenjen time
sa trishtime!
Mbi rininë time
pikën kujtime
Tik-tak,tika-tak,
pika kujtimesh
kujtime me gjak
i harrnoj me fashë
túa ndaloj gjakin
përditë më plakin.
Nën qiellin e huaj
kujtimet i bluaj
Një ëndërr e ftohët
po mi ngatërron kohët
Ah,kobzeza ëndërr
sa shumë më shtrëngon
Më ka lënë kujtesa
nuk e di kur fillon,e kur mbaron!...
Faqja 3 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi