Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

30th January 2008, 18:09
JETË PA SHIJE
Kam etje,vapë mundime
Si në dimër,ashtu nëverë
Tablo e recetës sime
E pij qumështin,më bëhet vrerë

Kam uri,
ushqehem s´ngopem kurrë
kjo është receta ime
ha bukën më bëhet gurë.

Po verbërohem
para syve perde terr
kjo është receta ime
Në muzgje gjumi s´më merr.

Ngjyrë e zezë e korbave
M´i verbëron sytë
Pishtarë ndizni,ndizni qirinjët
Më duhet dritë,dritë,dritë...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

30th January 2008, 18:20
JETË E VAJ

Katër përrocka ujë loti
Rinia ime
Vitet ecin nëpër mote
Veç ndëshkime.

Në katër anët e globit
unë i mjeri lypsar
Me ndihmën e vet Zotit
U ktheva në çerdhe t´parë.

Katër herë m´kërrcitën kocat
Kur me peshë m´shkeli poturi
Kur me gjak buronin prockat
Thanë atë ditë u ngrit Flamuri.

Flamuri i kuq
I larë në gjak
Shtrëngohuni bëhuni grusht
Le të valoj prag më prag...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

31st January 2008, 22:19
NËN QIELLIN E HUAJ
Qiell,qiell,rrokaqiell

Mu bë jeta drith e miell
Një rreze dielli a s´ma falë
deri në koc,unë kam acar.

Më këshillojnë të vishem trash
Epyes veten,pse s´pëlcas?

Pse pa vendkërkoj shpëtim?
Kjo s´është pjesë e qiellit tim!

I shoh të tjerët se ndjehen mirë
Veq zemra ime është e mërdhirë
Ata vishen gjysmë lakuriq
Ngrohtësi nuk ndiej hiq,hiq...
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

2nd February 2008, 23:28
ZEMËR E NDARË
O zemër e ndarë
ku le nënën e babain?
ku le motrën e vëllaun?
Ku le tokën e të parëve tanë?!

O zemër e gjora
Ti më je sikur ora
Disa kohë punon
Një ditë nga jeta pushon!
të Vdisje për tokë shqiptare
do të ngriheshin lapidare
po vdiqe,në tokë Evrope
do të humbas varreza jote.
bledikorcari
bledikorcari
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 02/02/2008
Postime : 2
Points : 0
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

3rd February 2008, 00:00
Pergezime per vargjet shume te bukura vazhdoni keshtu, suksese
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

4th February 2008, 20:01
albhack,flm shumë,vlerësimi dhe përkrahja e ndihmon një krijues të nxitet për një krijimtari të më tutjeme.Edhe njëherë falemnderit dherrespekt për ju.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

4th February 2008, 20:11
JETËSIM I ËNDRRËS

Ju që ngjeshët armët
e dualt në male
sot keni Ringjallje
Jetësuat ëndrrën e madhe
Ushtri Çlirimtare
Që ngjeshët brezeve
grykëhollat dhe hutat
anekënd Kosovës
i mbollët frutat
ju tani po rrini nën hije
Kosovën e ndritët
me fanar ardhmërie
ju ua kthyat brezave
ardhëmërinë e shpresën
të vjelin frutat
Në Pemën e Jetës
e tëra për çka ne sot vuajm
po i vjelim frutat në mungesën tuaj

Kosovën e bëtë dritë portash
më nuk ka ngatërrim zotërash
Me frutat që mbollët
po i mbushim shportat
mbi to këndojnë pëllumbat
Më kurrë s´do krrokasin korbat.
vesalio
vesalio
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 29/01/2008
Postime : 12
Points : 9
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

6th February 2008, 14:18
Nji za i ngjirun thrret vajtueshem,
pa force, i cjerrun e ndihme kerkon,
i dobet, i zbehte vazhdon e thrret.

Ndoshta kerkon jeten qe po e humb,
ndoshta vetem nderin mos t'ia marrin,
se dikur i forte ish e kurre su dorezue,
e tash asht i dobet por prape veten se leshon.

Ky za asht i njohun se shpesh ishte ndigjue,
kumbonte fort e ndihej kudo,
ishte i rrepte po i ambel gjithashtu,
kurse sot i cjerrun e kush nuk e do.

I kujt asht ky za qe duket se vajton,
thrret dhimbshem e kush se degjon,
i kujt asht ky za qe te ban me vujt,
tek e degjon se si renkon?

Vazhdon e therret e tshkuemen kujton,
at tshkueme te ndritun si tash nuk asht ma,
ato kohe kur i forte shekujt cante,
i palkundun vazhdonte te ecte per ma tej.

Por nje kohe te keqe nji furtune e derrmoi,
nje rrebesh i forte qi balle nuk i bahet,
e mbyti, e vrau e ate e shkaterroi,
po prape s'arriti ta zhdukte qe aty.

I hoqi thesarin qe mbante ne gji,
por zemren nuk mundi t'ia rrembente,
e derrmoi ne vuajtje te shkreten Dardani,
po prape s'arriti te veten ta bente.

E mbeshtolli me mjegullen qe drite mos ti jepte,
po prap tuj vuejt ajo perpara vazhdoi,
erdhi tuj u dobsue, por kurre nuk vdiq,
se forca te reja i lindin serish.

E sot ky za ala vazhdon,
ashtu i ngjirun thrret vajtueshem,
pa force, i cjerrun e ndihme kerkon,
i dobet, i zbehte vazhdon e therret.

Kjo asht per te e fundit here,
qe i vajtueshem ndihme kerkon,
asht koha te sherohet e ashtu si dikur,
te rifitoje ate qe furtuna ia holli tej.

Tash ska ma mjegull si syte ia vret,
ska ma goditje qe trupin ia derrmon,
ska ma pranga qe fort e shtrengojne
asht koha te zgjohet e jeten te vashdoje.

Sot do t'jet serish ashtu si dikur,
e forte e ambel, e bukur per te gjithe,
do t'duket perseri sic ishte ma pare,
e dashur e vujtun po e lire.

Ska ma mjerim as renkime vuajtjeje,
as frike nga furtuna a mjegulli qe kishte,
se asht e forte e veten mbron,
se asht e lire e lirine gezon.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

6th February 2008, 15:00
Dardana kurr më Kamenicë

Kala trimash qe Dardana
m'rrefemte babai edhe nana
nip Dardan t'jesh eshte Krenari
aty u inspirova në Atdhedashuri.

Ajo kishte emer tjeter
trimat prore kanë berë vepër
ata s'duronin thikë kasapi
lavdi u qofte fisit Kastrati.

Ne tetor 68-të me rrefente mami im
Dardana shqip frymoi që në agim
k'te ditë valon flamuri per herë t'parë
Flamuri me shqiponjë, flamur shqiptar.

kush i solli pyet njerezimi
lotet rridhnin nga gezimi
aty pran tyre kush qëndronte
Abdullah Kastrati roje u bënte.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

6th February 2008, 18:17
të lumtë Albini,kjo poezi e bukur jo vetëm që më frymëzoj,por më mbushi mall.Përgëzime dhe shumë suksese,vetëm te para.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

6th February 2008, 19:20
FLM Daja Shaban!

Mami im eshte nga Kamenica dhe te fresketa i mbaj fjalet qe mi thoshte per Kamenicen tani me Dardanen.

A ka ma nderë
A ka ma respekt
se nip Dardan
ne ketë botë t'jesh'?


"Albini"
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

6th February 2008, 20:56
te lumtë nipash
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

7th February 2008, 18:40
shaban cakolli shkruajti:DARDANIA
Ja këto janë ato vise
ku pemët piqen në dimër
e lulëzojnë në verë.

Fëmijët dardanë
këmbëzbathur ecin
nëpër acarin eshekujve
për të arritur
në tokën e premtuar.

Kjo tokë është Dardania
e gdhendur në atë mburojë
që e mbajnë
luftëtarët e saj
nëpër betejat që sí regjistroi
historia.


Uroj nga zemra ime qe nga shkrimet e tua te rrjedhe gjithmon fryma e patriotizmit

me respekt
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

8th February 2008, 13:51
Nardlushnja,ju flm shumë për vlerësimin tuaj,kjo përkrahëje e juaja për një krijues është mbështetje që jep forcë për një krijimtari të më tejme.Ju jam mirënjohës.

rrespekt
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

9th February 2008, 17:04
I PENDUAR
Çdo lot që ka derdhur nëna për mua
është ngrirë ndër shkrepa ndër male me gurë
vështirë me pritë ndonjëherë me u gëzuar
se loti i nënës s´të lë të qetë kurrë.

Sa male e fusha i kam kaptue
aq larg vendlindjes,aq larg shtëpisë
me pas ditë kështu se kam me u pendue
një hap jashtë derës s´e kisha nisë.


Veç zemra e nënës mundet me e kuptuar
sa është rrëpatur deri ka rritë djalin

e në ditë të pleqërisë pranë mos me i qëlluar
ndoshta s´mund të ia gjejë as gurët e varrit!...
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

9th February 2008, 17:19
shaban cakolli shkruajti:I PENDUAR
Çdo lot që ka derdhur nëna për mua
është ngrirë ndër shkrepa ndër male me gurë
vështirë me pritë ndonjëherë me u gëzuar
se loti i nënës s´të lë të qetë kurrë.

Sa male e fusha i kam kaptue
aq larg vendlindjes,aq larg shtëpisë
me pas ditë kështu se kam me u pendue
një hap jashtë derës s´e kisha nisë.


Veç zemra e nënës mundet me e kuptuar
sa është rrëpatur deri ka rritë djalin

e në ditë të pleqërisë pranë mos me i qëlluar
ndoshta s´mund të ia gjejë as gurët e varrit!...


Besoj se nuk ka shqiptar ne emigracion qe nuk mallengjehet me keto vargje

Shaban Cakolli ,uroj nga shpirti im te shtofte zoti jeten ty dhe familjes tuaj

Me respekt nardlushnja
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

10th February 2008, 14:35
flm,nardlushja, një rrespekt të pa shoq nga unë për ju

fjalët e juaja,ndihmojnë një krijues për të hapëruar.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

21st February 2008, 18:54
Atdheut

Që ditën kur u ndamë
jetoj me mëmëdheun
fjalë
më ndizet mali
si oxhak me zjarr
më djeg
si hirin më shkrinë
për ty Atdheu im.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

23rd February 2008, 18:01
JEHONA E SHEKUJVE

Aty pranë trotuarit
rrokaqielli përgdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit.

Nën guvën e shpiertit
shpresa-ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nën të cilin rrjedh
lumi i amshimit.

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojnë për së gjalli.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

23rd February 2008, 18:04
unë dhe malli

Tërë natën bashkë
unë dhe malli
na mbyti halli
i kësaj jete jallane.

Kur s´kam gjumë fare
ndez një cigare
brengat i kthej në tym.
Sponsored content

Shaban Cakolli - Faqe 4 Empty Re: Shaban Cakolli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi