Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

23rd February 2008, 18:08
SHTRËNGIM

Në dhomën e errët
flakë mu ndez trupi
kur foli matufi
me një qilim xunkthi
duke fluturuar
ra në fushë
mes një kënete
që i vinte era parfum.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

23rd February 2008, 18:13
I ZHDUKUR

Një gotë verë
një cigare
si në odat
shqiptare,
shuaj mallin e vendlindjes.

Pa shtëpi e katandi
shteg i humbur
në stinë vjeshte
jam shumë larg
vet syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

25th February 2008, 15:47
E GJATË KJO NATË

Sonte
gjithçkapo fle në qetësinë e vet

në dhomën time
qielli i ka ndezur fanaret
të mos trembën
qelizat që tajisin
lëngun e jetës.
Të gjatë sa shekujt
kur flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët

bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

25th February 2008, 15:52
Për ty o dritë

Flakadan lirie
që ndriçonte nëpër zemrat tona
me shekuj
shekull pagjumësie
është ky
ç´të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura.

Tokë e shejtë
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga limfa jonë.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

25th February 2008, 20:00
nardlushnja shkruajti:
shaban cakolli shkruajti:I PENDUAR
Çdo lot që ka derdhur nëna për mua
është ngrirë ndër shkrepa ndër male me gurë
vështirë me pritë ndonjëherë me u gëzuar
se loti i nënës s´të lë të qetë kurrë.

Sa male e fusha i kam kaptue
aq larg vendlindjes,aq larg shtëpisë
me pas ditë kështu se kam me u pendue
një hap jashtë derës s´e kisha nisë.


Veç zemra e nënës mundet me e kuptuar
sa është rrëpatur deri ka rritë djalin

e në ditë të pleqërisë pranë mos me i qëlluar
ndoshta s´mund të ia gjejë as gurët e varrit!...


Besoj se nuk ka shqiptar ne emigracion qe nuk mallengjehet me keto vargje

Shaban Cakolli ,uroj nga shpirti im te shtofte zoti jeten ty dhe familjes tuaj

Me respekt nardlushnja
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

25th February 2008, 20:02
me respekt nga une shaban ,sa here me kujtoj nenen time kjo poezi ,sa here ne gjume edhe une asaj i kam shkue ,sa here me lot me ka pritur ,sa here rrudhat e ballit ja kam shkaktue ,kjo ishte nji poezi qe me beri mallengjim shaban .
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

26th February 2008, 13:04
flm,nga ju anaa,kurse per mallengjimin e kuptoj,te gjithe ne kemi mall te pa shuar,por duhet te mbahemi te forte.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

6th March 2008, 16:53
MORT
Të etur për gjak
këta barbarë
edhe në ëndërrat e tyre
hapnin varr.

Po nga varri i tyre

s´do mbijë as fije bari
vetëm ndonjë gjethe ançari
mund ta sjell
era nga shkretëtira.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

6th March 2008, 16:57
NË FESTËN E NËNËS

Në Festën e nënës
festuam të gjithë
ne dhe nënat

unë dhe shoqet e mia:
Gonxhja,Teuta
Edona,Elvira
secila thonin:
NËNA IME
ishte më e MIRA.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

6th March 2008, 17:03
E BUKURA MORE
Moj e bukura More
si të lash,e më s´të pash
si të lash,si të lash
si të lash,e më s´të pash(Popullore)




Ec nëpër të kaluarën
për të gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip,
o Arvanit.

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo prore
e dasmën bëje pleqërisht
e varrin hape
me e bukura More.

Rro sa malet
me ëndërren shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura More.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

15th March 2008, 00:25
shaban cakolli shkruajti:KA KOHË
silent

Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

Ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.

Ka kohë që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon ekur mbaron
Ëndrra.

Ju "poet" shaban, deshta me te pershendet se paske shkru shum poezi mirepo edhe pse paske lavdata une personalisht mendoj se nese dikush te kritikon ateher ti ke me e ndrru mnyren e te shkruarit;

une mundem te shkruaj poezi si ju edhe pse kurr ne jetenteme skam shku, por po e provoj e ndoshta ste jet hatri nese shkruj ne ket rubrikè,

I merzituri

jam merzitè pa masè
vertet jam merzitè
dhe nuk e kam pritè
tè jam kètu.

po shpresoj
ne ditè tè mira
ato vijnè mesiguri
prap mè lodhè vuajta
deri kur ?

Mendoj se poezija ime ka vlerat e asaj tendes por ajo qe un e prano, eshte fakti qe sjam fare poet.

Ktu ne forum kam nderin ti lexoj poezite e disa antarve qe spo i ceki emra por ata dhe vargjet e tyre jan me vlera dhe kam respekt edhe per vargje edhe per te gjithe ata qe vertet kultivojnè gjanat pozitive.

Mbes i shpresuar ser tkam ndih,uar e ecni ruges me te mire drejt poezise me plot kuptim dhe ndjenja artistike.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

15th March 2008, 17:13
z.gogu,ne ju jemi mjaft mirënjohës atyre që na ndihmojnë të hapërojmë në këtë rast juve,andaj kemi nderin edhe te ju ftojmë në bashkëpunim. Mendimi juaj personal më pëlqen,por poezia juaj "I Mërzituri",nuk mund të mos i thuash poezi,e dyta për ata që kuptojnë poezinë se jo të gjithë e kuptojnë poezinë,zatëm disa vetëm e lexojnë pa ekuptuar fare,poezia juaj ka nevojë për disa renovime,dhe këmbëngultësisht mund të them se nuk e ka vlerën e poezisë time.Nuk po them që më përgjigjet mua,por vlerësimin e kanë bërë disa poet të mëdhenj,duke shkruar recensione për te,sepse z.gogu unë fillimisht i kam botuar në libra,pastaj po i hedh këtu në forum.Z.Gogu,unë kam një mal poezi,sigurisht ke hy në male dhe në mes drunjëve të drejtë patjetër gjenë ndonjë të shtrembër,që nuk mund të mos ndodhi edhe në malin e poezive të mia.

"Këtu në forum kam nderin ti lexoj poezitë e disa anëtarëve,që spo i ceki me emra por vargjet e tyre janë me vlera!Kështu keni shkruar ju z.gogu,por sa do të doja të ishte ashtu si thoni ju,por jo z,gogu nuk është ashtu,nga se këtu në forumin tonë ka shumë pak poezi,pos nëse je njohës i mirë i poezisë ne kemi shkruar poezitë e disa poetëve të mëdhenj këtu,por që fatkeqësisht ata kanë vdekur,ose ka 4-5 ditë nuk jam hy në forum dhe brenda këtyre ditëve mund të kenë shpërthyar vullkane poetike.Po mos e merr afer zemre z.gogu,nuk duhet të matemi me askend,në shqiptari ka burra të mëdhenj,dhe sa behemi gati të ndiejm vetën,plandosemi për tokë.Unë i dua njerëzit mendimtarë,që të ndihmojnë të gjejsh rrugën në cilen hecet më drejt,por fatkeqësisht nëse mendon se me poezinë tuaj të më ndihmosh të eci në rrugën poetike gabon rëndë,poezia jote të qon në mjegullirat në të cilat nuk mund të bëhesh kurrë poet.

nDONJë UDHëZIM TJETëR I JUAJ DO Të ISHTE I MIRëSEARDHUR;KY I Më PARSHMI PëR MUA BJEN;POR NëSE MENDON SE U HIDHEROVA DIQKA GABON;PERKUNDRAZI MBETESH I RRESPEKTUAR.
elma
elma
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Medalje Medalje2 Medalje3

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

5th January 2014, 04:00
shaban cakolli shkruajti:DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha.
Sponsored content

Shaban Cakolli - Faqe 5 Empty Re: Shaban Cakolli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi