Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 16:40
E Merkure, 16 Janar 2008

Qeveria do te heqe dore teresisht nga pronesia mbi 2,5 tone ar, i cili po administrohet keto vitet e fundit nga Banka e Shqiperise. Komisioni parlamentar per Ekonomine dhe Financen miratoi dje projektligjin per kalimin e se drejtes se pronesise mbi sasine e arit dhe te metaleve te tjera te cmuara, nga qeveria te Bankes se Shqiperise. Sasia e arit eshte 2 412 kg e 172 grame, me nje vlere 5,7 miliarde leke. Sipas specialisteve te autoritetit qendror bankar, projektligji synon te permiresoje situaten financiare te BSH-se, duke kaluar ne pronesi te ketij institucioni sasine dhe vleren e arit e metaleve te tjera te cmuara, qe aktualisht jane ne pronesi te qeverise. Shqiperia, ashtu si te gjitha shtetet e tjera, ka nje rezerve monetare, e cila administrohet nga Banka e Shqiperise dhe mbahet per te nxjerre vendin nga kriza te paparashikuara. Nje pjese e ketyre rezervave ruhen ne euro, dollar, ar dhe metale te tjera te cmuara si argjend dhe platin. Kjo rezerve monetare e vendit tone eshte e afte te perballoje rreth 4,5 muaj importe mallrash dhe nje pjese e saj eshte e ruajtur ne shufra floriri. Ky ndryshim i pronesise se arit nga qeveria te Banka e Shqiperise do te beje te mundur rritjen e vleres se aseteve te bankes. Aktualisht BSH administron sasine e arit dhe metaleve te tjera te cmuara ne pronesi te KM. Vec kesaj, BSH-ja ka ne pronesi dhe administron rezervat valutore te krijuara nga veprimtaria e saj. Sipas specialisteve te BSH-se, mbeshtetur ne kete baze ligjore, Banka ka te drejte qe sasine e arit dhe metaleve te cmuara ne pronesi te qeverise ta kete ne pronesi te saj dhe vleren e tyre ta pasqyroje ne bilancin financiar te saj. Por, kohet e fundit, sidomos kete vit, vlera e arit ne tregjet nderkombetare eshte rritur se tepermi. Historikisht, cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per dy vite eshte dyfishuar. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se, cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA, e cila ze cerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitoreve, te cilet jane duke pare arin si mjetin me te pershtatshem per investime.

B.H.

1925, rezervat ne ar 320 tone

Sipas librit "Financa dhe krediti ne RPSH", ne vitet 1922-1925, ne Shqiperi kishte ne qarkullim e ne thesar nje sasi prej 100 milione frangash ar. E perkthyer ndryshe, shifra e mesiperme ka si minimum te saj nje sasi prej 320 tonesh ar. Ne vitin 1926, u vune ne qarkullim monedhat metalike me vlere 100 franga ar, dhe nje vit me pas, ajo me vlere prej 20 franga ari. Ne vitet 1935 dhe 1937 pati nje hedhje ne qarkullim te mbi 1,5 milion monedhash qe ne shumice perbeheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronzi.

Mbreti Zog terhoqi nga arka e shtetit shqiptar ne prani dhe me miratim te Keshillit te Ministrave, shumen e perafert te 567 mije frangave ar, qe perbenin 183 kilograme ar. Kjo sasi monetare eshte perdorur ne masen me te madhe per te paguar rrogat e personave qe shoqeruan mbretin. Eshte folur shume here per "grabitjen" e arit shqiptar nga gjermanet ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Sasia e arit prej 2454 kilograme e 874,5 grame u konfiskua nga britaniket ne kriporen Merkers te Gjermanise, pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Me pas, lindi ajo histori, qe tashme njihet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe, pas incidentit te kanalit te Korfuzit, me 22 tetor 1946.

Pas ardhjes me dhune ne pushtet permes luftes civile, si pasoje e levizjeve te siperpermendura, forcat komuniste gjeten ne Banken Kombetare Shqiptare sasine e 90 kg ar. Kjo provohet nga procesverbali i nenshkruar nga zoterinjte Dhimiter Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Kellezi. Ndonese ne Thesarin e Shtetit ndodheshin vetem 90 kg ar, ne duar te popullates shqiptare ndodheshin rreth 320000 kg ar.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 20:34
nuk kuptoj ketu shum ne ket tem punen e arit ne shqiperi dhe vlera dihet sa eshte nji kilogram aj qe persjell borsen ditore apo javore ,por dij nji ta thom se shqiperija duke psur minierat e kurbneshit dihet se duhet te ket prodhim te madhe te arit dhe me vleren e arit duhet te bej edhe ekonomin e kapitalit si dhe rezervat e shtetit ky eshte nji mendim i jem .
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 20:49
Nga miniera e Kurbneshit Anaa ne kohen e dulles merrej i perpunuar nga uzina e Rubikut rreth 60 kg ar ne muaj.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 20:51
andi te thom te drejten sod per sod nuk dije sa prodhon shqiperija ari ,por dije nji gje qe shqirija duhet te ket prodhim sepse ka minierat ,ka pasuri qe nese dijn te zhfrytzohen ,shqiperija duhet te eci me hapa te shpejt drejt standarteve dhe mirqenjes sociale te qytetarit .
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 20:56
Por si gjithmone ne na ka munguar aftesia drejtuse, dhe shfytezimi i pasurise natyrore ne vend gjithmone eshte bere jo per interes te popullit por te pushtetareve.
Perse nuk permendet gjith ai ar qe nxirrej nga perpunimi i bakrit neper minierat shqiptare qe nuk jane te pakta ne vend.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 21:01
eshte per tu ciditure nji vend qe ka pasuri nen toksore nji vend qe ka bregdetin ,zhillimin e turzimit ,nji vend qe relievi i tij eshte me pasuri nga natyra ,te ket varfrin te ket mos infrastrikture ,duke pasur prodhime vendore ta perjetoj papunsesin ta perjetoj pensioneri nji rroge minimale ,mos te ket nji menagjim ekonimiste qe nxjerr vleren e gjithe ketyre te mirave dhe te dije te bej tregun ku pasurija eshte ,dhe kjo te len no coment ,pse me ndodhe kjo .
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 21:05
Sepse ata qe na kan qeverisur e na qeverisin nuk jan human, po batakcinje dhe kriminele ordiner vjedhes dhe spordorues te detyres dhe te pasurise se popullit.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

16th January 2008, 21:12
une sikur te kisha ligjin ne dore do te beja disa risi te reja ne te gjithe ata qe vjedhin pasuurin e shteti dhe ata te cilet korruptohen por ja qe skam gje ne dore ,sepse do te isha e pamshirmshme ndaj tyre .
Sponsored content

Qeveria transferon 2,5 tone ar Empty Re: Qeveria transferon 2,5 tone ar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi