Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Qeveria nuk tërhiqet nga bunkeri Empty Qeveria nuk tërhiqet nga bunkeri

2nd February 2016, 18:46

Megjithë sulmin e opozitës ndaj bunkerit në 8 dhjetor, qeveria nuk tërhiqet nga plani për objektin në sheshin e ministrive. Këto ditë pritet të nisë puna, sipas një projekti për ta shndërruar bunkerin dhe strehimin nëntokësor antiatomik, në një muze të vizitueshëm për turistët.
Këshilltari i Kryeministrit për monumentet jep detajet e objektit që synon të jetë një reflektim për kujtesën se çfarë mund të bëhet me një popull nën diktaturë.

“Çështjet e memories duhen trajtuar me kujdes dhe seriozitet. Nuk janë çështje gallate e sulmesh politike por duhen shndërruar në platforma për të pyetur pse e pësuam më keq komunizmin. Dhe shpesh herë përgjigjja ndodhet këtu tek ne e nën këmbët tona”, thotë arkitekti Artan Shkreli.

Thelbi, thotë Shkreli, është të mos harrohet ajo periudhë ankthi dhe në një farë mënyre muzeu do të jetë edhe një ironi me vetveten, pasi të gjitha gjurmët e dhunës së 8 dhjetorit do të ruhen sa të jetë e mundur.

“Kuptohet që protesta la gjurmët e veta sepse bunkeri s'qe ndërtuar për t’i rezistuar trysnisë por pati të mirën se i dha jetueshmëri dhe vizibilitet historie qe përndryshe do ishte thjesht një objekt i ri.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi