Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green
25012014
Po vjen politikanja shqiptare, super-seksi (Foto) Showbi10

Rovena është një vajzë inteligjente, e bukur por dhe shumë kërkuese, ambicioze. Arrtijet e saj në fushën e modelingut nuk janë të rastësishme, pasi ajo krahas modelingut studjon edhe në master juridik. Gjithmonë e gjen në aktivitete dhe nuk e harxhon kohën kot. Larg veseve si pijet por e dhënë shumë pas palestrës për të ruajtur linjat e trupit. Ka objektiva të caktuara në jetë por dyert e suksesit nuk e mohon se përkojnë me konkursin Miss Shqipëria 2009.Ajo ende e ka titullin e një misi, e cila pak kohë më parë ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss Queen of the World’, por bukuroshja vazhdon të befasojë. Rovena tregon…

Rrugëtimi juaj në modelizëm…

Më saktë sesa një rrugëtim në modelizëm do ta quaja një dëshirë timen të realizuar tashmë, me pjesëmarrjen në eventet e bukurisë duke e përfunduar me suksesin e përfaqësimit të Shqipërisë në konkursin ndërkombëtarë “Queen of the World” 2010.

Ku jeni e fokusuar për momentin?

Aktualisht jam e fokusuar në fushën e jurisprundencës, por pa harruar ofertat me rëndësi nga bota e tv dhe e revistave të cilat i mirëpres gjithnjë…

Keni thënë se pëlqeni shumë politikën, mos një ditë do të shohim edhe aty?

Pa dyshim që politikën e pëlqej pasi profesioni im dhe studimet e mia të fakultetit përputhen me të. Sigurisht që në të ardhmen do më pëlqente të aktivizohesha në këtë fushë.

Cili është angazhimi i fundit në fushën e modës?

Angazhimi i fundit në fushën e modës apo më mirë të themi të fotomodelingut pasi në këtë fushë jam aktivizuar gjithnjë është së shpejti një ftesë nga fotografi i mirënjohur tashmë dhe i imi i preferuar Endrit Mertiri për revistat e famshme që ai realizon.

Sa e pagueshme është kjo punë?

Ana financiare varet nga ajo Ò«’farë realizon në lidhje me ofertat apo kërkesat që bëhen, duhet theksuar që relativisht ka sete fotosh të cilat janë të paguara shumë mirë, kështu që edhe aspekti ekonomik është i favorshem.

Tek ne prapa modeleve gjithmonë qëndron një sponzor i fortë, a ka një të tillë Rovena?

Mund të themi se i tillë është krijuar opinioni për vajzat e suksesshme të modës dhe ekranit, por kjo nuk mund të jetë e njejtë për cdo rast dhe paragjykime të tilla duhen anashkaluar. Nuk ka vend për mua një pyetje e tillë pasi unë cdo gjë në botën e artit e kam bërë pasi e kam pasion dhe jo sepse më është nevojitur ndonjëherë ndonjë sponsor i tillë. Falenderoj familjen time për gjithcka deri më sot.

Po të dashur ke?

Pyetje më se e drejtëpërdrejtë, por me një përgjigje retorike nga ana ime, (qesh).

Si shkon jeta juaj në përgjithësi dhe si është një 24 orësh i juaji?

Theksoj që e vlerësoj shumë kohën. Dita nis me zgjimin herët në mëngjes për në zyrë ku punoj deri pasdite gjatë javës, më pas pjesën tjetër të kohës ja kushtoj vetes duke shkuar herë në palestër dhe herë në estetikë. Ndërsa në fundjavë këtë vit jam e angazhuar totalisht me studimet e masterit në fakultetin e juridikut dhe pa harruar mbrëmjet në fundjavë të cilat më pëlqen t’i shijoj me shoqërinë në clube.

Çfarë pëlqen më së shumti të bësh?

Më pëlqen të gatuaj ushqimet të cilat i konsumoj më së shumti si p.sh spagetit të cilat i preferoj shumë.

Për çfarë përton gjithnjë?

E kam paksa bezdi të merrem me gatimin e byrekut, më duket i vështirë.

Me gatimin si e ke raportin?

Raporti me gatimin varet sipas rastit dhe kohës që kam, nëse mundem dhe kam mjaftueshëm kohë të lirë gatuaj mirë dhe pa përtim.

Cili është specialiteti yt në këndin e kuzhinës?

Sikurse e përmenda specialiteti dhe ushqimi që nuk më mërzitet asnjëherë jane spagetit me fruta deti.(Express)
Share this post on:reddit

Komentet

No Comment.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi