Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Flamur Noka viziton “Ballistin” në qeli: Vuçiç mund t’i ketë kërkuar Ramës ta mbajë në burg   Empty Flamur Noka viziton “Ballistin” në qeli: Vuçiç mund t’i ketë kërkuar Ramës ta mbajë në burg

14th October 2015, 04:53
Flamur Noka viziton “Ballistin” në qeli: Vuçiç mund t’i ketë kërkuar Ramës ta mbajë në burg   Ballis10



Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka vizituar sot në paraburgim Ismail Morinën, i njohur ndryshe me emrin Ballist. Ai është personi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit dhe u arrestua më 7 tetor, pasi u kap me armë pa leje.    Ndërkohë, vizita e Nokës ka ardhur pas asaj të Kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Pas vizitës, deputeti ka thënë se Ballisti nuk duhet trajtuar si kriminel ndërkombëtar vetëm se mbajti armë për vetëmbrojtje.    “Kontaktuam me zotin Morina që mbahet prej ditësh në burg ... është për të ardhur keq që sheh një qytetar, i cili një vit më parë u konsideruar hero nga Rama dhe pinxho i tij ministër dhe sot konsiderohet kriminel i rrezikshmërisë së lartë. Është turp, ndërkohë që Ballisti që bëri një gjest që u krenuan shumë shqiptarë sot është në burg, ndërsa ministri me praninë private vijon trafikun e drogës dhe rri në karrigen e ministrisë”, është shprehur Noka.   Më tej, deputeti ka shtuar se mund të ketë qenë kërkesë e Vuçiç për Ramën që të mbajnë në burg Morinën.   “Kjo qeveri zbaton sot dy standarde. Një njeri që mban armë nuk duhet mbrojtur, por nuk duhen përdorur as dy standarde. I tha Vuçiç Ramës të mos vinte asnjë politikan nga Kosova dhe si la të vinin dhe nuk është çudi t’i ketë kërkuar dhe ta mbante Morinën në burg. Askush nuk ka ligjëruar faktin që Morina të mbajë armë, por ai nuk duhet trajtuar si kriminel ndërkombëtar vetëm se mbajti armë pa leje për vetëmbrojtje. Në një kohë kur ministrit i kapet makina për trafik droge. Nuk ka lidhje me presionin ndaj drejtësisë, pyetni Morinën sa presion i është bërë nga strukturat e ministrisë së Brendshme. Presion deri në kërcënim për të pranuar gjëra që nuk kishin lidhje me të”, ka thënë ai. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi