- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.
29th October 2015, 01:31
Kryetari i Kuvendit, Meta u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizës së Kongresit Amerikan përmes Librarisë së Kongresit për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë, marrja e eksperiencës për shërbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencës së veprimtarisë parlamentare.
Në këtë takimi u diskutua edhe mbi reformat e rëndësishme që po ndërmerren në vend, veçanërisht ajo në fushën e drejtësisë. Gjithashtu, u shkëmbyen edhe mendime mbi çështje të rëndësishme të sigurisë si situata në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatëve, situata në rajon dhe u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimi i Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në përballimin e krizës së refugjatëve.
Po ashtu, Meta u prit në takim edhe nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongres, kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse, roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarëve në rajon për rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit.
Në takim u diskutua dhe për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.
Kryetari i Kuvendit, Meta u prit nga Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher, me të cilin u diskutua për çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësisë së rritjes dhe nxitjes së interesit të biznesit amerikan për të investuar në Shqipëri në sektorë strategjikë dhe ekonomi.
Gjate takimit u diskutua edhe për rrezikun me të cilin përballet rajoni nga ndërhyrjet e jashtme dhe nevoja për më shumë konektivitet dhe projekte të përbashkëta rajonale dhe sesi SHBA mund të kontribuojnë në këtë drejtim. U theksua se Shqipëria është një partner i rëndësishëm i SHBA në rajon dhe se do të vazhdojë të mbetet e tillë.
Gjithashtu, Meta u prit në një takim edhe nga kongresmeni, Eliot Engel, të cilin e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria është partner luajaj i SHBA-se.
Të dy bashkëbiseduesit, Meta dhe Engel diskutuan për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, situatën politike në vend dhe situatën në rajon. Eliot theksoi se shqiptarët janë faktori më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se Shqipëria kontribuon përkrah SHBA-ve dhe NATO-S në përballimin e rrezikut të terrorizmit në shkallë globale.
- Ilir Meta, 70 milion paund pasuri në Angli; Shqipëria në prag të fortunave politiko-financiare
- Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nd
- "Letërsia dhe arti shqiptar në SHBA"nga Luan Kalana, Florida SHBA
- Bota eshte me ngjyra, por realiteti eshte bardhe e zi.
- E veçanta "E PASHË ISMAIL KADARENË !..." nga Dr. Bexhet Asani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi