Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

E veçanta  "E PASHË ISMAIL KADARENË !..." nga Dr. Bexhet Asani Empty E veçanta "E PASHË ISMAIL KADARENË !..." nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:43
E veçanta 
E PASHË ISMAIL KADARENË !...
 Një shkrim i vitit 2002 
Poeti, romancieri, publicisti, eseisti, kritiku dhe përkthyesi me famë botërore, Ismail Kadare, këtë vit, dy herë me radhë, e vizitoi qytetin e Strugës. Në maj dhe në tetor. (2002) Maj 2002. Posa mbarova mësimin, u nisa për në qendër të qytetit. Qytetin e Strugës, anë e kënd, e kishte pllakosur aroma e luleve të majit. Një kafe me shokë të rastit që do të takoja atë ditë dhe një pije freskuese, sikur do të na çlodhte. Po ja që do ti, sa vura këmbën në korzo, pedonale, rruga ku bëhej, bëhet dhe do të bëhet xhiro në qytetin piktoresk të Strugës, dëgjova fjalinë: 87 Optika letrare - THE LITERARY OPTICS “ E pashë Ismail Kadarenë !- m’u drejtua shoku im, doktor Feta Reçi , i cili sa ndjehej i gëzuar, po aq edhe i emocionuar. – Ec, takoje edhe ti!” “Ku është? Si? – shqiptova disa fjalë pa menduar fare. - Kadare në Strugë?!” Në Strugën e Poezisë! Në qytetin që ka ndërtuar “ura” me Australinë, Amerikën, Zelandën e Re, Afrikën, Azinë me qindra e mijëra kilometër larg. Dhe shemb ura fare të vogla me shqiptarë. Festivali i poezisë në Strugë që njeh mbase edhe poetë minorë nga mbarë bota! Festivali i poezisë që s’ njeh shkrimtarin me famë botërore, njëherit edhe Kandidat për Çmimin “Nobel”, Ismail Kadarenë. Nga e majta në të djathtë: Bexhet Asani, Nuhi Vinca, Ismail Kadare dhe Rahmi Tuda. (Strugë, 2002) U nisëm të dy me hapa të shpejtuar. Nxënësit maturantë e kishin rrethuar shkrimtarin. I merrnin autograf. I bënin pyetje. Pashë Kadarenë, Kadarenë, veprat e të cilit i punuam me nxënësit edhe kur ishte i ndaluar. Ai u përgjigjej pyetjeve të nxënësve me kënaqësi. U afrova ngadalë, iu prezentova. “Këta janë nxënësit e tu ?” - më pyeti.
 “ Po,” – iu përgjigja.. Nga pyetja që më bëri, kuptova se kishte dalë i kënaqur nga biseda që kishte zhvilluar me ta. E ndjeva veten të lumtur. Kadarenë e shoqëronin: shkrimtarja Helena – bashkëshortja, vajza dhe disa miq nga Pogradeci dhe Korça. Ndërsa nga Struga e shoqëronte aktivisti Ajrush Miftari… Bashkë me Kadarenë pushuam për pak kohë te ëmbëltorja “Dredhëza “. Profesor Nexhat Mustafa s’ përmbahej dot nga gëzimi. Me Yzeirin, Rahmiun, Nuhiun, Xheladinin kishim biseduar që të festonim përvjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, apo të organizonim përurimin e ndonjë libri të tij. Mendonim sesi të binim në kontakt. Dhe ja, e kërkonim në qiell dhe e gjetëm në tokë. Thjesht donim ta festonim ditëlindjen e Ismail Kadaresë në qytetin tonë. Këtë ia thashë edhe Ismail Kadaresë, ia kishte thënë edhe dramaturgu Nexhat Mustafa… Ismail Kadare nuk dëshironte që t’i festohej ditëlindja, por me kënaqësi pranoi që të bënte përurimin e librit më të ri që kishte në dorëshkrim, gjatë muajit tetor. Lajmi se Kadareja do ta bënte përurimin e librit të tij në Strugë, u perhaps, si vetëtima. Ky lajm u prit me gëzim nga të gjithë. U bë si u bë, promovimi i romanit “ Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut “ në Strugë nuk u bë! Përurimi i veprës u bë në Tetovë. Zhgënjimi ishte i madh. U munduam që ta arsyetonim se Tetova është një qendër Universitare, por më kot! Tetor 2002. Pas dreke, aty nga ora gjashtëmbëdhjetë, troket dera e shtëpisë. Del ime shoqe, Afërdita, të shikojë se kush trokiste. Pa dy burra rreth moshës tridhjetë e pesëvjeçare. Hyn brenda. Më thotë: - Të thërrasin nja dy burra! - Kush janë? - pyeta unë. - Nuk i njoh! Dola menjëherë jashtë. Shoh dy vetë. Njërin e njihja ishte Zendel Ibrahimi, një bashkëfshatar imi. Tjetrin nuk e njihja. - Urdhëroni brenda! - Jo, nuk jemi për brenda! Vishu dhe do të vish me ne! - Po, ku do të shkojmë? 
- Na thanë që mos të të tregojmë, le të jetë një suprizë!... M’ u duk, si njëlloj ultimatumi. Aty për aty mendova: Unë i pasur nuk jam, që të më rrëmbejnë, keq nuk i kam menduar dhe as nuk i kam bërë njeriu. I them Afërditës do të shkoj. Ky, bashkëfshatari im, me sa e njoh, nuk është njeri që mund të më bëjë keq! U nisëm drejt qytetit të Strugës, e që nga shtëpia ime i ka nja 6-7 km. Ai voziste rrugës kryesore, nuk lakoi asgjëkundi. Si iu afruam qytetit, pas insistimit tim, se ku më çonin, bashkëfshatari im, Zendeli, që shkurt i thoshin Neli, foli: - Ajrushi na çoi të të merrnim, se ka ardhur Ismail Kadareja dhe se ai mund të bisedojë me Ismailin, sepse është profesor i gjuhës, por na porositi që mos të të tregonim, gjersa ta shihje vetë Ismail Kadarenë. - Po këtë të ma thoshit që në shtëpi, o të uruar! Mirënjohje Ajrush Miftari që më bën këtë nder! Që nga ky moment, nga kjo suprizë e këndshme, unë dhe Ajrushi ishim dhe jemi edhe më të afërt, si shokë. Po, pse s’ u bë përurimi në Strugë? Kësaj pyetje, autori i këtyre rreshtave s’i përgjigjet dot. Nuk e kërkuam psenë, as nga Kadareja. Por, ai nuk i zhgënjeu struganët. Mbase për t’u “shfajësuar”! Me ta e mbajti një takim rasti dhe zhvilloi një bisedë të lire, siç u shpreh ai. U bënë pyetje nga më të ndryshmet: nga letërsia, kultura, politika etj. Prezentimin e bëri dramaturgu Nexhat Mustafa, i cili, për shkaqe shëndetësore, u tërhoq. Fjalën e mori profesor Rahmi Tuda, i cili nuk nguroi t’ i bëjë edhe pyetje. Pyetje u bënë edhe nga të tjerë si dr. Nuhi Vinca, dr. Bexhet Asani, Xhemi Hajredini, Arzie Dika, Bashkim Pollozhani, Aziz Pollozhani, Agim Lita e ndonjë tjetër. Pyetjet dhe përgjigjet e atij takimi me Ismail Kadarenë, i ka autori i këtij libri, në pamundësi të botohet e tërë intervista, po i botoj vetëm këto dy pyetjet e mia. Ja pyetjet që i bëri autori i këtyre rreshtave dhe përgjigjet e Ismail Kadaresë në takimin me intelektualët struganë:
 Prof. Bexhet Asani: “Z. Kadare a mendoni se mediokriteti në art ka arritur kulmin?” 
Ismail Kadare: “Nuk mendoj se mediokriteti ka arritur kulmin. Mediokriteti gjithmonë arrin kulmin, në çdo kohë dhe në çdo vend. Kjo nuk është aspak dëshpëruese, është një realitet, kur shumica dërrmuese e krijimtarisë, në të gjitha epokat, ka qenë me vlerë të paktë ose të aspaktë. Ne e harrojmë këtë gjë, për fat të keq, dhe kujtojmë në kohën e Dantes, kishte një Dante, por ju siguroj, ka pasur edhe nja dymijë shkrimtarë, që shkruanin, si Danteja dhe të tërë janë harruar. Edhe në kohën e Homerit që dikur këndonte me atë vegël të vogël muzikore, ka pasur nja pesëmijë, por janë harruar. Ajo që është letërsi pavlerë, si gjethet në vjeshtë. Mirëpo ne që jetojmë, na duket se në kohën tonë arti është pavlerë. Kështu ka qenë gjithmonë, sepse më vonë duket çka është vlerë që mbetet. Prandaj nuk duhet të na shqetësojë kjo gjë. Disa herë duhet të na shqetësojë, ja p.sh., ç’ndodh në Shqipëri e Kosovë, ku shumica botojnë, duke paguar veprat e tyre, që s’ kanë asnjë vlerë dhe kjo e shton dozën e mediokritetit të zakonshëm, e bën dyfish, pra edhe kjo është sëmundje, është gabim p.sh., nëse prindërit botojnë vepër të fëmijëve dymbëdhjetëvjeçarë, kjo bën të degradohet vetë”.
 Bexhet Asani: “Çmoni më shumë krijimet tuaja para nëntëdhjetës apo pas nëntëdhjetës?” Ismail Kadare: “Nuk shoh ndryshim, kanë patur të njëjtën përhapje. Unë i çmoj njëlloj. Rendi politik nuk luan rol në krijimtarinë letrare, krijimtaria është përfillëse ndaj rendit politik”. Nga ky takim, siç vërehej, edhe në fytyrën e lodhur të Ismail Kadaresë, nga rruga dhe takimet, që kishte pasur me studentët në Tetovë, doli mjaft i kënaqur. Në fjalën përfundimtare tha: “Ju faleminderoj për këtë bisedë kaq të ngrohtë, për praninë tuaj kaq miqësore, kaq të mençur. Më prek shumë interesimi juaj për letërsinë, kulturën, për fatin e popullit  shqiptar. Të ndodhesh në mesin e bashkëkombasve të tu, me të cilët merresh vesh kaq mirë”. Struga për Isamil Kadarenë është një simpati e vjetër dhe një simpati e re. Strugë, më 19 tetor 2002
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi