- legjendaAnëtar aktiv
- Regjistruar : 30/01/2016
Postime : 136
Points : 220
Reputacioni : 4
Sali Berisha i përgjigjet Xhavit Halitit
31st January 2016, 14:03
sh kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i është përgjigjur nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, për humbjen e Kosovës në Asamblenë Këshillit të Evropës.
Berisha në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion i partisë që dikur udhëhiqte, duke lënë të kuptohet se nuk është më vendimmarrës.
Ai ka thënë se në asamblenë e KE-së e ka caktuar dike tjetër dhe nuk ka më të drejt vote.
“Unë nuk e kam e lexuar deklaratën e z. Xhavit Haliti dhe nuk mund të komentojë atë. Por lidhur me pyetjen tuaj po ju sqarojë se që nga data 26 qershor 2013 unë kam dhënë dorëheqjen nga çdo funksion tjetër në PD, pra dhe përfaqësim të saj, përveçse deputet në parlamentin shqiptarë. Nisur nga ky vendim, caktimi si anëtar i delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë, unë e kam zgjidhur duke zëvendësuar vetën që në fillim me deputetin Oerd Bylykbashi i cili ka qenë në çdo sesion të asamblesë parlamentare të KE-së si anëtar me të drejtë vote, pra me te drejta të plota”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se nuk është i akredituar për të marr pjesë në sesionet e KE-së duke thënë se nuk ka lidhje me përfaqësimin e PD-së në këtë asamble.
“Ai ka marre pjesë dhe në seancën e fundit dhe ka votuar kundër amendamenteve serbe, dhe pas miratimit të tyre ka votuar për shkak të tyre kundër rezolutës dhe ka vepruar drejtë. Për dijeni PD nga parlamenti ka të caktuar vetëm një anëtar me të drejta të plota në delegacionin e Shqipërisë në asamblenë parlamentare të KE. Unë nga dita që jam ulur në parlament, shtatori 2013, nuk kam shkuar asnjëherë në asnjë sesion dhe nuk do shkoj si përfaqësues i opozitës, pra PD, në Strasburg dhe nuk jam akredituar asnjëherë si anëtar delegacioni dhe pa u akredituar nuk je dhe nuk mund të jesh anëtar delegacioni me të drejta të plota as dhe rezervë.
Çka do të thotë se nuk kam asnjë lidhje me përfaqësimin e PD në këtë asamble. Lidhur me konsideratat e mia për rezolutën dhe procesin e miratimit te saj unë ditën e enjte në parlament dhe dje me një status të veçantë në fb tim kam shprehur mendimet e mia për përgjegjësit e vërtet të një dëmtimi të pamerituar të Kosovës”, ka thënë Berisha.
Ndryshe Kosova pësoi humbje në KE për shkak të një vote, që nuk mundi të ia siguronte Shqipëria. Kjo ngjalli debat dhe reagime në të dy anët e kufirit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi