Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Progon
Progon
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Medalje2 Medalje3

Emigrimet e shqiptareve ne mesjete  Empty Emigrimet e shqiptareve ne mesjete

9th February 2016, 00:01
Lëvizjet e popullsisë drejt vendeve të tjera janë një dukuri që ndeshet gjatë gjithë mesjetës. Edhe shqiptarët kanë lëvizur qysh në shekujt e parë të mesjetës. Një valë e madhe shqitparësh u zhvendos drejt jugut, në Greqi e në Peloponez, qysh në kohën e dyndjeve sllave (shek.VI-VII).

Edhe në shekujt XIV-XV, në Shqipëri u krijuan kushte të veçanta që shkaktuan valë të reja emigrimesh, të cilat jlanë gjurmë të thella si në vendin e origjinës, asjtu dhe në vendbanimet e reja. Valët e emigracionit shqiptar të shek.XIV-XV ndoqën dy drejtime kryesore: atë verior, që preku Raguzën (Dubrovnikun) dhe qytetet e tjera të Dalmacisë, Venedikun dhe bregdetin italian të Adriatikut, sidomos provincën italiane Marke.

Këtu mjaft emigranttë shqiptarë mundën të sistemoheshin dhe të fitonin statusin e banorit të përhershëm (habitator) dhe ndonjë syresh mundi të fitonte edhe statusin e qytetarit me të drejta të plota (civis). Megjithatë, emigracioni shqiptar në Dalmaci e në qendrat italiane të Adriatikut Verior nuk arriti të krijonte ngulime kompakte masive, e pas 2-3 shekujve, bashkësitë shqiptare të atjeshme u tretën në popullsinë vendëse. Shtegtimet shqiptare në krahun tjetër, atë jugor, qenë shumë më intensive se në veri. Këto shtegtime prekën fillimisht viset e Greqisë.

Prej këndej, nga fudi i shek.XV, një pjesë e tyre kaloi në Sicili e në Italinë e Jugut. Në vitet 20-30 të shek.XIV një valë emigracioni shqiptar përfshiu Tesalinë Lindore. Ajo mori shkas nga shtypja e kryengritjeve shqiptare në zonën e Vlorës, të Devollit e të Tesalisë Veriperëndimore nga perandori bizantin Androniku III. Kalimin e shqiptarëve drejt jugut e ushqeu në atë kohë edhe rritja e presionit të shtetit serb në trevat shqiptare. Si rezultat, viset e Tesalisë Lindore, në jug të rrjedhës së Peneut, u kolonizuan dendur nga shqiptarët. Mjaft shqiptarë u vendosën në ishullin e Eubesë si dhe në krahinat e Beotisë, të Atikës e të Korintit.

Valë shtegtarësh që vinin sa nga Tesalia, aq edhe nga Shqipëria e Poshtme, kaluan në fillim të shek.XV në krahinat e Peloponezit. Vetëm në vitin 1405, sipas një dëshmie të kohës, 10 mijë emigrantë shqiptarë, me familjet , pasuritë e bagëtitë e tyre, me leje të despotit Teodor Paleologu u sistemuan në krahinën e Akesë. Këtë valë e pasuan në vitet e mëvonshme flukse të tjera që vinin nga Atika, Nga Beotia, nga Tesalia ose drejtëpërdrejt nga trevat shqiptare të kërcënuara nga invazioni osman.

Aty nga mesi i shek.XV, krahina të tëra të Tesalisë, të Atikës, të Beotisë e sidomos të Peloponezit (Moresë), ishin të banuara në mënyrë intensive nga popullsia shqiptare. Në një defter osman të vitit 1458, ku është regjistruar popullsia e Peloponezit Qendror, ndër 198 fshatrat e regjistruara, 155 cilësoheshin shprehimisht si fshatra shqiptare. Një tjetër regjistër i vitit 1461 veçon si shqiptare 16, ndër 20 vendbanimet që kishte zona e Korintit. Shumë shqiptarë nga Peloponezi u hodhën në ishujt e afërt të Egjeut, në Salaminë (Kultur), Hidër, Poros, Sdpecia etj.

Shqiptarët u vendosën në toka të brakisura e të lëna djerrë. "Shqiptarët, -shkruan një autor i shek.XV, -u vendosën në zona të shkreta; ata i shpyllëzuan ato dhe i bënë të banueshme. Shumë vende të egra, që deri atëherë kishin qenë strehë banditësh, u pastruan dhe dora e këtyre bujqve me përvojë i mbolli dhe i kultivoi ato".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi