- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Pamje tronditëse: Ushtarët otomanë pozojnë me kokat e prera të shqiptarëve
18th February 2016, 22:46
Një debat i gjerë është zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri lidhur me sundimin pesë-shekullor të osmanëve në vendin tonë.
Historianë të ndryshëm, vendas dhe të huaj, si dhe Turqia dhe ambasada e saj, kanë kërkuar apo janë përpjekur, që historiografia shqiptare të mos e përshkruajë sundimin turk në vendin tonë, si një pushtim të shoqëruar nga barbari dhe krime, por si një administrim të butë dhe pa gjakderdhje.
Mirëpo jo në të gjitha fazat me sa duket ka qenë kështu.
Në fakt në këtë foto të publikuar në portalin e gazetës Hylli, paraqitet një realitet krejt tjetër.
Në të pretendohet se disa ushtarë osmanë kanë pozuar me kokat e prera të kryengritësve shqiptarë.
Foto mendohet se mund të jetë bërë diku gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ose gjatë kryengritjeve malësore të vitit 1910 në Shqipëri.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi