Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve? Empty Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve?

2nd April 2008, 17:13
Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve?


Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve?
Nje gjak, nje gjuhe e nje Zot kemi!


Profesor Lulash Nika Palushaj

A thote Zoti ti besh hile babait, gjyshit, stergjyshit , nenes qe t’ka lind, po gjuhes sate amnore e kombtare, Atdheut qe ti i takon me emrin shqiptar? A thote Zoti ti besh hile apo dredhi flamurit kombetar me at shqiponje dykrenare kuq e zi, simbol i Atdheut, i gjakut te dredhur te mijra e miliona njerezve , qe luftuan kunder sunduesve, pushtuesve, kunder atyre qe na masakruan,torturuan,pushkatuan, na varen neper sheshe, kala, per te futur tmerr tek populli. A thote Zoti ti besh dredhi apo hile, diellit e tokes sate, ku u more emrin e u pagzove, krijove indentitetin tend shqiptar
A thote Zoti ti besh hile jetes qe gezon, Atdheun tend, xhubletes iliriane shqiptare, te me se 3000 vjeteve?!
A thote Zoti t’u besh hile dokumentave e shkrimit shume te vjeter shqip me me se 4000 vjet (autor Gjuzepe Casapano,mbi 40 vjet studime per iliro shqiptaret) ku, si romaket, ashtu greket e turqit, apo te tjeret ,ne radhet e veta ushtarake, perandorake paten aq princa ilire, aq baze te shkrimit ilir, aq pashallare e agallare , sa tere kohen i perdoren per vehte? Aftesia e tyre u shenua per ta dhe, ralle prej tyre i leshoj zemra te tregojne se nga ishin.
A thote Zoti ti besh hile luftetarit , deshmorit ,heroit, po edhe qindra e mijra e miljona mergimtareve te hupun e tretur neper bote, qyshse vet egziston trolli shqiptar, nga shkaqet e sundimeve te ndyshme ,terori e despotizmi i dhunave kohore, po edhe nga komunismi sllavo-rusojugosllavo shqiptare e kinez: vetem e vetem se ne token e vet nuk gjeten lirine amnore, te tokes shqiptare? A thote Zoti ti besh dredhi, apo hile Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, qe na shpetoi nga sundimi aq i eger e i pamshirshem turk, jo vetem trojet shqiptare,po edhe qendra te Europes si Rome ,Vjen ,Budapest etj.te ky hero i heronjve qe nga betimi i Kuvendit te Lezhes 1444, i bashkoi dhe krijoi shtetin shqiptar me indentitet, ushtarakisht per t’u mbrojtur kunder sunduesve turq dhe me ligje si duhet te jete e veproj shqiptari. Po ta kishin pase te tjeret kete legjendar, jo vetem se ishin madherue e ba krenar, po e kishin shpallur shejt i shpetimit kombetar , sepse ka shpetue gjuhe, Atdhe, traditat kombetare, flamur e fe, qe nga 600 vjet e sot na bashkon e do t’na bashkoje, sa te jete historia jone.
Pra, Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte simbol i heroit se ishte hero ,qe me mburrje, krenari nderim e madheshti,kryelartesi e me kompaktesi ne shqiptaret ,ti themi botes, ishim, jemi e do te jemi se bashku, pa i tret, apo humb vellezrit tane ne nji pjese te Malesise se Madhe (Hot,Grude,Tresh,Koje e Luhar) Koje e Ulqin,Plave Guci e Vuthaj, qe sot jane nen Malin e Zi; Bujanove,Medvegje e Presheve,Diber,Oher,Kumanove, Tetove e Cameri, sepse jane vellezrit tane e bijte e bijat e shqiptarise, qe nuk falen,nuk shiten as nuk tradhetohen ne krye me Kosoven legjendare e martire te sa viteve e shekujve. Shqiptaret nuk ishin dhe as nuk jane e zeza e kujt tjeter, as per toka fqinje as per shtete te ndryshme, si emigrant ku jetojne. Aksidente personale apo grupit te vogel, kane ndodhe dhe kane per te ndodhur , por ne si popull i lashte dhe i qyteteruar para te tjereve , kur ne Europe u kapshin per deg te lisave, te paret tane shkruajshin,percjellshin ngjarjet me kronikanet e vete. Ne, nuk kemi pse u tregojme as per Petrelen ,as per Spamin, as per Sarden, Ulpiana,(rrenjat e cilit sot i shohim Piani te fushes se Krasniqes, prane lumit te Valbones,vendbanimi i hershem i Dukagjinit Shkodra,Lezha e Butrintit, sepse ato dihen e njihen! A thote Zoti t’i besh hile Gjon Buzukut ,Bardhit,Budit,Bogdanit Gjecovit……Donat Kurtit, At Gjegj Fishtes ,Naim Frashrit ,Ded Gjon Lulit ,Isa Buletinit, Luigj Gurakuqit,Bajram Currit,Mjedes, Smajl Martinit ,Cun Mules,Tringe Smales,Nore Koles e me pare Kuvendit te Lezhes ,Krujes,Lidhjes se Prizrenit,Kacanikut,Deciqit 1911,Drenices e vllazerise e gjakut te derdhur deshmore e heroj te Jasharajve,Recakut qe u martirizuan neper periudha keta e me mija te tjere vetem per nje qellim e nje te vetme Shqiperi ,toke shqiptare,gjuhe shqiptare,flamur shqiptar e komb shqiptar?
Ne kurre, nuk duhet ti harrojme te torturuarit, heronjet e tokes tone, qe mbeten lapidare te gjalle ne shekuj te shekujve! Vetem larg xhelozive krahinore,pa fanatizma antikombetare, mund te kete mirevajtje e mireqenje. As bujaria ,as fisnikria, as besa, as ndjesia nuk na mungon. Nuk mungon as respekti per te tjeret, shqiptaret e kane dhe e trashigojne, kemi kulture e qytetrim ,toke me te bukur e shtrejte, me mrekullira natyrore, fusha,male, bjeshke ,lumej e liqej, det, aq sa s’kemi nevoje t’ia kemi lakmi as Serbise,Malit te Zi,Turqise apo shteteve arabe ,as Italise apo Greqise,por te ulim koken e te punojme si punohet e punojne shqiptaret e merguar neper bote. Per te verteten e lashtesise kombetare,diteve te Rilindjes,ditet tona e t’ardhmes per bashkejetese respekt ndaj njeri-tjetrit ,dashurise e t’vertetes qe duhet te zhvillohet e te dominoje e ka per detyre cdo qytetar,por askush me pare se cdo mesues, profesore,mjeke,cdo prift, hoxhe, baba, ,murg,intelektuale, net e gjitha nivelet e shkolles e jetes,sepse per hir te vertetes,perparimit e zhvillimit keto nuk i kemi ne naltesine e kerkuar. Pra pa hile e mashtrime si ndaj njeri tjetrit, si ndaj kombit, si ndaj Zotit. Dihen interesat e botes per te na te percare, per t’na lene te te pabashkuar ,gjoja se, shqiptaret ushqejne nje brez islamik ne Ballkan dhe s’meritojne qe shteti i Kosoves te jete shtet. Ne tjetere ane, te themi se jemi katolike s’na duan, sepse ordoksia sllave nuk e don, pasi kerkon baze,jo Romen e Vienen, por Moskaen e perandorine bizantine mesjetare. Pra, se kam fjalen as per perbuzje ,as per mosbesim ndaj fjalorit musliman,, apo ortodoks se nga ana e ndiesise dhe lirise shpirtrore e qytetare, shqiptaret duhet t ejen vetem shqiptare se pari, pastaj besimtare te mire. Pa dallim se cilit besim sot i perkasim, po te ishim aq besimtare,aq fetare,po mbi te gjtiha aq atdhetare, e kam fjalen per nje mase njerezish, qe te mos mendojme:jo ti po une, jo ai po ju,pra pa xhelozi, pa nencmime te krahinave apo qyteteve, qe u takojme garantoj se sot bota tjeter s’kishte me mujte me ba lodra me ne, as ne Bruksel,as ne Hag, as ne Viene,as Vashington, se Austria nuk ka me shume banore se jemi ne.
Ne Malesi te Madhe, sidomos Bajraku i Grudes,Kastratit e Hoti ne vehte ka te dy besimet, katolike e myslimane .Fshatrat Dinoshe, Milesh,qyteza e Tuzit etj, Kastrat eshte Koplik, ashtu ata te Shkrelit, qytet si Shkodra, ne Kosove fiset Gashi, Krasniqja, Rugova, ashtu Plave Guci,Vuthaj Rozhaje Kraje e Ulqin i kane ruejt mbiemrat e te pareve te gjyshit e stergjyshit,gje qe eshte per tu lavderuar, si per shembull Gjonbalaj,Prelvukaj,Sul Gjoni,Memet Gjoni,Ismail Doda,Ramiz Kelmendi,Azem Shkreli,Alibalaj,Gjolaj,Mehmet Gjonaj, Aliaj te Kastriotit. Po e marr nje shembull nga Malesia e Madhe. Bajrakut te Grudes nga fisi Gjokaj te fshatit Milesh, mbi qytezen e Tuzit nga i rrjedh edhe emri, pra mbiemrin Gjokaj, qe jane vellazen me te dy besimet :shtepia apo familja te njohura nga Baca Kurtit,pjesemarres i Lidhjes se Prizrenit 1878.
Prel Bruci nga Gjokajt ka pase tre djeme:
1.Gjete Prela
2.Dode Prela
3.Mark Prela
Sot nga Gjeka i thone barkut, apo vllaznise Gjekaj, Nga Doda jane Rexhaj, nga Marku jane Mehajt.
Nga barku Gjekaj,marrim familjen e Mirash Gjokut 71 ne vitin 1996:
Leke (48vjec) Mirashi-Mirash Gjoka-Gjoke-Gjoke Kola-Kole Kurti-Kurt Gjeka-Gjeke Prela-Prel Bruci Bruc Vuksani-Vuksan Gjoka-Gjike Marashi –Marash –Marash Ndreu-Ndre Tekashi-Tekash Bani-Ban Gruda-Grude Suma.
Te Dode Preles, qe sot u thone Rexhaj marrim familjen Sadik Rexhit
Enver (30nj.) Ademi-Adem Sadiku-Sadik Rexhi Rexh Mehmeti-Mehmet Alia-Ali Doda-Dode Prela-Prele Bruci (dhe vazhdon si fisi me larte)
Te Mark Preles, sot Mehajt shtepia e Ahmet Mujit (shtepi shume e respektuar me Malesi te Madhe)
Elezi (50nj.) Ahmeti –Ahmet Muji-Muj Murati-Murat (75nj.) Mehi-Meh Muca Muc Smaili-Smajl Marku-Mark Prelë,vazhdon si tjetri.
Keshtu jane bajraktaret e Hotit te Cun Mules te Kushes se Hotit, sa i gjithe Hoti at dite dhe sot, edhe pse te besimit islam i therret bajraktare. Cun Mula antetar dhe pjesmarres i Lidhjes se Prizrenit, gjithkohen per te ruajtur traditen e te pareve dhe se sot eshte Hot,shqiptar gjak shqiptare, pra i pari i tyre Memet Luce Gjoni i fisit te sotem te Nenhelmit, prane Liqenit te Shkodres, pra vellazen te perbashket e gjak vellazerore qe ndezi qira per naten e Shenkollit. Ashtu veprojne shume familje ne Mamurras afer Fushe Krujes,ata ne Has apo Tropoje fise te perbashketa vellazrore ,Plave Guci e Vuthaj,Rugove te Pejes,Rozhaj etj. Kur ishin gjalle ata qe u takonim ketyre , e ruanin gjakun e vellazerine si syte e ballit, sepse te ta jetonte besa ,burreria dhe bujaria, pa dallime veshjesh, sofrash ose varrimesh, veper e cila te jete e perjetshme.
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve? Empty Re: Atdheu eshte i te gjithe shqiptareve?

2nd April 2008, 17:14
Deri para 70 vjeteve ne Malesi te gjitha pa dallim konfeksioni fetar te ritit islam si vajzat, si nuset, si grate ne moshe per veshje te trupit, e perdornim xhubleten , meshkujt kapucin dhe shamine e kuqe te lidhur per’rreth. Kral Nikolla ua kishte ndaluar kapucin e bardh e me vone as partia komunuste at veshje nuk e shikonte me sy te mire. Familjet ne Malesi si Cunmulaj apo Lucgjonaj ,si Gjokaj ,apo Kalaj, ose ata qe i perkasin ketij fisi Lulanaj ,Ivezaj apo Pepaj Pecaj te Lulgjrajve e vazhdon kudo ne troje shqiptare, u ruajten te pastra e te kulluara si loti zakonet dhe traditat shqiptare. Kush e rrethon sot Malesine nen Mal te Zi, apo Krajen e Ulqinin, po Plave Gucine. Afer Malsiet asht krahina e Kucit, jo larg kohes se deri para 80 vjeteve, ku shume prej tyre e flitnin mire shqipen, ndersa sot… Ashtu rastet e Spuzhes, apo ata te rrethinave te Tivarit .Ne ditet e euforise, te cthurjes se Jugosllavise komuniste, pervec ndonje intelektuali apo historiani te ndergjegjshem, ose
kund ndonje miqesie apo kumbarie ,te fese orthodokse nuk jane ba fesat te perbashketa me serbet. A din Mali i Zi per ta respektuar se, don Pali,meshtar ne Kishen e Tuzit ,bir i Lares se Krajes i shpetoj 800 banore te Zetes nga pushkatimi italiane, ne vitin 1942? Shqiptaret nuk kane pse te jene diçka tjeter, pasi kete nuk ua kerkon kush! Nder te tjera Pater Anton Harapi ne vepren e tij filozofike “Njesimi kombtar dhe ideali kombtar” shkruan :
“Shqiptari mund te zbutet tue marre kulturen vertete njerzore,kulturen e shpirtit,d.m.th.nuk mjafton te kete sjelljen e mire ,paraqitjen e njerzishme ,format e pershtatshme,memyrat e hijshme ,e ne shpirt te rrije i eger,por duhet te jete edhe pernjimend ne vete ashtu si mbahet e duket perjashta, athere ka me u ba i zoti te rroje ne harmoni me vellaznit e vet shqiptare, te cdo kondicioni shoqnor edhe te cdo besimi. Besimi duhet te jete faktor i jetes,parimet e besimit duhet te perfitojne ne bindje te plote, ndiesi te gjalla,levizje, shprehje, fjale e pune drejtue ne nji sistem jete.Kjo don me thane kulture fetare.Besimi qi mbahet per pasion,pra me fanatizem nuk asht besim i arsyeshem,as faktor i jetes ai nuk nalton,po poshtnon:e ma teper rrenon.
Ketu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: te dy ngulin kambe per nji bindje te vetem,te dy tregojne fuqine e vullndeses deri ne kulm,por me kete ndryshime se njeriu me karakter ngul kambe per nji perparim te arshyeshem, ndersa fanatiku don te rrije asaj te vetes arsye e pa arsye: njeriu me karakter tregon nji zotesi personale. ….Fanatizmi asht antinjerzor ,prandaj edhe antifetar e antishoqnor.Sa e kendshme ishte pamja,dukuria bashkimi me rastin e meshes se pare qe e qelebroj Don Simon Jubani ne ditet e para te ramjes se diktatures komuniste ne Shkoder te lteri ne Rremaj.Ishte e verteta e shkodraneve. Te njejten gje e vepruan edhe ndaj atyre qe besojne dhe shkuane tek xhamia e plumbit ne Shkoder.A ka gje me te kuptimte, vellazrore dhe ne harmoni te plote nderfetare, kur njerz te te gjitha besimeve shkojne ne kishen e Shen Ndout mbi qytetin e Lacit? Po ashtu,i pashe me syte e mi ne Shkoder me rastin e ardhjes se Papes te Gjon Palit te II ne Shqiperi, me 25
prill 1993, pra konkretisht ne Kishen e Madhe ne Shkoder, ku ne shenje lamtumire ne gjuhen shqipe shkodrane e qytetareve u thot: U ndihmofte Zoja e Shkodres! Ai i tregoi vlerat tona ,me rastimn e celebrimit e shpalljes se Shejterimit e Lumnimit te Nenes Tereze, me 19 Tetor 2003,ku sheshi i Shen Pjetrit u hapi dyert e 500 mije pjesmarrjeve nga e tane bota, e te mijra shqiptareve me flamuj kuq e zit e shqiponjes shqiptare , me portretin e Nene Terezes, qe shendriti mbare njerzimin, e sidomos ne shqiptaret.
A thua do ti bahet hile rinise shqiptare qe e kerkoi Shqiperine si Europa?!
Para Romakeve, per 250 vjet shqiptaret e pranuan krishterimin me apostullin e Krishtit Shen Palin, me besim, me vullnet as me lufte as me tortura.Krishti nuk asht vetem i shqiptareve, por i botes mbare.I shejtnuar qe ne te gjen njeriu shpresen,besimin,per te miren,larg te keqes,dashurine ne mes njerzve,paqen,doren e pajtimit,renesansen apo ringjalljen njerzore kunder pirateve,pushtuesve ,perandoreve despoteve, kunder mundimeve e padrejtesive,kunder fyerjeve e nencmimeve ,shpifjeve e diskriminimeve, kunder inatit e xhelozive qe te fortit i ushtonin ndaj njeriut apo popullit te pafajshem, sepse torturat, mundimet e kryqezimit dhe vdekjen qe ia sollen Krishtit te pashpirtet dhe te pamshirshmet, i justifikoj Jezusi me te gjithe ata, qe kurrkush nuk u del zot, por po perjetojne kalvaret sikurse i perjetoj ai dhe, se fundi ngjallet me shprese se per te verteten e te drejten, jeta s’ka mbarim. Pra, shqiptaret e duan Krishtin, jo se ishte shqiptar, sikur as Nena Tereze nuk ishte
indiane,por per hir te asaj qe thashe e vepruan per bamirsi,e mirekuptim ndiesi, respekt e dashuri ndaj njanit tjetrit e nacionaliteteve, besimeve e ndjesive shpirtrore se, para Zotit te gjithe jemi te barabarte. Shqiptaret besojne ne humanizmin e Krishtit, atij besimi qe nuk e kan keq perdor kryq kunder vellezerve te vet shqiptare te besimit musliman, jemi te nji gjaku, te nji gjuhe, te nji kombi, te nji flamuri. Te bazohemi te rinia shqiptare,shpirti e zemra e tyre qe ne pjesen me te madhe ne sjellje e veshje vepron si Europa, se kurre s’kemi per te gabuar. Duke ruajtur traditat tona dhe cka asht e jona ,ti lame njerezit e afet te na udheheqin,t’u largohemi inateve e xhelozive qe s’na takojne; jo ti po une , une a ti, por te gjithe se bashku tu afrojme mundesi te tjera vellezerve tane! Koha e relacionet kane ndryshuar ne favorin e kombit shqiptar, por me urti e se bashku.
Faik Konica, kur i jep keshilla nje djalit shqiptar, pasi ai donte te hap nje gazete shqiptare. Ne shkrofsh toskerisht do te thone se s’eshte gazete per te gjithe shqiptaret ,ne shkrofsh gegrisht prap ashtu, ne shkrofsh nje gjuhe te perzier me te dyja, do te thone se s’di shqip, ne shkrofsh gjysme gegrisht,gjysme toskerisht do te thone se eshte ,cervish, ne mos shkrofsh per politike ,do te thone se s’ eshte koha punojme per literature, kur vendi ndodhet ne rrezik, ne shkrofsh per politike ,do te thone se prish pune, duke egersuar qeverine, ne folsh bute per Turqine ,je i paguar prej sulltanit ,ne shkrofsh rrept kunder Turqise kerkon te jap sulltani te holla qe ta pushosh gazeten,ne mos gjetsh te holla qe ta mbash gazeten ,do te thone se s’je i zoti, me qene se aq njerez duan zgjimin e kombit shqiptar, ne gjetsh te holla ,je intrigant a i shitur.
Ne folsh per plot clirimin e Shqiperise do te thone je djale e kerkon gjera qi duheshin gaditur nje qind vjet me pare,ne folsh per nevojen te perpiqemi ta shpetojme gjuhen dhe kombesine tone, duke vene vendin ne hije te nje Fuqise se madhe,s’qenke shqiptar i vertete .Ne folsh mire per shqiptaret e krishtere,hidherohen shqiptaret muhamedane, me folsh mire per te krishteret e per muhamedaret jane shqiptare te mire ,e liksht per te liqet, athere do te hidhrohen te gjithe”.



Profesor Lulash Nik Palushaj

Lindi ne Triesh te Malcis Madhe.

Mesues i Gjuhes Shqipe diplomuar ne Universitetin e Prishtines.

Sot jeton ne Michigan ku eshte mesues i gjuhes shqipe prane kishes katolike shqiptare te "Shen Palit"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi