“Sfinksi” i germave KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA
13th February 2016, 10:43
POEZIA BASHKËKOHORE SHQIPE
=POEZIA BASHKËKOHORE SHQIPE
“Sfinksi” i germave
Hap kanatën
a.
A mund të rrihet
me mendim këmbëkryq,
në këtë situatë plot mjegull,
sjellëse stuhie?!
b.
Kur në shkallinat e larta
të arit, tejet të florizuar,
u ngjitën, tashmë ,dhe ata
që dikur quheshin
me një emër të pështirë: “MINJ”?
c.
Çfarë ngjyrje, në fleta drogimi
dhe pluhur drogimi?!
ç.
Ngre kokën të shoh pastërti qielli,
dëshira më fluturoka,
me një oreks dallëndysheje,
korbimi pret i fshehur
nën veladone resh të paskrumbullta…
d.
Ç‘mantelizim me fije kërpi!
Ç‘mbështjellim – situate mjegullore,
në një majë të padukur,
ku dielli nuk dërgoka rrezet e tij!…
dh.
(Ç’qenka kështu ky vend i humbur!)
ngjason me një polizim verior,
ku prezente qenka:
ngrirja e dëshirave për ngjitje,
ku këmba rrëshqet
në një ngulitje arritjeje
të padafinizuar …
e.
Të tjerët (të përzgjedhurit)
kampionizojnë
në të tilla vende
me shtytje resh,
ku pret veç ngulje thike
në prapashpinë …
Prapashpina gatuar
në gjithë epokimet,
e kënaqur vetëm me gjak
e heqje shpirti,
ku s’dëshiron as të dëgjojë
pasthirrmimet e ikjes…
ë.
E bukura, çbukurohet
në një të dhjetën e sekondës,
shëmtirëzohet djallësisht…
f.
E shëmtirëzuara “bukurohet”
me një djallëzi të kundërt,
në një transplantim qeshës,…
Dielli vendos gishtin
në kokën e tij të mençur
të zbulojë enigmatiken
fshehur në labirinte,
ku janë thyer gjithë ndriçimet …,
si në një konkavitet djegës…
g.
Bukuria konceptohet
si një shtirane e lëkundur
në një kahje rreziku,
veshur me rroba banje dalëboje,
ku vorbulla të merr si flutur
dhe të nxjerr baldosë…
gj.
Letrat e fallxhimit përsëritin në infinit:
“Shtrigë… shtrigë, shtrigane”,
përkulen dhe thyhen fate,
Horoskopin e deformon
me zotërim miu, derri, a ku di unë
të figurojë në qiell,
ku gati, veç një goditje do
dhe thyhet qelqësisht,
h.
Globi, nga stërmundimet e njerëzimit,
thyen qetësinë e fituar qyshkur,
Toka zjen nga llavat,
Polet po ngatërrojnë emërtimet…
i.
Njeriu i tulatur në një kodrushkë
habitet i lebetitur,
teksa i ngrihet një shtëllungë shpirti,
sikur po i digjet …
ai shpirt i vogël, relik i mbetur,
sikur del nga një kafaz kraharori
që “ishte”…
j.
Në tavolina mashtrimi,
asqë mund të mendohet
se mund të ulesh i veshur
me veshje përditore…
I zoti qenka ai, përdoruesi i një manteli
a veshje profiri…
k.
Kërcimtari i malluar
i një tangoje ,disa rrotullime vërtitëse;
l.
Asqë duhet të merresh vesh,
duhet të jesh mjeshtëror
në mbajtjen e maskës,
ll.
ku shfaq profilin e një kafshe
më shumë të egër, se egërimi….
Me një pasthirrmë
të panjohur më parë ,
në tinguj nxjerrës
as shkronjat s’e rreshtojnë,
pasi vija e tyre
u lakohet krejt papritur…
m.
Kërcen, dëshirim ,
s’të lë maska
të të ofrojnë puthje,…
bredh në ëndërr,
paspak e gjakosur,
në sytë ëndërrorë
shfanitesh si një jetë maske…
n.
Njerëzit po ikin
nga mirësia,
nga ndjenjëmirat.
dëshirimet
për kaltërsi
e hapësirë mendimi,
nj.
ua hipin mllefeve,
delirimeve,
psikopative
të quajtura të hatashme,
në një hipje përsëprapthi
kalit gri;
lulet i hedhin,
tashmë e më shpesh,
në arkivole “lulërina”
në shenjë hakmarrje
që kodifikohet “NDERIM”….
o.
Janusi plak kundron ,
në të njëjtën kohë,
të dy kahjet e ikjes dhe të fluturimit,
pi aspirinën
e dhimbjes së tokës -Janus…
p.
Ç’njerëz kaq të vegjël,
me inat e mllef,
të paprodhur kaq egërsisht më parë ,
(harruar të parët drejt e sy)
Me sytë e ulur përdhe,
duke i thënë tokës…:
q.
“Eshtërzoje,
zhdukja farën!….”
Eliminimi ka zjarrmi të madhe,
ka kraharorë të ngushtë,
zemër të zezë,
buzë të paputhur kurrë,
mall të arratisur,
programim e taktikë heqëse,
me çdo kusht , mosqëndrim
në dy këmbë Zoti…
r.
Dyshja e vendosur
në skenë aktrimi
interpreton,
firmon prapa kuintash,
tani ti e pastaj unë….
rr.
Ata një herë në katër vjet
do t’ju ngjyejnë gishtin me bojë,
në katër vjet
do të përdorin kartë identiteti,
në katër vjet
s.
do të zgjerojmë hapësirën e trilleve,
mashtrimin tonë
me nëntë kokë gorgonje,
me të folur memece për një të ardhme
të ndryshuar,
sh.
për një buzëqeshje
mbi buzëqeshjet,
për moskorruptim
e burokracira formale,
për një pushtet
t.
tërësisht në “dorë” populli,
Metafora fryhet si “glasë”
th.
gjatë katër vjetëve,
duke u bërë e para e stilistikës,
u.
duke konkurruar
me hiperbolën dinake…
v.
Fjalë të nimfëzuara
të përrallisin
me aftësinë e treguesit
paradoks të përrallës:
x.
“ Preket ndryshimi,
preket ardhmëria…”.
xh.
Xhuxhmaxhi tellallon në përrallë,
Ngrë kështjella rëre…
y.
Ylberi rresht ngjyrat e spektrit
Loton mbi reshtjen …
z.
Zëri humbet vibrimin, melodinë
zh.
I zhurmshëm bie në humnerë,
kënaqet me jehonën përcjellëse
të kohëtymtës…
nga një portal i hapur, papritur,
dancon “dhelpërisht” “Sfinksi” i gërmave…
*
Mbyll kanatën e dimrit…
Me ndihmon germa “e” dhe “r” e “Sfinksi”- t të gërmave…
Marrë nga vëllimi im poetik ” Peneli i llavës pikturon” (Tritip i ftohtë) 2011
- KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA KOHE E JARGAVITUR... nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
- The advanced thought is only the thinking of the genuine prophets … By Kristaq F. Shabani Albania
- 'Poezia, terapi e tutjejetës " nga Kristaq F. Shabani, ALBANIA
- KRISTAQ F. SHABANI ALBANIA "Pranverim i Fonemave " poemë fragment
- Lodërtim janari (poemthi lirik) nga Kristaq F. Shabani , ALBANIA
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi