Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

KRISTAQ F. SHABANI ALBANIA   "Pranverim  i Fonemave "       poemë    fragment    Empty KRISTAQ F. SHABANI ALBANIA "Pranverim i Fonemave " poemë fragment

15th February 2021, 12:32
KRISTAQ F. SHABANI ALBANIA
 
Pranverim  i Fonemave
                             poemë
   fragment 
 
Zëri  transmeton 
një “ vetëtimë frazimesh”
Ngjasuar me një kardiogramë
 
Fokusuar i quajturi “Babai i Gjuhësisë Shqipe:
                      Ilia Dilo Sheperi”  
 
I.  Zenit
 
1.Reflektimi i florizuar
 
Toka ia përcjell Qiellit,
 Detit
mesazhin madhor
trumbetuar
 me gjuhë  Ëngjëjsh: 
“Edhe sikur  të ndërmerrni
 aktin më cinik,
vrastar, antinjerëzor
fytin të ma prisni,
o barbari kryekëput
në shpirt,
zemër e tru të harbuar,
Do të  ndjeni të habiturën ,
kur të shihni reflektimin  e paparë,
Kundërveprimin e pandeshur kohërave,
 kurrë,  ndonjëherë
e  në asnjë rast nga tiranët:
“Nga gjaku i  damarëve të mi
 të ezofagut
 të prerë,
mos o Zot,
do të konturohet trupërisht
e shpirtërisht
e florizuar
një germë e ndritshme
  “A”,   fillesa e alfabetit,…
(Ej,  Shtojzotvallet në rudinat Pashko Vasjane!
Në lëndinat naimiane,
Në gjak kapak floriri negovian,
Në luleflorinjtat çajupiane...
Në vizion ditirambike saminiane,
Në gumzhitje mbikoshere bletësh iliriane 
Në vetëtimat ylberore...
Thirrorja alarmante s’pret radhwn
Në kompozitën noliane!
 
2. Germa në rrugëtim yjesh
 
Shihni, si ngjan kjo germë,
ç’konstrukt të bukur këndi ka,
kryet e saj drejt qiellit,
nga merr forcë e dritë ,
dy segmente vertikalë  të gjallë
bashkuar në majë,
të lidhura me një segment po të drejtë, 
të mishëzuar  me dy vertikalët,
për  t’u dhënë rrugëtim yjesh ...
 
3. Vetëtimë Qiejsh
 
Më ndihmoni, o Ëngjëj, 
ta shpreh  më  figurshëm
 këtë mrekulli  diamantore,
të rrallë
të arkitekturoj  Panteonin e  Germave
shkruar- folëse
nga pellazgjishtja e lashtë...
Në të dhjetat e sekondës
do të befasoheni,
kur do të shfaqet e trimtë  
një “B”;
(shpatet e maleve
 do të arkitekturohen  në trajtë “ B”-je
e shtrirë në dy simotra maja,
dy maja rrufepritëse krye lart)
paspak  formatimin e  trinitetit germor
do ta plotojë 
  një “C”…
(Hënë me synim  për  t’u
 kthyer në hënë pesëmbëdhjetëshe
në modelim  të qendisuar zagorit).
(Kush ma ka vjedhë këtë simbol?)
“Pirostia e Madhe  e Zjarrit,
ku shëndetohet njerëzia 
Ndizen flakë shpirtrat...
Vetëtijnë Qiejt,
në mes të kaltërsisë qiellore
studiuese e ardhjes së reve,
sjellëse shirash,
pushtuese manjate qiejsh...
 
4. Sakrilegji për Germat
 
Thyejnë  qetimin detet...
Thyerja e normave
të prezantimit të Mrekullive...
Çfarë sakrifikim për gjuhën!
Sakrilegji më madhështor i rënies,
Ku fjalën e mospërcjelljes
 në kortezhin e ringjalljes
E mban Alfabeti,
Germat,
Fonemat,
Morfemat...
Vetë shpirti.
 
5.      Çengelim i pashpirt
Fillesa e alfabetit të germave
 të krahëhapur  fluturues ...
 Qielli do t’i  gufojë kraharori ,
Deti do të baticojë,
Toka do të kulmojë
lulërinë më të shndritshme ,
Zotat do të kungojnë e pagëzojnë
alfabetvjetrin e gjuhës së lashtë ...
Kush na e fshehu alfabetin, kush?
E futi 50 km pashë nën dhe’.
Kush na detyroi
të sakrilegjohemi kaq paturpërisht,
Të na varnin në intriga,
 të na çengelonin në kurthe,
Të na vrisnin buzëqeshjen,
 teksa dilnin fonemat nga buza, kush?!
 
6.Penelatim sfinks
 
Teksa germat tona të shkruara
 kanë trajta origjinale të shprehura
Nga relievi ynë fantastik,
Peneletuar me shpirtmadhësi natyre,
Germat tona, fongo të bukura, të lidhura
 krijuese frazash të shndritshme,
Me plot të drejtë i kam quajtur sfinkse...
Pas këtij triniteti, 
një ansambël fonemash
Do t’u  tërmetëzojë .
Pasgoditje të vrullshme,
dridhje ,
eklipse,
Nga vendet e natyrshme
do të lëvizin polet,
meridian- paralelet,
 kurbat,
 trupat gjeometrike,
format,
 do të nis Eoli të shfryjë erërat...
 
6.      Partitura hyjnore
Dhe fyti im, çuditërisht,
do të rifitojë trajtën e parë...
Pyetja habitshëm  do të pyesë veten :
“ Ku shkoi prerja?”
Çfarë fuqie hyjnore
 paskërkan fonemat, germat?
Kush je ti, i ardhur i huaj
 që kërkon të “presësh” kordat?
Zanoret  do të bashkohen
në partiturë pasthirrmash ...
Bashkëtingëlloret e zëshme dhe të pazëshme
 do të zbukurojnë buzët e racës së bukur,
teksa dalin në “eter”...,
së toku me zanoret fosforeshente…
 
7. Shkreptim stralli  xixëllonjë
 
Është Pranvera e Fonemave ,
Morfemave
  e Germave,
 e Shkronjave
o Foka të vjetra,
 është lëngu limfatik i germave
daton pulsin e Pranverës së Fonemave,
tepëria e klorofilës,
 gjelbërim i përhershëm
nxehtësia e zjarrit
dhe e flakës së tij të përhapur
në indet e tokës dhe të shpirtrave...,
shkreptim stralli si xixëllonja.
 
8.“Qytet” gurëmëdhenj akull
Largohu, dimër,
 me akull-ngricën,
me  temperamentin tënd
 të akullt,
në qytete të ngritur
me “gurëmëdhenj “ akull...
 
 
9. Parësia e Kryedheut
 
Ç’prisni?
S’ma bën  tërt syri,
Për mua kërcënimi ka thyer dhëmbët,
Turrëdruja e mesjetës s’e ndez dot flakën?
Vdekjen e pres  germërisht në këmbë,
 trimërisht me tri fomema  alfabeti,
e pas tyre  dhe 33 të tjera ,
me shkreptima bubullimash
shoqëruar nga vetëtima të thikta .
Çelnon i vetëtimtë  sipari i  një gjuhe të lashtë,
Folur nga të Parët e Dheut,
Spostuar pa të drejtë nga ardhësit arktikë...
Ndoshta, një fenomen i paparë
 me një peizazh kombinues
nga më të bukurit e penelatuar nga Natyra...
 
10. Përrallimi i buronjave
 
Kur arriti në këtë pjesë të dheut,
Natyra me penelin e saj  çudë
Nisi të pikturojë,
sikundërse  di vetëm ajo...
Magjizoi gjithçka me penelin e saj,
I dha frymë ,
I dha  gjallimin ...
Peizazhoi kurorën e pemëve,
Teksa çelnojë penelin 
shpërtheu përrallimi i burimeve,
çau mes përmes një lumë me ujë të kristaltë;
nxiti lindjen e një kurore lulesh,
buisën miliona të tjera,
relievi mori trajta fantastike,
bilbilim e këngërime zogjsh...
Relievi ra në “koma”
ng a kënaqësia e epërme.
 
 
11.  Po a mund?!
Edhe sikur fytin barbarisht të ma prisni,
Prej atij fyti  do të dalin ,
duke i tmerruar,
anti njerëzit,
tentues barbarë të gjuhës sime :
Një  A,
Një  B,
Një  C...
Po a mund  t’ua  prisni fytin Maleve,
Deteve, Qiellores, a mundeni ?!...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi