Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA  KOHE E JARGAVITUR...  nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008 Empty KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA KOHE E JARGAVITUR... nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008

19th February 2017, 13:27
Poezia bashkëkohore e kohës ciklonare nxit intelektin , inteligjencën, rrit impulsin, nxitjen për venie në veprim të energjive pozitive të fjetura, duke hedhur në aksion ndërgjegjen dhe nën ndërgjegjen...
Kjo është sprovë e guximit kreativ



KRISTAQ F. SHABANI , ALBANIA
KOHE E JARGAVITUR...
nga vëllim poetik "KOHES I NDEZ BUZET " I KRISTAQ F. SHABANIT, botim i vitit 2008
(Sipas stilit tim , tashmë te preferuar prej 25 viteve titulli i poezise vendoset ne fund , duke e konsideruar "thelb", "precipitat")






1. ***
Këmbët, natyrshëm,
në një gjysmëiks,
përqeshin lulet e reve,
në qiell të pahapur…
Kokët çvirgjërohen,
në hapësirën e plasur.






Kokëkëmbët









2*
Kaq dyfytyra,
kaq dhelpërime,
kaq kurthe,
kaq stërkëmbthe,
kaq hilera…
kaq - kaq flirte…









Shtata në përsëritje









3.****
Mumjet
lëvizin nga vendet,
prapë ngurtësohen,
në Epilogun e dramës.
Heshtja:
Ciceron i kuptimit transformues:
Lëvizje - Ngrirje.



Mumje









4*
Zbulimi
zbuloi zbulimin.
Në rubrika:
“Gëk e mëk…”
paçka se
me gërma shkruar
“Korrupsion - Moral”,
Fshehur disku
i “hapësirës morale”
të Diellit në kanal…
Ç’vallëzim: Behar!



Zinzare









5***
Veshje
e
hollë,
e tejdukshme…
Truke
të padukshëm…
Sa mister
qenka
mbulimzbulimi!



Misteri i çakorduar



6. ***
Nuk vështirësohem
të lexoj ngjarjet shkruar
me shkrim arab…
Syve cinikë rritet
pema dardhë.
Nën të vapohem si mollë e bardhë…



Vapim



7.***
Tru të lidhur
në ganxhë të hekurta…
Duar të “zgjidhura”
të lidhura me hekur,
Këmbët të hapura,
lidhur me hekur…
Prangoset ecja
( në pamje e liruar).



E hekurta e parë



8.***
Sythit i merren mend,
para shpërthimit…
Një xhind
me bisturi kërkon ta operojë sythin…
Mos i mungon dhëmbi i syrit?



Xhinduese



9.***
Në këtë sallë të meitizuar,
rrit përmasat KATASTROFA ,
hapur si humnerë me dhëmbë
plot smalt errësire…
Plot 12 dhëmbë shqyejnë
Katastrofën,
Humnerën,
Yjet....



Hapur






10. ***
Pikpjek veten…
Mbështet kokën,
ndiej përkëdhelje…
Në përmasa
të vogla
“seksoj” me
“hënën kaçurrele”…



Koha









11.* * *



“Mjekrat” mbinë
në mjekra të “rruara”;
rriten qimet e tyre
të payndyrta.
Në gjendjen civile
ndjekin të njëjtën
procedurë shkrimi…
I ngrohtë
ishte shtrati mbrëmë,
deri sa ndriti hëna e erotizuar…



Në “ç’pllajë” ishe arratisur?
(Erotikë e mortuar...)



Përfitimi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi