Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Arti i Egjiptit dhe i Mesopotamisë  Empty Arti i Egjiptit dhe i Mesopotamisë

29th January 2008, 23:35

Arti i Egjiptit dhe i Mesopotamisë


Egjipti i Lashtë kufizohej nga lumi Nil dhe toka pjellore që ai rezervonte. Vërshimi dhe përmbytjet e përvitshme të Nilit pasuruan dhe zgjeruan tokën si dhe sollën një prodhimtari të shëndetshme të saj. Njerëzit e Egjiptit të lashtë ndërtonin shtëpi prej balte në qytete dhe fshatra. Ata jetonin me prodhime të rritura prej vetë atyre të cilat i transportonin qytet më qytet e fshat më fshat. Karaktëristike është fakti se Egjipti i lashtë ishte i ndarë në dy pjesë toke; në ï¿œTokën e zezë' dhe në ï¿œTokën e Kuqe'. ï¿œToka e zezë', në breg të lumit Nil ishte shumë pjellore ku njerëzit e përdornin atë për të mbjellat e tyre. Kjo ishte toka e vetme ku të pasurit mund të krijonin ferma dhe kjo, falë plehut të zi që mbetej pas vërshimit të lumit Nil. ï¿œToka e kuqe' i takonte shkretëtirës.

Mesopotamia, e kufizuar nga lumenjtë Tigër dhe Eufrat ishte e banuar paralelisht nga popuj të ndryshëm që luftonin për të dominuar ndaj njëri-tjetrit. Populli më antik quhej Sumeri, rreth shekullit të katërt. Një poemë tradicionale e fisit Sumerian tregon se i gjithë territori ishte i përfshirë nga katalizmi, dhuna, ku sipas tyre, kjo thuhej edhe në Bibël. E gjithë kjo krijohej nga popujt kundërshtarë të cilët krijonin qytet-shtete fortifikues.

Arti dhe piktorët Egjiptianë


Dihet nga të gjithë se Egjipti është toka e piramidave, ku malet prej guri qëndrojnë si gurë kilometrikë të rrahur nga era e dielli. Sado të largëta të duken, këta gurë flasin shumë për jetën e tyre. Flasin për një vend të organizuar aq mirë, sa ngrinte lart pirgje gjigante guri e dheu gjatë jetës së një faraoni të vetëm. Nuk ka mbret dhe popull që t'i hynte shpenzimeve e mundimeve thjesht për krijimin e një monumenti. Faraoni quhej qënia hyjnore që kishte në dorë fatin e të tjerëve, dhe kur ndahej nga kjo botë, ai ngrihej lartë dhe kthehej përsëri te përënditë nga kishte ardhur. Majat e larta të piramidave ndofta do ta ndihmonin faraonin të ngrihej në qiell tek përënditë. Në dhomën e varrit shkruheshin gjithmonë fjalë magjie për t'ia bërë sa më të lehtë faraonit udhëtimin për në botën tjetër. Egjiptianët besonin se ruajtja e trupit nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ruhej edhe shëmbëllimi i faraonit, atëherë ishte dyfish e sigurtë se ai do të ekzistonte përgjithmonë. Nga një bllok i fortë e i pathyeshëm graniti, punëtorët që mbretërit urdhëronin duhet të gdhendnin kokën e faraonit dhe ta vinin në varr ku askush mos ta shihte dhe atje të bënte magjinë e vet e të ndihmonte shpirtin të mbahej gjallë. Fillimisht këto iu lejoheshin vetëm faraonëve por më pas fisnikët e oborrit mbretëror zunë të ngrenë varret e tyre të vegjël. Dhe erdhi një kohë, që kushdo që respektonte veten bënte përgatitje për jetën e përtejme, duke porositur një varr të kushtueshëm. Këto përbëjnë edhe veprat më të bukura të artit egjiptian, për vetë faktin se përshkohen nga një thjeshtësi dhe solemnitet që të mbetet në mendje. Harmonizimi i rregullsisë gjeometrike në vrojtimin e hollë të natyrës është një nga vecoritë karakteristike të mbarë artit egjiptian. Pikturat dhe modelet e gjetura në varret egjiptiane janë të lidhura me idenë që shpirtit t'i jepen shoqëruesit e ndihmës për në botën tjetër, pra ka të bëjë me një formë besimi. Piktorët egjiptianë kanë patur një mënyrë tjetër për paraqitjen e jetës së gjallë. Vëndin kryesor nuk e zinte bukuria por plotëria dhe kur piktura përfundonte, piktori kujdesej në mënyrë të jashtëzakonshme që vepra e tij të kishte një jetëgjatësi sa më të madhe. Në fakt, medota e tyre ishte më tepër një formë vizatuesi hartash sesa një metodë piktori. Në pamje të parë të duket se kjo lloj pikture mund të arrihet edhe nga fëmijët por nuk është e vërtetë pasi ata kishin stilin e tyre të të ndjerit në fillim e më pas të të parit e të vëzhguarit. Gjithçka për ta ishte me rëndësi dhe nuk anashkalonin asgjë. Stili egjiptian përmbante një sistem ligjesh shumë të rrepta të cilin duhet ta mësonte çdo artist që në vitet e para të rinisë. Statujat me qëndrim ndenjur duhej t'i mbanin duart mbi gjunjë. Burrat duhet të pikturoheshin me lëkurë më të errët se gratë. Vetëm një njeri mundi të trondisë stilet e qëndrueshme, tepër të forta të stilit Egjiptian. çdo gjë lidhej me zotat e tyre duke pikturuar me idenë që t'iu pëlqejë atyre. Ai ishte një mbret i Dinastisë së Tetëmbëdhjetë në periudhën e njohur me emrin ï¿œMbretëria e Re'. Amenofisi IV qe heretik, i cili shkeli shumë kanone të shenjtëruara nga tradita shekullore. Nuk donte të adhuronte zotat e popullit të tij, të paraqitur në trajta të çuditshme. Vetëm një zot ekzistonte për të, ai ishte Ateni të cilin e kishte paraqitur në trajtën e diskut qiellor që lëshonte rrezet e tij, secila në fund në formën e dorës.

Arti i Mesopotamisë


Arti i Mesopotamisë prej nesh njihet më pak se arti egjiptian. Në këto zona nuk kishte gurë apo nxjerrje guri nga skllevërit. Shumica e godinave ndërtoheshin me tullë të pjekur e cila me kalimin e kohës dhe nga kushtet atmosferike, shkërmoqej dhe kthehej në pluhur. Banorët në Mesopotami nuk kishin të njëjtën bindje fetare me ata në Egjipt. Në periudhën shumë të hershme kur një popull i quajtur Sumeriane sundonin në qytetin e Urit, mbretërit ende varroseshin me të gjithë njerëzit e shtëpisë, me skllevërit e të tjerët. Pra nuk ndodhte si në Egjipt ku ata duhet të varroseshin në varre të veçanta madhështore. Banorët e Mesopotamisë nuk besonin në ruajtjen e trupit dhe të shëmbëlltyrës së tij. Ndonëse artistët në Mesopotami nuk thirreshin për të zbukuruar muret e varreve, atyre iu duhej që në një mënyrë në tjetër të kujdeseshin për shëmbëlltyrën e njeriut për të qenë i pushtetshëm në botën tjetër. Pas disa kohësh, mbretërit e Mesopotamisë e bënë për zakon që të porosisnin monumente kushtuar fitoreve në luftë ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofetë e grumbulluara. Më pas monumente të tilla u kthyen në kronika të plota, me figura për fushatat e mbretit. Kronikat e ruajtura mirë datojnë nga një periudhë disi më e vonë, nga periudha e sundimit të mbretit Asurnasipal II të Asirisë i cili ka jetuar në shekullin e nëntë para Krishtit, pak më vonë se mbreti biblik Solomon. Në to shihen të gjithë episodet e një fushate të organizuar mirë. Mënyra e paraqitjes së skenave është fort e ngjashme me ato të egjiptianëve edhe pse me më pak rregullsi e ngurtësi. Gjitçka ngjan mëse e vërtetë dhe bindëse. Në shumë mozaikë pasyrohen luftërat e tmerrshme me shumë të vrarë e të plagosur ku asnjëri prej tyre nuk është asirian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi