Piktori Sulaj: Më trishton arti në Shqipëri
9th March 2008, 21:27
Piktori Sulaj: Më trishton arti në Shqipëri
Artisti Agim Sulaj jeton dhe punon prej vitesh në Itali, por rikthehet në Tiranë pas suksesit të ekspozitës “Libri i Historisë”, e prezantuar në GKA në nëntor të vitit 2004. Këtë herë ekspozita e tij titullohet “Ëndërrimtari”, titull të cilin e mban dhe një nga 25 punimet. Ajo çka gjendet në tablotë dhe karikaturat e piktorit det, drurë e fëmijë, është gjithçka shqiptare. Tema e fëmijëve që ai pikturon është vetë fëmijëria e tij që udhëton sëbashku me artistin. Do të qëndrojë vetëm pak ditë në Tiranë dhe në një intervistë dhënë për gazetën “SOT” piktori zbuloi disa nga projektet e tij, por ndalet duke folur edhe për qytetin e tij Vlorën, duke mos harruar që të shprehet edhe për artin në Shqipëri.
-Ekspozita “Ëndërrimtari” mos ndoshta është një udhëtim në fëmijërinë tuaj?
“Ëndërrimtari” është vërtetë një udhëtim në fëmijërinë time, por edhe në vendet ku unë jam rritur. Ajo është titulluar kështu, pasi këtë emër e ka edhe një tablo që unë kam zgjedhur për këtë ekspozitë sepse plotëson disa karakteristika të mendimit tim. “Ëndërrimtari” është një tablo me një fëmijë në dhomën e tij që e ka si studio pune, i cili kërkon të dalë nga ai ambient që është i varfër me objekte fare të thjeshta ku jetojnë materiale, por ai kërkon të dalë nga ky ambient me muzikën e tij. Ai kërkon të lumturohet duke krijuar dhe duke iu shkëputur kësaj gjendjeje. E zgjodha këtë sepse çdo njeri ka dëshirë që të shkëputet nga realiteti që herë- herë nuk është shumë i këndshëm. Mendoj se është vetëm krijimi, arti ai që të shkëput nga ky realitet, duke të shkëputur ty ai shkëput edhe të tjerët. “Ëndërrimtari” përmban rreth 25 punime që janë kryesisht në vaj dhe pjesa tjetër është në karikaturë të cilat janë vepra fituese në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Janë të gjitha posterat e këtyre çmimeve, por bën pjesë edhe një laps me emrin tim, por këtë laps nuk do ta përdor në jetë, por do ta ruaj si relike. Pikturat në vaj janë me tema që trajtojnë botën e fëmijëve që rriten nëpër ambiente fare të thjeshta, por është një dritë hyjnore që i lidh dhe i përkëdhel ato. Një gazetare në qytetin e Riminit e kishte quajtur jo dritë diellore, por dritë hyjnore, që ledhaton trupat e fëmijëve dhe buzëqeshjet e tyre.
- Pse vendosët që kësaj radhe të merreni me botën e fëmijëve?
Jam marrë me botën e fëmijëve, por kjo vjen edhe si një dëshirë e galerisë ku unë punoj dhe bashkëpunoj “Forni” të Bolonjës. Ata duke parë mënyrën time të pikturimit të fëmijëve menduan se do të ishte më e veçantë piktura ime, më karakteristike dhe do të kisha rrugë më të gjatë karakteristike. Prandaj publiku do të gjejë kryesisht në këtë ekspozitë nga një portret fëmije, i cili diku do të jetë i fshehur, diku që loz, diku pas një dere, diku që vete peshkon etj.
- Shumë vend zë edhe deti në krijimtarinë tuaj?
Peizazhet me det kanë atë nostalgjinë e qytetit ku unë jam rritur, Vlorën, e cila dhe pse unë jetoj në një qytet tjetër bregdetar nuk mund të krahasohet bregdeti italian me bregdetin e Vlorës që për fat të keq po shikoj që ndërtimet e parregullta dhe në mënyrë të shthurur e kanë vrarë atë bukurinë dhe poezinë e qytetit ku unë jam rritur. Është vështirë që ta kthesh sërish këtë bukuri, por të paktën këtej e tutje të kurohet pak më mirë bregdeti, të shikohet se ku duhet të ndërtohet. Në Itali, unë kam parë se në këto zona ka vetëm vila tre katëshe dhe nuk ngrihen grataçela, pra e kundërta siç ndodh këtu tek ne. Më vej keq për këtë gjë sepse do ta doja Vlorën qytet bregdetar dhe jo qytet pallatesh të cilët mund të ndërtohen edhe në periferi të qytetit. Bregdeti duhej lënë sepse ai është dhuratë e natyrës. Por të paktën, këtej e tutje të frenohet kjo gjë dhe mos të vazhdojë kjo ngritja e grataçelave.
- Prishja e bukurisë së qytet tuaj, është prezantuar edhe në krijimtarinë tuaj?
Unë herë pas here kthehem, në Shqipëri dhe kur kthehem të paktën me sa mundem e kuroj anën e ekspozitës, duke futur edhe rrugicat pjesë nga të cilat unë jam rritur, duke futur edhe ujin e kripur të Vlorës, duke futur edhe malin edhe mjegullën në zonën e Llogorasë. Të gjitha këto, sipas ekspozitës do ti trajtosh herë më shumë dhe herë më pak.
-Jeni shumë i njohur edhe në karikaturë ku jeni fitues i disa edicioneve ndërkombëtare. Sa vend zë ajo në krijimtarinë tuaj?
Karikatura zë 40 përqind të krijimtarisë sime artistike. Unë jam i njohur me të sepse kam fituar shumë çmime, por për karikaturën organizohen edhe konkurse të mëdha me tema të rëndësishme si tema e ujit, drogës, emigrimit këto publikohen, por unë kam pasur fatin që të fitoj në këto konkurse. Teknikisht unë e realizoj karikaturën sikur e kam një pikturë, jo thjesht me dy viza. Atë unë e punoj sikur është një pikturë në vaj, pra rri gjatë për të krijuar personazhin edhe në karikaturë. Personazhet e saj janë të gjithë sikur janë vizatime prej vërteti. Veprat që janë këtu në karikaturë janë vepra të një periudhe gati një vjeçare, që nga dhjetori i vitit 2006 dhe deri tani në shkurt të vitit 2008 janë të gjitha fituese në këtë periudhë.
- Një tablo në ekspozitën tuaj është edhe figura e Nënë Terezës, diçka rreth saj?
Unë këtë tablo me figurën e Nënë Terezës e quaj tablo familjare sepse jo vetëm nga njerëzit është pëlqyer, por më prek edhe mua sa herë që e shikoj. Ajo rrezaton figurën e Nënë Terezës në një manifest dhe nga duart e saj del një kryq si një mesazh për ne, që të besojmë jo vetëm në zot, por edhe në mirësi, të besosh që ti ke lindur për një mision që të ecësh. I kam gdhendur ato rrudhat e Nënë Terezës, dhe për mua kjo është një vepër që unë nuk mund ta riprodhoj dot. E kam bërë shumë shpejt si tablo dhe jam habitur. Është bërë në vitin 2006, madje ma kanë kërkuar për ta blerë, por unë dua të mbaj. Mendoj se kjo është një vepër më shumë për institucione.
-Cilat janë disa nga projektet tuaja gjatë këtij viti?
Është një ekspozitë në muajin maj në Itali, e cila organizohet me piktorë që jetojnë me shtete që lagen nga deti Adriatik siç është Shqipëria, Jugosllavia, Kroacia, Sllovenia etj. Në këtë ekspozitë unë do të çoj dy punime. Ekspozita është interesante, pasi hapet në një kështjellë të vjetër të qytetit që e ruajnë vetëm për ekspozita. Pas kësaj ka tema në karikaturë ku unë do të marr pjesë në fund të muajit mars dhe në prill dhe gradualisht edhe publiku shqiptar besoj se do të njihet me këto, pasi shpresoj që të fitoj sërish.
- Krijimtarinë tuaj ju e realizoni në Itali, por sipas jush sa e vështirë është të merresh me art në Shqipëri?
Unë e njoh pak realitetin e Shqipërisë, por shikoj që piktorët vuajnë dhe e kanë të vështirë punën e tyre, kjo gjë më trishton. Për pikturën është një realitet i vështirë, sepse akoma nuk ka treg dhe është një periudhë çoroditje. Njerëzit rendin më shumë për të ndërtuar dhe për të zënë një copë tokë, ata e kanë lënë shumë pas dore artin. Njëkohësisht shikoj edhe një gjë tjetër që ka shumë dashamirësi nga publiku për artin. Njerëzit e pëlqejnë artin, tablonë dhe kërkojnë që në shtëpitë e tyre të kenë dhe të blejnë piktura, dhe pse ndonjëherë nuk kanë mundësi ekonomike, më vjen mirë për këtë gjë.
- Një nga tablotë tuaja ndodhet në muzeun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Si arriti deri atje?
Tabloja ime kishte dimensione shumë të mëdha. Ajo që nga vitet ’90 ndodhet në muzeun e Ali Pashait në Janinë, në ishull. Unë e punova kur ishim akoma nën regjimin komunist. Ajo ishte një tablo që unë e punova për Galerinë Kombëtare për një ekspozitë me temën “Pavarësia”. Ajo nuk u ekspozua në këtë ekspozitë dhe unë u detyrova që ta çoj sërish në studion time. Ajo nuk u pranua sepse tregonte kokën e prerë të Aliut para sulltanit. Politikës shqiptare në atë kohë nuk i pëlqente që shqiptari të ishte i gjunjëzuar para armikut. Në atë kohë shikohej më shumë politika se sa vepra artistike. Kjo tablo më mbeti në studio. Më pas, në këto kohë afër lagjes sime ishte një burrë plak që kishte qenë në Janinë dhe më tregoi për muzeun e Aliut. Pse nuk e çon atje më tha, i bëjmë një ftesë dhe ta shkruaj unë në greqisht. Pasi i bëra një fotografi, grekët e pëlqyen dhe lamë një takim në Kakavi. Ata erdhën e panë dhe vendosën ta blinin, por unë më shumë u gëzova që do ta hiqja atë tablo dhe do ta ekspozonin.
-Cila ka qenë tabloja më e shtrenjtë që keni shitur?
Në fakt unë shes shumë punime të miat, pasi unë jetoj me këtë profesion, por më shtrenjtë unë kam shitur andej ku unë nuk e prisja. Kam fituar në Kosovë 10 mijë euro, e cila ishte një vepër që prezantonte një fshatar për pavarësinë. Vepra u prezantua në vitin 2006 në Kosovë në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës dhe atje u vlerësua me çmimin më të madh.
-Kur do të ktheheni sërish në Shqipëri?
Unë mendoj se do të rri rreth 20 ditë dhe pas këtyre ditëve nuk e di programin, pasi do të ndjek rrugën e krijimtarisë duke vizatuar problemet e botës me atë lapsin imagjinar.

- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Piktori Sulaj: Më trishton arti në Shqipëri
9th March 2008, 21:40
Një nga tablotë tuaja ndodhet në muzeun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Si arriti deri atje?
Tabloja ime kishte dimensione shumë të mëdha. Ajo që nga vitet ’90 ndodhet në muzeun e Ali Pashait në Janinë, në ishull. Unë e punova kur ishim akoma nën regjimin komunist. Ajo ishte një tablo që unë e punova për Galerinë Kombëtare për një ekspozitë me temën “Pavarësia”. Ajo nuk u ekspozua në këtë ekspozitë dhe unë u detyrova që ta çoj sërish në studion time. Ajo nuk u pranua sepse tregonte kokën e prerë të Aliut para sulltanit. Politikës shqiptare në atë kohë nuk i pëlqente që shqiptari të ishte i gjunjëzuar para armikut. Në atë kohë shikohej më shumë politika se sa vepra artistike. Kjo tablo më mbeti në studio. Më pas, në këto kohë afër lagjes sime ishte një burrë plak që kishte qenë në Janinë dhe më tregoi për muzeun e Aliut. Pse nuk e çon atje më tha, i bëjmë një ftesë dhe ta shkruaj unë në greqisht. Pasi i bëra një fotografi, grekët e pëlqyen dhe lamë një takim në Kakavi. Ata erdhën e panë dhe vendosën ta blinin, por unë më shumë u gëzova që do ta hiqja atë tablo dhe do ta ekspozonin.
Eshte per te ardhur keq qe vepra arti te piktoreve tane te medhenj zbukurojne galeri te botes por njekohesisht eshte edhe krenari sepse i tregojme botes se ne jemi artiste dhe kemi kulture dhe nuk jemi majmune qe jetojme ne maje te pemeve dhe hame fruta pa pjekur (sic shpesh here na tregojne humoret e tyre)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi