- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Tiranë / Përdhunon shoqen në makinën e tij dhe më pas i vjedh celularin iPhone
25th February 2016, 19:44
Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi akuzohet se ka përdhunuar shoqen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë ditën e djeshme. Grestjan Subashi, 22 vjeç, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shoqen e tij, K. Z. 33-vjeçare në automjetin e tij.
Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, ai madje i ka vjedhur edhe celularin 33-vjeçares, një iPhone 6.
Menjëherë pas kallëzimit, ai është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.
“Më datë 24.02.2016, u arrestua shtetasi Grestjan Subashi, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në zonën e Shkozës, në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë, me shoqen e tij pa dëshirën e saj, shtetasen K. Z., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe pas kryerjes së marrdhënnjes seksuale i ka marrë edhe aparatin telefonik “iPhone 6″, parashikuar nga Nenet 102 dhe 134 të Kodit Penal”, shkruan njoftimi i Policisë së Tiranës.
Marre nga Panorama.com.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi