Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit Empty Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit

7th June 2008, 22:19
Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Për sa i përket qëndrimit në fushën e politikës, nuk e kam ndërprerë asnjëherë komunikimin dhe bashkëpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegë të tjerë nuk e kanë mbajtur këtë qendrim. Homazhi i gazetës tonë për vdekjen e presidentit të Top Channel-it iu bashkua homazhit të përgjithshëm të medias, sigurisht me ato specifika që gjithnjë e dallojnë gazetën “55”. Nuk i heqim ndonjë fjalë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë reagimin e të tjerëve për këtë ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjën e qytetarisë që të jemi gjakftohtë dhe të themi ndonjë mendim për ta emancipuar, kulturuar e qytetëruar qëndrimet ndaj kësaj ngjarjeje.
Përse u hesht për zonjushën Entela Hysko që ndodhej në këtë makinë dhe humbi jetën në mënyrë po kaq tragjike? Entela ishte pjesë e rëndësishme, aktive dhe shpirtërore e frymëzimit, për Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte një lidhje konfidenciale e atij niveli që veçanërisht pas një ngjarjeje të tillë, fiton legjitimitet. Dhe në këtë rast, ke një arsye më shumë, që në homazhin për pronarin e Top Medias të ishte edhe homazhi për Entelën. Ajo ishte një vajzë e çmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje është një primitivizëm barbar. Pse heshtën shumë media për Entelën? Janë të shumta arsyet.
Në një rast tjetër, i ngjashëm për nga fundi tragjik, për një politikan, kryesisht mediat që heshtën, në çdo sekondë nuk merreshin me politikanin, deputetin që vdiq, por me zonjën që kishte humbur jetën me të. Dhe kjo bëhej me cinizëm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, në këto raste, dhe krijimi i enigmave, është i gabuar. Njeriu ka një jetë dhe kur e humb atë, gjithçka tjetër nuk e ka kurrë më vlerën në tregun e moralit apo interesave që i përcaktojnë batakçinjtë dhe thithlopat e lekut e të gjakut. Në botë kanë ndodhur shumë ngjarje si kjo që ndodhi para 2-3 ditësh: Dajana ishte një princeshë, me një rrezatim politik ofensiv, por nuk u përpoq njeri që të heshtej për Dodi al Fajedin - e pastaj të mos bëhej fare homazh për të. Por jo vetëm ky rast, por shumë politikanëve e vip-ave, të politikës a të fushave të tjera, u kanë ndodhur ngjarje të tilla dhe shoqëria ka mbajtur një qendrim korrekt. Dhe jo një qendrim barbar, si ky ndaj Entelës. Përse e bënë këtë, për të bërë strucin? Ajo nuk ishte një leckë, ajo nuk ishte një asgjë. Të gjithë miqtë, shumë bashkëpunëtorë, shumë shokë të vetë presidentit të Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelën, qysh në ngjallje. Dhe tani, ajo shumëzohet me zero. Dhe të parët hipokritë janë ata politikanë si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjë sensor që funksionon për raste vdekjesh, dhe që mendon vetëm se në dorë të kujt do të bjerë Top Channel-i, e teatron hidhërimin vetëm për njërën anë të tragjedisë. Po ti more zotëri, je kryetar i socialistëve, të cilët gjithashtu kanë sy e veshë, të ndjeshëm realisht, edhe për një bijë nëne, një vajzë babai, që humbi jetën. Dhe e humbi në dashuri!
Kjo tregon se shoqëria shqiptare, dhe veçanërisht këta birbot e politikës dhe zarbot e gazetave janë aq të palexuar, aq të pagdhendur, aq kriminalë dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin të vrarën, dhe të bëjnë burrin e kanunit, që i bie këtë radhë, sipas këtij modeli, të hidhet nga shkëmbi për të ruajtur nderin, që s’e kanë pasur kurrë. Nuk duhet të harrojmë kurrë që kjo vajzë, që vjen nga kultura e artit, ka pasur një guxim të madh me këtë lidhje, dhe ka prerë biletën e një rreziku të përhershëm, që gjithashtu të gjithë në e dimë se pse.
Ajo mungon në shtëpinë e saj që prej disa netësh. Ajo mungon në sytë e shoqeve dhe miqve të saj që prej dy netësh. Ajo u shndërrua në eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndërkaq, të gjithë ata, që e shkaktuan këtë, e duan një Entelë dhe e kanë një të tillë në sediljen e pasme apo të përparme. Paçka se duke gogësitur bëjnë sikur i kanë të zbrazëta sediljet. Në këtë rast, dua ta mbyll këtë shënim me dëshirën e mirë dhe me thënien e famshme të një gruaje, e cila i tha dikur një mikeshe të të shoqit: je e mirëpritur në shtëpinë time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallë në këtë shtëpi ka qëlluar që kemi pritur edhe njerëz që e kanë urryer.
Pra, të mos i futim këto segmente të dhimbshme të jetës, këto kulminacione tragjike të ndjenjave në mokrat blonjëse të interesaxhinjve, hipokritëve, njerëzve pa shpirt, të njerëzve vetëm makina dhe kryesisht të atyre që gjithnjë mashtrojnë pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqëria shqiptare në këto momente është absolutisht nën presionin e një mashtrimi të fortë mediatik.
Por gjithnjë do të gjendet dikush që e çan terrin, e kupton dhe e thotë të vërtetën, dhe e vërteta nuk është minorancë parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, që u drejtohen dokerëve, fshatarëve, por është një levë Arkimedi që do vetëm një pikë mbështetjeje.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit Empty Re: Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit

7th June 2008, 22:26
Pergezoj Albx per artikullin qe postoi. Edhe une e kam marre vesh kete fakt dhe me erdhi me te vertete keq qe nje gje e tille nuk u be e ditur per opinionin e gjere publik. S'kam cfare te shtoj me teper, te gjitha jane te permendura ne artikull.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi