Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Shqiptari vjedh 9 mije karta krediti ne restorant Empty Shqiptari vjedh 9 mije karta krediti ne restorant

20th January 2008, 21:36
E Diele, 20 Janar 2008

Nje 30-vjecar shqiptar akuzohet per kopjimin dhe vjedhjen e mbi 9 mije kartave te kreditit ne Athine te Greqise dhe perdorimin e tyre duke kryer blerje online te celulareve. Policia greke ne zonen e Helandtrit zbuloi ngjarjen, pas investigimit te nje oficeri te infiltruar, duke u futur ne restorantin ku ishte punesuar shqiptari, emri i te cilit u mbajt sekret per shkak te hetimeve. Demi i shkaktuar ka arritur deri ne 250 mije euro. Nen hetim jane edhe dy persona te tjere, qe banojne ne Shqiperi e qe bashkepunonin me te dyshuarin, pasi ata merrnin numrat e kartave, duke i perdorur me pas per blerje. Historia nis me hyrjen e klienteve ne nje restorant pa emer, ne te cilin shqiptari punonte. Veprimtaria kriminale eshte zbuluar nga nje agjent i infiltruar, i cili ka shkuar ne restorant dhe ka paguar pas ngrenies me nje karte krediti te falsifikuar. Te njejten dite 6.280 euro jane marre nga karta per te blere telefona celular. Punonjesit e policise kane bere te ditur se 30-vjecari realizonte kopjimin e te dhenave dhe me pas keto ua jepte dy bashkepunetoreve te tij, te cilet perdornin numrat e kartave per te kryer blerje online. Sipas policise se Athines, mesohet se tre te dyshuarit kane mashtruar ne 9403 karta krediti. Nderkohe qe, shuma e perfituar nga skema e mashtrimit ka arritur rreth 250 mije euro. Gjate marrjes ne pyetje, pronari i restorantit ka deklaruar se nuk kishte dijeni per kete ngjarje.


Koha Jone.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi