Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO Empty Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO

21st February 2008, 17:54
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO






Vende anëtare të NATO-s thonë se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.

Deputetë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia u takuan dje me përfaqësues të vendeve të NATO-s në Shkup. Zyrtari i NATO-s Bob Simmons tha se aleanca duhet të hapë dyert e saj për të tre vendet pasi ato i kanë përmbushur të gjitha kërkesat.

Në Uashington, ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë u takuan dje me nënsekretarin amerikan të shtetit John Negroponte të cilin e informuan mbi përpjekjet e vendeve të tyre për plotësimin e kërkesave për anëtarësim në NATO.

Takimet zhvillohen në prag të samitit të NATO-s në Bukuresht në muajin prill. Në këtë samit, vendet anëtare të aleancës pritet të njoftojnë vendimin e tyre lidhur me kërkesën për anëtarësim të të tre vendeve ballkanike.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO Empty Re: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO

27th February 2008, 17:36
Turqia do të angazhohet që Shqipëria të marrë ftesën për t'iu bashkangjitur NATO s

Ankara, 27 shkurt - Turqia do të angazhohet që në samitin e prillit në Bukuresht Shqipëria të marrë ftesën për t'iu bashkangjitur NATO s, ka deklaruar Ministri i Jashtëm turk Ali Babaxhan. Turqia do të japë mbështetje të fuqishme në Bukuresht në samitin e NATO s që Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia të marrin pjesë për anëtarësim, ka thënë Babaxhan pas takimit në Stamboll me shefin e diplomacisë shqiptare Lulzim Basha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi