Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Kroacia, Hungaria, Bullgaria njohin pavarësinë e Kosovës Empty Kroacia, Hungaria, Bullgaria njohin pavarësinë e Kosovës

20th March 2008, 05:51
Kroacia, Hungaria, Bullgaria njohin pavarësinë e Kosovës
Fqinjët pranojnë Kosovën



Tre vende janë bërë shtetet e para fqinjë me Serbinë që kanë deklaruar se do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thuhet se vendimi i tyre ishte marrë pas një shqyrtimi të imtësishëm dhe në përfundimet e BE-së.

Beogradi argumenton se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës muajin e shkuar ishte e jashtëligjshme dhe se Kosova është ende provincë e saj.

Të tre vendet e përshkruajnë rastin e Kosovës si unik dhe shprehin gadishmërinë e tyre për t'i zhvilluar më tej lidhjet me Serbinë.

Paralajmërimi i Beogradit

Deklarata e përbashkët e bën të qartë se Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria do t'i mbështesin përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar demokracinë në Evropë.

Është domethënëse që të tre vendet e bazojnë vendimin e tyre në gjykimet e udhëheqësve dhe ministrave të jashtëm të BE-së dhe shfaqin shpresë se Beogradi do ta ruajë "orientimin e tij evropian".

Hungaria dhe Bullgaria janë anëtare të BE-së, kurse Kroacia është në procesin e negociimit të anëtarësimit.

Të tre vendet pritet ta konfirmojnë së shpejti njohjen e Kosovës.

Duke folur nga Athina, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç i paralajmëroi vendet që do ta njihnin Kosovën, se nuk duhet të prisnin marrëdhënie të mira me Beogradin.

Një shumicë e vendeve anëtare të BE-së e kanë njohur tashmë Kosovën e pavarur.

Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro kanë refuzuar që ta njohin.

BBC
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kroacia, Hungaria, Bullgaria njohin pavarësinë e Kosovës Empty Re: Kroacia, Hungaria, Bullgaria njohin pavarësinë e Kosovës

20th March 2008, 20:58
Analistet pohojne se deklarata e perbashket e ben te qarte se Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria do t'i mbeshtesin perpjekjet e BE-se dhe NATO-s per te ruajtur stabilitetin dhe per te ndertuar demokracine ne Evrope. "Eshte domethenese, vleresojne ata, qe te tre vendet e bazojne vendimin e tyre ne gjykimet e udheheqesve dhe ministrave te Jashtem te BE-se dhe shfaqin shprese se Beogradi do ta ruaje "orientimin e tij evropian". Hungaria dhe Bullgaria jane anetare te BE-se, kurse Kroacia eshte ne procesin e negocimit te anetaresimit.

Sakaq, dhe Kanadaja, sikunder Japonia dy dite me pare, e njohen pavaresine e Kosoves, duke bere qe Serbia t'i terheqe ambasadoret e saj nga keto vende. "Ne iu bashkengjitem komunitetit nderkombetar dhe e njohem Kosoven si shtet i ri", deklaroi ministri i Puneve te Jashtme, Maksime Barnier. Ai shtoi se Kosova "nuk mund te krahasohet me Kuebekun". Kanadaja eshte e fundit nga grupi i shtate vendeve me te industrializuara te botes G7, te cilat kane njohur Republiken e Kosoves.

Lajm i mire erdhi dhe nga Principata e Monakos, e cila gjithashtu njohu dje Republiken e Kosoves, si shtet te pavarur e sovran. Jean Pastorelli, keshilltar per Marredhenie me Jashte i Qeverise se Monakos, i dergoi nje leter Presidentit Fatmir Sejdiu, ku e njoftoi se "Principata e Monakos, nga dita e sotme, e njeh Republiken e Kosoves si shtet sovran dhe te pavarur". "Qeveria e Principates i shpreh Republikes se Kosoves deshirat me te mira per paqe dhe prosperitet", nenvizonte Pastorelli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi