Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 738
Points : 1445
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"REGJISORJA LUÇIA  MARTINO DHE SHOQATA “VOREA” NGA FRASNITA" nga Prof. Bexhet Asani Empty "REGJISORJA LUÇIA MARTINO DHE SHOQATA “VOREA” NGA FRASNITA" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:46
REGJISORJA LUÇIA  MARTINO DHE SHOQATA “VOREA” NGA FRASNITA
 
Luçia Martino (Lucia Martino Giuseppina) u lind më 8 qershor 1950, në Frasnitë të Kozencës. Në vendlindje kreu shkollën tetëvjeçare dhe të mesmen.
Vjen nga një familje arbëreshe, e cila është shumë e lidhur me traditat popullore arbëreshe, sidomos  me kuzhinën tradicionale. Kështu që në fëmijëri, ajo e mësoi artin e kuzhinës arbëreshe. Luçia iu përkushtua me dashuri të jashtëzakonshme këtij zanati dhe bëri të mundshme ruajtjen e begatshme të gjellëve dhe gatimeve të brumërave të ndryshme si dhe shtrydhëlat e famshme që i përgatit me plot dashuri.
   
Në vitin 1967, Luçia vazhdoi studimet dhe u diplomua për Letërsi në Universitetin e Barit, në vitin 1972. Punoi si profesoreshë e Letersie  në shkolla të ndryshme të provincës së Cozencës; karrierën e saj  akademike e përfundoi në vitin 2007. Po këtë vit, ajo del në pension. Në rrjedhën e shërbimit arsimor Luçia ka fituar njohuri, aftësi organizative dhe aftësive arsimore dhe personale duke marrë pjesë në kurse të ndryshme trajnuese, konferenca, seminare, projekte, udhëtime në Itali, SHBA, Brazil, Spanjë, Francë dhe Shqipëri. Me punën e saj të palodhshme ka arritur të marrë shumë certifikata si punonjëse sociale. Është eksperte në gjuhën italiane për të huajt L2,  si dhe eksperte teknike në analizën e kinemasë dhe teatrit;
Ajo ka koordinuar projekte të ndryshme në fushën e minoriteteve gjuhësore, multikulturalizmit; riprodhimi hartuar e Iconevet; "  Dolce del Parco"; “PollinoTurismo”; ”Lullabies”; “Rishikoni Caraffa”;  “Kultura në kulturë”;  “Columbus Day”.
Në shërbim me Institutin Gjithëpërfshirës "Ernest Koliqi" në Frasnitës, ajo është njohëse e dygjuhëve që prej lindjes (arbërisht e italisht), me këtë rast ka zhvilluar me studentët projekte  të ndryshme që lidhen me gjuhën, ushqimin  dhe  kulturën Arbëreshe, duke  qenë e veçantë në aktivitetin e vëmendjes teatrale, ndonjëherë mbajtur më parë në gjuhën Arbëreshe. Kjo ishte e mundur, si për aftësitë e fituara, si për ekzistimin e Ligjit për pakicat gjuhësore, që veprojnë në Itali (482/99).
Pas daljes në pension, ajo  iu përkushtua aktiviteteve  teatrale dhe gjuhësore me një grup të formuar nga të rriturit dhe fëmijët entuziastë, të cilët janë të  bashkuar në Shoqatën Kulturore të Turizmit “Vorea”. Synimet e këtij Asociacioni janë ruajtja dhe përhapja e gjuhës dhe kulturës së përkatësisë arbëreshe dhe të etniteteve tjerë. Veprimtaria më e madhe e punës së Shoqatës Kulturore të Turizmit “Vorea” ka qenë e përfaqësuar në komunitetet e ndryshme arbëreshe dhe jashtë vendit  si në: Tiranë, Shkodër, Toronto, NjuJork, Paris, Mal të Zi etj.
                  Shoqata Kulturore e Turizmit “Vorea”, me aktivitetet e saj të shumtë, ka bërë emër jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri e në mbarë botën, kështu në vitin 2015, Shoqatën “Vorea” në Frasnitë me rastin e festës së Pashkëve, e viziton prof. Neritan Ceka, ish ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe, me këtë rast, në emër të ish Presidentit  të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishanit, Shoqatës “Vorea” iu dha titulli i lartë “Mjeshtër i Madh”.
                Shoqata Kulturore e Turizmit “Vorea” ka marrë një numër të madh Certifikatash e Mirënjohjeje, në mbarë botën, gjë që është e pamundur të shënohen të gjitha këto veprimtari. Megjithatë, do të përmend disa prej tyre: Në vitin 2018 është emëruar   “Ambasadore e kulturës arbëreshe në botë” nga agjencia ”Bashkimi i njerëzve në shërbim të lirisë”. Në vitin 2018, viti i Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, ajo ka organizuar disa ngjarje në komunitet arbëreshe të Kalabrisë dhe të Sicilisë. Shoqata “Vorea” ka realizuar projektin: “Të dua Arberi” në bashkëpunim të ngushtë me shoqatën shqiptare “Albania Excellence “, e cila do të zhvillohet për dy vjet. Shoqata Kulturore e Turizmit “Vorea”ka pranuar disa ftesa për të marrë pjesën në panaire të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit dhe merr pjesë në programet televizive kombëtare dhe rajonale Rai, për të demonstruar përgatitjen e disa pjatave tipike arbëreshe – kalabreze.
 
Luçia Martino kryetarja e Shoqatës “Vorea”
Le të shikojmë për një çast synimet e Shoqatës Kulturore Turistike Arbëreshe “Vorea” për të ardhmen e saj:
Shoqata “Vorea” u themelua më 18 shtator të vitit 2014 në Frasnitë. Qëllimi i së cilës është të kontribuojë (kontribuirenjë), në ruajtjen, rritjen dhe përhapjen e specifikatat e trritorit të Frasnitës dhe në veçanti ato, të kulturës së pakicës arbëreshe si: gjuha, këngët dhe muzika, riti bizantin – grek, krijimet poetike dhe letrare traditat etnofetare dhe popullore, artizanati, të ngrënët dhe të gjitha aspektet e tjera të identitetit arbëresh. Objektivi i parashikuar mund të realizohet me: laboratore dhe aktivitete teatrale në gjuhën arbëreshe, grupet e të kënduarit, laboratore ikonash, qendisje, të ngrënë, organizimi i takimeve kulturore me ekspertë në fusha të ndryshme edhe me bashkëpunim e institucionet, shoqatat, shkollat, institucionet fetare si dhe iniciativa të tjera me anë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të përgjegjshme ndaj qëllimeve të Shoqatës. “Vorea” nëse mendojmë sado pak do të kuptojmë emrin vorea. Po pse e kanë zgjedhur pikërisht këtë emër arbëreshët? Zgjodhën këtë emër për Shoqatën e tyre, sepse era e veriut në Frasnitë (Frascineto) ka pothuajse një “karakter” të zjarrtë, thekshëm, rinovon ajrin dhe i vete pas gjithmonë një qiell kthjelltë dhe mot i mirë. Bukur e kanë thënë: “Dhe ne duam të jemi si “Vorea”.
Luçia Martino duke gatuar shtrydhlat
Territori tonë është i pasur me shumë burime kulturore dhe natyrore çë – (që) presin për të jenë të shfrytëzuar, por për të bëmi këtë Vorea ka bëzonj e entuziazmin dhe energjinë e kaq shumë njerëzve! Ja pra ky është qëllimi dhe këto janë synimet e Shoqatës Kulturore të Turizmit Arbëresh “Vorea” nga Frasnita e Kozencës së Kalabrisë.
Regjisorja Luçia Martino ka vënë në skenë disa drama e komedi për të rritur e për fëmijë me motive arbëreshe si: “Kostadini e Garentina”, “Pjaku me pakun”, “Te mulliri ku njeri kalloni”, “Nusja dhe dhëdri i ri”, “Nga mjeku”, “Veshë që nuk dëgjojnë së bashku me sy që nuk shohin”, “Pelegrinazhi”, “Shtëpia e tatës”, “Ish njëherë Pinoqi”, “U humbëtin dirqit” (Derrat u zhdukën”, “Pir bukurin gratë losen” (Gratë e bukura çmenden),”Kam vemi ni Vayork” (Ne duhet të shkojmë në Nju Jork), “Gruaja magjistare” etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi