Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"MARIA, NJË KËNGËTARE DHE AKTORE E RE QË PREMTON" nga Prof. Bexhet Asani Empty "MARIA, NJË KËNGËTARE DHE AKTORE E RE QË PREMTON" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:56
:Flamuri:MARIA NJË KËNGËTARE DHE AKTORE E RE QË PREMTON
 
Maria Cristina Imbrogno lindi në 1998. Filloi studimet për muzikë shumë herët në një koral zëri, e pastaj filloi të marrë mësime modern të këndimit derin ë moshën 16 vjeç.
Kur Maria vendosi të studiojë opera pas pranimit të saj në konservator. Ajo ndoqi shumë konkurse në nivel rajonal dhe kombëtar si: "Festivali i këngës arbëreshe" - 2016 me Çmimin e ll-të dhe në vitin 2017 fiton në dy çmime, me këngët "Te kjo natë qetë" dhe "Moj e bukura More”.
Këngëtarja e re Maria Cristina Imbrogon në vitin 2017, kur fitoi çmim në fetivalin e “Këngës arbëreshe”
 
Maria Cristina është pjesë e grupit popullor "Arbëria" të Frasnitës (Frascineto) për katër vjet. Por, gjithashtu, së bashku me babanë e saj Mimmo Imbrogno, themeluan Shoqatën kulturore- folklorike "Vëllezërit arbëreshë" në 2015, duke bashkëpunuar me artiste të shumtë ndërkombëtarë në Zagreb, Kosovë, Zvicër, Francë.
Këngëtarja Maria Cristina Imbrogno
 
Në 2015 në bashkëpunimin me babain e saj Mimmo Imbrogno themeluan grupin me të rinjtë e vendit ku jetojnë, në Çifti (Civita).Këtë grup simpatik e pagëzuan me një emër tepër domethënës "Dashuria arbëreshe".
 
PASIONI I ARTEVE DHUNTI E ARTISTES KATERINA (CATERINA)
 
                   Caterina Zaccaro lindi në Cassano në Jonio në vitin1972, jeton e banon në Çifti (Civita). Që nga fëmijëria ka mësuar gjuhën arbëreshe që flitej në familjen e saj në breza. Kultivon një pasion për traditat arbëreshe që nga vitet e para të shkollës duke ua transmetuar fëmijëve, veçanërisht me organizimin e veprimtarive të ndryshme teatrale, edhe sot.
 
Caterina Zaccaro
 
Më parë ishte pjesë e një kompanie teatrale të themeluar në Çifti (Civita) "Shoqëria ndrikullavet" (Shoqëria e ndrikullave), e cila lindi që nga vitet e shkollës, tradita e së cilës ka vazhduar për disa vjet. Caterina Zaccaro vazhdimisht ka marrë pjesë në aktivitetet e grupeve folklorike duke e mbajtur gjithmonë të gjallë pasionin e saj, me aktivitetet e grupit folklorik "Arbëria" tëFrasnitës (di Frascineto).
Që nga viti 2015 është pjesë e Shoqatës kulturore dhe folklorike "Vëllezërit arbëreshë" së bashku me vajzën, Maria Cristina Imbrogno dhe bashkshortin e saj Mimmo Imbrogno. Caterina Zaccaro, përveç muzikës ka edhenjë pasion tjetër. Ajo ka pasioni të madh për qepjen, e veçanërisht për qendisjen. Për disa vite, ajo ka mësuar artin e qendisjes së artë, tyl dhe art, pastaj të qepjes sër robave tradicionale arbëreshe në Çifti (Civita).
Një tjetër pasion i madh i saj është piktura që ajo ka kultivuar që herët me shkollën e artit.
Artistja Caterina Zaccaro, bashkëshorti i saj Mimmo Imbrogno dhe vajza e tyre e talentuar Maria Cristina Imbrogno, si familje po lënë gjurmë të thella në muzikën arbëreshe – shqiptare në veçanti dhe në kulturën arbëreshe – shqiptare në përgjithësi.
 

Këngëtarja e re Maria Cristina Imbrogno te busti i Skënderbeut, gjithmonë e ushqyer me ndjenja patriotike nga prindërit e saj.
 
Maria me prezantim solo në concert, por dhe me babain e saj kanë regjistruar e realizuar 9 këngë në CD – ë, "Këngë liturgjike shqipe" me pianisten Ermira Lefort nga Zvicra.
Maria Cristina vazhdon të jetë pjesë e kompanisë teatrore të themeluar në Civita "Shoqëria ndrikullavet" e cila lindi tashmë nga vitet e shkollës, e tradita e së cilës vazhdon tashmë për disa vjet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi