Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Ikje­ardhja e Kaçakut të çartun" fragment nga romani  "Kaçakut të çartun "i Kristaq F, Shabanit  Empty "Ikje­ardhja e Kaçakut të çartun" fragment nga romani "Kaçakut të çartun "i Kristaq F, Shabanit

15th April 2024, 11:58
Ikje­ardhja e Kaçakut të çartun
 
Riti i rrallë mortor i pranishëm  në përcjelljen  në banesën e fundit të Kaçakut të çartun ….
 
Gjon  Jak Rrasi i mbylli sytë, papritmas, atë  ag të një dite pranvere  të vitit 1917.
Pak çaste, para se të ikte nga kjo Botë, ai e kuptoi se, jeta e tij po përfundonte në një moshë, pothuajse të re. Ai, sapo i kishte mbushur të gjashtëdhjetë e pestat, por jeta e tij ishte një përpjekjadë e madhe , dhe, pothuajse, gjysmë e saj ishte kaluar në male, në shpellat e bukura të Mirditës. E thirri Mrikën e tij  duke i thënë dy fjalë amaneti : “Mrikë, unë po e kuptoj, se po jetoj frymën e fundit…”.
Nga syri  bukur i Mrikës u lëshua një loti madh, i cili ra mbi faqen e Gjonit dhe u nda në pesë - pjesë që simbolizonte  atë,  dy djemtë e saj, Tunin 12 vjeçar, Novin 17 vjeçar dhe dy vajzat  që do ta prisnin babanë e tyre në parajsë.
Gjon Rrasi e ndjeu  fillesën e dhimbjes së madhe, e ndjeu se po digjej një shpirt dhe mblodhi forcat, duke i thënë:
“ Mrikë, je burrneshë dhe trime… Unë, Gjon Rrasi,  iki i lumtur nga kjo botë, se u përpoqa për lirinë, për Kombin tim, për familjen time!… Po lë dy  djem  që do të bëhen trima, dhe s’kanë sesi të mos jenë të tillë… Ata më ngjajnë mua. Do të çojnë përpara  gjithçka që bëmë ne… Do t’i ngjajnë stërgjyshit Pjetër ,… gjyshit Jak…  dhe babait Gjon… Unë… po shkoj të bashkohem me dy cucat e mia… Amanet fëmijët , Mrikë!...”.
Mrika, nuk po e mbante dot veten nga kjo e papritur  dhe kujtesa e saj  u kthye në një retrospektivë të bukur që nga çasti i “synit të ndritshëm  te kroni”, te fejesa e martesa e bukur, te lindja e dy cucave që nuk arritën të jetojnë  gjatë, te jeta e Gjonit  Kaçak në male  për të zgjidhur trimënisht  dhe zgjuarsisht  padrejtësitë e pushtuesit osman, jeta e saj në Rras, lindja e djemve, te  jeta në Shkodër dhe së fundi Kusarin, që, pavarësisht se Gjoni  kishte hequr dorë nga jeta në male, përsëri ishte i lidhur ngushtësisht me lëvizjet  e mëdha kombëtare  …
Tani ky trim, burri i saj, po jetonte minutat  e fundit të jetës së tij martire…  Gjoni  trimi, Gjon liridashësi, Gjon Paqësori. Asqë e kishte menduar se jeta e tyre bashkëshortore do të këputej, në këtë ditë pranvere, kaq shpejt dhe kaq papritur.
Me zë të mekur i tha : “Amaneti yt  do të shkojë në vend…. Po pse kaq shpejt , o Gjon, pse kaq shpejt?!” 
Gjoni  me gjeste  dhe fjalësin e saj kodik, sikur i thoshte se donte ta puthte Mrikën e tij në këtë epilog të jetës së tij. Ta merrte me vete këtë puthje dhe ta linte gjithmonë të ndezur  në faqen e saj puthjen e tij, si pishtar të zjarrtë.
Dhe ajo e kuptoi gjestikulacionin e Gjonit, afroi faqen e saj  dhe ai e puthi. Edhe ajo e puthi…
Ai u qesh si dielli që dilte në mëngjes mbi Rras, si dielli që dilte duke buzëqeshur në Shkodër, si dielli,  po i njëjtë që dilte mbi Kusar e Moglicë…
Dhe  Gjon Rrasi iku me buzëqeshjen e diellit në fytyrë dhe të puthurën e ndritshme të Mrikës …
Dhe Mrika shquhej edhe si vajtocë, pasi çdo cucë, grua  mirditore ishte e “kualifikuar” si e tillë.
Mirditasit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë, përveç dasmave dhe ceremonive të gëzimit, edhe mortit, madje hera-herës duke i dhënë ngjyresa të theksuara  monumentale. Vajet e Mirditës janë aq karakteristike, sa janë përfshirë në një masë të madhe, në korpusin e Visareve të Kombit. “Mirditorja qan thekshëm,  me një stil, i cili të kujton  poetët   e motshëm; elegjitë  e Tribulit, e ma mirë të ilirëve , me “të bërtiturën e saj mbi të  vdekurin  me një zë të thekshëm , të cilin ia ka falur natyra me një vaj ligjërues  të një poezie të dhimbshme, të dalë prej shpirtit.Vajtocat e Mirditës, kanë qenë përmendur, ashtu si dhe Burrat e Dheut. Ato kanë krijuar një të vetin “elegjizëm” të shkëlqyer të folkut elegjik të  vijuar.
Do të shpërthente Mrika  atë dhimbje të madhe shpirti. E kishte përfytyruar Gjonin jetëgjatë. Gjonin e saj, për të cilin  shpirti i dhimbte  sa herë që ai largohej dhe jetonte në male, jeta e saj ishte jetë ankthi, jeta sillte shumë të papritura, jeta në male  dhe në aksione ishte në presë… Sa herë vinte në shtëpi, rrinte një natë  apo dy dhe pastaj “arratisej” te shpellat  e tij, ajo gëzohej, ndjente aromën e burrit të saj, ndjente zgjuarsinë e tij, ndjente prezencën e tij … Eh, si është kjo jetë!… Vjen një ditë dhe filli i saj këputet përfundimisht.
*
Mrika e njihte Gjonin deri në pore, deri në damarë. E dinte sesi i rrihte pulsi, si i flakëronte gjaku, si i flakëronte shpirti. Ai ishte kryetrim, ai ishte kryeburrë, por Gjoni i saj ishte një “kryegjyqtar i venue”, sikundërse portretizoheshin burrat e tillë në Mirditë, ku profesioni i tij  nuk ishte pushka dhe trimnëria, natyrisht pa e zbehur, kurrsesi, këtë anë madhore,  por gjykimi i çështjeve, kuvendi, urtësia dhe mençuria. Trimëria mund t’i lipsej  njëherë malësorit, kurse mençuria (gjyqtaria) i duhej ditë përditë.  Kjo përmasë, që e përcjell dukshëm kënga, duket se është e ndërlikuar me praninë e kanunit, pleqësisë, kuvendit, vetëqeverisjes. Por, Gjoni i saj kishte një specifikë të madhe  edhe trimëria i duhej në çdo kohë, ashtu si zgjuarsia. Gjoni i saj ishte  i të dyjave, ku njëra nuk bënte dot pa tjetrën dhe ishin pazgjidhshmërisht  të lidhura së toku.
Kaçaku Gjon Rrasi  “qeveriste” duke i vënë në shërbesë të dyja. 
Ndante gjyqe dhe e ligjëronte  në kuvende, pajtonte gjaqe e shmangte gjaqe  Gjon Trimëria! …Sa burra të shënjestruar  e të konsideruar  si burra të qetë  shpëtoi Gjon kaçaku. Këta burra dhe kur u vranë ndjeheshin të qetë  për vendimet e marra… Sa gjaqe ndali…Gjon Jak Rrasi në Mirditë, por, edhe për sa burra kuvendi  detyroi të respektonin zgjuarsinë e tyre, pasi ishin vrarë.. Sa vrasës të tyre  u tregoi vendin! Ai u kujdes që njerëz të tillë dhe pa frymë të visheshin si dhëndurë,  sikur shkonin në gazmende, dasma, veshur me rroba të krahinës tipike, armatosur me revole në brez  si dhe me  armë të kohës, me armë të gjatë në krah,  vendosur në një karrige ornamentale të punuar me art, këmbë mbi këmbë, me kësulën e bardhë  në njërin sy; mustakët e përdredhur, sytë çelur  dhe cigaren në dorë e vesh,  me paraqitej krejt, si i gjallë. “Fliste” me ata që kishin ardhur  ta përcillnin për në varr,  u “shtrinte” kutinë e duhanit. Tashmë, i kishte ardhur radha atij, Gjon Jak Rrasit, Atij që kishte nderuar  dhe mbrojtur aq shumë  burra  me trimëri…
*
 
Dhe minuta  po këpuste një lis të madh ,
Dhe minuta po këpuste  një Malnajë,
Dhe minuta , s’ donte, kurrsesi, ta merrte,
Por kështu ishte thënë, Zoti e donte në qiell…
Bilbilat, andej dhe këtej, e ndalën këngën,
Dallwndyshet, andej e këtej,  pezulluan
Fluturimin turratumbas ,
 krahë e bishtgërshërë…
Lumenjtë, andej e  këtej, i ndaluan prurjet,
Shqiponjat, andej e këtej,
u  ulën  duke homazhuar mbi shpellat…
Trimat dhe kaçakët, komitët,
 andej e këtej, u përlotën
Gjindjet, ndodhitë, përpjekjet,
 betejwzat, sulmet, fitoret
rikujtuan trimëritë e pashoqe
 të Kaçakut  të çartun…
Krojet, andej e këtej,  në shenjë zije,
pakësuan zhurmimin,
Rudinat, andej e këtej,
 këputën lulet më të bukura ,
për t’i bërë tufa e kurora nderimi…
U përkulën plepat, qiparizët,
Selvitë,  andej e këtej…
Mbi Rrasin e Egër,  në një pjesë qielli,
 u ravijëzua një shirit i madh i zi…
e pas tij Kuzhneni, 12 bajrakët,…
Gjithë Mirdita nderonte Gjon Rrasin…
U ul  flamuri shqiponjë me kryediell…
Në minutë u shfaq Engjëlli,
po ai,  që i kishte folur  në vesh Jak Rrasit,
foli zëlartë : “Gjon Rrasi na duhet në qiell!”
 
Dolën gjithë nënat në vende të dukshme,
nisën bekimin: “ I ndritë shpirti!” 
Atij njeriu që na shpëtoi nga padrejtësitë ,
 nga gjakmarrja, nga hajnitë…
U mblodh shpejt kuvendi i burrave,
 Njëzëri përcolli nderimin:
“Lavdi atij burri  që luftoi
 kundër pushtuesit osman
U bë tmerr me trimërinë e pashoqe…
Atij që zgjuarsia dhe trimëria
 I banonte ngushtësisht në shpirt,
Atij që jetën sakrifikoi për lirinë
për krahinën emërmadhe Mirditë!
Në sa e sa aksione e kryengritje,
 në sa e sa sulme ndaj padrejtësisë!”
Një vajtim  i pandodhur kurrë,
 I la pa mend vajtocat …
S’kishte ndodhur, jo kurrë,
këtej dhe andej
të ndodhte një ligjërim e nderim i tillë…
Erdhi momenti, kur Gjon Rrasin  e nxorën në oborr, po në karriken mbështetur pranë murit. Tashmë, i rrethur nga një kor vajtocash… Njerëzit  po shihnin Gjon Rrasin e maleve, për herë të fundit. Tuni  dhe Novi shikonin babanë .… Ata, kurrë, s’e kishin menduar se, babai i tyre trim, do të ikte një ditë në qiell. Ata e dinin babanë e tyre të pavdekshëm, kurrë….
Papritur, ndodhi një diçka e pazakontë,  që i la të gjithë  pa fjalë.
Në   çastin e ngritjes në vig. U fanitën në oborr Pjetër  Rrasi  me bashkëshorten, Jak Rrasi po me bashkëshorten, Novi, i vëllai,  dy vajzat e Gjonit   dhe, si në një skenë antike, përshëndetën me tone falënderimi pjesëmarrësit në ceremoni dhe e hodhën  trupin e Gjonit në vig… Mrika mbeti pa fjalë …Kur e hodhën mbi vig u shfaq një kryq i madh i artë që shndriste.  Tani po shihej qartë se Gjon Rrasi kishte vdekur me të vërtetë, pasi qëndronte  i shtrirë,  si gjithë të ikurit nga jeta…, por ndryshmërisht  nga të tjerët. Pas pak, u pa  trupi i tij, u mbulua nga një dorë ëngjëlli dhe u ngrit lart, lart në qiell… Por prapë ndodhi çudia: Gjon Rrasi u ngrit mbi vig  dhe përshëndeste  njerëzit  e shumtë në tokë, te shtëpia e tij.
Njerëzit,  mbetur befasuar  nga kjo skenë mahnitëse, shihnin  Gjonin  me petkun e  florizuar, teksa ngjitej në qiell te venbanimi i Zotit.
Ndërkaq, u dëgjua një zë i i ëmbël: ”Gjoni erdhi në jetën tokësore nga Zoti, si krijesë e tij dhe tani po shkon shpirtërisht i gjallë  drejt qiellit,  pranë Krijuesit të tij!…”.
 
 
    
 
 
Epilog
 
Në hapësirën qiellore
 projektohet realja jashtë fantazive,
 Mirdita në kontribut bilbilim trimash…
Ej, jam Gjon Rrasi, kaçaku i çartun i maleve!…
(Oshëtim zëlarti, zëçeliku,
zëtrumbetuesi, zëzjarrmuesi,
 zë shkrepëtitësi, zë triumfuesi…
E përcjellin këtë zë, tashmë, mitik
Luginat, Rrafshnaltat, Kodrushkat,
Rudinat, Shpellat, Honet, Shpatet,
 vetë Majat dhe Kryemajat…
kronikanet e historive ,
dëshmitaret e akteve trimërore e fisnike …
 
Unë jam Gjon Rrasi ,
Në shekuj do të këndohet kënga ime trime…
*
…Harta shpalos bëmat, sulmet, trimëritë,
Herioglifet zjarrmojnë
në  shpella biblike të shenjtërimit…
Përplasje kundërshtish
në  turmë osmanë frikëvekjeprurëse…
Në skena luftimesh  “aktron “falangash
Gjon Rrasi me të tijtë,
Shtojzovallet rigjallërojnë Gjergj Elez Alitë…
Këngët martire dalin nga partitura,
Me dy tela çiftelie
E trumbetim tupanësh.. .
Ç‘fat paskërkan këngët 
 sjellin në kohë trimkëngëtorët
Krenari Rrasi të Egër statujëzuar
 në vende shenjtore
këtu prehet ai , Gjon Jak Rrasi,
këtu në Moglicë…
 
Këngë nënash për  bijtë
Thuren dhe brohorima e fitores
 përcilllet cep më cep,
duke shënjëzuar aktet e luftës
kundër padrejtësive …
dhe frymim lirie…
Në Rrasin e Egër 
bien ndritshëm meteorët,
Habitin qiellin vetë ylberet…
Frikim për të  mundurit …
Ndritim për triumfatorët,
Nata arratis errësirën…
 
“Ndalu pak dhe ti, o udhëtar dhe ndero Gjon Rrasin!... Ai lindi atje, ku shqiponja ka folenë dhe prehet këtu në trojet e tij gjurmëmëdha lënë në histori…
Shqiponja hap krahët  dhe çdo ditë bën homazhin e saj për këtë trim mbi trimat, për këtë guximtar mbi guximtarë, këtë besëmadh në Besëmadhen e shekujve, për këtë të zgjuar në Plejadën e të Zgjuarve, për këtë tregues, sesi përftohet liria  e çliruar nga prangat, kafazet, rrethimi i egërsuar…
Ti,  o nip, mbesë, stërmbesë, njeri i gjakut brezit të tij, homazho dhe ndero trimërinë  e tij! … Përulu dhe merr forcë, përhap  bëmat e tij dhe me madhështinë e lëvizjes së tij; mundohu t’i ngjash  dhe të marrësh prej tij cilësi, karakteristikat e tij përkrenare.
Gjon Rrasi, nipi i tij, përulet para gjyshit të tij Gjon. I krenaruar për përcjelljen e këtij emri të madh, të cilin e mbajti  gjënë më të çmuar nderues… Stërmbesa e tij, me emrin e bukur Shqipe, trashëguese e tipareve të Gjonit me fjalët e saj kurorëzon stërgjyshin dhe thur kurorëbukurën e nderimit…
*
O njeri, e pse të mos ndritesh nga këta kryeprotagonistë të një lëvizje të madhe, ku djajtë, ardhacakët, pushtuesit e rinj dhe të vjetër kërkuan të përçmonin veprimtarinë e tyre të ethshme, të përbuznin mëngjezet e tyre të mendimit  që njerëzit të jetonin jetën me lirinë? Ata kërkuan të minimizonin këtë përpjekjadë  të përmasave të mëdha kombëtare dhe  fjalën “kaçak” e trasformonin, e ngarkonin me ngarkesa negative, sipas oreksit të tyre, duke iu kundërvënë me ashpërsinë më të madhe duke e konsideruar e anatemuar…  A mund të pranohet kjo për “nofkat” që vendos pushtuesi, vetëm e vetëm të minimizojë, të përhapë të pabëra, të  nxisë kundërshtimin…. Lëvizja kaçake e Trojeve  kërkon respekt maksimal , kërkon nderim të madh….
*
Gjon Rrasi, tashmë  169 vjeçar, kishte dalë nga banesa e tij në Moglicë dhe po “kundronte” Kusarin, hidhte vështrimin larg në Rras të Egër, në Mirditën e tij …
Skeptikët  dhe grafologët nuk e kishin evidentuar veprimtarinë e tij të madhe të sensit patriotik…
Letërsia  bën të pamundurën, të rikthen në jetë  dhe jep mesazhin e madh të ringjalljes së shenjtëruar!
 
 
Gjirokastër, dhjetor 2021
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi