- elmaAnëtar i rregullt
- Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
22022008
...A doni të bëheni të dobëta si Victoria? Një libër ua shpjegon se si t’ia dilni mbanë. Megjithatë, përgatituni për shumë fyerje dhe sakrifica. E kush e tha që është e thjeshtë?! E megjithatë, ia vlen së paku t’i hidhni një sy
A do të doje që të vërdalliseshe edhe ti rrugëve, duke reklamuar krenare prapanicën tënde të re tërësisht të tonifikuar si të ishe një nga Charlie’s Angels? Atëherë zgjohu! Çoje atë prapanicë gjigande nga divani. Shuaje cigaren. Harroje njëherë e përgjithmonë kafen (edhe atë dekafinato) dhe sheqerin (edhe zaharinën dietike). Mbaj mend që pijet e gazuara janë “Djalli në formë lëngu”, kurse mishi (edhe ai i bardhi) është helm. Është ky toni i “Skinny bitch. Guidë praktike por efikase, për tipet inteligjente, që duan të mos hanë më pisllëqe dhe të fillojnë të duken magjepsëse. As që bëhet fjalë për ndonjë tekst ngushëllues apo që të vë shpirtin në paqe.
Një jetë me fruta dhe perime
Një listë me fyerje për “të pafatat” mbipeshë është e gjatë dhe fillon me “Nuk ndihesh e lodhur duke qenë një derrkuce e shëndoshë? Dhe vazhdon me gjëra nga më të rëndat, për ta bërë të ndihet në faj edhe atë që mendon se ca kile janë veçse seksi... Dy autoret, Rory Freedman dhe Kim Barnouin, ish-modele kaliforniane, me pamje superseksi, nga ato që i vënë meshkujt në rresht, tregohet mjaft të ashpra: “Nëse mendon të vazhdosh të fryhesh si derr me ushqim dhe të të vijë keq për veten ndërkohë që shpreson të dobësohesh, atëherë është zyrtare: je me të vërtetë idiote”. Në dyqindenjëzet faqet e librit, dy ish- modelet skinny (që nuk duhet ngatërruar me scrowny, kockanjare) bitch, “kuçka të dobëta” të Los Anxhelesit thumbojnë pa mëshirë. Dhe nuk lënë vijë të mesme: ose dobësohu, ose je out. I botuar në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe në Angli që në vitin 2006, libri u kthye në best seller vetëm në qershor të këtij viti, atëherë kur Victoria Beckham u fotografua tek hallakatej rrugëve të Los Anxhelosit me librin në dorë.
Po si mund të bëhesh një skinny bitch? E thjeshtë fare. Duke ndjekur atë që shumë thjesht mund të përcaktohej si thelbi i një diete vegjetariane: vetëm fruta dhe perime, të gjalla, të pjekura, të shtrydhura… Rigorozisht bio: kushton më tepër, por “nuk është se ti je nga ato pabukset copë copë?!”.
Asnjë gjë që ka të bëjë me qumështin. Hiqni urgjentisht nga dollapët çdo gjë të rafinuar e të gatuar me miell, janë të lejuara vetëm pasta dhe orizi integral. Dhe mbi të gjitha asnjë gram mish. Mendoni se peshku mund të lejohet? Gabim: edhe pse acidet vajore (omega 3 dhe omega 6) që përmban ai, bëjnë mirë, është më mirë që ato t’i merrni nëpërmjet vajit të ullirit, arrave, farave të lulediellit, sojës, kungullit, avokados dhe grurit integral, sepse produktet kimike që gjenden nëpër ujëra, e bëjnë peshkun helmatisës.
E para: Zbrazni frigoriferin
Armatosuni me durim dhe bëri një pastrim territori, duke eliminuar çdo gjurmë të junk food: biskota dhe kek, puding, sallam, karamele, çokollata. Për të gjitha skinny bitch –et mbretëron rregulli, sipas të cilit ndalohet në mënyrë absolute t’iu afrohesh ëmbëlsirave dhe sheqernave. Zoti ju ruajt pastaj nga pijet e gazuara dhe nga ëmbëlsuesit, ata që reklamohen si “dietikë”: që në faqen 14 të librit ata vihen nën akuzë, sepse janë të lidhur me ca sëmundje të tmerrshme si artriti, Lupusi, skleroza dhe Alzheimeri.
Një kapitull i tërë i kushtohet çastit të të dalit jashtë. Dy zonjëzat japin parametrat e saktë të kohëzgjatjes, përbërjes, vëllimit dhe paralajmërojnë: “Është çështje matematike vajza, ushqimi i shëndetshëm të bën të jesh një tornado në banjë”. Këshilla: pini së paku dy litra ujë në ditë dhe bëni gjimnastikë, mjaftojnë njëzet minuta në ditë për t’u ndjerë mirë.
Ekuacioni i librit, në gjithë banalitetin e tij drastik mund të përmblidhet: “E dobët është baras me e shëndetshme. E shëndoshë baras me jo e shëndetshme”. Nëse nuk dobësohesh, është faji yt. Një filozofi pra krejt e ndryshme nga ajo që na kanë futur në kokë, sipas të cilës duhet të kujtojmë çdo ditë se sa e rëndësishme është ta pranojmë trupin tonë ashtu siç është.
Rory dhe Kim i kanë bashkëlidhur librit të tyre edhe një listë ushqimesh të lejuara dhe një dietë të tridhjetë ditëve të para (“nëse arrin të mbahesh muajin e parë, do të jesh fare mirë”). “Për mëngjes: mango, banane, kiwi dhe kos soje; Drekë: sallatë spinaqi me karota të grira, bajame të grira, qepë të kuqe, hudhër të freskët dhe një fije vaj ulliri; Darkë: pasta me kungulleshka, domate, hudhër, majdanoz dhe vaj ulliri. Dhe e gjitha kjo, duhet “gatuar” ndërsa përsërit me vete moton e re teksa shikon përpara teje foton e skinny bitch –it të preferuar: “Çdo ditë bëhem dhe më e dobët. Çdo ditë këmbët e mia janë gjithmonë e më të holla e të lëmuara. Çdo ditë, byçka ime bëhet edhe më e vogël... Do bëhem shumë shumë e bukur”.
Pro dhe kundër dietës vegjetariane
A mund të jetohet pa mish (të bardhë a të kuq qoftë), peshk, vezë, qumësht dhe djathë? Ja ç’mendojnë dietologët për dietën vegjetariane.
PRO
Vegjetarianët hanë më pak yndyrna (rreth 15 për qind në total). Duke u ushqyer kështu me përbërës fibrash, funksionet tretëse lehtësohen.
KUNDER
Drithërat nuk na furnizojnë me proteina me nivel të lartë biologjik, janë të varfra me vitamina dhe minerale. Është e rrezikshme ta eliminosh për fare qumështin bashkë me derivatet e tij dhe vezën. Vegjetarianët duhet të hanë më shumë, sepse ushqimet me origjinë bimore janë më pak ushqyese. Gjithashtu tek ato mungon pothuajse fare një vitaminë si ajo B12, por edhe dy kripëra minerale, kalciumi dhe hekuri, tek bimoret janë në sasi më të pakta sesa tek produktet e kafshëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
gjerat artificiale me nje regjim ne te ushqyer dhe me shume aktivitete tjera sikur ende s'kan arritur tek ne dhe kjo meriton respektin meqe nese e marrim peshen e stertepruar te gjinise femerore ate e gjeni ne europe shume te theksuar por qe fatmiresisht akoma jo ne mase te theksuar edhe tek trojet tona si ne SHIPERI ASHTU EDHE NE KOSOVË.
Ajo foto me larte e nderuara Elma, po te me kerkojne dashuri, jete apo dicka te njejtë, do ta refuzoja 101%!
flm ne mirekuptim ndersa elmes respekt per temen
por kujdes jo vetem per ty por per te gjithe anetaret kur perpilono temen per ne forum, mundohuni qe tema te jete sa me e kjarte, sa me shume dimenzionale dhe thjesht te mos ngelë si temë pezull dhe pa postime tjera.