Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
29th February 2008, 20:58
Fatkeqësisht ritmet e përshpejtuara të jetës, (sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore, ku njerëzit i përfshiu paniku se sot jetojn’e gëzojnë të lumtur ndërsa nesër mund t’i përfshijë me miljona brënda ditës vdekja me krahët e saj), nga dita në ditë e kanë bërë dhe vazhdojn’e bëjnë njeriun më të pangopur dhe të etur t’a gëzojë çdo çast jete.
Doemos në vëndin tonë, periudha e gjatë e diktaturës së egër, e shpërfytyroi edhe më njeriun nga ana karakteriale duke e transformuar atë në një qënje e cila tashmë nuk shikon se ku shkel pa lé kë edhe çka nëpërkëmb !
Gjatë kësaj analize nuk i kam vënë vetes detyrë t’a trajtoj amoralitetin e udhëheqësve diktatorë komunistë të cilët i çpërfytyruan popujt e tyre nga ana karakteriale. Gjithashtu nuk kam asnjë synim t’a mërzis lexuesin duke i shërbyer në tavolinë fakte sa të panumurta e të ngatërruara historike. Qëllimi im është që mbështetur fluturimthi në një rrjedhë historike faktesh, të rikujtojmë se si erdhi dhe u tkurr Epiri Shqiptar, nisur nga interesat e fuqive të mëdha, në dëmin tonë. Nga ana tjetër të ballafaqohen bëmat e atij njeriu të ashtuquajtur të ri socialist krejtësisht të pa moral, me bëmat e patriotëve të mirëfilltë që u quajtën tradhëtarë nga diktatorët komunistë. E doemos edhe qëllimi i fundmë i kësaj analize është të bindemi se u duhet thënë ndal veprimeve antikombëtare të këtyre pjellave hibride të diktaturës komuniste e të vazhdohet vepra e atyre patriotëve që, për integritetin e Shqipërisë me Kosovë edhe Çamëri, morën parasysh të nëpërkëmbej edhe vetë popullariteti i tyre personal !
Me kaq besoj se u përcaktua shtrirja si edhe caqet e kësaj analize. Në vazhdim, nuk kam se si të mos e falënderoj paraprakisht nga zemra lexuesin e veméndshëm të këtyre radhëve. Së fundi, së bashku me lexuesin, do t’a përshkojmë shkurtimisht hullín’e ngjarjeve historike, do t’a shqyrtojmë gjëndjen bashkëkohore si edhe ... do të mundohemi të japim edhe përfundime se si duhet vepruar në t’ardhmen mbështetur në të vërtetat historike për t’i vendosur të drejtat në vënd.

Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
29th February 2008, 20:58
Shikim mbrapavështrues historik
Problemi kyç që na intereson konkretisht për çështjen çame që trajtojmë, është sqarimi i situatës së periudhës kur filloi copëzimi i Perandorisë Osmane. Nuk do të hyjmë në diskutime akademike që na fusin në mjegullnajën e historisë së lashtësísë. Do t’i shmangim pyetjet retorike në se ilirët ishin trashëgimtarët e pellazgëve të lashtë e si pasojë nëse edhe vetë shqiptarët janë trashëgimtarë të tyre autoktonë në Greqi apo jo. Gjithashtu kalimthi po i referohemi pohimeve më të reja si ai i mësuesit të përmëndur të shkollës së famëshme të Jenosit, (e cila shkëlqeu përgjatë shek.XVI dhe XVII), Jenadhiosit, i cili kishte arritur në përfundimin se “ ... Arvanitasit, ose albanët, ose shqiptarët, janë përfaqësuesit më autentikë të Ilirisë pellazge ... “. Por, duke i u referuar së shkuarës së afërt, të cilën drejtuesit e shtetit grek sot as që e përfillin fare, duam të theksojmë se heronjtë e kryengritjes kundër pushtetit otoman që u quajt Kryengritja Kombëtare Greke e viteve 1821 që çoi në fitoren e pavarësísë Greqisë, ishin në masën 90 % arvanitas ! Këtë më së miri e vërtetojnë dokumentat e nisura me 23 gusht 1821 nga përfaqësuesi grek Ipsilanti aleatëve arvanitas muslimanë për kontributin e tyre në fitoret e Revolucionit Grek duke i quajtur pasardhës të heronjëve tanë paraardhës. E nuk kaluan veçse pak vite pastaj, dhe pasardhësit e heronjëve paraardhës, veçse fill’u transformuan në turkoshqiptarë, arvanitas e nofka përçmuese të tjera.
Lidhur me heronjt’e 1821-së kam një dëshmi personale të priftit katolik të ritit bizantin, arbëreshit të nderuar Antonio Bellushi. Ai i a ka pohuar vetë Baba Rexheb-it në Teqénë e Tij këtu në Detroit, se kishte qëmtuar dhe gjetur 803 ngulime arvanitase në Greqi dhe me atë rast na recitoi këngën, (të botuar prej tij tek revista Lidhja që i a dhuroi Babait), që këndohet në Korint e cila thotë :
Kjo gjuha arbërishte
Është gjuhë trimërishte,
E flit Navarhoj Mjauli,
Boçari si dhe i gjith’Suli !
Heronjtë legjendarë të Kryengritjes Kombëtare Greke nuk kanë qenë kush tjetër por Mjaulët, Xhavellët, Boçarët, Bubulinët e Ndretë me gjithë Kanarët me shokë, (list’e pafund) ! Kryengritjes greke dinamizmin dhe trimërin’e pashoqe i a dhanë veç arvanitasit ! Por nuk kaluan shumë vite e grekët vanë gjene në fis, (danajt’e pabesë), dhe bënë e vazhdojnë të bëjnë çmos, jo vetëm t’ua mohojnë arvanitasve qënjen e tyre shqiptare por edhe t’ua çrrënjosin me dhunë çdo trashëgimí arvanitase ! E në këtë drejtim hapi m’i rëndësishëm ishte lufta që i u bë gjuhës shqipe duke e dënuar me ostracizëm shkollën shqipe !
Përgjatë kësaj vazhde interesant është edhe pohimi tjetër që na bëri Urata Antonio Bellusci, i cili na tregonte se tek po rrugëtonte më këmbë në Greqi nga njera qendër arvanitase tek një tjetër, takon rrugës një kalimtar të cilit i drejtohet me shqipen e tij arbëreshe dhe e pyet se sa larg ndodhej fshati “X”, vëndngulim arvanitas. Kalimtari i përgjigjet po shqip dhe i thotë se ai vetë ishte nga ai fshat dhe se e kishte kot urata që kërkonte ngulim fisesh shqiptare në atë fshat sepse atje nuk kishte të tillë. Sipas tij ata ishin të gjithë grekër e, duke murmuritur me vete, qe larguar. E prifti, tejet i mërzitur, e ndiqte me lot hidhërimi në sy arvanitasin renegat ... tek i cili trysnía greke e kishte arritur qëllimin e saj !
Rikujtojmë tashti çastet kulmore që nga shpallja e pavarësisë greke, ku rolin themelor e luajtën trimat arvanitas, e deri në ditët tona.
Greqia pavarësínë nga Perandoría Osmane e realizoi në vitin 1829. Që nga ajo ditë ajo veproi, zyrtarisht ndaj fuqive të mëdha me dinakërí, kurse ndaj kombeve fqinje me pabesínë karakteristike të fiseve danaje e gjithashtu me dhun’edhe krime të pashëmbullta duke zaptuar toka steré si edhe ishuj të shumtë me pangopësín’e një përbindëshi përgjatë gjysëm qindvjeçari. Por pikësynimi obsesiv i saj ishte Epiri i cili me limanet, tokat si edhe kullotat e tij ishte shtylla kurrizore e shqiptarëve. Shqiptarët më përpara vdisnin se sa t’ua lëshonin grekëve Janinën, Prevezën, Artën etj. Komitetet e Lidhjes Shqiptare kishin lëshuar kushtrimin nga mbledhja e tyre në Konaqet e Abedin Pasha Dinos në Prevezë, ku morën vendimin të mblidhnin një ushtri prej 30.000 burrash e të mos e lejonin kurrsesi shtrirjen e ushtrisë greke në Epir. Gjatë muajve prill, maj e qershor 1879, dërgata shqiptare kontaktuan në kryeqytetet kryesore europiane qeveritarët vendas dhe u dorëzonin memorandume për t’ua bërë të qartë palëkundëshmërin’e shqiptarëve për t’u dalë zot të drejtave të tyre. De Rada në krye të arbëreshëve, nga ana tjetër, punonte me ndjenjë të lartë kombëtare me diplomacínë italiane. Por doemos, veç interesave grabitqare greke, në fushën e lojës diplomatike rëndësi të madhe kishin interesat e fuqive të mëdha të cilat nga njera anë donin dobësimin deri në shkatërrim të Perandorisë Osmane por, nga ana tjetër, kërkonin të ruanin ndikime sa më të fuqishme të shteteve të tyre në fushën e shahut të Europës Qëndrore e Jug – Lindore.
Në vazhdim po i paraqis lexuesit, si në kaleidoskop, pohime e qëndrime sa të pahijëshme por edhe po aq kuptimplote se si fuqit’e mëdha kanë luajtur me fatet e kombeve, ku ne po trajtojmë sot problemin Çamërí.

29th February 2008, 20:59
Imoraliteti politik ndaj Çamërisë – Do të duken tejet kundër-thënëse pohimet ose pozicionimet e Bismarck-ut të gjithëfuqishëm, por faktet janë kokëforta. Ishte ai që si mjeshtër aleancash si edhe kundër–aleancash që e mbanin, mori përsipër barrën e ndërmjetësit suprem mes fuqive të mëdha si Anglia dhe Austro – Hungaria nga njera anë dhe Rusia e Franca, nga ana tjetër. Kështu më 15 janar 1877 Bismarck-u e pranoi në parim krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Kurse në verën e po atij viti, (vetëm gjashtë muaj më vonë), gjatë luftës ruso – turke, Bismarck-u si edhe ministri i Punëve të Jashtëme anglez Derby, i propozuan Francesco Crispi-t që Italia t’a pushtonte Shqipërinë, (kini parasysh katër vilajetet e Shqipërisë, të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës), në qoftë se Austro – Hungaria do të qe në gjëndje t’a merrte Bosnjen. Mirëpo Crispi, farkëtuesi i bashkimit të Italisë, nuk e pranoi këtë ofertë, (në kurrizin e shqiptarëve). Arësyet ishin dy : nga njera anë, mbase gjaku i tij me prejardhje shqiptare, nuk ia lejonte këtë tradhëtí e nga ana tjetër ai nuk donte telashe eventuale as me Austro – Hungarinë.
Vinin e iknin kryeministra si edhe ministra Punësh të Jashtëme në Angli edhe Francë, si Lordi Beaconsfield e pas tij Lordi Gladston, ose Grandvill-i me gjithë Waddingtonin, herë më liberalë e herë më konservatorë, e po ashtu i ndërronte pozicionimet e tija ndaj shqiptarëve edhe i plotfuqishmi Bismarck ! Në mesin e qershorit të vitit 1880 Konferenca e Ambasadorëve vendos që t’i jepej Greqisë gjysma e Çamërisë e të mbyllej problemi. Greqia po fluturonte nga gëzimi. Edhe Bismarck-u nuk e kundërshtoi. Mirëpo në atë kohë ministër i Punëve të Jashtëme të Perandorisë Osmane qe emëruar Abedin Pasha Dinua (patrioti i madh çam) e kështu me këmbënguljen e tij u hodh poshtë ky propozim. Po Greqia ç’bënte gjatë kësaj kohe ? Jepte e merrte me dinakërí me ambasadorët e Fuqive të Mëdha. Erdhi kështu edhe shkurti i vitit 1881. Bismarck-u, gjykatësi suprem, hedh idenë që Greqisë të mos i jepej Epiri por në vëndin e tij ajo të merrte ishullin e Kretës ! Mbeti disa muaj pezull ky propozim e veç kur me 24 maj 1881 u vendos që Greqisë t’i jepej në Epir vetëm qyteti i Artës me gjithë rrethe. E së rishmi Bismarck-u e miratoi këtë variant.
Nga ky shikim e rikujtim krejtësisht fluturimthi se si janë zhvilluar kongrese, mbledhje ambasadorësh, e gjithashtu edhe konferenca ndërkombë–tare ku është luajtur me fatet e Çamërisë si edhe të popullit çam autokton, marr lejen të nxjerr një përfundim :
Ligjet e këtyre fuqive të mëdha i a kanë prerë dorën hajdutit që vidhte një dele për t’ua siguruar ushqimin fëmijëve të tij. Po t’u a hiqje madhështínë atyre kongreseve e konferencave, a nuk u duheshin prerë kokat atyre që i a jepnin të drejtën e më të fortit vetes tyre të grabisnin territore të tëra ?
U përqëndrova rreth këtyre fakteve sa kuptimplote e po aq edhe të pahijëshme, (që t’i shmangem një fjalori banal), për t’i rikujtuar lexuesit se si Fuqit’e Mëdha asnjë herë dhe për asnjë çast nuk kanë menduar për interesat kombëtare të kombeve të tjera. Jo zotërinj. Gjithsecila fuqi e madhe veç interesat e veta ka shikuar edhe mbrojtur ! E kjo është brazda përgjatë së cilës vazhdon e zhvillohet historia si edhe trajtohen interesat e kombeve ! Para se të vazhdoj më poshtë dua të nënvizoj një moment i cili duhet mbajtur mirë parasysh nga e kaluara historike : Askush nuk t’i mbron interesat e tua po nuk u përputhën ato edhe me të tijat. A jemi të zotë t’i çfrytëzojmë rastet ? (Duhet mbajtur mirë parasysh rasti i Kosovës). Gomarin nga balta e nxjerr vetëm i zoti, (pavarësisht se me ndihmën e të tjerëve) !
Përgjatë kësaj linje arësyetimi do të sjell një shëmbull shumë kuptimplotë i cili nuk ka nevojë për asnjë koment. Simbas studjuesit me famë botërore Franz Bop, gjeneralit francez Xhentili, Napoleon Buonaparti i dërgoi një letër ku theksonte : “... Është në interesin e Republikës që Ali Pasha Tepelena t’i mundë të gjithë rivalët e tij që të bëhet i aftë t’i shërbejë Republikës ...” I mbështetur në gjithë faktet si edhe dokumentat e studjuara të asaj kohe, historiani Edwin Jacques pastaj nxjerr përfundimin : ... Lojën e dinakërisë Ali Pashai e dinte fort mirë. Në marrëdhënjet e tij me Francën ai nuk synonte t’i bënte shërbime Republikës Franceze, por që kjo e fundit t’i shërbente atij.
E tashti, në vazhdën e gjithë këtyre vendime – çvendimeve, herë pro e herë kundra interesave tona kombëtare, vjen edhe ... Konferenca e Londrës e Ambasadorëve që e njohu më 29 korrik 1913 Shqipërinë Shtet Sovran. Mirëpo qeverisjen e shtetit i a njohën një princi të caktuar nga Fuqit’e Mëdha si edhe një Komisjoni Ndërkombëtar me gjashtë anëtarë, (nga një prej çdo fuqije të madhe si edhe një shqiptari). Këtë e vendosën fuqítë europiane. Kurse Ministri Amerikan në Greqi, Williams, i cili përfaqësonte një fuqí të madhe të painteresuar në pazarllëqet e europianëve, qe shprehur lidhur me këtë zgjidhje : ... një mrekullí e paaftësisë ... një skemë absolutisht e papajtueshme ... një lëmsh gjërash të paqëndrueshme ! E gjatë muajit gusht 1913 Konferenca e Ambasadorëve ngriti një Komisjon Ndërkombëtar për kufijtë. Djallëzía greke kishte arritur t’a përpunonte aq shumë opinionin e ligjëbërësve europianë, sa që atyre u a kishte mbushur mëndjen se ç’ishte popullatë orthodhokse ishte greke kurse ajo muslimane ishte shqiptare. Mirëpo pjestari austriak i komisjonit, zoti Bilinski, nuk qe i bindur për këtë punë dhe i ftoi kolegët e tij të bënin një vizitë në një shkollë greke në Korçë. Në oborrin e shkollës ai hodhi një grusht me monedha e fëmijët grekë harruan të flisnin greqisht dhe për t’i kapur monedhat flisnin e bërtisnin shqip, në gjuhën e tyre vërtet amtare ! Edhe në shkollën e Ersekës përfaqësuesi austriak Bilinski përdori të njejtin kurth ndaj fëmijëve grekë, dhe rezultati qe po ai i shkollës korçare ! Mirëpo sondazhet e dora dorës bindjet e komisjonit as i merrte kush parasysh. Vendimi lidhur me kufijt’e Shqipërisë u zgjat dhe u bë tërkuzë sepse meazalla se binin n’ujdí përfaqësuesit e Austrisë e të Italisë nga njera anë si edhe ata të Francës edhe Rusisë, nga ana tjetër. E kështu frenat e ndërmjetësísë i mori në dorë ministri i Punëve të Jashtëme Britanike Sir Eduard Grey i cili ndikoi që kufiri shqiptar i jugut të caktohej në zyrat e Institutit Gjeografik të Firences !(?) Rezultati ? Me 17 dhjetor 1913 nënëshkruhet protokolli i ashtuquajtur i Firences ku gjysma e territoreve të banuara nga shqiptarë autoktonë të mirëfilltë mbeti jashtë kufinjëve të Shtetit Shqiptar ! Ç’paturpësí ! I u la Greqisë e gjithë Çamëria me qytetet e saja Filati, Paramithía, Margëllëçi, Parga, Gumenica e Preveza që banoheshin 100 % nga shqiptarë muslimanë ku edhe orthodhoksët i ruanin të pastra ndjenjat kombëtare ! Pa le Janina e cila kishte qenë qëndra e Toskërisë në të gjitha kohët ! Ai vendim i padrejtë ishte për të uluritur tek dihej mirëfilli se Kosturi dhe Nestrami, përgjatë Mesjetës, kishin qenë pjesë e principatës së Muzakajve ! O Zot ç’padrejtësí !
Këto të dhëna historike lidhur me shkëputjen e Çamërisë si truall i populluar në masën 98 % nga shqiptarë pastërsisht autoktonë dhe aneksimi i saj Greqisë, u qëmtuan vetëm maja – maja që lexuesi i këtyre radhëve sa të krijojë iden’e përgjithëshme të kësaj padrejtësíe të skajëshme. Me këtë rast i lutem lexuesit të ndjekë me vëmëndje edhe një dokument që do t’i paraqis ku del në pah se si Shqipërinë e sakrifikuan dhe e viktimizuan me gjak të ftohtë Fuqit’e Mëdha vetëm që të ruanin interesat si edhe drejtpeshimin ndërmjet tyre.
Më 12 gusht të vitit 1913 në Dhomën e Komuneve londineze i u bë një interpelancë ministrit të Punëve të Jashtëme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey-t. Ja edhe fjalët e tija :
“ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vëndin dhe që e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, nëqoftëse marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqës n’Europë.”
Me këtë çfajësim moral Sir Edward Grey mendoi se kreu një mision sa të vështirë e gjith’aq edhe delikat lidhur me shuarje tensionesh politike n’atë pjesë të Europës të quajtur Gadishulli Ballkanik. Mirëpo ç’la mbrapa ai ndërmjetësim politik sa i padrejt’e gjith’aq edhe kriminal ndaj kombit shqiptar, nuk qe krijim barazpeshe qoft’edhe artificiale. Ajo padrejtësí e ushtruar me të drejtën e më të fortit, i sendërtoi premisat që Gadishulli Ballkanik të transfor-mohej në një fuçí baruti. Nga ana tjetër përkëdhelja që i u bë sedrës së sëmurë greke të etur për lavdín’e humbur të dikurëshme, qe edhe preludi i një vazhde dhune, krimesh edhe gjaku të derdhur pafund ku mijërat e fantazmave të viktimave fëmijë, pleq, gra edhe burra shqiptarë do t’a kenë ndjekur dhe vazhdojn’edhe e ndjekin si mallkim shpirtin e arkitektit të asaj skëterre tokësore, Sir Edward Grey-n, edhe në jetën’e përtejme !

29th February 2008, 21:00
Grekët në vazhdën e rrugës së krimeve – I a dhanë Greqisë ishujt e detit Egjé e ata nuk u kënaqën. Ia dhanë edhe Çamërinë me 50.000 banorë etnikë shqiptarë e së rishmi grekët donin më shumë. I a aneksuan gjithashtu edhe Vilajetin e Janinës me gjithë 500.000 banorët e saj ku vetëm 100.000 ishin greqishtfolës (ndonëse edhe ata me ndjenja shqiptare), me një fjalë gjith’atë që grekët artificialisht e kishin emërtuar Epiri i Jugut simbas Megalidhesë (idesë madhështisë greke) e prap danajt, çakenjt’e Ballkanit, ishin të pakënaqur nga Fuqit’e Mëdha : e donin ata Epirin të tërë, Korçën e Gjirokastrën pa lënë jashtë as Vlorën !(?) Nuk kishin faj grekët se ata mirëfilli e dinin se rrallë, shumë rrallë e drejta pajtohet me politikën! Pikërisht nga ky kënd vështrimi ata e kërkonin edhe Vlorën si pjesë t’Epirit Veriut, ndonëse ajo kafshatë ishin të bindur që për barazpeshë në mes Fuqive të Mëdha, dihej se i ishte lënë Italisë. E ç’taktikë ndoqën atëhere grekët ? Zyrtarisht kryeministri Venizellos shpalli tërheqjen e trupave greke e për këtë veprim e vuri në dijeni edhe Konferencën e Ambasadorëve. Kësisoji edhe ministri i Punëve të Jashtëme Anglez, Sir E.Grey shfaqi konsideratën e tij. Por nga ana tjetër ushtarët grekë, duke i hequr shënjat dalluese të uniformës tyre u bashkuan edhe me bandat e terroristëve grekë të liruar nga burgu i Kretës qëllimisht e të maskuar si “Detashmente të Krishtera”, në të gjithë zonën e Korçës e Gjirokastrës veç zjarr, dhunë edhe krime nga më të pashëmbulltit përdorën ata. E tmerruan popullsinë shqiptare ! Qindra fshatra dogjën (për të qenë të saktë, 314 ishin ata). Mijëra qenë viktimat burra, gra, pleq e fëmijë ! Po sjell këtu tekstin autentik se ç’tha në Dhomën e Lordëve të Londrës Markezi i Lansdowne lidhur me kasaphanën që po bënin grekët ndaj shqiptarëve :
“Ësht’e pamundur të egzagjerohen mizoritë që po kryejnë bandat greke në Shqipërin’e Jugut. Këto banda përbëhen nga ushtarë grekë të lënë mbrapa mbasi ushtria greke zyrtarisht u largua nga ato vise. Ata nuk i kanë ndërruar as uniformat por vetëm i kanë shqepur spaletat si edhe çdo shënjë identifikimi ... Shqiptarët po i vrasin me duart’e tyre grat’edhe fëmijët që të mos i lenë të bijen në duart’e grekëve ... Grekët kanë shkatërruar fshat mbas fshati që të mbulojnë gjurmët e mizorísë tyre !”
E ftoj lexuesin mos të mërzitet tek i paraqis, ndonëse shumë fluturimthi, dokumenta autentike të asaj kohe.
Para Dhomës Komuneve koloneli Aubrey Herbert bëri denoncimin :
“Unë e akuzoj Qeverinë Greke si nxitëse të veprimeve që sollën këto mjerime. Dyert e burgut të Janinës nuk mund të çeleshin aksidentalisht. Kush tjetër veç qeverisë i armatosi kriminelët që dolën s’andejmi ? Kush i nxiti andartët e Kretës të shkojnë posht’e përpjetë duke vrar’e duke prerë ? Prap Qeveria Greke. Kush ka bërë për vite me radhë një propagandë gjithë vrer ? Qeveria Greke ...”
E mbasi të gjitha këto të vërteta të përbindëshme u sollën në sipërfaqe nga personalitete të huaja, si reagoi i caktuari si arbitër dhe ndërmjetës suprem, Sir Edward Grey ? Nga dokumenta të kohës rezulton se ai tha :
“Duhet patur parasysh se kasapi i shqiptarëve koloneli Dulis, është përjashtuar nga lista e oficerëve të ushtrisë greke, si pasojë qeveria nuk mund të quhet përgjegjëse për veprimet e tij.”
Dhe mllefi ynë nuk ka se si të ketë kufij tek lexojmë se si ky diplomat i shquar i Britanisë Madhe, i cili duhej t’ishte indinjuar në kulm nga ç’dëgjoi rreth krimeve greke në Dhomat e Lordëve si edhe të Komuneve, tregon se si i ishte drejtuar shumë ashpër, sipas tij, kryeministrit zotit Venizellos : “ Informatat mbi ngjarjet e Shqipërisë së Jugut që më janë dukur si të besueshme, i a kam transmetuar Qeverisë Greke. Gjithashtu i kam vënë në dukje zotit Venizellos, se ai vetë jam i bindur se dëshiron sinqerisht që këto punë të mos ngjasin, por me që janë kryer nga grekë sado të papërgjegjëshëm, efekti i tyre në opinionin e jashtëm nuk ka se si të jetë i favorshëm.”
Besoj se ngjall kureshtje të mësohet se cili ishte qëndrimi aspak diplomatik i Venizellosit në Parlamentin e Athinës tek shprehej gjithë krenarí :
“Vetëm një gabim kolosal edhe trashanik do të shkakëtonte shkëputjen e Epirit të Veriut prej Greqisë, tashti e tutje !”
Nuk më mbetet se ç’të shtoj veçse t’i rikujtoj lexuesit se përgjatë kohës që diplomacía europiane merrej me vendime e kundërvendime si edhe me telegrame diplomatike, pirgjet e kufomave si edhe gërmadhat e banesave ishin provat e gjalla se si e kishin katandisur grekët, t’ashtuqujturin të tyrin, Epir të Veriut ! Dhuna e tmerrëshme si edhe shpërnguljet masive nga Çamëria me gjithë Vilajetin e Janinës e gjithashtu edhe krimet e djegiet e përbindëshme në zonat e Korçës edhe Gjirokastrës, provonin dukshëm dhe pagabueshëm se ato krahina sa të gjera dhe të populluara vetëm nga shqiptarë, çdo gjë mund t’ishin, por jo territore greke !

Strategjia e re greke dhe aktiviteti i patriotëve tanë – Kongresi i Berlinit i 1878-ës qe pikënisja nga ku Greqia filloi zyrtarisht edhe me këmbëngulje të kërkonte aneksimin e krahinave që ajo i quajti Epiri grek. Mbasi territorialisht ajo xhvati aq sa deshi, me përjashtimin e Korçës dhe të Gjirokastrës krahina të cilat i bëri tokë të djegur, i u kthye tashti taktikës së re, t’a spastronte edhe Greqinë nga shqiptarët. Nuk ishin pak por bëhej fjalë për dhjetra e dhjetra mijëra muslimanë kryesisht të Çamërisë që ajo, e marrë vesh me Turqinë, donte t’i niste të popullonin tokat e Anadollit e që andej të merrte greko – orthodhoksët e t’i sillte në pronat çame. Bisedimet u zhvilluan me 14 maj 1914 në mes ambasadorit turk në Athinë Galip Beut si edhe kryeministrit grek Venizellosit. Kurse me elementin shqiptar të besimit orthodhoks grekët e kishin bindjen se do t’a asimilonin me anën e fesë si edhe të shkollave greke. Lidhur me këtë masat ishin marrë me kohë. Në shkollat e orthodhoksëve të gjitha lëndët zhvilloheshin në gjuhën greke. Tekstet e historisë si edhe të letërsisë ishin të përshkuar nga një urrejtje e skajëshme kundra muslimanëve. Djallëzía greke nuk njihte kufinj. Në Kushtetutën e vitit 1911 Parlamenti Grek kishte parashikuar në pikën 17 reformën agrare të shoqëruar edhe me një serí aktesh nënligjore. Qëllimi i fundmë i reformës agrare ishte të goditeshin si pronarët e mëdhenj e gjithashtu edhe të mesmit e deri tek të vegjëlit çamë ! Me këto akte nënligjiore grekët i paralizuan pronarët çamë duke u a ngrirë pronat dhe çifliqet në dorë, (Roberto Morozzo della Rocca – Kombësía dhe feja në Shqipëri, 1920-1944). Dy aktet nënligjore që morën fuqí e që paraqisnin poshtërsín’e skajëshme greke për t’i çpronësuar shqiptarët ishin ai me të cilin u ndalohej shitja e tokës dhe që u quajt me emërin apollotriosis (tjetërsim), si edhe ai me të cilin u konfiskohej toka dhe që u quajt enigoistasis, (“Drita”, Gjirokastër – 28 nëntor 1923 si edhe H.Isufi-Politika greke për dëbimin e popullsisë çame). Të lidhura këto masa edhe me terrorin e egër të ushtruar nga bandat e hierolitëve ndaj pronarëve çamë, praktikisht popullata çame nuk i shihte më vetes rrugëdalje jete në Greqi veç të ikte në Anadollin e largët ose të strehohej në Atdheun Mëmë, në Shqipëri.
Janë të panumërt dokumentat si edhe korrespondenca e patriotëve shqiptarë ku u denoncoheshin Lidhjes së Kombeve, Konferencave të ndryshëme ndërkombëtare si edhe qeverive të Fuqive të Mëdha veprimet antiligjore dhe kriminale të qeverisë greke, por të gjitha binin, pak a shumë, në vesh të shurdhër.
Sa për të treguar se cila ishte fryma e atyre viteve rreth problemit çam që konsiderohej se mund të zgjidhej në rrugën e së drejtës, po citojmë një dokument tipik të asaj kohe (nxjerrë nga dokumentat e AQSH “Dokumente për Çamërinë 1912 – 1939”) ku me datën 3 dhjetor 1922 z.Mehmet Konica, mbasi ka kontaktuar, (simbas udhëzimeve të ministrit të Punëve të Jashtëme z.Pandeli Evangjeli), deputetët e Parlamentit Anglez duke u kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit çam vë në dijeni, duke i dërguar një kablogram, edhe gazetën Associated Press të New Yorkut. Me një fjalë patriotët shqiptarë bënin përpjekje të mëdha të sensibilizohej problemi çam në gjithë opinionin botëror të asaj kohe. Zoti Ali Këlcyra, i paraqet Këshillit Kombëtar të Parlamentit Shqiptar me 18 dhjetor 1922 në mbledhjen e tij të 98-të, (simbas “Dokumente për Çamërinë 1912-1939 të AQSH), një kërkesë të prerë që me Greqinë, pavarësisht nga diplomacia teorike e fqinjësisë së mirë, të protestohej rreptë lidhur me vuajtjet që u shkakëtohen si edhe shtërngesat që u bëhen vëllezërve çamë në tokat e tyre në Greqi. Kurse Bahri Omari, i kërkon Kryesisë së Parlamentit (po aty në dokumentat e AQSH), t’u dërgohen telegrame gjithë parlamenteve të botës e doemos përfshirë edhe atë grek, që të ndalohen menjëherë përndjekjet ndaj popullsisë çame autoktone në viset e saja ! Gjatë viteve 1923–1925 u dëbuan nga Çamëria 30.400 çamër të besimit musliman, si edhe 30.000 shqiptarë muslimanë të tjerë nga krahina e Janinës si edhe nga Kosturi, Follorina si edhe Grebenéja !
Po të studjohen dokumentet nxjerrë dhe botuar nga fondi i AQSH “Dokumente për Çamërinë 1912-1939”, ka një morí syresh ku z.Mithat Frashëri herë si Ambasador i Shqipërisë në Athinë ose si i dërguar i Qeverisë Shqiptare në Asamblenë e IV-të të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, i drejtohet z.Erik Drummond sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me kërkesa të fuqishme lidhur me shkeljen e të drejtave të çamëve që Qeveria Greke i kishte katandisur në gjëndje të mjerueshme.
Mes morísë së dokumentave të AQSH qëmtojmë V.1923, D.203, f.47 ku Prefekti i Gjirokastrës, z.Kolë Tromara, tërheq vëmëndjen se si Qeveria Greke mbas dhunës e terrorit të egër ndaj popullsisë muslimane çame, ka filluar e përdor dinakërín’e saj duke u munduar t’i bindë çamët të shkojnë në Anadollin Turk. Për këtë ai bashkangjit shumë dokumenta me dëshmí shkruar nga çamë atdhetarë që i denonconin z.Kolë Tromara veprimet e palës greke.
Sa për një kujtesë lexuesit, autorët e këtyre dokumentave që qëmtuam e sollëm si shëmbuj përpjekjesh të skajëshme të këtyre patriotëve shqiptarë që çështjen çame e kishin për zemër po aq sa edhe çështjen kosovare se u dhimbsej Shqipëria e për të do t’a jepnin jetën e tyre pa një e pa dy, pjesa më e madhe e tyre u dënuan me vdekje si tradhëtarë, kush në mungesë e kush edhe u pushkatua nga diktatura komuniste !

29th February 2008, 21:01
Mësime për t’u nxjerrë nga historia
Pavarësisht se në mënyrë shumë skematike, por mendoj se paraqitja e gjëndjes së trojeve si edhe ngulimeve të popullatës autoktone shqiptare në atë që sot quhet hinterlandi grek, (thellësí e territorit të sotëm të Greqisë), i a kanë rikujtuar lexuesit atë pjesë historie e cila vazhdon dhe është një plag’e hapur e kombit tonë!
Nga ana tjetër duhet të jetë bindur lexuesi se në kuadrin e politikave ndërshtetërore nuk ekziston e drejta virtuale, por vetëm interesat herë të ngushta e herë me qitje më të largët të shteteve më të fuqishëm ! Kur interesat e tyre përputheshin me tonat, na dukej sikur po na i përkrahnin të drejtata tona legjitime. Sapo interesat tona fillonin e binin sadopak ndesh me interesat e tyre, sado anësore që të ishin ato, ata e harronin drejtësínë dhe fillonin i shikonin problemet nëpërmjet syzeve të interesave të tyre. Ky kuadër lexohet qartas nga e kaluara jo shum’e largët e mesit të shekullit të XIX-të e pastaj në vazhdim përgjatë gjysmës së parë të shekullit të XX-të dhe e ndriçon plotësisht vetë periudha gati gjysmëshekullore e diktaturës komuniste. Enver Hoxha, veç që të ishte numuri një i vëndit tonë, fillimisht i harroi premtimet jugosllave mbi plebishitin kosovar të mbasluftës e në vazhdim pranoi edhe të pabërën, që Jugosllavia të na gëlltiste si republikë të VII-të të sajën, (ku AQSH është plot me dokumentat përkatëse). Kjo periudhë përkon me dhunën e egër si edhe pushkatimet në masë të atdhetarëve intelektualë të shquar si edhe klerikëve. Në vazhdim Shqipëria u bë vasale e B.S. e porsa ky i fundit kërkoi përtëritje n’udhëheqje, val’e re pushkatimesh, këtë herë nga radhët e bashkëpunëtorëve ushtarakë e kolegëve më të afërt të diktatorit. Vijuam, përgjatë viteve, duke u vëllazëruar me Kinën. Na përdori Kina si zëdhënësin lehës të saj në OKB për aq kohë sa i u nevojitëm dhe na sakrifikoi si leckë kur aleancat perspektive të sajat ranë ndesh me interesin personal të diktatorit E.Hoxha. E së rishmi valë pushkatimesh në Shqipëri, këtë herë nga radhët e specialistëve që po e sabotonin ekonominë.
Po me problemin çam si u ballafaqua diktatori shqiptar ? Për të nuk kish se si të ekzistonte ai problem, derisa për t’i marrë me të mirë fqinjët jugorë an’e kënd fshatrave minoritare lejoi hapjen e shkollave greke. Po nuk mjaftoi kjo, edhe Llajko Vima (Zëri i Popullit) botohej për ta në greqisht. E të mbetej me kaq, hallall mund të thosh ndokush. Solidariteti fqinjëmirë shkoi deri atje sa që minoritare e kishim edhe zv/kryetaren e Presidiumit të Kuvëndit Popullor, shoqen Vitorí Çurri, pa le edhe zv/kryetar i Gjykatës së Lartë u pa e arësyseshme të emërohej i nderuari Sofokli Krongo !(?)
Përgjatë kësaj brazde analiza e veprimeve të politikanëve të mëdhenj të Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë, çonte ujë vetëm në mullirin e tyre. Gjithashtu edhe politika e vetë diktatorit të Shqipërisë me gjithë lakejtë që e rrethonin duke u mbyllur në guackën e tyre veç të kishin pushtet mbi popullin, (pa interesat e kombit nuk kishin asnjë rëndësi), ishte vënja e interesit të ngushtë personal përmbi interesat kombëtare.
Tashti e ngushtojmë rrethin dhe vijmë konkretisht në ditët tona. Vëndi ynë doli papritmas nga rrethi i çelnikt’i izolimit ku e kishte futur diktatura e kuqe. Ësht’e qartë se nga njera anë mungonin drejtuesit e gjithashtu atyre vetë, të improvizuar drejtues ... u mungonte përvoja. Vërshuan nga jashtë konsulentë e mashtrues, sipërmarrës si edhe shkatërrues, financierë edhe grabitës. Kësisoji demokracia e brishtë shqiptare po mundohej t’a merrte revanin e saj mes pengesash të panumurta. Interesi personal i nëpërkëmbur për gjysëm shekulli, tek të ndershmit e frenonte veten nga normat e moralit, (aty ku ato ishin ruajtur si atavizma). Ndryshe ngjiste me të paskrupulltit. Ata Zot e kishin paranë e moralin as nuk dinin se ku e kishte folenë. Kësisoji e në ato kushte, ësht’e qartë se do të lulëzonin edhe elementët vëndas të cilët nuk stepeshin t’i shisnin edhe grat’e tyre veç për pushtet ! Kush doli mbi sipërfaqe n’atë ujë të turbulluar që ishte Shqipëria ? Ata elementë që deri dje ishin simboli i njeriut të ri socialist : pjellat e deformuara të regjimit të përmbysur që nuk shikonin as se ku edhe mbi kë shkelnin ! Këta e krijuan situatën e 1997-ës. Këta ishin ata që me premtimin e kthimit kreditorëve të parave të piramidave, me t’a marrë pushtetin, lumenjt’e parasë likuide të firmave piramidale i kanalizuan drejtë bankave greke që mbas 1997-ës mbinë si këpurdhat mbas shiut në Shqipëri !
Por edhe radiot greke, shumë të interesuara se ç’bëhej në Shqipëri, për çdo natë tkurrjen e pushtetit qeveritar drejtë Tiranës e njoftonin bujshëm ... u çlirua Gjirokastra ... u çlirua Tepelena ... u çlirua edhe Vlora ... e kjo jepej me haré të madhe fillë në vazhdim të krimit të egër që u bë ndaj atyre oficerëve të rinj të SHIK-ut Lekës edhe Besnikut që nuk qëlluan me armë ... dhe u masakruan në mënyrë barbare ! Pa le paratë që u shpërndau Greqia keqbërësve që filluan e dogjën shkolla si edhe shkatërruan banka gjatë asaj periudhe çmënduríe masive !
Kur kasta e re e drejtuesve të sotëm të Shqipërisë erdhi në pushtet e gjeti edhe hallvë mbi revaní, kryesimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale nga ana e “Fortlumturisë Tij” Anastas Janullatosit i cili si aktivist me përvojë të madhe, u a lehtësoi hap mbas hapi bashkëpunimin tejet të mirëkuptueshëm me qeverinë e Greqisë, doemos padyshim në favorin e interesave kombëtare shqiptare !(?)

29th February 2008, 21:02
Strategjitë më të fundit greke
I hedhim tashti një sy të shpejtë taktikave greke.
E kërkonin ata me ashk Epirin si të tyrin përgjatë gjysmës së shekullit të XIX-të. Dogjën e shkretuan Korçën si dhe Gjirokastrën me rrethe të tyre dhe kur e panë se nuk u a njihte njeri t’ashtuquajturin Vorio – Epir, ndërruan edhe taktika.
Ata zyrtarisht pranonin gjoja se do të çelnin shkolla shqipe në Çamëri, por nga ana tjetër duke shkelur me të dyja këmbët vendimet e Lidhjes së Kombeve, asnjë e tillë nuk u lejua të hapej dhe patriotët si edhe mësuesit e parë tanë si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi me shokë u përndoqën aq sa edhe Mitropoliti i Kosturit Fillareti i “mallkoi shkronjat shqipe”!
Nga ana tjetër më 20 janar 1923 Konferenca e Lozanës kishte marrë vendim kategorik që asnjë familje muslimane shqiptare të mos shpërngulej në kuadrin e shkëmbimeve të ndërsjella të popullatave greko – turke. Kurse qeveria e Greqisë zhvendosi me dhunë dhjetra mijëra banorë muslimanë nga Çamëria të cilët Turqia i dërgoi t’a popullonin Anadollin!
Disa herë kryeministra grekë janë shprehur formalisht se nuk ekziston më gjëndje lufte në mes dy shteteve tona; kurse Parlameni i Greqisë, i cili është organi legjislativ që e ka i vetëm të drejtën t’a heqë gjëndjen e luftës me Shqipërinë, kurrë nuk e ka abroguar atë ligj. Shëmbull konkret është fakti se ndërtesa e Ambasadës Shqiptare në Athinë që ka qenë pronë shqiptare, vazhdon e është mall i konfiskuar nga shteti grek dhe ambasada jonë e ka selínë gjetiu ! Kurse Qeveria Shqiptare hesht edhe gëlltit.
Me nismën e “Fortlumturisë”, Kryepeshkopit grek të Shqipërisë Janullatosit, njera mbas tjetrës po ndërtohen kisha orthodhokse në Shqipëri edhe me tendencë çvendosjeje të ndërtimit tyre drejtë veriut. Ç’qëndrim mban qeveria jonë ? Për hir të marrëdhënjeve miqësore me fqinjët ... së rishmi hesht ! Kurse në Greqi ndihma e shtetit grek për emigrantët tanë është tejet e madhe e miqësore : një të ndërruar ata fenë edhe emrin, e janë të lirë, pa i penguar kërkush, të ndjekin meshat në kishat greke !
Po kështu edhe për shkollimin e fëmijëve shqiptarë në Greqi : pse të krijohen telashe e të ngrihen shkolla shqipe në Greqi ? Asnjeri nuk i pengon mijërat e fëmijëve shqiptarë të shkollohen në shkollat greke. E doemos edhe qeveria jonë, në shënjë mirëkuptimi të ndërsjellë, e mirëpriti ngritjen e shkollës greke në Korçë !
Dhe kulmin e mirësjelljes tonë e treguan Presidenti si edhe Kryeministri ynë që as e luajtën qerpikun kur Presidenti i Greqisë u a tha në sy publikisht se tashmë nuk ekziston më problem çam ! E si t’i a bënin ata ? Mikut në shtëpinë tonë t’i silleshin si harbutër ? Jo, kjo nuk do t’u kishte patur hije !
E doemos kjo mënyrë të vepruari nga të dyja palët nuk ka se si të mos na e kujtojë kollosin e mendimit filozofik mistik, Hirësín’e Tij Baba Rexhebin, i cili nuk pushonte së përsërituri se :
Nuk ka më të madh armik të njeriut se sa egoizmi i tij. E kur ky egoizëm gllabëron drejtues fatesh kombesh, ata bëhen rrezik për vetë njerëzimin !
Ësht’e qartë se në kuadër njerëzimi, udhëheqësit e sotëm shqiptarë në pushtet, nuk arrijnë të luajnë ndonjë rol. Por nëpërkëmbjen e interesave kombëtare ndaj atyre personale, e kanë arritur plotësisht. E natyrshëm lind pyetja : Deri kur do t’i durojë populli këto thithlopa që dora-dorës po i shesin interesat e kombit ? A ka turp më të madh që në kongresin e tyre të fundit i referohen me krenarí bëmave të tyre përgjatë vitit 1997, vit i cili e shkatërroi nga themelet shtetin tonë ?

8th March 2008, 18:51
"S'ka Shqipëri pa Kosovë e Çamëri". Kjo është vetëm një nga parullat e valëvitura më 17 shkurt dita kur Kosova u shpall e pavarur. Në mediat greke, ajo ka qenë më e transmetuara bashkë me komentet për rrezikun e "Shqipërisë së Madhe". Popullsia çame prej dekadash tashmë kërkon kthimin e pronave të marra nga grekët në vitet 1923-1925. Këtë çështje ata e kanë çuar madje edhe në gjykatat ndërkombëtare. Pala greke nuk ka pranuar asnjëherë gjenocidin, dhe ka kërkuar të mos i kthehet më çështjes. Studimi i historianëve i publikuar ditët e fundit përbën një risi.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
8th March 2008, 18:58
E pranojnë grekët: Po, çamët kanë vuajtur genocidin
24/02/2008
• "Po. Grekët kanë ushtruar genocid ndaj popullsisë çame”. Këtë radhë kanë qenë akademikët-historianë grekë, të cilët për herë të parë kanë pranuar se çamët shqiptarë kanë vuajtur pasojat e dhunës dhe dëbimit.
Marko Caka / Athinë
Studimi i tyre dëshmon për fakte që zbardhin të vërtetën. Të dhënat janë bërë me dije në një takim që studiuesit kanë zhvilluar me përfaqësues të forumeve dhe studentë, në një nga auditorët e Universitetit të Padios në Athinë. Por lajmi është publikuar edhe në televizionin më të madh grek "Alpha". Sipas këtij televizioni, studimi i historianëve pranë Institutit të Qendrës së Grupimeve të Minoriteteve për çamët dhe historinë e tyre në rajon ka ndezur gjakrat nga forumet ekstremiste të karakterit fashist si "Hrisi Avgise" (Agimi i Artë) dhe organizatës së "Voriopirotëve". Në sallë pati reagime të ashpra kur studiuesit deklaruan për herë të parë publikisht "se më tepër se 50 mijë çamë u larguan në mënyrë të dhunshme prej grekëve, të cilët u vranë, u çnderuan dhe u vodhën pasuritë e tyre. Ndërkaq 75 çamë u pushkatuan padrejtësisht në Paramithia nga grekë". Kaq mjaftoi dhe një pjesë e të pranishmëve reaguan duke kundërshtuar me forcë të dhënat e studiuesve.

8th March 2008, 19:00
Madje, njëra prej forcave ekstreme argumentoi faktin e pushkatimeve të çamëve, duke i cilësuar aleatë të okupatorit. Por kjo u hodh poshtëë nga historianët akademikë grekë, të cilët theksuan se ndryshe nga sa është bërë publike deri tani, nuk kanë qenë çamët bashkëpunëtorë të nazistëve, por minoritarët grekë që jetonin në Shqipëri ishin aleatë të okupatorëve. Sipas tyre, përveç fakteve historike, këtë e tregon numri tepër i vogël i të pushkatuarve në radhët e minoritarëve grekë në Shqipëri, krahasuar me numrin e të pushkatuarve në radhët e çamëve. "Në sallë u dëgjua zhurmë dhe thirrje, por njëri nga akademikët grek i sqaroi të pranishmit ekstremistë se pikërisht grekët "vorio-epiriotë" iu bashkuan forcave naziste gjermane dhe si aleatë arritën të kryejnë reprezalje ndaj popullsisë vendase shqiptare", ka raportuar televizioni "Alpha".
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
8th March 2008, 19:05
Studimi
Sipas historianëve, studimi i tyre është i bazuar në fakte dhe dëshmi, të cilat tregojnë qartë genocidin ndaj çamëve me dëbime dhe thirrje nga grekët, të cilat janë të paraqitura dhe me regjistrime filmike. Në studim thuhet se, pasuritë e sekuestruara të shqiptarëve në Thesproti në dy vitet 1923-1925, iu dhanë grekëve refugjatë, të kthyer me dhunë prej trojeve të pushtuara prej turqve në disa krahina të Azisë së Vogël, ku dhe aty është përdorur genocid ndaj grekëve nga turqit. Sipas televizionit "Alpha"-s, ky studim i Institutit të Qendrës së Grupimeve të Minoriteteve vjen për herë të parë duke zbardhur publikisht nga ana e historianëve grekë të vërtetën ndaj popullsisë çame. Madje, ky studim i rëndësishëm që përbën një shok për opinionin e gjerë grek, vlerësohet nga ana e historianëve si një mendim për autokritikë ndaj kësaj pjesë që ka provuar të vërtetën e hidhur. Sipas "Alpha"-s, mbetet enigmatik fakti nëse ky studim është një material i dobishëm për momentet e tanishme apo do të hapë një plagë në trupin e gjakosur të krahinës së Epirit. Në ditët në vazhdim priten reagimet e politikës greke për faktet e reja kur dihet që shumë probleme lidhen edhe me faktin e pavarësisë së Kosovës. Në pjesën më të madhe të mediave greke së fundmi po diskutohet gjatë se me lindjen e shtetit të ri të Kosovës, për shqiptarët oreksi shtohet me idenë e "Shqipërisë së Madhe" të bashkimit të trojeve të tyre.

8th March 2008, 20:00
Komunistët dhe neofashistët grekë: Përgatitet çështja çame
ARDIT BIDO
"Çamët kanë jetuar në Epir dhe janë masakruar e dëbuar nga forcat e EDHES-it”, – ishin fjalët e përdorura nga akademikë grekë në një studim të prezantuar në universitetin “Pandio”, më i madhi për shkenca shoqërore në Athinë, e që prej dy ditësh ka sjellë reagime të shumta në vendin fqinj. Studimi në fjalë, i hartuar nga një sërë profesorësh grekë dhe i paraqitur nga dy profesorë të Pandios, Bulciotis dhe Ciceliqis, është kundërshtuar nga të pranishmit, studentë dhe pedagogë të tjerë në sallë.
“Tri ditë pas pavarësisë së Kosovës, nuk është rastësi”
Dy forcat ekstreme politike në Greqi, komunistët dhe neofashistët, kanë reaguar menjëherë duke thënë se ky studim u jep krahë shqiptarëve “që kanë pretendime territoriale në Greqinë e Veriut” – thanë përfaqësuesit e këtyre partive.
Liana Kaneli, gazetare e vjetër dhe deputete e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), theksoi në një kanal televiziv se “fakti që ky studim bëhet i ditur vetëm tri ditë pas pavarësisë së Kosovës, vetëm një rastësi nuk më duket. Unë shoh që po bëhen plane për copëzimin e Ballkanit nga megaloideatët shqiptarë”.
Mendimi i saj u mbështet menjëherë, nga “armiqtë e përjetshëm të KKE-së”, partia e ekstremit të djathtë në Greqi, e konsideruar shpeshherë neofashiste, Alarmi Popullor Ortodoks (LAOS, iniciale që përkthehen Populli në shqip).
Adhonis Gjeorgjiadhis, deputet dhe zëdhënës i kësaj partie, që ka shprehur shpeshherë qëndrime antishqiptare në mediat greke tha dje se “jam i të njëjtit mendim me znj. Kaneli. Shqiptarët, pasi morën zemrën kulturore të Serbisë, tani përpiqen të hapin luftëra të reja në Ballkan, duke kërkuar edhe Epirin tonë, në vend që ne të kërkojmë Epirin e Veriut, që në fund të fundit na takon”.
Sakaq, përveç këtyre partive, që shprehin gjithnjë qëndrime antishqiptare dhe antiamerikane, partitë e tjera të Kuvendit grek, përkatësisht Demokracia e Re, Lëvizja Socialiste Mbarëgreke (PASOK) dhe Koalicioni i të Majtës Rrënjësore nuk kanë reaguar ndaj studimit të akademikëve grekë.
Emigrantët shqiptarë: Është provokim
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, kryetari i Shoqatës së Punëtorëve Emigrantë Shqiptarë, z. Tahir Mici, tha dje në edicionin qendror të lajmeve të kanalit televiziv “Alpha” se janë gazetarët ata që përpiqen të vështirësojnë jetën e shqiptarëve në Greqi, duke krijuar tema inekzistente.
“Me sa jam unë në dijeni, deri më sot, Shqipëria zyrtare nuk ka kërkuar asnjëherë ndryshim kufijsh në Ballkan dhe nuk ka shprehur asnjëherë qëllime ekspansioniste drejt Greqisë. Flasim për një çështje të të drejtave të njeriut, ku disa qytetarë shqiptarë, me origjinë nga Epiri kërkojnë dëmshpërblim dhe të kthehen e të shohin vendin ku kanë lindur”, – tha z. Mici.
Sakaq, në mediat greke, kjo lëvizje e akademikëve grekë u pa edhe si një provokim për të shtyrë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia. Sipas Altin Jakës, përfaqësues i një tjetre organizate shqiptare në Greqi, “kjo lëvizje në këtë periudhë më duket e organizuar për të krijuar klimë jo të favorshme për shqiptarët në sytë e grekëve, çka do të shtynte njohjen e Kosovës nga Greqia”.

9th March 2008, 23:15
Kryeprokurori i Janinës: “Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve”
Zbulohet dokumenti tronditës në Arkivën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. Ish-kreu i akuzës së Janinës, Vasilios Xhavellas, e ka konfirmuar këtë fakt
Habjon Hasani
Të gjitha dosjet gjyqësore të popullsisë së dëbuar çame nga Greqia duhej të asgjësoheshin, - këtë fakt e ka konfirmuar Vasilios Xhavellas, ish-kryeprokurori i Janinës, gjatë një letërkëmbimi që ka patur në vitin 1976 me Ministrinë e Brendshme të Greqisë. Njëra prej letrave ka rënë në duart e shtetit shqiptar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të asaj kohe. Sot “Albania” boton të plotë kopjen e përkthyer të siguruar në Arkivën e Ministrisë së Jashtme ( e klasifikuar me vulë si dokument koefidencial), ndërsa është e qartë se në duart e shtetit shqiptar mund të ekzistojë edhe ndonjë kopje e dokumentit origjinal të shkruar në gjuhën helene. I pari që e ka trajtuar një skandal të tillë ka qenë publicisti Mentor Nazarko, i cili, në librin “Lufta e fundit”, e ka bërë të qartë se shteti grek ka urdhëruar shkatërrimin e dosjeve të popullsisë çame. “Albania” boton sot dokumentin e siguruar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë në radhët e të cilit fshihen ngjarje dhe zhvillime krejt të panjohura më pare, të cilat duken se mbartin një informacion të dorës së parë dhe shumë domethënës në rrafshin kombëtar.

9th March 2008, 23:16
Dokumenti
Më 29 shtator të vitit 1976, kryeprokurori i Janinës, Vasilios Xhavellas, në emër të Gjykatës së Diktimit në Janinë, me anë të shkresës me Nr. Prot. 1837, në kuadër të një korrespondence zyrtare intensive të atyre kohëve, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë. Kjo përgjigje vinte pas shkresës zyrtare që Drejtoria e Shërbimeve Kriminale e Ministrisë së Rendit në Greqi i dërgoi ish-kryeprokurorit Xhavellas duke i kërkuar këtij të fundit që t’i vinte në dispozicion të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Pasi është njohur me këtë kërkesë, nga ana e tij Xhavellas ka dërguar shkresën që botohet sot në “Albania” duke pranuar se me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë këto dosje ishin zhdukur! Ish-kryeprokurori i Janinës ka specifikuar në këtë letër se ka qenë urdhri Nr.17835/1976 i Ministrisë së Drejtësisë që e ka detyruar atë të shkatërrojë dhe të zhdukë përgjithmonë atë dokumentacion. Ish-kryeprokurori Xhavellas arsyetonte se në bazë të urdhrit që kishte marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte për detyrë të “avullonte” të gjitha dosjet e proceseve gjyqësore penale :1) të atij të diktimit 5 dhe 3-anëtarësh të Janinës deri në vitin 1970, 2) të Gjykatës Penale të Kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, 3) si edhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët. Nga ç’mund të kuptohet nga krahasimi i urdhrave del se kërkesa për të zotëruar dokumentacionin nga ana e Ministrisë së Brendshme vinte fill pas urdhrit që Ministria e Drejtësisë helene kishte dhënë për asgjësimin e këtyre dosjeve....

9th March 2008, 23:17
Arsyet e zhdukjes
Kryeprokurori i Janinës, në përgjigjen që i ktheu kërkesës së Ministrisë së Rendit, e sqaronte se këto dosje ishin asgjësuar për shkak se Ministria e Drejtësisë mendonte se ato nuk kishin më vlerë dhe se të gjithë të akuzuarit (çamët që ndodheshin në Shqipëri) nuk rezultonin fajtorë tashmë që kishin kaluar shtatë vjet nga marrja e këtyre vendimeve, pasi gjatë kësaj periudhe këta të akuzuar nuk ishin njoftuar për prezencën në gjyq apo nuk ishin vënë në dijeni për vendimin e marrë nga gjykata ndaj tyre. “Duke i konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla ( të zbatuara), pra si jopërfundimtare”, - shkruhet në përgjigjen që ish-kryeprokurori i kthen Ministrisë së Rendit të Greqisë. Më tej, në përgjigjen e tij, ai e mbështet këtë arsyetim (për të zhdukur dosjet) në Nenin 549 të së Drejtës së Vjetër Penale. Ky pohim i ish-kryeprokurorit të Greqisë duket se “hedh në erë” një pretendim shumëvjeçar të Athinës Zyrtare, e cila e ka konsideruar popullatën e përndjekur dhe të dëbuar të Çamërisë si kolaboracioniste të fashizmit. Sakaq, diferenca mes pretendimit që shpreh Ministria e Drejtësisë Greke dhe Diplomacia e këtij vendi është absolutisht kontradiktore, pasi të paktën vetëm nga ky dokument, ish-kryeprokurori i Janinës artikulon qartazi se vendimet e marra nga gjykatat greke ndaj popullsisë çame nuk mund të konsiderohen si përfundimtare për shkak të moszbatimit të disa parimeve themelore gjatë gjykimit të çështjes.

9th March 2008, 23:18
Asgjësimi
Përtej përplasjes serioze që konstatohet mes institucioneve të drejtësisë greke dhe diplomacisë së saj, duket se vendimi për të asgjësuar këto dosje ngre pikëpyetje të tjera. Kjo pasi të gjitha dosjet e gjykimit të popullsisë çame në mungesë maksimalisht do të përbënin një argument të fortë juridik në të ardhmen ose minimalisht do të manifestonin një material të denjë për arkivat e historisë e më gjerë. Kësisoj, minimalisht Ministria e Drejtësisë Greke në vitin 1976 ka eliminuar mundësinë e një transparence në lidhje me gjykimet që i janë bërë popullsisë came, e cila u prezumua si bashkëpunëtore me nazizmin. Edhe kësaj here duket se qeveria greke ka treguar kujdesin e duhur ndaj “pastërtisë” së arkivave të saj. Gjithnjë shteti grek është treguar shumë i rreptë në kontrollin që i bënte arkivave në lidhje me çështjen e përndjekjes dhe dëbimit të popullsisë çame. Një shembull i qartë që e vërteton këtë gjendet në librin “Lufta e fundit”, në të cilin del qartë se nga referimet që autori Nazarko i ka bërë një studiuesi grek të çështjes, ky i fundit pohon se “është tmerrsisht e vështirë dhe thuajse e pamundur” që të sigurohen dokumente në arkivat shtetërore greke.

10th March 2008, 10:47
Qafa e Botës është muri që ka ndarë në mes prej 63 vitesh çamët. Këtej kanë mbetur njerëzit, andej ka mbetur toka. Këtej janë të gjallët, andej të vrarët, prej Napoleon Zervëz e ushtrisë së tij. Në këtë anë janë kujtimet e Behije Merkos, tani 72 vjeçe, që ka pare ushtarët grekë t’i varnin nënën, në anën tjetër është Paramithia, shtëpia e saj, varri i nënës së saj dhe qindra çamëve të tjerë.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
10th March 2008, 10:47
Në Qafë Botë, në pikën ku Shqipëria ndahet me Greqinë, atje ku 63 vjet më parë çamët kaluan kufirin të detyruar prej plumbave duke lënë pas mijëra të vrarë, të vdekur urie e të humbur. 63 vjet më vonë, mijëra njerëz janë ngjitur sërish Qafë Botës, për të parë prej aty vendin që u detyruan të linin. “Edhe atëherë ka qenë një ditë e nxehtë”,- kujton Ahmet Ademi, që e ka kapërcyer këtë qafë, kur ishte 8 vjeç, duke mbajtur herë herë në krah të vëllain 6 muajsh.”Rrugës hanim çfarë të gjenim. Ka qenë shumë e
vështirë, shumë vdiqën urie”,- ndërsa sytë i përloten dhe duket se ai sheh sërish atë 8-vjeçarin që hiqte këmbët zvarrë në pluhurin e rrugës, ndërsa pas shpinës dëgjonte uturimat e avionëve që bombardonin herë pas here karvanet me civilë, që me vete nuk
kishin asgjë veç ndonjë rrecke…
vështirë, shumë vdiqën urie”,- ndërsa sytë i përloten dhe duket se ai sheh sërish atë 8-vjeçarin që hiqte këmbët zvarrë në pluhurin e rrugës, ndërsa pas shpinës dëgjonte uturimat e avionëve që bombardonin herë pas here karvanet me civilë, që me vete nuk
kishin asgjë veç ndonjë rrecke…
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
10th March 2008, 10:48
Në Kllogjer të komunës së Xarës, një gardh metalik ndan nga pjesa tjetër e tokës varrezën e përbashkët të 900 çamëve.Ahmeti dhe Behija e dinë mirë se mund të ishin mbuluar edhe ata në këtë varr të madh, ndoshta për këtë dy 72- vjeçarët dhe mjaft të moshuar të tjerë,ndër të paktët e mbetur gjallë që i mbajnë mend ditë e tmerrit, iu ngjitën më këmbë mes diellit dhe pluhurit kodrës, ku ranë bashkudhëtarët e tyre të vuajtjes. Dje, pas 63 vitesh, vendi ku qindra çamë u varrosën, pa pasur as të drejtën e një cermonie të thjeshtë u shënua me një pllakatë memoriale, ndërsa për herë të parë mbi këtë varr të madh u vendosën buqeta me lule, në nderim të viktimave të gjenocidit, ndërsa me siguri nënë Behija, siç i thonë, kujtonte se si kishte kapërcyer këtu, pasi më parë rrugës i ishte dashur të linte motrën e saj foshnjë, për të cilën as sot nuk di asgjë.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot.
10th March 2008, 10:48
Dhjetëra flamuj kuq e zi, dhjetëra të tjerë me degën e ullirit s’pushuan së valëvitur
gjatë gjithë rrugës për në Qafë Botë, një pjesë të mirë të së cilës çamët e rinj e
bënë në këmbë si të parët e tyre që i iknin tmerrit. Gra të veshura me zeza, mbledhin
dhe, prej asaj pak toke çame që i është lënë Shqipërisë, e thonë se e kanë amanet tua
hedhin në varre, të afërmve të tyre të ndarë nga jeta, pa mundur ta shohin më Çamërinë…U desh më shumë se 30 minuta në një diell të nxehtë që turma më në fund të
bindej dhe mes thirrjeve “E duam Çamërinë”, të kthehej pas duke hequr zvarrë këmbët që duket se mezi shkuleshin nga ajo pak tokë çame e këtej kufirit.
Këtej burra gra e fëmijë, që ecin duke mbajtur pas kokën, me shpresën që një ditë
do të mund të kthehen sërish këtu, por pa ushtarë që vigjëlojnë në kodrat matanë, me dëshirën e madhe për t’u lëshuar me vrap të tatëpjetës e për tu bashkuar me gjysmën që iu mungon. Dje ata u ndanë sërish, por pa thënë lamtumirë, këtej mbetën çamët, matanë mbeti Çamëria…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi